Politikë

  • Ministri i punëve publike, transportit dhe telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi sot kryesocialistin Rama se ka gënjyer lidhur me të dhënat e publikuara një ditë më parë për infrastrukturën në vend. “Ramës i ka humbur metrin, me të cilin mati rrugët. Gjejini një metër kryesocialisti”.
  • Çamëria, Idrizi: Vangjel Dule
    provokator, mëso historinë

    Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, reagoi sot në lidhje me deklatratat e fundit të kreut të PDBNJ Vangjel Dule. Në deklaraten e tij Idrizi shprehet se PBDNJ ka një numër votash gjithmonë e në tkurrje. Ai akuzoi Dulen se është në panik nga mbështetja elektorale që mori  PDIU.

  • Ruçi: Mban peng mandatin PS
    Topalli: Seseri mungoi 2 vjet

    PS akuzoi sot Topallin se po mban peng mandatin e deputeti Seseri për 4 muaj rresht. Ruçi: Po shkel Kushtetuten e rregulloren.  Mbyll seancen dhe mblidh keshillin e Rregullores dhe Mandateve. Topalli: Te henen. Miratohet projektligji  “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, të ndryshuar”.

  • Mustafaj: PD dhe PS
    të trembur nga "Topi"

    Javët e fundit Uashingtoni është kthyer në 'Mekën' e politikanëve shqiptarë. Në fillim kryebashkiaku i Tiranës Basha, më pas lideri i opozitës Rama e në fund DASH-i është vizituar nga Meta e pritet që edhe kryeministri Berisha të vizitojë këto zyra.

  • Sabit Brokaj: Jo zgjedhje me
    Berishën, duhet qeveri teknike

    Ish-ministri i Mbrojtjes, dhe aktualisht anëtar i grupit të të “urtëve” në PS, Sabit Brokaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja. com” është shprehur se Edi Rama u prit në Uashington dhe Londër si kryeministër i afërt i Shqipërisë.

  • Tahiri – Dules: Eja të të njoh me Çamërinë

    Dashamir Tahiri, deputet i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet i është kundërpërgjigjur deklaratës së Vangjel Dules. Në reagimin e tij Tahiri shprehet se Dule duhet të shohë tabelën që thotë “Mirësevjen në Çamëri”.

  • Meta në Kongresin Amerikan
    “Të vendosur kundër terrorizmit”

    Në kuadër të disa takimeve që po zhvillon në Kongresin dhe Senatin amerikan, kreu I LSI, Ilir Meta u prit në një takim nga Kongresmeni Steven Rothman, anëtar i nën-Komitetit për Cështjet e Mbrojtjes dhe Operacioneve të Huaja. Meta u shpreh se Shqipëria është një aleate e vendosur e SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe një anetare e denjë e NATO-s duke kontribuuar në mënyrë aktive në Afganistan dhe në zona të tjera të botës ku është angazhuar Aleanca.

  • LGBT, ambasada amerikane:
    Tubimi, e drejtë themelore

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i bashkohet bashkësisë ndërkombëtare për të dënuar retorikën që nxit trajtimin diskriminues apo dhunën kundrejt individëve lesbikë, gay, biseksualë dhe transgjinorë. Ambasadori Arvizu u takua me aktivistë LGBT, Avokatin e Popullit, e anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare sot për të ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj mbështetjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.

  • Partia e Topit, brenda 2 javësh
    bëhet regjistrimi zyrta

    Aleksandër Biberaj deklaron se deri më tani ka përfunduar statuti dhe programi i partisë, ku në qendër të tij do jetë kufizimi i mandatit të kryetarit dhe të gjithë drejtuesve të tjerë në rang vendor deri në dy mandate si dhe zgjedhjet në të gjitha nivelet sipas parimit amerikan të ndërtimit të një partie të djathtë. (Ne foto: Presidenti Bamir Topi dhe Aleksandër Biberaj)

  • Berisha – Cannon Obe: Integrimi
    objektivi madhor për vitin 2012

    Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Canon Obe, me rastin e marrjes së detyrës.Siç njofton zyra e shtypit, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Nicholas Cannon Obe mirënjohjen më të thellë për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për të konsoliduar demokracinë e standardeve perëndimore, bazuar në ekonominë e tregut.

  • Gjykata administrative, PS:
    Një gjyqtar për shkallën e parë

    PS e PD në komisionin e ligjeve kanë dhënë miratimin e tyre për 9 nenet e para të Gjykatës Administrative. Palët debatuan për përbërjen e trupit gjykues në Gjykatën e Shakllës së Parë për çështjet që lidhen me biznesin. PS: Vetëm një gjyqtar mjafton; PD: Sistemi aktual i drejtësisë nuk ofron garanci me një gjyqtar.

  • Topi në familjen Blloshmi: Krimet
    e komunizmit s'harrohen

    Presidenti Topi vizitoi sot paradite familjen e Vilson Blloshmit, poetit të ekzekutuar nga regjimi komunist më 17 korrik 1977. ”Janë krime që nuk harrohen e kujtesa e respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhshmes” – deklaroi presidenti Topi. ( Në foto: Presidenti Topi sot në familjen Blloshmi )

  • Ish të përndjekurit: Mos zmbrapsni
    ligjin për kompensimin

    Nëpërmjet një letre të hapur ish të përndjekurit politikë reagojnë ndaj zmbrapsjes së variantit të miratuar më 20 mars, në Komisionin e Ligjeve,për  përfitimin e dëshpërblimit menjëherë të përndjekurve në 70 vjet për gratë dhe 75 për burrat dhe lënien e variantit të Ministrisë së Drejtësisë për dëmshpërblim mbi moshën 85- vjeçare.    

  • Regjistrimi i banesave,
    Berisha: Shtyjeni deri më 31 gusht

    Kryeministri Berisha i kërkon ministrit të Financave, Ridvan Bode, të shtyjë afatin e legalizimit të banesave deri më 31 gusht. Kjo për t'iu ardhur në ndihmë emigrantëve që vijnë në verë dhe duan të mbyllin këtë procedurë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

  • Rama: Shqipëria në udhëkryq
    borxhi rrezikon falimentimin
     

    Kreu i PS-së Edi Rama dha alarmin se “Shqipëria rrezikon një rrënim falimentues për shkak të borxhit të saj tepër të lartë. Sipas tij, “Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq kritik mes një rilindjeje dhe rrënimit”, paralajmëroi Rama. “Vrasësi më i madh në rrugët e Shqipërisë është mungesa e shtetit si kujdestar për këto rrugë dhe mirëmbajtjen e tyre".

  • Berisha: Në vend zhuli, 20 prill
    dita e Shqipërisë së pastë

    Shqipëria është “larg një vendi të pastër”. Deklarata ka ardhur nga vetë Kryeministri Sali Berisha i cili, gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, kërkoi “ndërgjegjësim ndaj mjedisit”. “Nuk mund të pranojmë që Shqipëria të paraqitet si një vend zhuli, plehrash”, tha Berisha.

  • Grabitja në Tiranë, deputetët
    socialistë akuza Nishanit

    Menjëherë pas grabitjes së degës së bankës NBG, ndodhur dje në orën 15.00, ku grabitësi vrau arkëtaren dhe Leonora Kaloçi si dhe plagosi rojen Skënder Elmazi kanë reaguar deputet socialistë Asllan Dogjani dhe Ilir Gjoni. Ata kanë akuzuar drejt për së drejti ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani.

  • Homoseksualët, PLL: Berisha
    të mbajë vendin e vet

    Ndërsa sot pritet zhvillimi në kryeqytet i një tryeze diskutimi me titull “Shoqëria Civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Shqipëri” organizuar nga shoqatat kryesore LGBT në vend, Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) ka reaguar dje ndaj qëndrimit të Kryeministrit Sali Berisha sipas të cilit deklaratat e kreut të kësaj partie për homoseksualët janë të papranueshme.

  • Marrëveshja në fuqi, që sot me
    karta identiteti drejt Malit të Zi

    Të gjithë qytetarët shqiptarë, duke filluar nga dita e sotme, do të mund të vizitojnë Malin e Zi edhe vetëm me kartat e identitetit. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përmes një komunikate për shtyp.

  • Braçe: Në Tiranë i rreh populli,
    në Kavajë policia

    Deputeti socialist Erion Brace ka reaguar pas incidentit me drejtorin e ujësjellësit në qytetin e Kavajës. Braçe komentoi në rrjetin social se Gentian Daja është emëruar nga bashkia dhe rrëmbyer nga policia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv