Politikë
-
Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të përzemërt me Ambasadorin Daniel Fried, ish ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos. Sipas, njoftimit në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, në takim merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA në Tiranë z. Aleksandër Arvizu. 26 Prill 2012, 15:51
-
Prençi, Rama: Këmbanë
26 Prill 2012, 13:54
alarmi për krimin në vendKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e cilësoi si këmbanë alarmi dorëheqjen e djeshme të kreut të policisë së Dibrës, Shemsi Prençi. Në një deklaratë të posacme në selinë e PS, Rama deklaroi se qëndrimi i djeshëm i kryepolicit është sinjal alarmi për thellimin e krimit në vend dhe kapjen e shtetit nga korrupsioni.
Një shtet i kapur nga mafia - Nga ARBEN RROZHANI
Prençi dha dje doreheqjen Policia: Abuzoi -
Nano çon platformën,PS:Votat
26 Prill 2012, 13:10
e një partie nuk mjaftojnëRIKTHIMI / Pas 5 vjetësh, ish kryeministri dhe lideri historik i PS-së Fatos Nano, është takuar me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për të kërkuar votat e deputetëve të Partisë Socialiste për ta mbështetur në garën e tij presidenciale. Nano: Pres mbështetje për sfidën presidenciale. PS deklaratë: Presidenti i ri me votat e më shumë se një pale. (Në foto: Nano e Rama pas takimit në PS)
Kuvend, replika Balla - Topalli
Ruçi: Nano president? Jo vetëm me votat tona
Sequi: Presidenti i ri të dalë nga konsesusi
Petro Koçi: Berisha po tallet me Nanon si në 2007
Wollfarth: Emrin e kanë shqiptarët në dorë
Arvizu: Nano, kandidaturë serioze, procesi kushtetues -
Kuvend, replika Balla - Topalli
26 Prill 2012, 11:55Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka komentuar takimin e sotëm mes Fatos Nano e Edi Rama. Gjatë seancës plenare ajo iu drejtua socialistëve: Berisha takon Clinton dhe Rama Nanon. Po sot, drejtuesit e grupeve Kuvendor kanë vendosur të diskutojnë në mesin e muajit maj lidhur me fillimin e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.
-
Reforma Zgjedhore, Kuvendi
26 Prill 2012, 10:43
shtyn afatin e komisionitKuvendi vendosi të shtyjë deri më 15 maj mandatin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.Rikthehet debati për mandatin e deputetit të ri të Partisë Socialiste, Edison Konomi. Në fillim të seancës së kësaj të enjte, deputeti socialist Erion Brace ka akuzuar mazhorancën se nuk përfshin në kalendarin e punimeve nismat ligjore të propozuara nga socialistët si edhe zvarritet futja në sallë e deputetit të ri.
-
Haxhinasto ne Poloni, në forumin
26 Prill 2012, 10:33
ekonomik Europe- KineKy takim do të shoqërohet edhe me organizimin e një forumi për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet Kinës dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit të këtyre vendeve.
-
Berisha: Clinton në Tiranë
26 Prill 2012, 10:10
për 100 vjetorin e Pavarësisë
|Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton do të jetë në Tiranë për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit. Sikundër bën me dije zyra e shtypit e kryeministrisë, sekretarja Clinton i rikonfirmoi kryeministrit Berisha, gjatë takimit dje në Departamentin e Shtetit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të interesuara ta shikojnë Shqipërinë sa më parë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe se do të vijojnë të mbështesin fuqishëm në këtë rrugëtim drejt BE-së.
-
Partia e Topit shpallet të hënën
26 Prill 2012, 08:37
lind "Fryma e re Demokratike"Përmes një konference për mediat, kreu i kësaj partie, deputeti Gazmend Oketa do të bëjë deklarimin zyrtar, duke paralajmëruar dhe hapjen e procesit të mbledhjes së firmave të domosdoshme për ta regjistruar këtë parti në Gjykatë sipas ligjit për krijimin e partive politike.
-
Berisha fton Klinton për
26 Prill 2012, 08:24
100 vjetorin e PavarësisëSekretarja amerikane e shtetit theksoi se faktin Shqipëria është partner i fortë për SHBA, sidomos për kontributin e saj në Afganistan dhe ky partneritet theksoi Klinton do të thellohet edhe më tej.
-
Meta në Berlin në Konferencën
25 Prill 2012, 22:10
Ekonomike të Burimeve NatyroreKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë si i ftuar në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore të organizuar në Bundestag, Parlamentin Gjerman, njoftoi një komunikatë për shtyp e LSI.
-
OSBE: KQZ duhet depolitizuar
25 Prill 2012, 20:42
Topi respekton KushtetutënAmbasadori i OSBE-së në Tiranë, Wolfarth, tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të jetë i depolitizuar. “Duhet të dominojë vullneti i zgjedhësit. Unë do uroja të kishit një KQZ të depolitizuar pasi kemi të bëjmë me një punë teknike”, tha Wolfarth në një intervistë në ABC NEWS. “Një përbërje e mirë e KQZ bëhet e mundur nëse jemi në një ambient të depolitizuar – shtoi ai – Një KQZ e mirë është ajo e pavarur”.
-
Kembrixh, Topi dekoron CATS
25 Prill 2012, 18:24
College me Medaljen e MirënjohjesNë një ceremoni të zhvilluar sot paradite në Universitetin e Kembrixhit, në praninë e drejtuesve më të lartë dhe trupës pedagogjike të këtij institucioni të rëndësishëm akademik të Mbretërisë së Bashkuar e njëkohësisht nga më të shquarit në botë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi “CATS College” të Kembrixhit me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacion: “Për kontributin e dhënë në edukimin e nxënësve shqiptarë me kulturën britanike e evropiane.”
-
Rama: Diplomacia qesharake
25 Prill 2012, 17:43
është kthyer në një zyrë puneShërbimi diplomatik i Shqipërisë është qesharak dhe vitet e fundit është kthyer në një zyrë pune. Akuza vjen nga lideri socialist Edi Rama gjatë tryezës së Partisë Socialiste mbi Diplomacinë që u mblodh pasditen e sotme. “Duhet t’i japim Shqipërisë dinjitet maksimal”, deklaroi Rama.
-
Presidenti, Tavo: Nano
25 Prill 2012, 16:13
një kandidat konsensualNënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputet i LSI, Vangjel Tavo në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" tha se Fatos Nano është një nga figurat që i plotëson të gjitha kriteret për të qënë kandidat konsensual për President, por që sipas tij LSI do vendosë kur të vijë koha kë do votojë. Ai tha se PS duhet ta mbështesë ish-kryetarin që të hyjë në garën presidenciale.
-
Firmos Berisha: Të korrektohet sistemi
25 Prill 2012, 15:0026 parti politike shqiptare kërkojnë korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor në Shqipëri dhe jo vetëm kaq. Propozimi është pjesë e draftit, i cili paraditen e sotme është firmosur nga kryeministri Berisha dhe përfaqësues të tjerë të partive të djathta.
-
Kume: Numërimi elektronik shmang vjedhjet
25 Prill 2012, 14:46Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka komentuar gjatë një interviste për Gazetën SHQIPTARJA.com ndryshimet në Kodin Elektoral në lidhje me identifikimin e zgjedhësve si dhe numërimin elektronik. Kume ka pohuar se numërimi elektronik e largon vendin nga manipulimet që bëhen, por prapë ai hedh dyshime mbi fletët që nuk i njeh skaneri. Ndaj në këtë kuadër, KQZ, sipas tij, duhet të nxjerrë vendime, urdhëresa përpara se të përballen me faktin se çfarë do të bëhet me këto fletë që nuk i njeh skaneri.
-
KE: Në maj mbaroni reformat
25 Prill 2012, 14:36
për zgjedhjet dhe rregullorenPas tejkalimit të afatit, sidomos për reformën zgjedhore, Komisioni Europian nëpërmjet diplomatit të tij në Tiranë, Ettore Sequi i ka bërë apel politikës shqiptare të mos vonohet më. Sequi lajmëroi vizitën në Tiranë më 3 maj të Stefan Fyle. “Është e rëndësishme që deri atëherë të ketë arritje për reformën zgjedhore dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit”, tha Sequi. Bregu: Kemi në dorë statusin.
Reforma, regjistrim elektronik i votuesve
Kume: Numërimi elektronik shmang vjedhjet -
Presidenti, Mejdani: PS s’ka
25 Prill 2012, 12:28
votat për kandidatin NanoIsh kreu i shtetit, Rexhep Mejdani e sheh si të vështirë realizimin e synimit të Nanos për të qenë presidenti i ri i vendit. Ai komentoi sot për mediat vetëkandidimin, duke pohuar se sfida kryesore e ish kryeministrit socialist është respektimi i Kushtetutës për të qenë një emër konsensual.
Petro Koçi: Berisha po tallet me Nanon si në 2007
Tavo: Nano një kandidat konsensual -
Ruçi: Nano president?
25 Prill 2012, 11:49
Jo vetëm me votat tonaKryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi deklaron se Fatos Nano në kandidaturën e tij për president nuk mund t’i mbajë shpresat në votat e deputetëve socialistë. Në intervistën për “5 pyetjet nga Babaramo”, Ruçi deklaroi se vetëm votat e PS nuk do të mjaftonin që Nano të zgjidhej si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, ndërsa ka lënë të kuptohet se PS do të votojë emrin e tij, në rast se paraqitet si kandidaturë konsensuale.
-
Sequi: Presidenti i ri
25 Prill 2012, 11:38
të dalë nga konsesusiShefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Ettore Sequi deklaroi se Presidenti duhet të zgjidhet në mënyrën e duhur dhe gjithëpërfshirëse. Pas një tryeze për arsimin në kryeqytet, diplomati më i lartë i Brukselit në Tiranë tha se pret dhe uron që procesi të jetë në rrugën e duhur.
Petro Koçi: Berisha po tallet me Nanon si në 2007