Politikë

  • Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nikolas Kanon Obe, paraqiti sot Letrat-kredenciale. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Topi e “siguroi ambasadorin britanik për mbështetjen e plotë nga të gjitha institucionet e shtetit, gjatë misionit të tij diplomatik në Shqipëri si përfaqësues i një vendi mik dhe partner strategjik si Mbretëria e Bashkuar”.
  • Rama sms me të përndjekurit:
    Qeveria s’ka para, u tërhoq

    Mungesa e buxhetit bën që qeveria të tërhiqet nga vendimi i saj i parë për uljen e moshës së përfituesve nga dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik. Vetëm pak ditë pasi komisioni i ligjeve votoi pro uljes në 70 vjec për burrat dhe 70 vjec për gra, ministria e financave është tërhequr.

  • Hapja e Dosjeve, Meksi: Një
    grup deputetësh lobojnë për ne

    Projektligji për “Lustracionin” i përgatitur nga Elsa Ballauri, Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj dhe Olsi Baze në fillim të muajit prill do të marrë rrugën drejt Kuvendit. Sot u bë publik drafti. Nëse ligji miratohet në formën e paraqitur, kjo do të thotë se disa nga deputetët aktualë, apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë që janë administratë, nuk do të merren më me funksione politike dhe publike.

  • Mali i Zi shkel marrëveshjen
    Nuk lejon shqiptarët me karta

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se që prej datës 21 mars marrëveshja per kalimin me karta identiteti ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi në të gjitha pikat kufitare me Malin e Zi. Por, policia kufitare e shtetit fqinj nuk lejon kalimin me karta identiteti, ndërsa në jo pak raste, personat që nuk kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike janë kthyer pas.

  • OSBE, 15 vjet në Shqipëri
    Wollfarth: Forconi demokracinë

    Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth gjatë një takimi në selinë e kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se Shqipëria ka lënë tashmë pas krahëve vitin 1997, por sfidë mbetet ende konsolidimi i institucioneve demokratike. Topalli: Edhe ne si qeveria, do punojmë me skemë elektronike.

  • "Spiunët", ja politikanët që
    drafti i ri i nxjerr në pension

    Gazeta Shqiptarja.com zbardh draftin e ri të pr/ligjit për "Lustracionin" të përgatitur nga Aleksandër Meksi, Aleksandër Biberaj e Elsa Ballauri. Nga varianti fillestar, ndryshohet ligji për përjashtimin e sekretarëve të PPSH-së, ku përfshihej edhe Kryeministri aktual. Zbardhet lista e atyre që s’duhet të jenë më në politikë. 

  • Angli, Miliband pret Ramën:
    Ndryshimi i madh ka nisu

    “Ndryshimi i madh ka nisur”. Me këto fjalë deputeti anglez David Miliband e ka komentuar takimin me liderin socialist Edi Rama sot në Parlamentin anglez. Miliband ka shkruar në profilin e tij në Twitter se biseda me Ramën ka qenë “shumë interesante”. Rama është takuar gjithashtu me kreun e laburistëve, Ed Miliband, i cili përgëzoi opozitën për hapat e marra në përshpjetimin e proçesit integrues.

  • Berisha: Ramën se do PS
    Kryesocialisti: Shpifja e ditës

    Fillimjava ka shënuar përplasjen e rradhës politike mes kryeminisitrit Berisha dhe kryesocialistit Rama. Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha sulmoi Ramën se 40% e socialistëve nuk e duan. Berisha: Do shpëtim me aleanc me Bamirin e Kreshnikun. Reagon kreu i PS: PD është ndarë në tresh dhe të treja PD bashkë s'bëjnë shumicë!

  • Berisha: Spahia intolerant
    “ok” paradës Gay në Tiranë

    Kryeministri Berisha ka mbështetur sot kërkesën e komunitetit homoseksual dhe lezbik në Shqipëri për zhvillimin e paradës së tyre në Tiranë më 17 maj. Berisha: Aspak e papranueshme dhe mbretërore deklarata e Spahisë. E teproi me atë që tha. Tirana kryeqytet i të gjithëve.

  • Zgjedhjet, SHBA e OSBE: Jo
    më zgjidhje të nxituara, rrezik

    Në një tryezë për administrimin e zgjedhjeve, organizuar nga komisioni kuvendor për reformën zgjedhore, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu dhe ai i OSBE, Eugen Wollfarth kanë deklaruar se duhet hequr përfundimisht dorë nga vendimet e minutës së fundit në përmirësimet e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Arvizu: Mos sabotoni zgjedhjet; OSBE: Më shumë besim te njëri – tjetri. (Në foto: Kryeparlamentarja Topalli dhe ambasadorët Arvizu e Wollfarth sot në tryezë)

  • Rama në Londër takim me
    drejtues të Partisë Laburiste

    “Laburistët anglezë transformuan përgjithnjë politikën e të majtës përmes ‘Rrugës së Tretë’ dhe i paraprinë zhvillimeve të shekullit të ri”. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë”. shkruan Rama në profilin e tij në “Twitter”.(ne foto Rama gjate vizites ne SHBA)

  • Klosi: Dosjet s'duhen hapur
    s'është as situata as koha

    Ish-kreu i SHISHnë një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" deklaron se politika po luan me dosjet. Fatos Klosi deklaron: "Politika bën shantazh gënjen, mashtron dhe s'ka asnjë qëllim serioz. Po të kishte pasur qëllim serioz për të hapur dosjet do t'i kishte hapur. Të lënë 10 vite pastaj të kujtohen prap. S'është as situata as koha për ti hapur.
    Dosjet e UDB do hapen nga KE, Balla: Del dhe Berisha

  • Ministri Haxhinasto niset në
    Katar për vizitë zyrtare

    Në programin e vizitës është parashikuar edhe nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe ato speciale.

  • Albert Brojka: Ku gaboi Rama
    dhe pse ka sukses Basha

    Kryetari i bashkisë së Tiranës në vitet 1996-2000, në një intervistë për "Shqiptarja.com" nuk ngurron të deklarojë se fati i Bashës është se ka qeverinë në anën e tij. Në të kundërt, do të kishte ndodhur siç ndodhi me Ramën, ku lufta politike mbajti peng jo vetëm buxhetin, por edhe projekte të mëdha të qytetit. ( ne foto, majtas Edi Rama, ne qender Albert Brojka, djathtas Lulzim Basha)

  • BE, raport i ri në tetor, Shqipëria
    nën monitorim si Kroacia

    Parlamenti Europian pritet të hartojë dhe miratojë në tetor një raport shtesë për Shqipërinë, përveç progres-raportit të Komisionit Europian mbi ecurinë e reformave në vend.

  • Dosjet e UDB do hapen nga
    KE, Balla: Del dhe Berisha

    Deputeti socialist Taulant Balla publikon kërkesën e katër eurodeputetëve drejtuar Këshillit të Evropës për hapjen e dosjeve sekrete të UDB jugosllave. Ligjvënësi i PS thotë se në këto dosje është dhe kryeministri Berisha, dhe aksesi i KE do sjellë bërjen publike të emrit të tij dhe për shqiptarët.

  • Rama në Korçë: Duam një
    Shqipëri me më pak taksa

    “Duam një Shqipëri me më pak taksa”. Kështu është shprehur sot lideri socialist, Edi Rama, gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Korçës, të cilëve u dorëzoi edhe teserat e saj.

  • AK, Spahiu: PD dhe PS
    ndajnë Shqipërinë më dysh

    “PD dhe PS ndajnë Shqipërinë më dysh.” Lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, lëshoi akuzën ndaj dy partive më të mëdha në vend gjatë në tubimin e parë që zhvilloi si lëvizje politike në qytetin e Elbasanit. “Tosk dhe Geg, të gjithë jemi kuq e zi”, tha Spahiu para simpatizantëve të tij, duke shtuar se AK është “kundër përçarjes së shqiptarëve”.

  • Të kënaqen Aleatët, fryhet
    qeveria me 37 zv/ministra

    Qeveria "Berisha", pas hyrjes në koalicion edhe partia e çamëve ka tashmë 37 zv.ministra, ndërsa ka 15 ministra. Në përpjekje për të joshur aleatët në shumicën e brishtë, kryeministri e ka shtuar administratën në të gjitha nivelet.

  • Rama në Pogradec: Taksat
    e Berishës mbysin të varfërit

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama udhëtoi sot drejt Ppgradecit ku mori pjesë në pajisjen e 520 të rinjve që morën kartën e anëtarësisë në PS, ndërsa i ftoi të bëhen të gjithë bashkë për një Rilindje të Shqipërisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv