-
Itali, bllokohen 180kg drogë
Policia e Ternit, në Itali, ka arritur të sekuestrojë 180 kilogramë marijuanë të ndarë në 170 pako dhe arriti të vërë në pranga tre shtetas shqiptar rezident në Narni. Kjo ishte sasia e drogës më e madhe e sekuestruar ndonjëherë nga policia e Ternit. Droga ka një vlerë në treg prej 2 milion euro. (Ne Foto: Droga e sekuestruar).
arrestohen 3 shqiptarë |
Itali,arrestohet trafikanti shqipta
20 Shkurt 2012, 13:39 -
Arben Imami inspekton
Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe këshilltari i kryeministrit, z. Ilir Kadia, janë ndalur gjatë ditës së sotme në qytetin e Tropojës dhe në komunën Margegaj për të njohur nga afër situatën e krijuar në këtë zonë nga reshjet e shumta të dëborës që kanë rënë prej ditësh.
edhe rrethin e Tropojës
17 Shkurt 2012, 22:02 -
Helikopterët nuk ulen
Është ngritur sot në fluturim helikopteri i parë nga aeroporti i Kukësit. Mjeti fluturues, i mbushur me pako ushqimore, fillimishtë ka tentuar të ulet në fshatin Curraj i Epërm në Lekbibaj, por pa rezultat, për shkakë të kushteve të këqia të motit shoqëruar me erëra. Pilotët janë detyruar t’i japin urdhër ushtarëve që ti hedhin pakot ushqimore prej një lartësie prej 10 metrash në borë në këtë fshat. (Në foto: Ndihmat e hedhura në borë) MPTT: Nis lëvizja në disa akse rrugore
dot në veri
16 Shkurt 2012, 22:00 -
Kamionë me ndihma nga PS,
Partia Socialiste do të dërgojë ndihma në veri të Shqipërisë për tu ardhur në ndihmë banorëve të mbetur në vështirësi e të bllokuar nga dëbora. Kështu, pas një mbledhje organizuar në PS, për në veriun e Shqipërisë, do të nisin kamionë me ndihma bashkitë e Durrësit, Kavajës, Laçit e Lushnjes ndërkohë në jug të Shqipërisë do të nisin ndihma bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Korçës. (Ne foto: Kamion me ndihma)
për zonat e mbuluara nga bora
15 Shkurt 2012, 20:59 -
Avokati i Popullit, ndihma
Nga pagat e tyre punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit shpërndajnë pako me ushqime në familjet e bllokuara në Kukës. Avokati i Popullit Igli Totozan sot ka udhëtuar me stafin e tij në drejtim të qytetit të Kukësit ku është takuar me prefektin Elez Macci.
për Kukësin nga xhepi i vet
14 Shkurt 2012, 18:14 -
Ekskluzive/Tropojë, i vdekuri
Mbajne te vdekurin ne shtepi sepse nuk e varrosin dot prej debores. Elez Dema ka humbur jetën për shkaqe natyrore ditën e hënë, por lartësia e borës prej 3 metrash e ka bërë të pamundur varrimin e tij nga ana e familjarëve. Kryetari i komunës Ram Kortoçi në një intervistë telefonike për Shqiptarja.com tha se as traktorët nuk mundin dot të hapin rrugën, çka ka bërë që i ndjeri të mos përcillet dot për në banesën e fundit. Për këtë arsye ai po mbahet në shtëpi. Ai pohon se po rritet rreziku i orteqeve. Vdes 85 vjecari gjatë transportit me helikopter Emergjenca, Topi: Larg politikës, bashkë për jetën Rama: Të ndërhyjë urgjent Kuvendi PD: Rama, lot krokodili për emergjencën
prej ditësh pa varr |
Pukë, Apeli i perseritur: Me ndihmoni te ushqej femijet
Avokati i Popullit, ndihma nga xhepi i vet |
14 Shkurt 2012, 15:38 -
Rinisin reshjet e borës, në veri
Në veri të vendit kanë rinisur sërish reshjet e dëborës duke rrezikuar dhe përkeqësimin e situatës. RFamiljet në zonat e izoluara të Martaneshit në Dibër thonë se pakot kanë qenë të pamjaftueshme, ndërkohë që në komunat e rrethit të Kukësit nuk është bërë ende shpërndarja e ndihmave. Moti, fundjava me borë dhe shi Policia: 16 akse të pakalueshme në veri e verilindje të vendit Nishani: Moti do përkeqësohet gati evakuimet në verilindje
apel për ndihma ushqimore
Bulqizë, mblidhet shtabi i emergjencës
Shalë, i vdekuri transportohet në morg
10 Shkurt 2012, 17:56 -
Helikopterë me ndihma
Reshjet e borës janë ndërprerë, dhe nuk ka stuhi ere. Për mijëra banorë të izoluar në Pukë, Tropojë, Kukës, Dibër e në Qarkun e Shkodrës, kjo është një shenje e mirë, e cila bashkë me rrezet e diellit që kanë dalë që në mëngjes, i japin pak shpresë se ndoshta do bëhet më mirë. Trashësia e borës në komuna të thella ka kaluar 1 metër e gjysëm, dhe banorët shpresojnë se me daljen e diellit, të paktën helikopterët të mund të fluturojnë për të shpërndarë ndihmat ushqimore, pasi dje stuhia e erës nuk i lejoi. Ndërkohë që rreth orës 09:00 nga rezervat ushqimore u nisën kamionë ushtarakë me ndihma ushqimore.( ne foto qyteti i Pukes)
ushqimore në Pukë e Dibë
9 Shkurt 2012, 10:11 -
Policia: Po përdoren rrugë të
Policia e Gjirokastrës nënvizon se trafikantët e lëndës narkotike po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të trafikuar drogën. Po përdoren akse rurale që nuk janë përdorur më parë. Rreth 50 kg mariuanë u sekuestruan mbrëmë pas një ndjekjeje policore në aksin rural Picar –Kolonjë. Trafikantët rrezikuan jetën e policëve. Më pas kishin braktisur drogën dhe ishin larguar në këmbë, drejt pyllit të Kolonjës.
reja për trafikun e mariuanës
Kapen 6 kg drogë në autobus
Foto1 - Droga mes të brendshmeve
Foto2 - Sekuestrohen edhe 50 kg
29 Janar 2012, 10:30 -
Kapen 6 kg drogë, ishin
Një sasi prej 6 kg drogë, është gjetur mbrëmë në autobusin e linjës Shkodër- Athinë. Mariuana do të trafikohej në drejtim të shtetit grek dhe ishte fshehur në një valixhe me të brendshme grash. Policia e pikës kufitare të Kakavijës arrestoi drejtuesin e mjetit Selami Kalaja, pasi valixhja, ku u gjet droga, i përkiste atij.
fshehur në valixhe me sytjena
FOTO- Ja droga e kapur ne Kakavijë
29 Janar 2012, 09:16 -
Durrës, bllokohen 621 kg
Lënda narkotike është gjetur e fshehur në pjesën e pasme të kamionit me targa SH 0205 A. Arrestohet në flagrancë 33 vjeçari. Vetëm brenda janarit, në terminalin e portit të Durrësit janë sekuestruar gjithsej 823 kg në kanabis dhe 10 kg heroinë.
drogë, e fshehur në kamion
25 Janar 2012, 09:48 -
Durrës, brenda 202 kg kanabis
Policia e Durrësit deklaron se brenda sasisë prej 202 kg të sekuestrues një natë më parë është zbuluar dhe 10 kg të tjera lëndë narkotike e llojit heroinë. Droga është zbuluar kur autorietet policore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit po peshonin lëndën narkotike. (ne foto droga e sekuestruar)
fshiheshin dhe 10 kg heroinë
VIDEO-Heroina kushtonte 300 mije euro
10 Janar 2012, 11:56 -
Bllokohen 798 kg drogë
Një sasi prej 797 kg drogë, e dyshuar si canabis sativa është sekuestruar teksa po tentohej të trafikohej drejt Italisë. Droga është sekuestruar në portin detar të Durrësit, mbrëmjen e së martës, më 26 dhjetor nga Struktura Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës dhe ajo e Policisë Kufitare dhe Migracionit.
në portin e Durrësit
27 Dhjetor 2011, 13:05 -
Kakavijë, kapen 5 kg heroinë
Policia kishte ndaluar automjetin rreth 5 km pasi kaloi pikën doganore të Kakavijës, dhe kishte bërë kontrollin e imtësishëm. Lënda narkotike është gjetur e paketuar dhe e vendosur në depozitën e ajrit të kondicionerit. Policia prangosi shoferin e autobusit dhe një pasagjer.
në autobusin Sarandë- Athinë
20 Dhjetor 2011, 10:37 -
Durrës, kapen 227 kg
Droga u gjet e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU dhe kishte destinacion Italinë. Në pranga të policisë përfundoi drejtuesi i kamionit Besnik Yzeiraj, 38 vjeç. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe nisi punën për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.
drogë, do tregtohej në Itali
14 Dhjetor 2011, 09:44