Politikë

  • Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me tryezën që ka organizuar kryeministri Berisha me biznesin dhe për akuzat e tij ndaj opozitës. Sekretari për programin Ilir Beqja deklaroi se kryeministri Berisha gënjen.
  • Raporti i Censusit, AK:
    Qeveria pret aprovimin grek

    Aleanca Kuq e Zi (AK) i lëshoi sot një apel qytetarëve të vendit që t’i kërkojnë Qeverisë publikimin e rezultateve të çensusit, të zhvilluar tashmë 6 muaj më parë. “Qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion për pakicat etnike” dhe as “për komunitetet fetare”. Sipas AK, këto dy çështje, “etnia dhe feja, po manipulohen”.

  • Reforma Zgjedhore, PD - PS
    ok numërimit elektronik

    Komisioni i Reformës Zgjedhore miraton numërimin elektronik të fletëve votimit. Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që numërimi të bëhet me elektronike. Gjithashtu është rënë dakord dhe për reduktimin e Qendrave të Votimit.

  • Hysni Milloshi: Komunistë si
    Berisha edhe 20 vjet në pushtet

    Gati 10 muaj më parë, Hysni Milloshi, kryetar i Partisë Komuniste, do të kishte rolin e papritur të vendosësit mes dy kandidatëve të mëdhenj për bashkinë e Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha

  • Blushi: Në 2013 kundër
    Berishës, jo rival me Ramën

    Anëtari i kryesisë së PS, Blushi në një intervistë për "Opinion" flet për marrëdhëniet me Edi Ramën, kontributin në PS, pse Topalli s'duhet të jetë Presidente, partitë e reja të Topit e Spahiut. Blushi: Marrëdhëniet me Ramën. S'duhej përjashtuar Islami, por unë.

  • Fyle: Urgjent reformën
    zgjedhore, e parlamentare

    Komisioneri për Zgjerimin, Fyle, u takua dje me ministren e Integrimit, Bregu. Ata diskutuan për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sërish Fyle ka vlerësuar miratimin nga qeveria të Planit të Veprimit që adreson rekomandimet e KE për Shqipërinë.

  • Raporti i Inteligjencës 2011:
    Politikani që pastroi paratë

    EKSKLUZIVE / Gazeta "Shqiptarja.com" boton sot raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2011, ku thuhet se me Kinën kryhen gati gjysma e transaksioneve të dyshimta të parasë. Një politikan i lartë shfrytëzoi paratë e fituara me korrupsion për të blerë një banesë. (Shkrimi i plotë)
    PDF - Raporti vjetor i inteligjencës

  • Haxhinastro në Itali: Po
    përfundojmë reformën elektorale

    Italia mbështet rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo ishte çështja që doli në takimin e mbajtur sot në Farnesina ndërmjet ministrtit të Jashtëm Italian Giulio Terzi, dhe kreut të diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto.

  • Meta: Asnjë armëpushim
    me Priftin kundër të vërtetës

    Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes Ilir Metës dhe akuzuesit të tij Dritan Priftit për të fshehur të vërtetën. Është ky pretendimi i liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë një interviste sot për Zërin e Amerikës, Meta u pyet nëse ekziston një armëpushim mes tij dhe Priftit.

  • Kthehen monitoruesit e KE:
    21 Janari, reformat, Presidenti

    Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, bashkëraportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për monitorimin e detyrimeve të Shqipërisë, do të vizitojnë Tiranës më 2 prill. Në fokus reformat parlamentare dhe elektorale, lufta kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e ardhshme të Presidentit dhe hetimet e ngjarjeve të janarit 2011.

  • PS: Olldashi gënjen për rrugët
    Në vend asnjë cm autostradë

    Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, mashtron mbi rrugët duke numëruar në arritjet e Qeverisë edhe ato të nisura nga ish-qeveria socialiste. Ky është reagimi i Artan Lame, kreu i grupit të punës për Infrastrukturën në PS, i cili përgënjeshtroi deklaratat e Olldashit dhe foli për “përllogaritje në nivele grotesku”. Ai denoncoi edhe "hilet e pista" të drejtuesve të Policisë në uljen e numrit të viktimave në aksidente.
    Rama: Mungesa e Shtetit, vrasësi më i madh rrugëve

  • Rrugët, Olldashi: Ramës i ka
    humbur metri, gënjen çdo ditë

    Ministri i punëve publike, transportit dhe telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi sot kryesocialistin Rama se ka gënjyer lidhur me të dhënat e publikuara një ditë më parë për infrastrukturën në vend. “Ramës i ka humbur metrin, me të cilin mati rrugët. Gjejini një metër kryesocialisti”.

  • Çamëria, Idrizi: Vangjel Dule
    provokator, mëso historinë

    Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, reagoi sot në lidhje me deklatratat e fundit të kreut të PDBNJ Vangjel Dule. Në deklaraten e tij Idrizi shprehet se PBDNJ ka një numër votash gjithmonë e në tkurrje. Ai akuzoi Dulen se është në panik nga mbështetja elektorale që mori  PDIU.

  • Ruçi: Mban peng mandatin PS
    Topalli: Seseri mungoi 2 vjet

    PS akuzoi sot Topallin se po mban peng mandatin e deputeti Seseri për 4 muaj rresht. Ruçi: Po shkel Kushtetuten e rregulloren.  Mbyll seancen dhe mblidh keshillin e Rregullores dhe Mandateve. Topalli: Te henen. Miratohet projektligji  “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, të ndryshuar”.

  • Mustafaj: PD dhe PS
    të trembur nga "Topi"

    Javët e fundit Uashingtoni është kthyer në 'Mekën' e politikanëve shqiptarë. Në fillim kryebashkiaku i Tiranës Basha, më pas lideri i opozitës Rama e në fund DASH-i është vizituar nga Meta e pritet që edhe kryeministri Berisha të vizitojë këto zyra.

  • Sabit Brokaj: Jo zgjedhje me
    Berishën, duhet qeveri teknike

    Ish-ministri i Mbrojtjes, dhe aktualisht anëtar i grupit të të “urtëve” në PS, Sabit Brokaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” është shprehur se Edi Rama u prit në Uashington dhe Londër si kryeministër i afërt i Shqipërisë.

  • Tahiri – Dules: Eja të të njoh me Çamërinë

    Dashamir Tahiri, deputet i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet i është kundërpërgjigjur deklaratës së Vangjel Dules. Në reagimin e tij Tahiri shprehet se Dule duhet të shohë tabelën që thotë “Mirësevjen në Çamëri”.

  • Meta në Kongresin Amerikan
    “Të vendosur kundër terrorizmit”

    Në kuadër të disa takimeve që po zhvillon në Kongresin dhe Senatin amerikan, kreu I LSI, Ilir Meta u prit në një takim nga Kongresmeni Steven Rothman, anëtar i nën-Komitetit për Cështjet e Mbrojtjes dhe Operacioneve të Huaja. Meta u shpreh se Shqipëria është një aleate e vendosur e SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe një anetare e denjë e NATO-s duke kontribuuar në mënyrë aktive në Afganistan dhe në zona të tjera të botës ku është angazhuar Aleanca.

  • LGBT, ambasada amerikane:
    Tubimi, e drejtë themelore

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i bashkohet bashkësisë ndërkombëtare për të dënuar retorikën që nxit trajtimin diskriminues apo dhunën kundrejt individëve lesbikë, gay, biseksualë dhe transgjinorë. Ambasadori Arvizu u takua me aktivistë LGBT, Avokatin e Popullit, e anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare sot për të ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj mbështetjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.

  • Berisha – Cannon Obe: Integrimi
    objektivi madhor për vitin 2012

    Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Canon Obe, me rastin e marrjes së detyrës.Siç njofton zyra e shtypit, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Nicholas Cannon Obe mirënjohjen më të thellë për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për të konsoliduar demokracinë e standardeve perëndimore, bazuar në ekonominë e tregut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv