-
Edhe 100 ditë
Edi Rama shkruan sot në blogun e tij personal: "Mbetën 100 ditë nga ora e vendimit të popullit sovran për katër vitet e ardhshme. Si një rastësi domethënëse numërimi i këtyre 100 ditëve të fundit të pushtetit të zvjerdhur të PD, bie mu në pervjetorin e tragjedisë së Gerdecit".
15 Mars 2013, 21:23 -
-
-
Tahiri: 100 ditët e fundit të Saliut
"Qeveria e Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit, në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit", deklaroi sot nënkryetari i Grupit socialist, Saimir Tahiri,-" dhe 100 arsyet për të mos votuar Saliun fillojnë me Gërdecin".
nisin sot, në 5 vjetorin e Gërdecit
15 Mars 2013, 19:13 -
Ministria e Brendshme: Raporti
Ministria e Brendshme publikon raportin zyrtar mbi situatën e përmbytjeve në vend, të cilin po e botojmë të plotë, raport i bazuar në informacionet e grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile.
zyrtar mbi situatën e përmbytjeve
15 Mars 2013, 18:41 -
Përmbytje në Shkodër, Fier, Vlorë
Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej ditës së djeshme. Situata më problematike paraqitet në Shkodër kur sot në mesditë janë rreth 2000 ha tokë e përmbytur. Në rang vendi sipas ministrisë janë mbi 3000 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 familje janë evakuar si dhe mbi 100 banesa janë nën ujë. Ministria deklaron se situata në të gjithë vendin po përmirësohet.
Durrës, Elbasan dhe Lezhë
15 Mars 2013, 18:40 -
ERE: Të gatshëm të përballemi
Sokol Ramadani, kryetar i Entit Rregullator të Energjisë sqaron situatën e krijuar me operatorin e energjisë ÇEZ, pasi qeveria i hoqi në fund të janarit, licencën. Dëmi që ÇEZ i ka shkaktuar Shqipërisë, tha ai, është tre herë më e lartë nga sa mendohet.
në gjyq me ÇEZ-in
15 Mars 2013, 17:30 -
Mblidhet parlamenti i ri italian
Në Itali, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 24 dhe 25 shkurtit, deputetët dhe senatorët e parlamentit të ri u mblodhën, por pa ndonjë rezultat konkret për të zgjedhur kryetarët e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit. Tre votime kanë përfunduar pa rezultat për të zgjedhur kryetarin e Senatit.
dështon edhe votimi i tretë
15 Mars 2013, 17:18 -
-
Bruksel, takohen 200 përfaqësues të
Skandali i mishit të kalit ishte një nga pikat kyçe në takimin e Brukselit ku morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues të vendeve të BE-së me rastin e 15 marsit, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Konsumatorit.
BE-së, diskutimi mbi sigurinë në treg
15 Mars 2013, 16:16 -
-
Basha ndan 236 tituj pronësie:
Bashkia e Tiranës jep dokumentat e privatizimit për 236 banesa dhe ka përgatitur edhe 128 të tjerë. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha firmosi 78 prej tyre dhe ua dorëzoi familjarëve duke u kërkuar ndjesë për vonësen disavjeçare.
Më falni që i vonova kaq vjet
15 Mars 2013, 15:30 -
-
Arben Shira: Shqipëria
Arben Shira vjen në këtë ekspozitë pas një sërë ekspozitash vetjake dhe të përbashkëta me piktorë italianë. Ekspozita është një përmbledhje antologjike e punës 22-vjeçare të piktorit në Itali, por Shqipëria mbetet gjithmonë motiv i pikturave të tij. Motivet nga tradita jonë janë pjesë e tablove që janë ekspozuar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.
në galeritë italiane
15 Mars 2013, 14:38 -
-
-
-
Hakmarrje për vrasjen në Golem
I ka shpëtuar një tentative vrasjeje Vilson Tragaj vëllai i Ardian Tragajt(foto) i cili në verë të vitit të kaluar vrau për konflikt pronësie dy persona në Golem. Nga të dhënat e para sipas policisë Vilsoni është tentuar të vritet nëpërmjet një shpërthimi me tritol. FOTO- Pamje nga vrasja ne Golem korrik 2012
tentohet të vritet vëllai i Tragajt
15 Mars 2013, 14:03 -
Roland Tasho: Tri dekada në
Roland Tasho, qëndron në derën e galerisë FAP aty ku vetëm për pak ditë ekspozohen fotografitë e tij. Pret vizitorët dhe mediat, i gatshëm për të shpjeguar gjithcka, ndonëse fotografitë duket se ia kanë marrë fjalët. Brenda objektivit kanë mbetur të fiksuara kohët dhe rrethanat, momentet e parapërgatitore për një seancë shkrepjesh, udhëtimet e gjata në projektin e tij për të gjurmuar shqiptarë në njohur nëpër botë.
ndjekje të femrave të bukura
15 Mars 2013, 13:48 -
-