-
Basha: 2 mijë kosha dhe 6 makina
Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, së bashku me nxënës dhe studentë, ka nisur sot fushatë sensibilizuese “Të mbajmë Tiranën Pastër“. Kjo fushatë ndërgjegjësimi ka nisur me vendosjen e sloganeve nëpër kontenierë e makina të pastrimit, së bashku me numrin 0800-0888, për të denoncuar ndotjen e mjedisit, shpërndarjen e fletëpalosjeve e do të vijojë me transmetimin e spoteve televizive dhe me informimin e nxënësve, se si të kontribuojmë për një mjedis të pastër, shpjegon një njoftim për shtyp i Bashkisë.
të reja për të mbajtur Tiranën pastë
20 Prill 2012, 16:42 -
-
Shpërngulen 40 familje nga Veriu
Rreth 40 familje janë shpërngulur nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. “Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret.
16 Prill 2012, 22:25 -
-
MK keqpërdor fondet, buxhetin
Qendra e Arteve prej dy vjetësh inegzistente, zyra për Frrok Çupin në Kinostudio. MTKRS ka lënë mënjanë përgjegjësinë primare të saj për fuqizimin e artit dhe kulturës në vend. Festivalet po dështojnë, nuk jepen fondet.
e kalon për Festat e Pavarësisë
13 Prill 2012, 08:39 -
Sequi: Presidenti i ardhshëm
Ambasadori i BE-së Ettore Sequi gjatë një interviste në studion e ABC News ka folur mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai u ndal kryesisht në atë që përfiton vendi ynë në rastin e marrjes së statusit kandidat për në BE.
të zgjidhet sipas Kushtetutës
12 Prill 2012, 22:09 -
-
-
-
Londër, kapet Sadushi, anëtar
Përfundon pas 12 vitesh arratia në Britani e Ndriçim Sadushit. I njohur si një prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit, 41 vjeçari është arrestuar mbrëmë vonë në veri të Londrës. Sadushi rezultonte në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard. U ekzekutua urdherarresti shqiptar( ne foto i arrestuar, Ndriçim Sadushi)
i bandës së Tan Kateshit
11 Prill 2012, 08:04 -
-
-
PS: Po shkelet Kushtetuta
Partia Socialiste akuzon mazhorancën se po shkel Kushtetutën me bllokimin që po i bën mandatit të ish-deputetes Rudina Seseri. "Kur mandati i deputetit refuzohet, atëherë ai i kalon pasardhësit. Kur kjo zgjidhje refuzohet nga mazhoranca atëherë është shkelur Kushtetuta dhe demokracia e vendit”- ka theksuar sot deputeti socialist. Replikon Paloka: “ Mandatin nuk po ua vjedh njeri. PS t'i drejtohet gykatës për të zgjidhur ngërcin”.
PD: Mandatin s'ua vjedh njeri
9 Prill 2012, 12:17 -
Asambleja PS, Rama: Qeveria
Në një fjalim gati mbi 40 minuta kryetari i Partisë Socialiste vuri theksin në angazhimin e të gjithë strukturave socialiste për të përcjellë tek qytetarët programin "Rilindja Shqiptare", si alternativa e vetme që nëpërmjet një taksimi të drejtë, rimëkëmb ekonominë shqiptare përballë shkatërrimit që po i bën qeveria e kryeministrit Berisha. Sekratari organizativ Blendi Klosi nënvizoi se viti elektoral do te jete i veshtire pasi PS do të jetë në garë “me një qeveri të korruptuar dhe një shtet të shndërruar në pushtet. ”
shkatërron, ne rimëkëmbim
7 Prill 2012, 19:06 -
“Kastraveci i detit”, Ilir Gjoni
Nënkryetari socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti Ilir Gjoni, në një deklaratë të hedhur në rrjetin social në Facebook, ironizon kryesocialistin Rama. “Përveç kastravecit të detit, që është i rëndësishëm, siç e tha dhe lideri PS-së dje, besoj se dhe çështja e kufijve është akoma më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga kastravecët e papërgjegjshëm”, shkruan Gjoni.
ironi Ramës për kufirin grek
6 Prill 2012, 15:53 -
Konflikti, tërhiqet Imami
Konflikti mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi, dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, është zgjidhur me një tërheqje të këtij të fundit. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se urdhri për emërimin e Ferdinand Kreshpanit si Komandant i Forcave Detare “është revokuar”. DOKUMENTI - Cfarë parashikon Kushetuta Gjunkshi mbron Imamin: Topi emëron gjeneralët
Anulohet emërimi i Kreshpanit
6 Prill 2012, 15:05 -
Topi dekreton ligjin per sekretet
Presidenti Topi miraton ligjin qe kalon Drejtorin e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), nga Këshilli i Ministrave te Kryeministri. Dekreton dhe ndryshimet per statusin e paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve.Invalidet i bene apel për të mos e dekretuar.
shtetërore e statusin e invalideve
6 Prill 2012, 13:26 -
-
Ti qofsh o Lulzim Basha!
Veprimi i zotit Basha, pa marrë në konsideratë as statusin special të këtij monumenti, as planin rregullues të kryeqytetit, as zonat e gjelbëra të tij dhe as “mendimin e qytetarëve të Tiranës multikulturore” që ai kaq shumë mburret se e ka në hater është një tjetër rekord në dëmtimet e gureve të themelit që Tirana ka. Ai dhe ata që e shpurojnë, qofshin!
3 Prill 2012, 11:13 -
Norvergji, 10 muaj burg shqiptarit
Shqiptari 47 vjecar detyrohet dhe t’i kthejë Zyrës së Punës dhe Mirqenies shumën prej 497.385 korona (rreth 60 mije euro), shumë të cilën e ka marrë neto që nga shtatori i vitit 2007 duke përfituar nga pagesa për raporte mjekësore. ( ne foto pasaporta falso e shqiptarit)
me pasaportë false greke
30 Mars 2012, 14:24 -
Shqiptari i burgosur padrejtësisht
Çfarë ndodh nëse dikush akuzohet gabimisht për një krim serioz në një vend të huaj dhe mbahet në burg në Britani ndërkohë që zhvillohen procedurat e ekstradimit. A marrin ata kompensimin në të njëjtën mënyrë si një person i dënuar? Një çështje gjyqësore e cila u hap në Itali këtë muaj, ndoshta do të japë përgjigjet.
kërkon para nga shteti italian
30 Mars 2012, 13:03
