Politikë

  • Në një tryezë për administrimin e zgjedhjeve, organizuar nga komisioni kuvendor për reformën zgjedhore, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE, Eugen Wollfarth kanë deklaruar se duhet hequr përfundimisht dorë nga vendimet e minutës së fundit në përmirësimet e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Arvizu: Mos sabotoni zgjedhjet; OSBE: Më shumë besim te njëri – tjetri. (Në foto: Kryeparlamentarja Topalli dhe ambasadorët Arvizu e Wollfarth sot në tryezë)
  • Berisha: Spahia intolerant
    “ok” paradës Gay në Tiranë

    Kryeministri Berisha ka mbështetur sot kërkesën e komunitetit homoseksual dhe lezbik në Shqipëri për zhvillimin e paradës së tyre në Tiranë më 17 maj. Berisha: Aspak e papranueshme dhe mbretërore deklarata e Spahisë. E teproi me atë që tha. Tirana kryeqytet i të gjithëve.

  • Rama në Londër takim me
    drejtues të Partisë Laburiste

    “Laburistët anglezë transformuan përgjithnjë politikën e të majtës përmes ‘Rrugës së Tretë’ dhe i paraprinë zhvillimeve të shekullit të ri”. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë”. shkruan Rama në profilin e tij në “Twitter”.(ne foto Rama gjate vizites ne SHBA)

  • Klosi: Dosjet s'duhen hapur
    s'është as situata as koha

    Ish-kreu i SHISHnë një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" deklaron se politika po luan me dosjet. Fatos Klosi deklaron: "Politika bën shantazh gënjen, mashtron dhe s'ka asnjë qëllim serioz. Po të kishte pasur qëllim serioz për të hapur dosjet do t'i kishte hapur. Të lënë 10 vite pastaj të kujtohen prap. S'është as situata as koha për ti hapur.
    Dosjet e UDB do hapen nga KE, Balla: Del dhe Berisha

  • Ministri Haxhinasto niset në
    Katar për vizitë zyrtare

    Në programin e vizitës është parashikuar edhe nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe ato speciale.

  • Albert Brojka: Ku gaboi Rama
    dhe pse ka sukses Basha

    Kryetari i bashkisë së Tiranës në vitet 1996-2000, në një intervistë për "Shqiptarja.com" nuk ngurron të deklarojë se fati i Bashës është se ka qeverinë në anën e tij. Në të kundërt, do të kishte ndodhur siç ndodhi me Ramën, ku lufta politike mbajti peng jo vetëm buxhetin, por edhe projekte të mëdha të qytetit. ( ne foto, majtas Edi Rama, ne qender Albert Brojka, djathtas Lulzim Basha)

  • BE, raport i ri në tetor, Shqipëria
    nën monitorim si Kroacia

    Parlamenti Europian pritet të hartojë dhe miratojë në tetor një raport shtesë për Shqipërinë, përveç progres-raportit të Komisionit Europian mbi ecurinë e reformave në vend.

  • Dosjet e UDB do hapen nga
    KE, Balla: Del dhe Berisha

    Deputeti socialist Taulant Balla publikon kërkesën e katër eurodeputetëve drejtuar Këshillit të Evropës për hapjen e dosjeve sekrete të UDB jugosllave. Ligjvënësi i PS thotë se në këto dosje është dhe kryeministri Berisha, dhe aksesi i KE do sjellë bërjen publike të emrit të tij dhe për shqiptarët.

  • Rama në Korçë: Duam një
    Shqipëri me më pak taksa

    “Duam një Shqipëri me më pak taksa”. Kështu është shprehur sot lideri socialist, Edi Rama, gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Korçës, të cilëve u dorëzoi edhe teserat e saj.

  • AK, Spahiu: PD dhe PS
    ndajnë Shqipërinë më dysh

    “PD dhe PS ndajnë Shqipërinë më dysh.” Lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, lëshoi akuzën ndaj dy partive më të mëdha në vend gjatë në tubimin e parë që zhvilloi si lëvizje politike në qytetin e Elbasanit. “Tosk dhe Geg, të gjithë jemi kuq e zi”, tha Spahiu para simpatizantëve të tij, duke shtuar se AK është “kundër përçarjes së shqiptarëve”.

  • Të kënaqen Aleatët, fryhet
    qeveria me 37 zv/ministra

    Qeveria "Berisha", pas hyrjes në koalicion edhe partia e çamëve ka tashmë 37 zv.ministra, ndërsa ka 15 ministra. Në përpjekje për të joshur aleatët në shumicën e brishtë, kryeministri e ka shtuar administratën në të gjitha nivelet.

  • Rama në Pogradec: Taksat
    e Berishës mbysin të varfërit

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama udhëtoi sot drejt Ppgradecit ku mori pjesë në pajisjen e 520 të rinjve që morën kartën e anëtarësisë në PS, ndërsa i ftoi të bëhen të gjithë bashkë për një Rilindje të Shqipërisë.

  • Meta: Vendi kërkon dashuri
    jo ligësinë e politikës

    Në konventën e LGI, Ilir Meta ka fajësuar politikën se me tekat e saj ka bërë që vendi të mos jetë ende pjesë e Bashkimit Europian. Ai ka vlerësuar rolin e gruas shqiptare, dashuria e së cilës, sipas Metës duhet të jetë model i sjellës së politikanëve.

  • Tryezat e PS-së, ja emrat
    e qeverisë hije të Ramës

    Në numrin e sotëm, Shqiptarja.com zbardh skemën qeverisëse. Në krye të listës janë emrat e disa anëtarëve të kryesisë me profil të caktuar profesional, sekretarët e kryetarët e grupeve të punës në Asamble. Nga këta emra pritet të dalin ministrat dhe zv.ministrat e nesërm të kabinatit "Rama".

  • Rama: Qeveria me duar
    të pastra, zhytur në llum

    Nga Berati, ku shpërndau 400 tesera për socialistët e rinj, lideri i PS akuzoi Kryeministrin Berisha dhe Qeverinë e tij se me baltën, e cila është “e vetmja gjë që u ka mbetur”, duan të bëjnë baltë edhe shqiptarët. Ai ftoi socialistët që të merren me politikë për të mos u bërë peng i saj.

  • Zgjedhjet ’92, Nosi: Berisha
    donte fitore pa rival në Kavajë

    EKSKLUZIVE/ PJESA E DYTE E INTERVISTES Niko Nosi, ish-kryetar i KQZ-së në zgjedhjet e 22 marsit 1992 në pjesën e dytë të intervistës me "Shqiptarja.com" thotë se PS-ja e nuk luftoi që të fitonte në zgjedhjet e dyta pluraliste të vendit, duke ia lënë terrenin PD-së, e cila donte të fitonte edhe 100 për qind të votive, po ta linin.

  • Integrimi ne BE, Fule
    përshëndet Planin e Veprimit

    Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europuian përshëndet miratimin e planit të Veprimit për integrimin e Shqipërisë , të hartuar për herë të parë në bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës.

  • AK: Shqipëria e Kosova në
    BE pa Berishën e  Thaçin

    Aleanca KuqeZi doli sot përpara opinionit publik për të denoncuar , sipas tyre, deklaratën e Kryeministrit Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. AK" Berisha tregoi fytyrën e vertetë të tij ashtu sikundër bëri vite me parë duke thyer embargot ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe furnizuar atë me naftë me vendime të fshehta dhe antikombëtare.

  • Topi dekreton: Institucionet
    kalojnë në varësi të Berishës

    Kreu i shtetit dekretoi pr/ligjin për statistikat zyrtare dhe atë të prokurimeve publike. Në seancën e 1 marsit, 2012 pr/ligjet kaluan vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Presidenti dekretoi dhe ndryshimet në Kodin Penal.

  • Dosjet, Kaminky: Duhet të
    hapen, Berisha ne 1992 tha:Jo

    Dr. Anna Kaminky, drejtore menaxhuese e Fondacionit Federal për Zbardhjen e Diktaturës së Partisë së Bashkuar Socialiste (SED) në Gjermani thotë se “Shqipëria, është vendi i vetëm pa ligj lustracioni.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv