-
Rama: Të shpëtojmë vendin
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në selinë rozë për të prezantuar programin e ri politik. Programi i ri ndërtuar nga 21 grupe pune, u prezantua nga kreu i PS, Edi Rama. Në fjalën e tij Rama parashtroi pikat kyce, në të cilat programi është përqendruar dhe mënyrën se si do ti jepet zgjidhje problemeve madhore që vendi po has sot. Rama shprehu indinjimin dhe keqardhjen e tij të madhe që vendi gjendet prej kohësh në një rrugë të gabuar.
nga politika e falimentimit
21 Dhjetor 2011, 18:38 -
Patton Bogs: Albpetrol
Kompania shtetërore e naftës Albpetrol do të shitet së shpejti dhe sipas kompanisë konsulente amerikane "Patton Boggs", ajo sot vlen 420 milionë dollarë, ndërsa mëse një vit më parë vlente rreth 500 milionë. Konsulenti ndërkombëtar, firma amerikane "Patton Boggs", është po ajo që privatizoi ARMO-n.
vlen 497 milionë dollarë
21 Dhjetor 2011, 13:53 -
Lëvizja e lirë, shqiptarët
Shtetasit me pasaporta shqiptare kanë kryesuar në shumicën e tabelave të hartuara nga "Frontex" për gjysmën e parë të vitit 2011, duke qenë shtetasit më të refuzuar nga vendet e zonës Shengen dhe ata që kanë patur më shumë dokumente identifikimi të falsifikuara, apo nuk kanë bindur autoritetet për arsyet e hyrjes dhe të qëndrimit në këto vende.
më të refuzuarit në BE
Azilkërkuesit, Nishani:
Ndjekje penale abuzuesve
20 Dhjetor 2011, 08:50 -
Stuhia, trageti këput litarët
Trageti, në momentin e këputjes së litarëve ka qenë pa marinar në bord dhe është spostuar midis dy kalatave. Sipas specialistëve të portit kjo situatë e rëndë mund të bllokojë totalisht punën në portin e Vlorës pasi tragetet dhe anijet tregëtare nuk mund të manovrojnë dhe rrezikohen nga ky traget.
bllokon punën në portin e Vlorës
Qafë Thanë, bllokohen 20 kamionë
18 Dhjetor 2011, 13:47 -
-
ERE: Çmimi i energjisë
Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje të drejtuesve të ERE-së e cila zgjati gati 1 orë. Çmimi i energjisë për familjarët do të mbetet 7.7 L/kwh deri në 300 këh/muaj dhe 13.5 L/kwh mbi këtë kuotë. KESH, CEZ dhe OST-ja kërkuan rritjen e çmimit. Drejtor juridik i ERE, Eduard Elezi deklaron: Vendimi vjen për të mbrojtur konsumatori “nga efekti monopol”.
nuk do të rritet për 3 vjet
15 Dhjetor 2011, 14:00 -
Vidhte duke mashtruar
Mondi Avdi Murati, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, është arrestuar pas akuzave se ka grabitur dy makina, duke mashtruar pronarët e tyre. Ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sepse ndaj tij ka bërë kallëzim vajza me inicialet E. Bakiri dhe një administrator i një firme makinash në Tiranë
Pranga hajdutit të makinave
15 Dhjetor 2011, 12:13 -
Të burgosurat e Kanunit
Nga 7 cent në 20 euro. Kjo është shifra e një rozareje e cila prodhohet në Shqipëri por në Itali kushtojnë deri në 300 herë më shumë. Një hetim i të përditshmes italiane Repubblica” zbuloi koston e atij objekti për të cilën katolikët e devotshëm i besojnë lutjet e tyre. Gratë të cilat shfrytëzohen janë viktima të Kanunit, i cili i mban të, mbyllura për tu mbrojtur nga hakmarrja.
Një muaj punë vlen dy pula
14 Dhjetor 2011, 15:31 -
-
Si ti shpenzojmë paratë e librit?
Ku shkojnë paratë që Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve jep për Librin? Një statistikë e përgatitur nga ky institucion mbi fondet e dhëna nga viti 2006 deri ën vitin 2011 për botimet dhe aktivitetet mbi librin, jep në mënyrë të detajuar shumën e sponsorizimeve për çdo botim a aktivitet që lidhet me librin. Për librin jepet 20% e fondit të kulturës. Ja ç’zbulon lista e sponsorizimeve të vitit 2010, klientelizëm dhe abuzime.
Për librin, 20% e fondeve të kulturës
13 Dhjetor 2011, 15:16 -
Itali, kapet Golia shqiptar
Njeriut plot muskuj dhe dy metra të gjatë iu gjetën 220 mijë euro dhe një mitraloz Skorpion, armë lufte, e shkurtër dhe vrasëse. Policia italiane thotë se bëhet fjalë për një 31 vjeçar shqiptar, me inicialet A.D, për të kaluarën e të cilit sikundër edhe për gjendjen aktuale, policia italiane nuk ka asnjë të dhënë.
Në rrugë me 220 mijë euro
11 Dhjetor 2011, 13:36 -
-
-
Tiranë, ja lista e 82 vajzave
Gjatë testimit me shkrim për police në Tiranë morën pjesë 475 kandidate femra, të cilat kanë aplikuar gjatë fushatës së posaçme të hapur për rekrutimin vetëmtë kandidateve femra, me synim rritjen e numrit të punonjëseve femra në rradhët e Policisë së Shtetit. Në përfundim të testimit me shkrim u shpallën fituese 82 prej tyre, të cilat grumbulluan mbi 60 pikë gjatë testimit
që bëhen police në kryeqytet
10 Dhjetor 2011, 17:23 -
Berisha: Kryeministër derisa
Gjatë vizitës që po zhvillon në Francë ku do të takohet me kryeministrin francez Francoise Fillon, kryeministri Berisha ka qenë i ftuar sot në studion e kanalit francezTV5 Monde ku ka dhënë një intervistë per gazetarin Patrick Simonin. I pyetur nga gazetari nëse do të paraqitet sërish si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Berisha iu përgjigj se po: “Deri kur shqiptarët kur shqiptarët do te me thone lamtumire”
të më thonë lamtumirë
9 Dhjetor 2011, 19:40 -
Letra e plotë e Dritan Dajtit:
I akuzuari për vrasjen e 4 policëve bën ironi me Prokurorin: Nesër do shesësh domate. “Drejtori i krimit të Organizuar deklaroi se unë isha në përgjim, ku janë telefonatat?” Sipas kabllogramit të Wikileaks, SHBA dyshon për zv.drejtorin e Përgjithshëm Agron Kuliçajn".
Kush i zhduku tabulatet e mia
8 Dhjetor 2011, 13:15 -
Itali, riciklimi i mbetjeve
Një hetim disa vjeçar në Umbria, Siçili, Lombardi dhe zona të tjera ka çuar në pranga 18 italianë dhe 57 të huaj, mes të cilëve një numër i madh punonjësish me kombësi shqiptare. Sasia totale e mbeturinave të ricikluara ishte 114.300,07 kuintalë, ose 150 mijë kuintalë në ditë.
Shqiptarët pjesë e trafikut
7 Dhjetor 2011, 16:38 -
ERE shtyn vendimin
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nis mbledhjen ku pritet të vendosen çmimet e reja të energjisë për vitet 2012-2014 për tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST dhe për pasojë, për gjithë konsumatorët që furnizohen nga linjat e ndryshme të energjisë. Rregullatori i energjisë ka shtyrë mbledhjen ku pritet të merret vendimi për çmimin e energjisë elektrike për paqartësi lidhur me investimet.
për rritjen e energjisë
7 Dhjetor 2011, 13:00 -
Sekretet e Berishës, miliona
Shumica e VKM-ve të mbajtura sekret, mendohet se janë marrë për aktivitete lobimi në favor të qeverisë, janë vendime për trafikim apo shitje armësh dhe municionesh, blerjesh luksoze, por edhe miliona që harxhohen për koncerte dhe festime.
për lobimin dhe për koncerte
6 Dhjetor 2011, 14:34 -
Kuvend, miratohet buxheti
Parlamenti miratoi sot nen për nen dhe më pas në tërësi, me votat e maxhorancës, pr/buxhetin e shtetit për vitin 2012. Buxheti u miratua me 71 vota pro, 50 kundër. Parlamenti mban 1 minutë heshtje në nderim të politikanit dhe një prej hartuesve të Kushtetutës, Sabri Godo.
2012, opozita 50 vota kundër
Kodi rrugor, PS e PD
konsensus për ndryshimet
5 Dhjetor 2011, 12:46 -
Shendetësi, sot më pak
Në vitin 2008 në vendin tone ka rreth 500 ambulanca, poliklinika dhe qendra shëndetësore më pak se në vitin 1993. Numri i tyre ka pësuar një rënie të ndjeshme në vitin 2002, me gati përgjysmim, ndërsa pas këtij viti ISKSH ka rifilluar të rrisë numrin e ofruesve të shërbimit parësor për popullatën
Ambulanca se në 1993
5 Dhjetor 2011, 10:56
