-
Maratona e Tiranës, Luiza Gega
Bashkia e Tiranës organizoi sot "Maratonën e Tiranës 2016", ku morën pjesë pjesë rreth 1 200 vrapues. Maratona nisi në orën 09:10 nga Muzeu Historik Kombëtar dhe vijoi përgjatë disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Tiranës. Kategoria më e gjatë e kësaj maratone ishte ajo Half Marathon prej 21 km për meshkuj dhe femra. Për meshkuj fitues u shpall Ilir Këllezi, ndërsa për femra, nënkampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega. VIDEOJavën tjetër maratona Gjakovë-Bajram Curri
dhe Ilir Këllezi fitojnë në 21 km
8 Tetor 2016, 10:55 -
Kosova humbet me rezultat
Kosova u shpartallua nga Kroacia duke pësuar 6 gola në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër. Kroacia dominoi ndeshjen në të gjitha aspektet përveç tifozerisë, që kishte mbushur stadiumin plot në mbështetje të Kosovës. VIDEONdeshja, tifozët mësyjnë 'Loro Boriçin'FOTO/Policia e Kosovës në ShkodërKosova zbarkon në Shkodër, sot sfidaE pazakontë, serbët tifo për KosovënSiguria, 1200 policë e një helikopter
Të thellë ndaj Kroacisë 0-6
6 Tetor 2016, 16:55 -
PD voton vetëm SPAK-un, PS
Debatet minute pas minute/Kuvendi miratoi me unanimitet mazhorancë-opozitë ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). 122 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkuan për një prej ligjeve më të rëndësishme të paketës së reformës në drejtësi. Partia Demokratike bashkoi votat me mazhorancën vetëm për këtë ligj, ndërsa u larguan nga seanca e Kuvendit menjëherë pas miratimit të tij. Mazhoranca ka miratuar e vetme me 86 vota "pro" dhe 1 abstenim edhe 4 ligje të tjera të reformës në drejtësi, ndërsa shtyri një prej atyre, atë për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Vota abstenuese ndaj këtyre 4 ligjeve, është ajo e kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Rama: Çojmë para Reformën, voton apo s'voton PD. Djallëzore qe PD voton SPAK, e jo 6 ligjet e tjera. I presin ‘kokën’ Reformës. VIDEO VD/Rama: PD frikë nga “Drejtësia” Berisha: Ti zëdhënës i Lu-së
kalon pa opozitën 4 ligjet e tjera
6 Tetor 2016, 09:31 -
-
‘Mbetjet’, protesta në Tiranë:
Rreth 1000 veta nga shoqëria Civile dhe qytetarë kanë dalë sot në një protestë kundër Ligjit të Mbetjeve. ‘T’u themi jo plehrave!’ ishte motoja e protestës që nisi sot në orën 11:20 ndërsa policia ndërmori masat për të përcjellë situatën e sotme VIDEO FOTO Prapaskenat, ja deputetët e PD që mbështetën ligjin e mbetjeve Mbetjet, ku ndryshon ligji i Berishës nga ai i Edi Ramës Mbetjet që lejohen, plani Rama për pl
Jo plehrave! Të rrëzohet Ligji
FOTO/ Ja si dukej protesta nga lart
1 Tetor 2016, 09:40 -
'Mbetjet', Berisha: Ok, gabova!
Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga diskutimet dhe debatet për ligjin e mbetjeve që u miratua një javë më parë. PD ka depozituar një kërkesë për referendum, me qëllim ndalimin e importit të mbetjeve nga jashtë vendit, pasi sipas tyre gjendja në Shqipëri është alarmante. Rama ironizon PD. Berisha: Të fusësh plehra, tradhti kombëtare VIDEORama: Je në metro? Dil nga kazanet e llafeve e behu realist!Rama- Ademit: Bëni projekte serioze, hiq ofiçinatRama: Nuk ka rritje pagash pa dalë nga borxhet
Rama: Je i pariciklueshëm
29 Shtator 2016, 11:25 -
"Champions", paqe mes Dortmund
Ndeshjet e dyta të grupeve E, F, G, dhe H të Ligës së Kampioneve nuk kanë shënuar ndonjë surprizë. Kryendeshja Borusia e Dormundit – Real Madrid është mbyllur në barazim 2-2 ku nuk mungoi spektakli. Të parët që kaluan në avantazh ishin kampionët në fuqi.
e Real Madrid, Juve poker në Zagreb
27 Shtator 2016, 22:58 -
Derbi dhuron spektakël, por jo
Ka përfunduar në barazim pa gola derbi i 146 mes Partizanit dhe Tiranës që u zhvillua në ‘Elbasan Arena’. Ndeshja mes dy ekipeve të kryeqytetit dhuroi spektakël dhe emocione pa fund në fushë dhe në tribun nga tifozët, por goli mungoi duke bërë që rivalët e vjetër të ndanin pikët. VIDEO/Flasin trajneret
gola, Partizanin e ndalin shtyllat
25 Shtator 2016, 15:31 -
Protestohet për "Mbetjet", me 63
Pas rreth 10 orë diskutimesh, Kuvendi ka miratuar me 63 vota "pro", 27 kundër dhe 4 abstenime, ligjin për importin e mbetjeve urbane. Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Kundër ligjit votuan edhe 3 deputetë të grupit parlamentar socialist, Dashamir Peza, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, ndërsa deputetet Arta Dade, Klodiana Spahiu dhe Luljeta Arapi kanë abstenuar. Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa deputetët e PDIU s'kanë marrë pjesë në votim. Vota pro iu dha dhe ndryshimeve ne Ligjin per Kamerat e Sigurise. Ndërkohë që Kuvendi votonte ligjin e mbetjeve, jashtë vijonte protesta e Shoqërisë Civile, të cilët kundërshtojnë importimin e plehrave, duke i parë ato si rrezik për shëndetin e popullatës DEBATET E PLOTA. VIDEO
vota Pro,Kuvendi i hap rrugë Ligjit
22 Shtator 2016, 07:36 -
Përmbyset autobusi, 31 plagosen
Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë- Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër- Tepelenë te 'Uji i Ftohtë' në vendin e quajtur 'Shkalla e Zezë'. Pas aksidentit 31 persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa 10 nuk kanë pësuar lëndime. Nga 31 personat e plagosur që u paraqitën në spital, sipas mjekut vetëm 15 janë shtruar, pasi 16 të tjerë kanë dalë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. VIDEO FOTOTë plagosurit jashtë rrezikut për jetën
Dëshmitë: U zgjuam mes gjakut41 pasagjerë ktheheshin nga Greqia
22 Shtator 2016, 07:03 -
2016, bie numri i përdoruesve të
Në gjashtë muajt e parë të vitit numri i celularëve aktivë është pakësuar me 20 mijë, ndërkohë që rezultojnë 330 mijë karta SIM më pak se dhjetori i vitit të shkuar. Të dhënat vijnë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sipas të cilit rritje ka shënuar numri i pajtimtarëve që përdorin internetin përmes celularëve. VIDEO
celularëve,20 000 më pak në korrik
12 Shtator 2016, 10:57 -
Vaterloja e PD, Berisha-Basha
Muharem Rama ka fituar zyrtarisht bashkinë e Dibrës. Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) fitoi me një diferencë të thellë prej 4 160 vota ndaj kandidatit të djathtë të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (APPD), Sherefedin Shehu. Në përfundim të numërimit të 118 kutive të votimit në KZAZ nr.19 në Dibër, rezultoi se Muharem Rama ka marrë 18 597 vota, ndërsa Shehu mori 14 435 vota. Numërimi i votave zgjati rreth 18 orë dhe u shoqërua pa incidente. Muharem Rama ka arritur që të fitojë edhe në disa nga bastionet e Partisë Demokratike. Pas thellimit të diferencës, përfaqësuesit e PD janë larguar nga KZAZ nr.19. I vetmi që ka uruar kandidatin socialist ka qenë Aldo Bumçi i PD. VIDEO FOTO Rama mori 18 597 vota, ndërsa Shehu 14 435 vota
disfatë me 4162 vota në Dibë
12 Shtator 2016, 07:18 -
-
-
Rama: Asnjë maturant nuk
Çështja e maturantëve është bërë sot temë e fortë debati në seancën plenare. Pas akuzave të opozitës dhe replikave të forta ka qenë kryeministri Rama, i cili ka garantuar se të gjithë maturantët do të kenë mundësi të ndjekin studimet dhe se brenda 10 ditë çështja është e zgjidhur. VD/Debate për maturën në Kuvend Berisha: Të largohet Nikolla VIDEOBraçe: Ademi të nxjerrë stadiumin nga koteci
mbetet pa të drejtë studimi
8 Shtator 2016, 07:41 -
Stuhia shtyn Shqipëri-Maqedoni
Shtyhet për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut ndeshja Shqipëri-Maqedoni, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Rusisë 2018. Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ndeshja është ndërprerë në minutën e 75, ndërsa nga shtrëngata është ndërprerë disa herë energjia në stadium. Minutat e mbetura të ndeshjes do të luhen ditën e martë në stadiumin e Shkodrës në orën 14:00 me të njëjtin formacion që ishte në fushë në momentin që sfida u ndërpre.Shqipëria kërkoi që ndeshja të zhvillohen 16:00, ndërsa Maqedonia në orën 12:00 për luajtjen e pjesës së mbetur. Duke qenë se të dy stafet teknike nuk arritën në një marrëveshje, ishte delegati i FIFA-s dhe arbitri që vendosën të mesmen e artë për orën14:00 të ditës së sotme për luajtjen e 15 minutave të mbetura. VIDEOFOTO/Shkodra vishet me ngjyrat kuqezi VD/Shqipëria nis eliminatoret e Botërorit përballë Maqedonisë
15' e mbetura luhen sot në 14:00
VD/Ja pamjet e rrebeshit në stadium
5 Shtator 2016, 15:47 -
Historike! Papa Françesku
Ditë historike! Papa Françesku ka shpallur shenjtore humanisten shqiptare Nënë Tereza. Nga dita e sotme murgesha shqiptare do të njihet si Shën Tereza e Kalkutës. Në meshën e zhvilluar në Vatikan, Papa ka pranuar kërkesën për shpalljen shenjtore të murgeshës shqiptare. "Nënë Tereza në jetën e saj ishte bujare e mëshirës hyjnore, ishte gjithnjë e gatshme për të gjithë. Ajo u angazhua në mbrojtje të jetës e ngriti zërin aq sa të dëgjohej nga të pushtetshmit e tokës, fajtorë të varfërisë". Mëshira ishte për Nënë Terezën dritë për njerëzit e varfër'tha Papa. VIDEOFOTO nga ceremonia e shenjtërimit të Nënë TerezësBesimtarët në Tiranë: Të shpallet ditë feste shenjtërimi i Nënë TerezësGaf
shpall shenjtore Nënë Terezën
4 Shtator 2016, 07:05 -
I sëmuri mendor vret efektivin
Vritet gjatë një aksioni, për arrestimin e një personi efektivi i policisë, Ardian Kodra. Autori i kësaj ngjarje David Qosja për rreth 5 orë i ka rezistuar forcave speciale duke qëlluar me armë ndaj tyre. RENEA e arreston pas ndërhyrjes me gazlotësjellës brenda në banesën e tij. Banorët e Torovicës në Lezhë shprehen se autori është me probleme mendore. FOTO/Vrau efektivin, David Qose 5 orë luftë më policinë, dogji edhe banesën Vrasja e efektivit, Çipa: Dora e krimit ndëshkon sërish policinë Basha: Tronditëse vrasja e efektivit të FNSH, ngushëllimet më të thella VIDEO
e FNSH, 5 orë luftë me policinë
2 Shtator 2016, 14:54 -
Protestat në Kosovë, qeveria heq
Pas protestave, presionit dhe mungesës në sallën e Kuvendit të Listës Serbe qeveria e Kosovës ka vendosur që të tërheqë nga diskutimi dhe votimi projektligjin për miratimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ose sikur njihet ndryshe demarkacioni. Kryeministri Isa Mustafa në fjalimin e tij në Kuvend deklaroi se "Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që të votojmë për demarkacionin me Malin e zi dhe qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin". Kreu i ekzekutivit të Kosovës sqaroi se shtyrja e diskutimit nuk nënkupton që marrëveshja për kufirin do të rishqyrtohet, por "Do ta sjellim në kuvend në një kohë më të përshtatshme". Shtyrja e demarkacionit, Lunacek dhe Fajon: Jemi të zhgënjyer VIDEO
nga rendi i ditës ligjin e kufirit
1 Shtator 2016, 08:11 -
Zjarri në pyllin e Vlorës, policia
Prej mesditës së sotme zona pyjore në Akërni në Vlorë është përfshirë nga flakët, ndërsa raportohet se janë djegur mbi 100 hektarë pyje.Policia u bën thirrje qytetarëve që banojnë pranë kësaj zone, të marrin masa për t'u larguar nga ato banesa të cilat rrezikohen nga flakët.Trupat e Forcave të Armatosura prej orën 19:00 kanë nisur aksionin së bashkë me zjarrfikësit nga tokë, ndërsa helikopteri nga ajri për të shuar flakët që kanë pushtuar zonën e hidrovorit në Vlorë. FOTO VIDEO
thirrje banorëve: Largohuni
Video/ Ndërhyrja në Vlorë me helikopte
13 Gusht 2016, 15:36 -
22 viktima nga përmbytjet në
Bilanc tragjik nga përmbytjet në Maqedoni, 25 të vdekur, 10 prej tyre shqiptarë. Kryesisht lagjet e banuara nga shqiptarët në Shkup si Hasanbeg, Haraçinë dhe Çair janë përmbytur tërësisht. Viktimat janë nga këto lagje përreth Shkupit. Mediat denoncojnë edhe ndërhyrjen e vonuar të autoriteteve maqedonase, të cilat kanë neglizhuar situatën e përmbytjeve, neglizhencë kjo që cilësohet e qëllimshme. Gjithashtu, një tjetër fakt që ka ndikuar në përmbytjen e këtyre lagjeve është edhe mungesa e investimeve nga qeveria maqedonase prej më shumë se 20 vitesh. FOTO VIDEO Viktimat kryesisht nga lagjet e shqiptarëve
Maqedoni, 10 janë shqiptarë
7 Gusht 2016, 08:41
