-
Rama: Shqipëria digjet
Kreu i PS, Edi Rama, flet në rrjetin social Twitter për situatën e emergjencës që është krijuar në vend për shkak të reshjeve të rënda të borës. Rama sulmon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, që sipas tij në vend që të merret me problemet e zonave të bllokuara, kalon kohnë në ekranet e televizioneve, duke u marrë me organizimet e festiveiteteve të 100 vjetorit të pavarsisë.
nën dëborë Saliu krihet në TV
13 Shkurt 2012, 19:54 -
Rama: Koha për Plan Kombëtar solidariteti
Në një dalje të posaçme për median, Rama fajësoi qeverisë së nuk ka dashur të shohë përkeqësimin e situatës.Ai tha se PS është gati të votojë një financim të posacëm për krizën në veri por edhe për gjendjen e rëndë ku është KESH. Sipas tij, qeveria hyri me vonesë në rolin e saj dhe tani duhet të bashkëpunojë.
13 Shkurt 2012, 12:29 -
Shalsi martohet me Erën në teto
Në tetor do të kemi dasëm. Dhe një dasëm politike apo parlamentare. E më në fund, lidhja mes Shalsit dhe Era Licit do të finalizohet me martesë në tetorin e këtij viti. Kjo po mbahet sekret, por ndërkohë të gjithë flasin për lidhjen e konsoliduar dhe pritshmërinë që kanë nga kjo lidhje.
12 Shkurt 2012, 17:28 -
Si do e lexojë Vranicki Edi Ramën?
Më në fund, Franc Vranicki, ai që njihet nga të gjithë si mediatori i zgjidhjes së krizës shqiptare në 1997, merr një autograf nga Edi Rama. Liderit të opozitës ndonjëherë nuk do ti kishte shkuar në mend se mund t’i jepte një “Kurban” Vrancikit.
12 Shkurt 2012, 17:22 -
Fuga apo Rama iu flet deputetëve?
Kush është ky që është në krah të Edi Ramës? Pyesin shumica e njerëzve në facebook. Padyshim që do të jenë të djathtë me bindje politike, sepse është krejt e evidentueshme se Endri Fuga, ai që është konsideruar si këshilltari hije i kryesocialistit,
12 Shkurt 2012, 17:20 -
Rama: Veriu i gjynjëzuar nga shteti
Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Tëittet lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha gjatë takimit të shtabit të emergjencave që u mbajt në Kukës. “Kjo qeveri s'ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh, kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm”, tha Rama.
12 Shkurt 2012, 12:35 -
-
Rama: Qeveria e humbi
Përmes një editoriali të publikuar në faqen e tij personale, kreu i PS, Edi Rama, është shprehur se “qeveria e ka humbur betejën e saj kundër krimit, i cili ka mbytur të gjithë vendin”. Sipas Ramës, shifrat për kriminalitetin janë të frikshme dhe tendenca e tyre është në ngjitje. Rama përmend edhe ngjarjet e 21 janarit duke theksuar se “qeveria sot është bërë pa ekzagjerim konkurrente e krimit”.
betejën kundër krimit
Prifti: Topi dhe Rama pergjohen
11 Shkurt 2012, 22:26 -
Rama: Krimi bën ligjin
Partia Socialiste organizoi tryezën për Rendin dhe Sigurinë Publike, nga ku kreu opozitës Edi Rama, u shpreh se shteti e ka humbur betejën me krimin. Ai ka garantuar se vetëm opozita pasi të vijë në pushtet do vendosë rendin dhe qetësinë në Shqipëri.
PS e ka gati zgjidhjen
11 Shkurt 2012, 18:35 -
Prifti: Grupe mafioze pranë
Ish-deputeti i LSI, në emisionin "Debat" me Alfred Pezën akuzon grupe mafioze pranë LSI-së se përgjojnë Presidentin, liderin e PS e Ina Ramën. Ish-ministri: "Nuk e di nëse në krye të këtij grupi përgjimesh është Braho. Rama është gati për të qeverisur vendin. Mund të ketë zgjedhje para kohe pas krizës së Presidentit. Berisha ikën dhe i lë vendin Bashës" (në foto Presidenti Topi me Dritan Priftin, kur ishte ne postin e Ministrit të Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës)
LSI, përgjojnë Topin e Ramën
11 Shkurt 2012, 08:02 -
MB: Rama urren policinë
“Falë punës së policisë së shtetit, zbulueshmëria është në nivelet më të larta dhe se policia shqiptare vlerësohet si një partner i denjë, falë arritjeve domethënëse kundrejt veprimeve kriminale. Edi Rama duhet t’i jetë mirënjohës Policisë së Shtetit për rikthimin e dinjitetit të vendit, pas asaj gjendjeje në të cilën e la partia e tij”, tha zëdhënësi i MB, Fatmir Konja.
10 Shkurt 2012, 18:18 -
-
Parkingu nëntokësor, Prefekti
Prefekti i Tiranës Keltis Kruja, ka kthyer mbrapsht në këshillin bashkiak, projektin për parkingun nëntokësor te sheshi "Italia". Prefekti Kruja e ka argumentuar këtë veprim të tij me faktin se këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Sipas ligjit nëse nuk respektohet ligjshmëria prefekti i drejtohet gjykatës për pavlefshmëri të këtij vendimi.
Kruja rrëzon Bashën
9 Shkurt 2012, 12:41 -
Akademia e PS, Rama:
Kreu i PS, Edi Rama, mbajti një fjalim të shkurtër në takimin e sotëm me aplikantët për Akademinë Politike të PS. "Ndryshimi do të vi me gjithë fuqinë e vetë, edhe koha e ndryshimit të stafetave do të vi. Tentoni ta gjeni veten në vendin e duhur kur ndryshimi të vi” tha Rama. Akademia Politike e PS organizohet nga Drejtori i Fondacionit “Qemal Stafa” Saimir Tahiri sëbashku me Profesor Maqo Lakrorin dhe drejtorin e Fondacionit “Friedrich Ebert". (Në foto: Rama në Akademinë Politike të PS).
Të rrëzojmë gënjeshtrën publike
8 Shkurt 2012, 17:58 -
Arvizu: Do përpiqem
Kreu i Partisë Socialiste ka marrë premtimin nga ambasadori i SHBA-së se do të përpiqej për të organizuar një takim në Washington. Për rreth 90 minuta ambasadori i SHBA –së Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një bisedë me kreun e Partisë Socialiste.
të dërgoj Ramën në SHBA
8 Shkurt 2012, 12:22 -
Arvizu: Roli i Presidentit me
Ambasadori amerikan deklaron se roli i presidentit është i rëndësishëm për arenën ndërkombëtare dhe për zgjedhjen që ky institucion bën për postet drejtuese të Prokurorisë dhe SHISH. "Përsa kohë në këto institucione nuk ka persona me integritet, do të ishte qesharake të flisnim për reforma"- deklaroi Arvizu menjëherë pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, që u zhvillua sot paradite në selinë rozë. (ne foto Arvizu duke dale nga PS, foto iluestruese)
rëndësi, të jetë me integritet
8 Shkurt 2012, 10:29 -
Rama: Qeveria e Saliut
Kreu i PS, Edi Rama, i ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në tv News24 ka folur mbi situatën politike në vend programin e PS, mbi vendimin e gjykatës mbi videon Meta-Prifit dhe hetimeve mbi vrasjet e 21 janarit. (Ne foto: Edi Rama ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo)
fabrikon shifra false
7 Shkurt 2012, 22:05 -
-
Rama: U konfirmuan vrasjet e paramenduara
Sipas Ramës, raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm është konfirmimin i gjendjes ku është katandisur policia e shtetit. “Për faktin se vrasjet ishin të paramenduara dhe u kryen jo për të mbrojtur institucionin, por për të ekzekutuar dënime me vdekje ndaj opozitës. Për të vërtetën se përgjegjësia për ato vrasje barbare është politike dhe përgjegjësit e drejtpërdrejtë janë ish ministri i brendshëm dhe vetë personalisht kryeministri. Kjo është një e vërtetë gjithnjë e më e qartë për të gjithë”, tha Rama.
7 Shkurt 2012, 15:43 -
-
Rama: Krimi bleu qeverinë
Kryetari i PS, Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor ka publikuar dokumentin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit numri i krahut të punës në vendin tonë është disa herë më i lartë se të punësuarit realë. Gjithashtu, Rama e ka cilësuar si të patolerueshme gjendjen e kriminalitetit në vend dhe për këtë ka bërë përgjegjëse qeverinë dhe lidhjet e saj me kriminelët dhe botën e krimit.
Berisha gënjen për papunësinë
7 Shkurt 2012, 12:32
