Politikë
-
PS e PD në komisionin e ligjeve kanë dhënë miratimin e tyre për 9 nenet e para të Gjykatës Administrative. Palët debatuan për përbërjen e trupit gjykues në Gjykatën e Shakllës së Parë për çështjet që lidhen me biznesin. PS: Vetëm një gjyqtar mjafton; PD: Sistemi aktual i drejtësisë nuk ofron garanci me një gjyqtar. 28 Mars 2012, 15:27
-
Topi në familjen Blloshmi: Krimet
28 Mars 2012, 14:52
e komunizmit s'harrohenPresidenti Topi vizitoi sot paradite familjen e Vilson Blloshmit, poetit të ekzekutuar nga regjimi komunist më 17 korrik 1977. ”Janë krime që nuk harrohen e kujtesa e respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhshmes” – deklaroi presidenti Topi. ( Në foto: Presidenti Topi sot në familjen Blloshmi )
-
Ish të përndjekurit: Mos zmbrapsni
28 Mars 2012, 13:35
ligjin për kompensiminNëpërmjet një letre të hapur ish të përndjekurit politikë reagojnë ndaj zmbrapsjes së variantit të miratuar më 20 mars, në Komisionin e Ligjeve,për përfitimin e dëshpërblimit menjëherë të përndjekurve në 70 vjet për gratë dhe 75 për burrat dhe lënien e variantit të Ministrisë së Drejtësisë për dëmshpërblim mbi moshën 85- vjeçare.
-
Regjistrimi i banesave,
28 Mars 2012, 12:00
Berisha: Shtyjeni deri më 31 gushtKryeministri Berisha i kërkon ministrit të Financave, Ridvan Bode, të shtyjë afatin e legalizimit të banesave deri më 31 gusht. Kjo për t'iu ardhur në ndihmë emigrantëve që vijnë në verë dhe duan të mbyllin këtë procedurë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.
-
Rama: Shqipëria në udhëkryq
28 Mars 2012, 12:00
borxhi rrezikon falimentimin
Kreu i PS-së Edi Rama dha alarmin se “Shqipëria rrezikon një rrënim falimentues për shkak të borxhit të saj tepër të lartë. Sipas tij, “Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq kritik mes një rilindjeje dhe rrënimit”, paralajmëroi Rama. “Vrasësi më i madh në rrugët e Shqipërisë është mungesa e shtetit si kujdestar për këto rrugë dhe mirëmbajtjen e tyre".
-
Berisha: Në vend zhuli, 20 prill
28 Mars 2012, 11:37
dita e Shqipërisë së pastëShqipëria është “larg një vendi të pastër”. Deklarata ka ardhur nga vetë Kryeministri Sali Berisha i cili, gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, kërkoi “ndërgjegjësim ndaj mjedisit”. “Nuk mund të pranojmë që Shqipëria të paraqitet si një vend zhuli, plehrash”, tha Berisha.
-
Grabitja në Tiranë, deputetët
28 Mars 2012, 11:11
socialistë akuza NishanitMenjëherë pas grabitjes së degës së bankës NBG, ndodhur dje në orën 15.00, ku grabitësi vrau arkëtaren dhe Leonora Kaloçi si dhe plagosi rojen Skënder Elmazi kanë reaguar deputet socialistë Asllan Dogjani dhe Ilir Gjoni. Ata kanë akuzuar drejt për së drejti ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.
-
Homoseksualët, PLL: Berisha
28 Mars 2012, 10:29
të mbajë vendin e vetNdërsa sot pritet zhvillimi në kryeqytet i një tryeze diskutimi me titull “Shoqëria Civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Shqipëri” organizuar nga shoqatat kryesore LGBT në vend, Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) ka reaguar dje ndaj qëndrimit të Kryeministrit Sali Berisha sipas të cilit deklaratat e kreut të kësaj partie për homoseksualët janë të papranueshme.
-
Partia e Topit, brenda 2 javësh
28 Mars 2012, 15:44
bëhet regjistrimi zyrtaAleksandër Biberaj deklaron se deri më tani ka përfunduar statuti dhe programi i partisë, ku në qendër të tij do jetë kufizimi i mandatit të kryetarit dhe të gjithë drejtuesve të tjerë në rang vendor deri në dy mandate si dhe zgjedhjet në të gjitha nivelet sipas parimit amerikan të ndërtimit të një partie të djathtë. (Ne foto: Presidenti Bamir Topi dhe Aleksandër Biberaj)
-
Marrëveshja në fuqi, që sot me
27 Mars 2012, 21:16
karta identiteti drejt Malit të ZiTë gjithë qytetarët shqiptarë, duke filluar nga dita e sotme, do të mund të vizitojnë Malin e Zi edhe vetëm me kartat e identitetit. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes një komunikate për shtyp.
-
Braçe: Në Tiranë i rreh populli,
27 Mars 2012, 15:45
në Kavajë policiaDeputeti socialist Erion Brace ka reaguar pas incidentit me drejtorin e ujësjellësit në qytetin e Kavajës. Braçe komentoi në rrjetin social se Gentian Daja është emëruar nga bashkia dhe rrëmbyer nga policia.
-
Meksi: Grupi PS të na mbështesë
27 Mars 2012, 15:06
për ligjin e “Lustracionit”Ish-kryeministri në një deklaratë për gazetën "Shqiptarja.com" u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të mbështesin draftin për ligjin e ri të "Lustracionit" që do të paraqesë në Kuvend grupi për të Drejtat e Njeriut.
-
Pasuesi i Mcwllham, Topi pret
27 Mars 2012, 15:06
diplomatin e ri britanikAmbasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nikolas Kanon Obe, paraqiti sot Letrat-kredenciale. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Topi e “siguroi ambasadorin britanik për mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet e shtetit, gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri si përfaqësues i një vendi mik dhe partner strategjik si Mbretëria e Bashkuar”.
-
Rama sms me të përndjekurit:
27 Mars 2012, 14:45
Qeveria s’ka para, u tërhoqMungesa e buxhetit bën që qeveria të tërhiqet nga vendimi i saj i parë për uljen e moshës së përfituesve nga dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik. Vetëm pak ditë pasi komisioni i ligjeve votoi pro uljes në 70 vjec për burrat dhe 70 vjec për gra, ministria e financave është tërhequr.
-
Hapja e Dosjeve, Meksi: Një
27 Mars 2012, 14:07
grup deputetësh lobojnë për neProjektligji për “Lustracionin” i përgatitur nga Elsa Ballauri, Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj dhe Olsi Baze në fillim të muajit prill do të marrë rrugën drejt Kuvendit. Sot u bë publik drafti. Nëse ligji miratohet në formën e paraqitur, kjo do të thotë se disa nga deputetët aktualë, apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë që janë administratë, nuk do të merren më me funksione politike dhe publike.
-
Mali i Zi shkel marrëveshjen
27 Mars 2012, 13:56
Nuk lejon shqiptarët me kartaMinistria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se që prej datës 21 mars marrëveshja per kalimin me karta identiteti ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi në të gjitha pikat kufitare me Malin e Zi. Por, policia kufitare e shtetit fqinj nuk lejon kalimin me karta identiteti, ndërsa në jo pak raste, personat që nuk kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike janë kthyer pas.
-
OSBE, 15 vjet në Shqipëri
27 Mars 2012, 11:38
Wollfarth: Forconi demokracinëAmbasadori i OSBE, Eugen Wollfarth gjatë një takimi në selinë e kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se Shqipëria ka lënë tashmë pas krahëve vitin 1997, por sfidë mbetet ende konsolidimi i institucioneve demokratike. Topalli: Edhe ne si qeveria, do punojmë me skemë elektronike.
-
"Spiunët", ja politikanët që
27 Mars 2012, 07:52
drafti i ri i nxjerr në pensionGazeta Shqiptarja.com zbardh draftin e ri të pr/ligjit për "Lustracionin" të përgatitur nga Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj e Elsa Ballauri. Nga varianti fillestar, ndryshohet ligji për përjashtimin e sekretarëve të PPSH-së, ku përfshihej edhe Kryeministri aktual. Zbardhet lista e atyre që s’duhet të jenë më në politikë.
-
Angli, Miliband pret Ramën:
26 Mars 2012, 17:40
Ndryshimi i madh ka nisu“Ndryshimi i madh ka nisur”. Me këto fjalë deputeti anglez David Miliband e ka komentuar takimin me liderin socialist Edi Rama sot në Parlamentin anglez. Miliband ka shkruar në profilin e tij në Twitter se biseda me Ramën ka qenë “shumë interesante”. Rama është takuar gjithashtu me kreun e laburistëve, Ed Miliband, i cili përgëzoi opozitën për hapat e marra në përshpjetimin e proçesit integrues.
-
Berisha: Ramën se do PS
26 Mars 2012, 14:23
Kryesocialisti: Shpifja e ditësFillimjava ka shënuar përplasjen e rradhës politike mes kryeminisitrit Berisha dhe kryesocialistit Rama. Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha sulmoi Ramën se 40% e socialistëve nuk e duan. Berisha: Do shpëtim me aleanc me Bamirin e Kreshnikun. Reagon kreu i PS: PD është ndarë në tresh dhe të treja PD bashkë s'bëjnë shumicë!