Politikë

  • Kryesocialisti Rama dhe deputetë të kësaj partie vizituan sot pak para mesditës familjen e Edison Durdës, vrarë 4 vjet më parë në Gërdec.  Burimet zyrtare thanë se vizita ishte një homazh i heshtur për 26 viktimat, por edhe një shenjë proteste për drejtësinë e munguar për gjithcka ndodhi 4 vjet më parë.
  • Sot ne Kuvend, Gaçi i PS: Të
    hiqet moratoriumi për skafet

    Deputeti socialist Artan Gaçi në një letër drejtuar deputetëve demokratë u kërkon që të jenë në unison për të votuar nismën e tij ligjore për heqjen e moratoriumit të "skafeve". ( ne foto deputeti PS Artan Gaçi)

  • Moratoriumi, Kuvendi voton nesër
    Gaci letër PD: Hiqeni, dëm turizmit

    Deputeti socialist Artan Gaçi një ditë përpara votimit në Kuvend, i ka kërkuar deputetëve demokratë që të votojnë pro shfuqizimit të moratoriumit të mjeteve lundruese. Në një letër drejtuar deputetave të djathtë në qarqet bregdetare dhe atyre në zonat me dalje në liqenin e Shkodrës, Fierzës dhe Pogradecit , Gaci deklaron se po ndëshkohet turizmi shqiptar.

  • Gjykata Administrative, Rama:
    Duam ekspertizë ndërkombëtare

    Partia Socialiste ka mbledhur tryezën e tretë të dëgjesave me grupet e interesit për projektligjin “Për Gjykatën Administrative”. Kryesocialisti Rama i pranishëm në takimin me grupet e interesit deklaroi se përmes këtij procesi pritet të miratohet një ligj i mirë.

  • Ambasadori danez: Vera
    do të vijë edhe për Shqipërinë

    “Dielli dhe vera do të vijnë edhe për Shqipërinë”, tha sot ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, ndërsa festoi Ditën e Verës në Elbasan. Duke iu referuar integrimit të vendit në BE ai shtoi se gjithçka është në dorën e politikanëve dhe varej nga vullneti i tyre.
    Elbasan, arrati në natyrë për qejf e ballokume

  • Elsa Ballauri: Ligj i ri
    për hapjen e dosjeve

    Kryetarja Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut komenton draftin e ligjit për lustracionin. Ligji të mos jetë përgatitur nga politikanët dhe ata "të fusin hundët" sa më pak të jetë e mundur. Frika nga refuzimi tjetër i politikës.

  • Luan Pobrati: UDB-ja serbe
    kishte spiunë në Shqipëri

    Gazeta "Shqiptarja.com" ka kontaktuar me një nga njerëzit që ka qenë pjesë e sistemit dhe njeh shumë mirë prapaskenat e tij. Luan Pobrati, një nga specialistët më të mirë në njohjen e shërbimeve inteligjente deklaron: Agjentët e UDB-së Jugosllave pertej e andej kufirit ishin gjithnjë prezente.

  • Të përndjekurit, PS:
    Qeveria mashton me numrat

    Grupi i punës i Partisë Socialiste për çështjen e ish-të përndjekurve kundërshton me forcë “projekt-mashtrimin e radhës në dëm të kësaj shtrese dhe krejt popullit”, tha në një deklaratë për shtyp Keti Bazhdari, kryetare e këtij grupi. Bazhdari ka hedhur poshtë deklaratat e Qeverisë shqiptare sipas të cilës janë rreth 400 personat mbi 85-vjeç që do të përfitojnë një dëmshpërblim të ndarë në dy këste.

  • Imuniteti, Wollfarth: Kushtetuta
    nuk mund të ndryshohet çdo ditë

    Ambasadori i OSBE-se deklarohet kunder kryeministrit Berisha. Wollfarth:  Mund të gjendet një zgjidhje e mirë në parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë. Integrimi? Shqipëria ka ende shume per te bere. 

  • Pollo: Topi merrte rryshfete
    në këmbim të emërimeve

    Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ka komentuar replikat e fundit të shkëmbyera mes Presidentit Topi e Kryeministrit Berisha.

  • Rama mbledh kryesinë, do
    riorganizohet PS e Tiranës

    Kryesia e PS mbrëmë ka diskutuar për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen e strukturave për sfidën elektorale të verës së ardhshme.

  • Balla: Si përmendet Berisha
    në dokumentin e UDB-së

    Deputeti socialist Taulant Balla ka vijuar pretendimet e tij se kryeministri i vendit ka qënë pjesë e listës së ish-bashkëpuntorëve të sigurimit sekret jugosllav. Deputeti përkthen tekstin në serbokroatisht. ( ne foto dokumenti i puiblikuar ne facebook nga Taulant Balla)

  • Topi: Berisha, Lei Fen
    Eja të të njoh me Tiranën

    I ftuar në spektaklin e së martës në Vizion Plus “A Show” nga gazetari Adi Krasta, Presidenti Topi ka deklaruar se Berisha nuk e njeh Tiranën dhe prej kohësh është kthyer në një personazh që bën për të qeshur deputetët dhe këshilltarët e tij. "Në qoftë se dëshiron, t’ia bëjmë me dije se ku i kemi tokat, madje mund t’i dhurojmë edhe një pjesë toke".  (Në fotot: Presidenti në intervistë me Adi Krastën)

  • OSBE: Partitë, mungesë besimi mes tyre

    Gjatë një bashkëbisedime me sutdentë të një universiteti privat në Tiranë, kryediplomati i OSBE, Wollfarth ka deklaruar se, është nevoja e forcimin e besimit mes partive, cfarë sipas tij i hap rrugë dhe KQZ-së të veprojë në mënyrë të drejtë.

  • Reforma, LSI kundër PD-së
    Po deformon bashkë me PS

    Kriset marrëdhënia e LSI me demokratët. Reforma Zgjedhore, ende e pafilluar ka nxjerrë në dritë përplasjen mes demokratëve dhe aleatëve të tyre qeverisës që prej qershorit 2009. Luan Raman në emër të LSI-së, akuzoi sot PD se bashkë me socialistët po deformojnë këtë reformën duke e kthyer në monopol

  • Administrata, lekë për PD
    më 8 maj, lista e donatorëve

    Drejtues të administratës shqiptare, pavarësisht kërkesës së KE për një administratë apolitike, kanë dhënë donacione për partinë në pushtet. Drejtorë tatimesh e doganierë, drejtorë arsimi, ujrash e patentash si dhe përfaqësues të gjyqësorit janë disa nga financuesit.

  • Balla: Ja dokumenti për
    Berishën spiun i UDB-së

    Deputeti socialist Taulant Balla ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Berisha, duke publikuar në adresën e tij të rrjetit social një dokument (foto), për të cilin pretendon se përmban fakte që implikojnë kryeministrin në shërbimin sekret jugosllav.

  • Gërdeci, Rama: Skandaloze
    askush s'u dënua për vrasje

    Ky është qëndrimi që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama  mbajti sot, një ditë pas vendimit që Gjykata e Tiranës dha për 28 të pandehurit e tragjedisë së 15 mars 2008.

  • Berisha: Çmimet e ilaçeve si
    celularët, ulje spektakolare

    Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar si “spektakolare” rezultatet e arritura nga qeveria e tij në uljen e çmimit të ilaçeve ku sipas tij disa medikamente kanë pësuar rënie deri në 9 herë. I ndodhur përballë ministrave të tij në mbledhjen e përjavshme të Qeverisë, Berisha deklaroi se “reforma jonë është një lehtësim në buxhetin familiar” për të sëmurët.

  • Berisha sulmon Topin: Ke
    marrë prona si kooperativist

    Tjetër sulm i kryeministrit ndaj presidentit Topi. Këtë herë për çështjen e pronës. "Ndonjërit që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën, i them se nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona ka bërë një gabim fatal, sepse ka patur dhe burg në qendër të Tiranës por kooperativë bujqësore nuk ka patur kurrë"- deklaroi Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv