-
Remontet në fundjavë, OST:
Në kuadër të kthimit të një linje ajrore në tokësore, nga ana e bashkisë së Tiranës, është planifikuar ndërhyrja për spostimin e linjës 110 kV Tirana 1-Traktora. Do të ketë kufizime nga ora 8:30 deri ne oren 17:00 në Linzë, Farkë, Sauk, Sanatorium, Kodra e Priftit, Rr.Ali Demi, si dhe Rr.Elbasanit.
Kufizime dritash në Tiranë
13 Janar 2012, 08:58 -
-
-
'Rikthim në shtëpi', The Economist
E përjavshmja The Economist shkruan për krizën ekonomike që ka goditur Greqinë nga një këndvështim pak ndryshe nga ai i zakonshmi. Kriza ekonomike e përjetuar nga emigrantët shqiptarë, të cilët kanë ndërtuar jetën në shtetin Helen.
shkruan për emigrantët shqiptarë
12 Janar 2012, 21:41 -
Kriza e besimit dhe demokracia
Demokracia nuk është procedurë, është diçka më shumë se kaq. Ligjet janë të rëndësishme, janë vijat e bardha në demokraci, por për një demokraci të shëndetshme kërkohet më shumë se kaq; - institucione funksionale, pjesëmarrje e mbështetje publike, trasparencë dhe inspirim në vlera e parime qytetare. Në krizën globale ekonomike është e pritshme që vetë demokracitë të përballen me zemërimin apo rritjen e zhgënjimit qytetar.
12 Janar 2012, 19:32 -
-
Teatri i akullt, 150 litra naftë
Në Teatrin Kombëtar harxhohen miliona dhe sërish shfaqjet ndiqen me peliçe e xhupa . Një investigim në sallat e ftohta të kryeqytetit. Sa miliona harxhohen për t'i ngrohur, kur është ndërhyrë në sistemet e tyre të ngrohjes, dhe pse spektatorët shohin ende teatër dhe opera me peliçe e xhupa të trashë, të mpirë prej të ftohtit.
për të ngrohur sallën çdo natë
12 Janar 2012, 17:39 -
-
Dokumentari grek, dritë
Dokumentari është transmetuar për herë të parë nga kanali televiziv grek SKAI, në 25 Janar të vitit 2011, e mes të tjerash flitet për emra shqiptarësh ( të cilësuar arvanitas në material) por edhe për elementë kulturorë e të traditës shqiptare të cilët gjenden tanimë në historinë e popullit grek. Në materialin shooqërues të videos thuhet se ky dokumentar, u censurua nga kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë.
mbi arvanitasit
12 Janar 2012, 17:18 -
Thaçi: Nuk do të lejojmë
“Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Këto zotime, zoti Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallërat që vijnë nga Serbia.
21 Janarin e Tiranës
12 Janar 2012, 14:43 -
Papulias mesazh uniteti
Në takimin e mbajtur në qendrën kulturore të Derviçanit morën pjesë krahas kreut të kësaj organizate Vasil Bollano dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule edhe konsulli i përgjithshëm i Gjirokastrës, Nikos Kotrokois, PASOK si edhe dhe përfaqësuesit e PASOK dhe Demokracisë së re, si edhe kryebashkiaku i Janinës, Pantoulas Mihalis.
për minoritetin grek në Shqipëri
12 Janar 2012, 13:50 -
Prishet marrëveshja PS - PD
Socialistët kanë kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e 3 kodeve, për të cilat nevojiten 3/5 e votave në Kuvend. Kërkesa nuk ka marrë aprovimin e mazhorancës, përfaqësues të së cilës kanë thënë në mbledhje se kodet kanë kohë që presin miratatimin, Kjo ka bërë që socialistët të lënë sallën e për pasojë të miratohet pa konsensus kalendari i ligjeve që do të kalojnë për shqyrtim dhe votim në komisione dhe seancë plenare.
Kalendari miratohet pa opozitën
12 Janar 2012, 13:13 -
Tiranë, konvikti i Gjuhëve
Konviktorët e Liceut Artistik shumë shpejt do të mbeten sërish pa një "çati" mbi kokë. Kjo pasi bashkia e Tiranës ka vendosur që ta mbyllë konviktin e shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja dhe ta kthejë në shkollë 9-vjeçare, me pretendimin në të nuk ka shumë të rinj që qëndrojnë.
të Huaja do të mbyllet
12 Janar 2012, 12:54 -
Tokat e shtetit, qeveria: Ulje
Ndryshon ligji për privatizimin e tokës shtetërore. Qeveria ka adoptuar edhe një herë praktikën e “ofertës me skontim” për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve të interesuar për të blerë truallin shtetëror, por edhe për të mbledhur menjëherë ca para në arkë.
kush blen me para në dorë
12 Janar 2012, 12:36 -
Pastruan paratë në SHBA
Policia bëri të ditur se shtetasit Zoge Dash Ahmetaj, 69 vjeç dhe Qerim Zymer Ahmataj, 77 vjeç, u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë dënuar për veprat penale të "mashtrimit" dhe "pastrimit të parave".
Pranga bashkëshortëve shkodranë
12 Janar 2012, 12:20 -
Zhega kthehet në Atdhe
Ish trajneri i kombëtares shqiptare është transportuar nga një spital në Kanada ku ndodhej i shtruar që prej qershorit të 2011, pas një aksidenti të ndodhur në banesën e kunatit të tij. Mjekët e Spitalit nr 5 thonë për „shqiptarja.com“ se gjëndja shëndetësore e Zhegës vazhdon të mbetet e rëndë.
shtrohet në spitalin nr 5
12 Janar 2012, 12:14 -
BB:Keni borxh të lartë
Banka Botërore shpreh „shqetësimin" për borxhin publik, dhe defiçitin buxhetor dhe deklarohet e gatshme për të ndihmuar në reduktimin e këtij borxhi. Një grup ekspertësh nga Washingtoni ndodhen në Tiranë për të negociuar me qeverinë. BB: "Keni nivelin e borxhit publik ndër më të lartit në rajon.Shqipëria ka varësi të madhe nga ajo që ndodh në Europë. Rritja ekonomike për 2012-tën parashikohet 2%.
do ju ndihmojmë ta ulni
12 Janar 2012, 10:32 -
-
Qeveria dëmshpërblen
Në nëntor të vitit 1992, italianët nga Mantova morën me koncension për 90 vjet 600 hektarë troje bujqësore në Hamallaj, Sukth e Rushkull, me qëllim prodhimi dhe eksporti të produkteve bujqësore e blegtorale, por më pas gjithshka u ndërpre për faj të palës shqiptare.
investitorët me 1.9 mln USD
12 Janar 2012, 08:14 -
21 janari, prokuroria shtyn
Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e një "Grushti shteti", i ngritur me urgjencë vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, mbrëmjen e 21 Janarit 2011, pas vrasjeve të 4 qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, duke shkelur çdo ligj, nuk kanë raportuar asnjëherë për punën e tyre në Kuvend. (ne foto pamje nga vrasja e Ziver Veizit, 21 janar 2011) Prokuroria: S"ka elementë të grushtit të shtetit Berisha: Ishte puç politik
hetimin edhe për 3 muaj
12 Janar 2012, 07:59 -