Politikë

  • Kryetari i Partisë Demoktarike ka akuzuar qeverinë për situatën ekonomike të vendit pas 300 ditëve të Edi Ramës në  krye të kabinetit qeveritar. Nga Kuvendi Zgjedhor i PD-së në Berat, Basha ka thënë se politikat e mbrapshta të qeverisë, tha zoti Basha, kanë sjellë mbyllje të vëndeve të punës anembanë vendit.  VIDEO
  • Rama 9 orë mbledhje qeverie
    fokusi, strategjia antikorrupsion

    Ka qenë një lajmërim i paparitur ai i kryeministrit Edi Rama, për një analizë të plotë me ministrat për 300 ditët e para. Edhe pse nuk ka asnjë të dhënë zyrtare, burime për A1 Report konfirmojë faktin, se Rama është ndalur më gjatë te disa sektorë të rëndësishëm, si ekonomia, punësimi, rendi publik, reforma në arsim, dhe në turizëm. Sipas burimeve për A1 Report, pjesa më e rëndësishme ka qenë diskutimi i një strategjie antikorrupsionin, për periudhën 2014 -2015. 

  • Reagon Berisha: Rama i urren
    diplomatët për arritjet e tyre

    Ish-kryeministri Berisha ka reaguar sot përmes rrjetit social “Facebook” pas deklaratave kritike të Kryeministrit Rama ndaj ambasadorëve të vendit për kohën kur ai qeveriste.

  • Nishani kundër Ramës për
    ambasadorët: JO dekurajimeve

    “Nuk mund të pretendojmë një diplomaci të mirë pa e mbështetur apo duke e dekurajuar atë.” Kështu u shpreh Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave me trupën e ambasadorëve shqiptarë, duke kritikuar kështu edhe lëvizjet e bëra nga qeveria shqiptare në diplomaci. Nishani: Statusi, meritë edhe e ambasadorëve por nuk duhet të na përgjumë VIDEO

  • Bumçi: Largimi i 3 ambasadorëve
    është hakmarrje politike e Ramës

    Deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka reaguar për largimin e pritshëm të 3 ambasadorëve shqiptarë në Itali, Angli dhe Bosnje nga ana e qeverisë, duke e quajtur atë si një akt hakmarrjeje politike. Bëhet fjalë për ambasadorët Neritan Ceka, Mal Berisha e Flamur Gashi, që sipas Bumçit janë emisarë me eksperiencë të diplomacisë shqiptare. VIDEO

  • Reforma territoriale, PD thirrje për
    konsensus parlamenta

    Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen për konsensus parlamentar për reformën administrative- territoriale. Në një deklaratë të selisë blu theksohet se qevera “po lëshon diversione për qëllime të pastra politike dhe elektorale”.

  • Zgjedhjet, Basha: Në 1 vit qeverisje
    e Rames, jetesa perkeqesohet

    Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka kritikuar vitin e parë të qeverisë Rama duke u shprehur se të gjithë treguesit kanë njohur rënie, në veçanti punësimi dhe rendi. VIDEO

  • Zgjedhjet në PD, kundërshtari 
    i Bejkos: Procesi i manipulua

    GJIROKASTER/ Zgjedhja e Roland Bejkos, nipit te Dasho Alikos, në krye të PD së Gjirokstrës me vetem 6 vota difrencë, eshte cilesuar proces i manipuluar nga kundershtari i tij me i forte, Shemsho Lamaj. Ai thote për A1Report se ne kuti u gjeten 38 flete votimi me shume sec ishin delegatet. "Te behej balotazh, ose te rikhthehej Kuvendi Zgjedhor i PD". Ndërkohë një ditë pas zgjedhjeve kanë dhënë doreheqjen nga kjo force politike, Kryetarja e Forumit te Gruas, Alije Kokalari dhe kryetarja e Forumit Rinor, Buljana Karagjozi.
    VIDEO
    Roland Bejko, nipi i Dasho Alikos zgjidhet në krye të PD Gjirokastër

  • Kurti: Jemi Kombi më i rëndësishëm
    në Ballkan,por kemi shtete të dobëta

    Në konferencën e Ambasadorëve me temë “Shqipëria në rajon nga periferi në qendër”, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ndal tek roli i Shqipërisë në rajon. Kurti theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon, duke iu referuar edhe zhvillime të dy ditëve të fundi në Maqedoni. VIDEO

  • Shkodër, Nishani dekoron ipeshkvin
    e Sapës me titullin "Nënë Tereza" 

    Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në meshën e së dielës në katedralen “Nënë Tereza”, në bashkinë Vau i Dejës të Shkodrës. Kjo vizitë lidhej me nderimin që kreu i shtetit i bëri vuajtjeve që ka kaluar populli i kësaj zone për të ruajtur traditat dhe besimin, por në të njëjtën kohë edhe për të vlerësuar me titullin e lartë “Nënë Tereza”, ipeshkvin e Sapës, imzot Lucian Agustinin.  VIDEO

  • Bllokimi i Kuvendit, 45 deputetë
    në dy komisione për rrogën

    45 deputet të Kuvendit marrin pjesë në më shumë se një komision parlamentar. Bllokimi i punimeve të Kuvendit ka ardhur përshkak se 45 deputet nga 140 që janë në total janë të regjistruar në më shumë se një Komision Parlamentar.

  • Berisha president i PD, si do
    komandojë në vitin elektoral

    Ish-kryeministri njëherësh ish-kryetari i PD Sali Berisha pritet që në Kuvendin e ardhshëm kombëtar të kësaj partie të zgjidhet President i forcës më të madhe të opozitës. 

  • Meta pret ambasadorët: Parlamenti
    i bashkuar në politikën e jashtme

    Kreu i Kuvendit ka organizuar sot një pritje në Kryesinë e Kuvendit në ndër të ambasadorëve e konsujve që janë mbledhur në Tiranë, për të marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve. Duke shprehur mirënjohje për punën e bërë ndër vite nga diplomatët shqiptarë, Meta tha se pikë e fortë e Parlamentit shqiptar është të qenit të bashkuar në çështjet e politikës së jashtme.

  • PD: Dialogu, e vetmja zgjidhje e
    qëndrueshme e tensionit në Maqedoni

    Partia Demokratike ka reaguar pas protestave të zhvilluara në Maqedoni, dje dhe sot. Sipas PD, dialogu është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme e tensionit në Maqedoni, pasi një konflikt i tillë është i dëmshëm për Maqedoninë dhe i papranueshëm për rajonin

  • PD: Zvarriten punimet nga Lini në
    Pogradec, qeveria s’mban premtimet

    Zvarritja e punimeve në aksin Lin–Pogradec krahas dëmtimit të turizmit në këtë qytet ka nxitur edhe reagimin e Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat Koordinatori për Ndihmë Ligjore në PD e ka cilësuar qeverinë Rama si “qeverinë e premtimeve të pambajtura”.VIDEO

  • Roland Bejko, nipi i Dasho Alikos
    zgjidhet në krye të PD Gjirokastë

    Roland Bejko është zgjedhur kreu i ri i Partisë Demokratike në Gjirokastër. Bejko, nipi i kreut të Komunës Lazarat, Dasho Aliko, ka fituar me 8 vota diferencë përballë rivalit të tij, Shemsho Lamaj, duke marrë kështu numrin më të madh të votave nga 270 delegatët e anëtarësisë së kësaj force politike në rrethin e Gjirokastrës.

  • Gjirokastër, Basha: Tolerancë zero
    për këdo që çon në përçarje PD

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka theksuar se "do të ketë tolerancë zero për gjithkënd që çon në përçarje PD." Këto deklarata kreu i PD-së i ka bërë nga Kuvendi Zgjedhor i kësaj partie në Gjirokastër, e cila u zhvillua pa praninë e mediave dhe gazetarëve. Roland Bejko zgjidhet kreu i PD Gjirokastër.

  • Protestat në Shkup, PD: Dialogu
    zgjidhja e tensionit në Maqedoni

    Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme të zhvilluara ditën e djeshme në Shkup të rifilluara edhe ditën e sotme, duke e cilësuar të dëmshme dhe të papranueshme për rajonin.VIDEO

  • Bilal Kola emërohet në krye të
    Institutit të Ish-të Përndjekurve

    Në krye të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë tashmë do të jetë Bilal Kola, i cili zëvendëson në detyrë Bedri Blloshmi, i cili u largua nga ditë më parë. Emërimi i Kolës është bërë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

  • Pogradecarët dëbojnë Fahri Balliun
    të deleguarin e Lulzim Bashës

    Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në PD-në e Pogradecit dy ditë më parë. Strukturat e kësaj partie në këtë qytet i kanë dhuruar spektaklin e radhës Fahri Balliut, i deleguari i Bashës për zgjedhjet në bazë në këtë rreth.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv