Sport

  • Klevis Dalipi ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ka bërë prognozën e tij për ndeshjen e radhës në kampionat, që të kuqtë do ta luajnë në “Selman Stermasi”, ndaj Flamurtarit.
  • Bushi do fitore me Sllovakinë:
    Keqkuptim me Manajn

    Ekipi kombëtar U-21 i Shqipërisë do të ketë dy ndeshje mjaft delikate, pasi do të luajë ndaj Sllovakisë dy herë brenda 4 ditëve, dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2019. Trajneri Alban Bushi pasi ka shpallur listën e futbollistëve për këto 2 ndeshje, ka komentuar rëndësinë e tyre, por së pari, kërkon fitoren në sfidën e shtëpisë.

  • Kategoria I/Tirana i shkëputet Bylisit
    Kastrioti thuajse në Superiore
     

    Përfundojnë 8 ndeshjet e Kategorisë së Parë, si në Grupin A, ashtu edhe në Grupin B. Një javë shumë pozitive për Tiranën, që fiton ndeshjen e vet ndaj Tomorit, ndërsa Bylis është ndalur në shtëpi 1-1 me Pogradecin dhe kështu bardheblutë janë shkëputur në kry me 4 pikë.

  • Katër prurje të reja, Panucci
    'rinon' kombëtaren Shqiptare

    Në Kombëtaren shqiptare duket se ka nisur një epokë tjetër. Christian Panuci ka surprizuar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan. Tekniku italian ka sjellë në ekipin kuqezi jo pak, por 4 futbollistë të rinj, që më parë nuk ishin grumbulluar në ekipin e parë.

  • Bushi shpall listën e lojtarëve,
    8 janë nga kampionati shqiptar

    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës eliminatore. Ekipi i Shpresave të Shqipërisë do të ketë dy ndeshje mjaft delikate, pasi do të luajnë ndaj Sllovakisë dy herë brenda 4 ditëve.

  • Ansi Agolli “harron” Kombëtaren,
    pret Ilir Metën në Azerbajxhan

    Tema më kryesore e futbollit shqiptar dje ishte lënia jashtë liste e kapitenit të Kombëtares, Ansi Agollit, për ndeshjen miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan. 

  • Fiorentina, Veseli kandidati
    potencial për vendin e Astorit 

    Në mesin e kandidaturave për vendin e Astorit tek skuadra e Fiorentinës është edhe emri i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli, raportojnë mediat italiane.

  • Hidhet shorti i Champions, Real
    Madrid gjen Juven, derbi anglez
    Buzëqeshin Bayern dhe Barcelona

    NYON - Hidhet në Nyon të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të UEFA Champions League. Goglat kanë vënë përballë kampionët në fuqi të Real Madrid kundër finalistëve të vitit të kaluar, Juventus. 

  • Panucci merr 4 lojtarë nga
    Shpresa, Bujar Lika surprizë

    Trajneri i ekipit kombëtar, Kristian Panuçi, ka surprizuar me listën e lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen miqësore të 26 marsit që do të luhet në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë. 

  • Milan jashtë Europa League,
    Arsenal e Lazio në çerekfinale

    Milani eliminohet nga Europa League. Arsenali e fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj kuqezinjve në shifrat 3-1. Më tej kalojnë favoritët e Atletico Madrid dhe Lazio ndërsa jashtë çerekfinaleve mbetën Dortmund dhe Lyon.

  • ‘Çmenden’ ultrasit francezë në 
    Spanjë, plagosin dy roje sigurie

    Tifozët e Marseille kanë goditur me sende të forta duke plagosur dy roje sigurie para stadiumit të Athletic Bilbao në Spanjë. Njëri nga rojet e sigurisë është qëlluar në qafë me thikë, ndërsa tjetri në dorë.
     

  • Europa League/ Lum golash ndaj
    Lokomotivës, Atletiko shkon në çerekfinale

    Atletiko fitoi me rezultatin e thellë 1-5 përballë skuadrës moskovite, duke bërë që kjo e fundit të eliminohet nga kompeticioni, pasi edhe ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0.

  • Bursat olimpike, përfitojnë 8
    sportistë nga KOKSH

    Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me 8 sportistë të talentuar, të cilët do të mbështeten me bursë olimpike. 
    Vitet e fundit ka mbështetur me bursë olimpike dy sportistët që morën pjesë në Olimpiadën Dimërore, Erjon Tola e Suela Mëhilli. 

  • Shpresa me mungesa,
    Bushi merr talentin e Interit

    Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida të rëndësishme me Sllovakinë, me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës. 

  • Tre klube të Serie B duan talentin e
    Kombëtares U-19

    Numri i futbollistëve shqiptarë në radhët e ekipeve italiane sa vjen e shtohet. Së fundmi ka spikatur sulmuesi 18-vjeçar Samuel Nezha, që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Aktualisht ai është pjesë e AC Mestre, që garon në Serie C. Sulmuesi ka spikatur në turneun “Roma Caput Mundi” dhe nuk i ka shpëtuar syrit të zbuluesve të talenteve. 

  • Vllaznia nuk fitoi, por Tom
    Doshi e shpërblen për barazimin

    Deputi Tom Doshi, para ndeshjes Vllaznia-Partizani, pati premtuar 5 mijë euro për çdo fitore të ekipit shkodran deri në fund të sezonit. Megjithëse Vllaznia nuk ka fituar, pasi ndeshja është ndarë 0-0, biznesmeni dhe politikani i njohur, ka dhënë shpërblimin e tij dhe së shpejti do të kalojë në llogari të lojtarëve.

  • Shkon te Kosova, Idriz Voca:
    Ja pse nuk zgjodha Shqipërinë

    Së fundmi, në radhët e përfaqësueses së Kosovës janë afruar dy talente. Pas Edon Zhegrovës, që erdhi nga radhët e Genk të Belgjikës, i radhës është Idriz Voca. 
    Futbollisti i Luzerna-s në kampionatin zviceran ka bërë disa llogari para se të veshë fanellën e Kosovës, duke refuzuar atë shqiptare dhe atë të Zvicrës. 

  • Trajneri Panucci lë jashtë
    ekipit kombëtar Memushajn

    Trajneri Christian Panucci do ta publikojë të premten listën e lojtarëve kuqezinj, që do të ketë të gatshëm për miqësoren e 26 marsit në “Elbasan Arena” ndaj Norvegjisë. Megjithatë, ftesat përkatëse kanë ditë që janë nisur në klubet respektive, të atyre që do të jenë pjesë e kombëtares për këtë test miqësor. Eshtë Benevento, që militon në Seria A, e cila ka zbardhur “mungesën” e parë të titullarëve të përhershëm, pikërisht të Ledian Memushajt.

  • Erjon Bogdani tregon pse
    nuk ftoi lojtarin e Milanit 

    Pak ditë më parë, Ismet Sinani, djaloshi 19-vjeçar i të rinjve të Milanit, i grumbulluar vitin e kaluar me Kombëtaren e Shqipërisë U-19, ka zgjedhur të luajë për Kosovën, pasi nuk është ftuar nga Erjon Bogdani. Trajneri i kësaj grupmoshe tregon arsyet pse nuk e ftoi për 2 ndeshjet miqësore me Kazakistanin.

  • Renditja e FIFA-s, Shqipëria e
    Kosova ngjisin nga një shkallë

    Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja e drejtuar nga Panucci mban vendin e 58-të në FIFA duke grumbulluar 557 pikë. Norvegjia kundërshtari i miqësores së radhës ndodhet vetëm një pozicion sipër Shqipërisë në vendin e 57-të.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv