-
Media britanike: 98% e shqiptarëve me urdhra dëbimi përdorin 'hile të ligjshme' për të qëndruar në Britaninë e Madhe
Gati 98 përqind e emigrantëve shqiptarë me urdhra dëbimi nga Britania e Madhe përdorin pajisje ligjore për t'i rezistuar kthimit në Shqipëri. Kështu shkruan media britanike Daily Mail duke theksuar se nga 1 mijë shqiptarë që përcaktuar për t’u deportuar, vetëm 25 prej tyre janë regjistruar si ‘Pa problem’ për t’u transportuar në Shqipëri.
12 Mars 2023, 11:45 -
Arrihet marrëveshja mes Francës dhe Britanisë! 577 milionë dollarë për ndalimin e emigrantëve që kalojnë me gomone kanalin 'La Mansh'
Britania do t'i paguajë Francës 480 milionë paund (577 milionë dollarë) gjatë tre viteve tw ardhshme në përpjekje për të ndaluar emigrantët të udhëtojnë me varka të vogla përgjatë Kanalit ‘La Mansh’, duke ndihmuar në financimin e patrullimeve të zgjeruara, përdorimin e dronëve dhe një qendre ndalimi.
10 Mars 2023, 17:09 -
Shqiptarët 'braktisin' gomonet'! Media britanike: Emigrantët e paligjshëm kanë gjetur mënyrë tjetër për të mbërritur në Britaninë e Madhe
Bandat që merren me trafikimin e qenieve njerëzore kanë ndryshuar taktikë për kalimin e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Në këmbim të një pagese prej 7 mijë paundësh, shqiptarët kalojnë në kanalin “La Mansh” me skaf dhe jo me gomone duke rrezikuar edhe jetën.
9 Mars 2023, 17:27 -
Britania u thotë ‘stop gomoneve’, avokati për Report Tv: Pr.ligj që se ka parë kurrë vendi! Shqetësuese, penalizon ata që kanë vërtetë nevojë për azil
Si masë drastike dhe pa thelb është parë edhe nga avokati Naim Hasani i cili u shpreh në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se nëse ky ligj miratohet në verë, shanset janë të mëdha që t’i adresohet edhe Gjykatës e të drejtave të Njeriut.
8 Mars 2023, 12:35 -
'Stop gomoneve'/ Sunak: Ai që futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil
Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë të qartë se çdo emigrant që hynë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, nuk do mund të përfitojë azil. Ditën e sotme , ai prezantoi projektligjin , ku tha se emigrantët që do të "hyjnë në Britani me anije të vogla" do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.
7 Mars 2023, 21:57 -
Sunak paralajmëron masa më të ashpra për të frenuar mbërritjen e emigrantëve të paligjshëm: Qëndrimi i tyre këtu, i padrejtë për britanikët
Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të prezantojë ligje të reja të rrepta këtë javë në përpjekje për të frenuar atë që ai e quan ‘farsa e të drejtave të njeriut’ e cila u lejon migrantëve të paligjshëm t’i rezistojnë dëbimit në Britania e Madhe.
5 Mars 2023, 07:43 -
Shqiptarët ‘bien nga vendi i parë’ për mbërritjet me gomone në Britani! Afganët, kombësia më e madhe që kalojnë kanalin ‘La Mansh’
Afganët tani janë kombësia më e madhe e emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrijnë me gomone në brigjet e Britanisë së Madhe. Shifrat tashmë kanë tejkaluar numrin e shqiptarëve që kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në muajt e fundit. Qeveria britanike ka bërë të qartë se do të dërgojë afganët në Ruandë nëse vendos që për të mos u pranuar kërkesat për azil.
23 Shkurt 2023, 20:32 -
Tentoi të përdhunonte studenten në Angli, dyfishohet dënimi për shqiptarin! Mediat britanike: Jeton i lirë në Shqipëri! U deportua para kohe (EMRI)
Një shqiptar i cili në tetor të vitit 2021 tentoi të përdhunonte një studente në Angli, po jeton i lirë në Shqipëri. Kështu shkruan media britanike ‘Daily Mail’ duke theksuar gjithashtu se një gjykatë ka dyfishuar dënimin e të riut.
17 Shkurt 2023, 16:32 -
Media britanike: Vëllezërit shqiptarë që organizuan protestën në Londër ishin të dënuar! Gënjyen se ikën nga lufta në Kosovë, u dënuan për trafikim njerëzish
Dy vëllezër shqiptarë që organizuan një protestë dhe vunë flamurin e Shqipërisë mbi statujën e Winston Churchill kanë gënjyer për të përfituar azil në Mbretërinë e Bashkuar. Media britanike “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull vëllezërve Taulant dhe Enkeleid Omi, për të cilët thotë se përdorën identitete të rreme për të hyrë në Britani.
12 Shkurt 2023, 22:17 -
Profesori i drejtësisë në Londër: Bandat shqiptare po rekrutojnë të rinj nga atdheu i tyre! I përdorin për të kryer krime
“Bandat e krimit shqiptar të gjeneratës së dytë me bazë në Britani po kthehen në vendin e prindërve të tyre për të joshur të rinjtë e dëshpëruar në krim”, u tha deputetëve Dr. Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në University College London.
12 Shkurt 2023, 08:34 -
I frikësohet ardhjes në Shqipëri për shkak të borxhit, 35 vjeçari i dënuar për trafik kokaine në Britani përdor të drejtat e njeriut për të refuzuar deportimin
Një 35 vjeçar shqiptar i arrestuar në Britani të Madhe për trafik kokaine, po përdor ligjin evropian për të mos pranuar depërtimin e tij drejt Shqipërisë.
10 Shkurt 2023, 10:05 -
Pas Berishës, të tjerë politikanë që do të sanksionohen nga Anglia! Nesër në Tiranë, Lordi që njoftoi 'non gratën' e ish-kryeministrit
Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga zgjedhjet e 14 majit, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith e bëri të qartë që kandidatët nuk duhet të kenë asnjë lidhje me krimin dhe korrupsionin.
8 Shkurt 2023, 15:08 -
‘Shqiptarët janë gjithmonë një hap përpara’, Eksperti për median britanike: Bandat shqiptare gjejnë rrugë të reja për trafikimin e emigrantëve
Emigrantët shqiptar janë kthyer sërish në kryefjalën e mediave britanike. Kësaj here, prestigjiozja britanike The Sun në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se gangsterët shqiptarë janë gjithnjë një hap përpara ligjeve britanike dhe se sipas një eksperti, tani që ligjet pas ardhjes së Rishi Sunak në pushtet kanë ndryshuar, këto banda kanë gjetur mënyra të reja për t’u përshtatur.
6 Shkurt 2023, 08:34 -
Rreth 200 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga hotelet në Britani, këshilli bashkiak i qytetit britanik thirrje qeverisë: Kujdesuni për të miturit, po rrëmbehen nga bandat
Qeveria britanike duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë fund përdorimit të hoteleve për azilkërkuesit fëmijë. Ky është qëndrimi që Këshilli Bashkiak i Brighton ka mbajtur ndaj qeverisë së Britanisë së Madhe për të adresuar shqetësimin e zhdukjes së qindra fëmijëve.
5 Shkurt 2023, 17:36 -
100 ditët e para si kryeministër i Britanisë, Rishi Sunak: Së shpejti legjislacion i ri, do të rritet numri i shqiptarëve të dëbuar
Rishi Sunak është zotuar të rrisë largimet e emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria dhe këmbënguli se politika e diskutueshme e dërgimit të azilkërkuesve në Ruanda do të vazhdojë.
2 Shkurt 2023, 21:27 -
EMRI/ U dëbua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vjedhje, shqiptari 'sfidon' Anglinë, kthehet dhe reklamon jetën luksoze me “Lamborghini”
Një shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin për grabitje të dhunshme në një shtëpi, është kthyer sërish në Angli, duke pozuar në rrjetet sociale me supermakinën e tij Lamborghini
2 Shkurt 2023, 09:40 -
U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, 19 vjeçari shqiptar në Angli dënohet me 9 muaj burg, dëshmia e tij: Kam babain sëmurë, doja të paguaja borxhet
Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike teksa përpiqej të fshihej brenda një fabrike kanabisi në Staffordshire të Veriut. I riu, Geraldo Meta u kap brenda ‘shtëpisë së barit’ ku u zbuluan 188 bimë kanabisi.
1 Shkurt 2023, 09:24 -
Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme
Ndonëse Mbretëria e Bashkuar është duke u përballur me një hallkë shumë të madhe siç është tkurrja e ekonomisë vendase, një nga problematikat më të mëdha të vendit është fluksi i emigrantëve. Duke u kthyer në një debat të ashpër, ku shpesh herë as zyrtarët dhe as drejtuesit e lartë të shtetit, nuk e kanë kursyer përçmimin e shqiptarëve.
1 Shkurt 2023, 08:23 -
'Hakmarrje' e Britanisë? Nën hetim për protestën, emigrantit shqiptar i rrezikohet shtetësia angleze
Një shqiptar në Angli u vu nën hetim, nga Ministria e Punëve të brendshme angleze Home Office, për mënyrën e marrjes të shtetësisë britanike. Taulant Omi ngre pretendimin, se hetimi nisi në formë hakmarrje, pasi ai ishte njëri prej organizatorëve të protestës të komunitetin shqiptar në Britani përpara parlamentit fund-vitin e shkuar
28 Janar 2023, 19:38 -
Media britanike, The Sun: Ja sesi kartelet e drogës në Amerikën Latine po stërvisin shqiptarët! Bandat po imitojnë mafian italiane
Baronët e drogës në Amerikën Latine kanë trajnuar gangsterët shqiptarë në mënyrë që këta të fundit të dominojnë tregun e kokainës në Britaninë e Madhe. Kështu shkruhet në artikullin e medias britanike The Sun ku vihet në dukje roli gjithmonë e më i madh që bandat shqiptare kanë marrë në rrjetin kriminal të shpërndarjes së drogës.
24 Janar 2023, 11:14 -
Mbi 450 emigrantë shpëtohen në kanalin ‘La Mansh’, mediat britanike: Bandat shqiptare ofrojnë kalime në këmbim të 18 mijë paundëve
Bandat shqiptare kanë nisur fushata reklamimi në rrjete sociale si Tik Tok ku ofrohen udhëtime me avionë drejt Brianisë së Madhe në këmbim të 18 mijë paundëve për person, duke u siguruar plotësisht kalimin.
23 Janar 2023, 18:34 -
Ishin pa të drejtë qëndrimi, disa të dënuar për krime, deportohen 26 shqiptarë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë
26 shqiptarë, të cilët nuk kishin leje-qëndrimi në Angli janë deportuar drejt Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Departamentit të Brendshëm të Britanisë së Madhe.
20 Janar 2023, 10:13 -
PD e Berishës sulmon Begajn, i kërkon të mbledhë Këshillin e Sigurimit një ditë pasi Presidenti ka thirrur mbledhjen! Garo: Flet me gjuhën e Ramës kundër Anglisë
PD e Rithemelimit e dënon gjuhën që përfaqësues të qeverisë, por edhe presidenti Bajram Begaj, kanë bërë ndaj deklaratave diskriminuese ndaj shqiptarëve të zyrtarëve britanikë. Zëdhënësja Floriana Garo akuzoi presidentin se nuk është i pavarur, dhe se flet në gjuhën e kryeministrit Rama kur edhe ai tha se shqiptarët sulmohen prej politikave të brendshme nga zyrtarë të dëshpëruar britanik
18 Janar 2023, 14:43 -
Tha se shqiptarët janë kriminelë, ministri britanik: S'jam penduar për deklaratën! Të dallojmë diasporën shqiptare që e respektojmë dhe ata që vijnë ilegalisht (VIDEO)
Një prezantues britanik është përplasur me ministrin Robert Jenrick për gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve. Në emisionin e mëngjesit, ministri Robert Jenrick i tha prezantuesit Nick se nuk është aspak i penduar dhe mbrojti veten duke thënë se duhet të dallojnë diasporën shqiptare që e respektojnë nga ata që janë emigrantë të paligjshëm që futen në Britani në mënyrë ilegale me gomone.
18 Janar 2023, 12:48 -
Deklarata e ministrit britanik, reagon Begaj: Kërkon të zgjidhë dëshpërimin ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve (VIDEO)
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i është përgjigjur deklaratave të ministrit britanik të Imigracionit, Robert Jenrick pasi ky i fundit në një video të publikuar bënte thirrje për kapjen e shqiptarëve, duke i cilësuar si ‘kriminelë’.
17 Janar 2023, 13:16 -
Gjashtë tentimet e të riut nga Kukësi për të hyrë në Britani: Kam frikë se do ta provoj prapë
Pas gjashtë tentativave të dështuara për të emigruar në Britani të Madhe, 28-vjeçari V.H. - identieti i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it - po përpiqet të mbajë gjallë biznesin e tij të vogël në Kukës, të cilin e hapi pasi nuk kishte alternativë tjetër për të mbijetuar
16 Janar 2023, 14:25 -
Notë verbale Britanisë, Ekonomi: S’mund t’i konsiderojnë shqiptarët të tillë! Për amnistinë fiskale kemi qenë në diskutim me partnerët strategjikë
Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi në një intervistë për Report Tv thotë se shqiptarët kanë ngritur reputacionin në politikën ndërkombëtar dhe se nuk mundet që përfaqësues të politikës në Britaninë e Madhe t’i cilësojnë si kriminelë
16 Janar 2023, 13:25 -
Deklarata e ministrit britanik/ Shqipëria ‘Notë Verbale’ Britanisë së Madhe: Shqetësim gjuha diskriminuese ndaj shqiptarëve, cenon bashkëpunimin
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është paraqitur sot në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale mbi deklaratën e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick i cili me tone të ashpra, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.
16 Janar 2023, 12:25 -
Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin për të shkuar drejt Britanisë së Madhe
Numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht me varka të vogla në Britaninë e Madhe ka rënë me gati gjysmën e emigrantëve. Mediat britanike shkruajnë se rënia e numrit që kapërcen Kanalin Anglez që nga fundi i vitit të kaluar ka ardhur pasi kryeministri britanik Rishi Sunak premtoi se do të kthejë me shpejtësi "mijëra" shqiptarë në vendin e tyre
15 Janar 2023, 22:30 -
E mbijetuara nga Holokausti kritika Braverman: Gjuha e sekretares britanike për emigrantët, e njëjtë me të nazistëve
Një e mbijetuar e Holokaustit ka thënë për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është "shumë, shumë e ngjashme" me atë që përdorej në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre
15 Janar 2023, 16:53 -
Ministri britanik tha ‘të nxjerrim jashtë shqiptarët kriminelë’, reagon ministrja Xhaçka: E shokuar, fjalë të turpshme për disa vota të mjerueshme
E shokuar ka reaguar ministrja e Jashtmë Olta Xhaçka ndaj deklaratës së ministrit britanik të emigracionit i cili tha se kriminelët shqiptarë po shporren nga Mbretëria e Bashkuar. Fjalë si 'gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin", Xhaçka i quan një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët.
14 Janar 2023, 20:50 -
The Sun: Bandat shqiptare sundojnë trafikun e kokainës në Britani, por janë paralajmëruar që të mos hyjnë në këtë qytet
Gangsterët shqiptarë të cilët shpërndajnë kokainë në Britaninë e Madhe janë ‘paralajmëruar’ nga kumbarët e krimit se e kanë rreptësisht të ndaluar njërin prej qyteteve, shkruan The Sun. Gjatë 20 viteve të fundit, bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e tregut të kokainës në Britani pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e rrezikshme të drogës në Amerikën Latine.
13 Janar 2023, 22:05 -
Deportohen 40 shqiptarë nga Britania e Madhe, mbërrijnë me charter në Rinas! Mes tyre edhe persona me rekorde kriminale
40 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 11:00. Mësohet se pjesa më e madhe e shqiptarëve të deportuar, janë emigrantë të paligjshëm të cilët punonin në të zezë në Britani por mes tyre ka edhe persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
14 Janar 2023, 21:22 -
Plani i ri i Britanisë: S'ka më mashtrime për moshën! Azilantët do i nënshtrohen testeve mjekësore në kocka dhe dhëmbë
Një raport për Home Office rekomandon që në rastet kur mosha e një azilanti është e diskutueshme, ata duhet t’i nënshtrohen rrezeve X dhe skanimeve MRI të dhëmbëve dhe kockave të tyre që mund të ndihmojnë në vërtetimin e moshës së tyre.
10 Janar 2023, 18:19 -
Rrahën për vdekje 23 vjeçarin britanik që tentoi t’u vidhte kanabisin, tre shqiptarët dënohen me 46 vite burg në total
Tre shqiptarë të cilët dhunuan për vdekje një 23 vjeçar britanik pasi ky i fundit u përpoq t’u vidhte kanabisin, janë dënuar me burg. Josif Nushi, Mihan Dhana dhe Hysland Aliaj u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në vrasjen e Tomasz Waga. Trupi i të riut britanik u gjet i pajetë në një cep rruge në Carfdiff.
10 Janar 2023, 18:19 -
I dha bandës shqiptare tre banesa me qera për kultivimin e kanabisit, 72 vjeçarja do t’i paguajë shtetit britanik 143 mijë paund
72 vjeçarja, Yoko Banks e cila u burgos në gusht të vitit 2021 dhe u dënua me 3 vite burg, së fundmi do duhet t’i paguajë shtetit britanik shumën prej 143 mijë paundësh pasi akuzohet se dha me qera tre banesa për bandën shqiptare që merrej me kultivimin e kanabisit.
9 Janar 2023, 20:34 -
Rishi Sunak bën 5 premtime për 2023, në fokus edhe emigrantët! Kritikohet nga socialdemokratët: Duhen ndalur bandat kriminale
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka bërë në këtë fillim viti 5 premtime të reja për votuesit 2023. Megjithatë, Sunak është kryqëzuar jo pak nga Partia Laboriste të cilët janë shprehur se 5 premtimet e mbajtura nga kryeministri janë shumë të thjeshta për t’u arrirë, madje sipas tyre janë thjesht teknikalitete për të fituar besimin e votuesve.
4 Janar 2023, 18:30 -
‘Mbretëria e Bashkuar ka ashpërsuar dënimet’, ambasada britanike e nis 2023 me mesazh të fortë për shqiptarët: Do dëboheni!
Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë e nis vitin e ri me një mesazh për të gjithë shqiptarët që duan të largohen për në Angli, duke i kujtuar atyre masat që janë ashpërsuar nga qeveria e Rishi Sunak.
3 Janar 2023, 22:35