-
KLSH: Ministri Sokol Olldashi
Ministria e Transporteve i ka “dhuruar” kompanisë private koncensionare, që kryen kolaudimet e automjeteve, një shumë prej 153 milionë lekësh të vjetra, e cila, sipas ligjit, duhej të kalonte në arkën e shtetit. Kjo del nga raporti i KLSH për tremujorin e parë të këtij viti
favorizoi privatët e kolaudimit
9 Maj 2012, 11:54 -
Oketa: FRD do zgjidhë pronat,
“Fryma e Re Demokratike” partia më e re politike e krijuar në vend me protagonist kryesor Presidentin Topi synon të zgjidhë cështjen e pronave dhe t’i kthejë politikës moralin. Kështu shprehet për Seksionin Shqip të Radios Dojce Vele Kryetari I grupit nismëtar Gazmend Oketa.
do t’i ktheje moralin politikës
9 Maj 2012, 08:25 -
Talasemia, ligj për
Në ditën botërore kundër talasemisë, sëmundjes së gjakut, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, u bën apel çifteve të reja të bëjnë analizat paramartesore. Në këtë mënyrë do të shmangej lindja e një fëmijë talasemik, sëmundje e cila nuk mund të shërohet, por vetëm të kurohet. Kemi 500 raste, kura për një person 15 mijë euro.
analizat para martese
9 Maj 2012, 08:07 -
Pandeli Majko: Qeveria tokë
Deputeti i PS ka akuzuar qeverinë se po mban dy standarte në lidhje me vlerësimin e dokumenteve për pronën. Majko përveç rastit të Kukësit, ku janë shvendosur banorët, ka përmendur edhe rastin e fushës së Durrësit, ku përfshihen interesat e familjes së Berishës, siç është përfitimi i qytetarit serbo-boshnjak Damir Fazliç.
Fazliçit, jo të shpërngulurve
9 Maj 2012, 07:59 -
-
-
Arvizu: Presidenti, ndoshta
Gara për Presidentin e Republikës mund të ketë ende surpriza të tjera. Ky është mendimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, diskutoi edhe mbi këtë temë gjatë emisionit “A Show” të gazetarit Adi Krasta. “Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme – tha Arvizu – personi që del president nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim”.
një emër që s'ta merr mendja
8 Maj 2012, 22:42 -
Me modelin Oketa, shanse
Zgjedhjet e fundit në Greqi kanë lënë një shije të keqe. Të zhgënjyer thellësisht nga partitë më të mëdha, të cilat në dekadat e fundit drejtuan vendin, grekët nxorrën në sipërfaqe parti të ekstremit të djathtë e të majtë. Doli në dritë depresioni që prej shumë vitesh flinte në trupin e sistemit politik dhe shoqërisë greke. Eshtë një çlirim, por me kosto jo të vogël për të tashmen dhe të ardhmen e fqinjëve tanë.
më të mira se Greqia
8 Maj 2012, 21:52 -
Gjykata e Hagës liron
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar përkohësisht nga burgu. Lajmin e bëjnë të ditur për mediat anëtarë të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj do të kthehet sërish në Hagë, pasi seancat e fundit gjyqësore pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor.
përkohësisht Ramush Haradinajn
8 Maj 2012, 21:45 -
-
Ambasada italiane: Bossi
Renzo Bossi ka tentuar që të legalizojë në Itali diplomën e marrë në Universitetin Kristal në Shqipëri por ka tërhequr kërkesën në prill të këtij viti, pasi në vendin fqinj kishin nisur hetimet ndaj Lega Nord. Lajmi bëhet i ditur nga Corriere.it që citon një letër që Ambasada italiane në Tiranë i ka dërguar Prokurorisë së Milanos. Mediaset e Il Giornale i referohen Shqiptarja.com Diploma e Troftës, sekuestro në Itali
tentoi të legalizonte diplomën
8 Maj 2012, 20:40 -
-
Boom azilkërkuesish shqiptarë
Ambasada e Suedisë në Tiranë është shprehur “shumë e shqetësuar” për shkak se “gjatë dy javëve të fundit numri i azil kërkuesve shqiptarë në Suedi është rritur ndjeshëm”. Për këtë arsye Ambasada ka sqaruar përmes një komunikate për shtyp se informacionet që qarkullojnë në lidhje me një ofertë për azil nga ana e Suedisë janë të pavërteta.
Suedia: Situata është serioze
8 Maj 2012, 18:19 -
-
-
Pas "rrugës patriotike" edhe
Në tetor të këtij viti zhvillohet tenderi për koncensionin e “rrugës së kombit” që, teorikisht, duhet vetëm për mirëmbajtje, por, në fakt, në të përfshihet edhe ndërtimi i të gjitha objekteve dhe segmenteve, që qeveria nuk ka më fuqi t’i përfundojë
Tiranë - Elbasan me pagesë
8 Maj 2012, 15:04 -
Sekserët e diplomës kompani në Tiranë
Italiani i arrestuar në dhjetor 2011, Giorgo Salvade dhe Arben e Lorenc Dybeli, prej dy vitesh kishin rregjistruar në QKR një kompani të quajtur “Montelifre” e cila operon në shumë fusha, nga diplomimi i studentëve te import-eksporti dhe madje edhe te shitja e lëndëve plasëse.
8 Maj 2012, 14:59 -
-
-
-
"Bossi", Mediaset e Il Giornale
Mediat italiane vazhdojnë ti referohen agjencisë së lajmeve online Shqiptarja.com për të informuar lexuesit e tyre për të rejat nga Shqipëria mbi hetimin e skandalit të diplomimit të djalit të ish kreut të Lega Nord, Renzo Bossi në universitetin privat shqiptar, “Kristal”.
i referohen Shqiptarja.com
8 Maj 2012, 11:34