Politikë

  • Kryesocialisti Edi Rama i cilësoi si “përpjekje të kota për të fshehur atë që tanimë është zbuluar” akuzat e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sot deklaroi se është PS ajo që po përgjon aktivitetin e dikasterit të tij për të mbledhur informacion në mënyrë të paligjshme.
  • Reforma Zgjedhore, Rama:
    Askush s’na e heq dot fitoren

    Nga Selaniku ku po merr pjesë në mbledhjen e Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot me tone optimiste në lidhje me marrëveshjen mbi Reformën Zgjedhore që u arrit dje mes demokratëve dhe socialistëve.

  • Imami: S’ka trafik armësh, është
    PS që përgjon Ministrinë e Mbrojtjes

    Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, reagoi sot publikisht ndaj akuzave për trafik armësh dhe afera të tjera korruptive në dikasterin e tij. “Trafik nuk mund të ketë në një vend të NATO-s. Eshtë amatorizëm politik”, tha Imami.

  • AK protestë para Kuvendit:
    Eshtë koha për ndëshkim

    Aleanca KuqeZi zhvilloi sot një protestë përpara Parlamentit kundër drejtimit që po i jepet vendit nga “qeveria kolumbiane e Sali Berishës.

  • Reforma Zgjedhore, arrihet
    marrëveshja: Riformatim i KQZ

    Pas shumë debateve dhe diskutimeve është arritur më në fund akordi midis PD dhe PS për reformën zgjedhore. Tre janë pikat mbi të cilat është rënë dakord:

  • Imuniteti, Ministria e Drejtësisë:
    Ndryshimet nga rekomandimet e BE

    Sipas ministrisë së Drejtësisë ndryshimet kushtetuese për imunitetin janë bazuar në rekomandimet e propozuara nga ekspertët e Bashkimit Europian.

  • Rama: Jemi kundër grabitjes
    me vendim qeverie, jo investimeve

    “Po, do bëjmë transparencë të plotë për grabitjet me vendim qeverie”. Përmes disa mesazheve të publikuara në Tëitter, kryesocialisti Edi Rama i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Berisha për të kontrolluar “në çdo qelizë veprimtarinë e qeverisë”.

  • Reformat, Topi pret trojkën:
    Politika të kalojë te veprat

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart.

  • PS: Ministria e Mbrojtjes
    institucioni më korruptiv

    Deputeti socialist Ilir Gjoni akuzoi sot Ministrinë e Mbrojtjes se është përfshirë në trafik armësh ndërsa e cilësoi si një skandal antikushtetues vendimin e këtij dikasteri për të mos lejuar kontrollet e aprovuara unanimisht nga Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare.

  • Kryeministri: Modeli ynë
    ekonomik i rezistoi krizës

    Kriza ekonomike ka shkaqe të shumta por modeli ynë ekonomik “i rezistoi asaj”. Pohimi erdhi sot nga Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndonëse vetëm dy ditë më parë INSTAT pranoi zyrtarisht një tkurrje me 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

  • Rezoluta për Prokurorinë, PD
    ‘harron’ 21 janarin: Ina rrugaçe

    Anëtarët e Komisionit parlamentar të Ligjeve kanë zhvilluar sot debate të ashpra në lidhje me rezolutën mbi punën e Prokurorisë, hartuar nga deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili nuk merrte pjesë në mbledhjen e sotme.

  • Tregtia e armëve,Topi: SHIU
    raporton vetëm te Berisha

    Pak ditë përpara përfundimit të mandatit, Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar gjithcka ndodhi më 21 janar si momentin më të vështirëë të presidencës së tij. Akuzat për tregtinë e armëve dhe dorëheqjen e kreut të SHISH, Topi e komentoi si një nga çështjet që ai e ka ndjekur.  "Komisioni i sigurisë të lejohet të kontrollojë Ministrinë e Mbrojtjes".
    Imuniteti, ndryshimet në Kushtetutë shtyjnë pushimet e deputetëve

  • Kromi i Bulqizës, PS Topallit:
    Zhblloko interpelancën me Berishën

    Një grup prej shtatë deputetësh socialistë kanë kërkuar sot përmes një shkrese zyrtare dërguar kryeparlamentares Jozefina Topalli, që të lejojë interpelancën urgjente me Kryeministrin Berisha në lidhje me shfrytëzimin e kromit në Bulqizë, e cila është kërkuar tashmë rreth dy muaj më parë por ka mbetur në heshtje nga administrata e Kuvendit.

  • Imami refuzon deputetët e PS
    Thërritet në Komisionin e Sigurisë

    Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar sot një grup prej tre deputetësh të Partisë Socialiste që kërkonin të ushtronin një kontroll pranë këtij dikasteri, pas dorëheqjes së kreut të SHIU-t, Ylli Zyla, si pasojë e denoncimeve për tregti armësh të publikuara në Shqiptarja.com.

  • Imuniteti, ndryshimet në Kushtetutë
    shtyjnë pushimet e deputetëve

    Edhe pse sesioni parlamentar mbyllet me 26 korrik, deputetët e Kuvendit do të mblidhen në seancë më 6 Gusht për të shqyrtuar nismën e deputetëve të mazhorancës për ndryshimet kushtetuese për imunitetin e zyrtarëve të lartë.

  • Rama: Armët, maja e ajsbergut
    Ushtria përdoret për përgjime

    Kryesocialisti Edi Rama pranoi sot gabimin e bërë katër vjet më parë me marrëveshjen e arritur me Kryeministrin Berisha për ndërhyrjen në Kushtetutë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të republikës, dhe shtoi se nuk ka ndërmend ta përsërisë atë përsa i përket çështjes së heqjes së imunitetit, mbi të cilën gjithsesi u shpreh absolutisht në favor.

  • Berisha: Borxhi publik ra në
    57%, dyfishuam investimet

    Borxhi publik i Shqipërisë ka rënë nga 60% në 57%, bëri të ditur Kryeministri Sali Berisha sot gjatë mbledhjes së bordit të Agjencisë për Investimet e Huaja.

  • Zef Brozi: Lini imunitetin
    Opozita të mos ketë frikë

    Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi në një shkrim ekskluziv për Shqiptarja.com flet për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen për Imunitetin. Ai i sugjeron opozitës të mos bjerë në lojën e maxhorancës, por të miratojë pa frikë këto ndryshime. Ndërkohë që duke marrë si shembull SHBA, Brozi thotë se një ligj i tillë, do ta vinte përballë një presioni të madh çdo lloj zyrtari me imunitet, deri te falsifikimi i votës në Parlament.

  • Të pakënaqurit në PD,Shehu:
    Nuk do kryqëzojmë askënd

    Gjatë intervistës me gazetaren Mira Kazhani, deputeti demokrat zbardhi mbledhjen e kësaj të hëne në grupin kuvendor të mazhorancës, ku sipas tij nuk pati asnjë kritikë ndaj deputetëve “rebelë”.

  • Panariti viziton Romën
    Mbështetje për statusin

    Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi sot një vizitë pune në Romë, gjatë së cilës u takua me homologun e tij italian, Giulio Terzi. Në takim u diskutua mbi forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve, zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv