-
Veliaj: KQZ-ja duhet të qartësojë vendimin për procesin e rindërtimit, PD-ja po e përdor për të penguar punën (VIDEO)
Kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkoi që të mos veprohet me dy standarde lidhur me procesin e rindërtimit dhe strehimin e të gjitha familjeve që u prekën rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ishte sot në familjet e Ramazan Memës dhe Mariglen Ballës në Farkë, të cilat hynë në shtëpitë e reja, të sapondërtuara, ku edhe ftoi PD-në të japë shembullin e saj duke ndihmuar procesin.
7 Janar 2021, 14:50 -
Votim dhe numërim elektronik më 25 prill/PD, LSI dhe PS bashkohen që projekti pilot të nisë në Korçë, ndahen mes Tiranës e Fierit! Vendimi i takon KQZ
PD dhe PS bashkohen që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të nisë në Korçë, por ndahen mes Tiranës e Fierit! PD që projekti pilot të nis në Korçë dhe Fier, ndërsa PS përvec Korçës kërkon që të realizohet në disa zona në Tiranë. Vendimi përfundimtar i takon KQZ.
7 Janar 2021, 11:50 -
-
25 prilli/ Kompania angleze, 21 mln USD për identifikimin biometrik, Pelinku: Po bëjmë vlerësimin e Smartmatic, s’e shoh të nevojshëm konsultimin me PD
Kompania e vetme që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit. Nënkomisionerja Lealba Pelinku tha se pa u bërë ky proces nuk do të bëhet negociimi i kontratës.
6 Janar 2021, 15:14 -
Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet emri i kompanisë së vetme për identifikimin elektronik të zgjedhësve
Kompania e vetme që ka mbetur në garë për të bërë të mundur identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e ardhshme është “Smartmatic”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim.
6 Janar 2021, 12:08 -
Zgjedhjet e 25 prillit, vetëm një kompani paraqet ofertë për identifikimin biometrik
Vetëm një kompani është paraqitur me ofertë konkrete për të marrë përsipër identifikimin biometrik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. KQZ njofton se nga 6 kompani të ftuara për të marrë pjesë është paraqitur vetëm 1 teksa sot ishte dhe afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar dhe ofertën ekonomike.
5 Janar 2021, 18:42 -
Votimi i emigrantëve, KQZ paraqet dy alternativa si mund të regjistrohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publik raportin e parë të grupit të punës që po merret me mundësimin e votës së emigrantëve. Deri më tani po shqyrtohen dy variante që kanë të bëjnë me regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
4 Janar 2021, 14:34 -
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Më pak se 1 milionë shqiptarë nuk kanë mjete identifikimi
Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, KQZ njofton numrin e qytetarëve të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identifikimit. Numri i personave që u ka skaduar dokumenti i identifikimit biometrik (kartë identiteti ose pasaportë) dhe nuk e kanë rinovuar deri më datë 31 dhjetor 2020, është 873 mijë qytetarë.
31 Dhjetor 2020, 18:59 -
-
Majko: Kontradikta në deklaratat e përfaqësuesve të KQZ-së, ndryshimi i Kodit Zgjedhor e ka bërë votën e emigrantëve detyrim ligjor
Pas deklaratës së anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit është objektivisht e pamundur, ka reaguar ministri Pandeli Majko. Përmes një postimi në Facebook ai thotë se nga strukturat e KQZ-së kanë ardhur disa deklarata kontradiktore duke iu referuar asaj që tha Braho pasditen e djeshme në një intervistë për Report Tv.
30 Dhjetor 2020, 12:33 -
Debate në KQZ/ Përfaqësuesit e opozitës: Institucionet kanë shkelur vendimin tonë për kufizimet para zgjedhjeve, u përmenden PPP-të dhe u shpërndanë legalizime
Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku debati është përqendruar nga përfaqësuesit e opozitës tek vendimi i KQZ-së pak ditë më parë për të kufizuar qeverinë për dhënien e PPP-ve apo veprimtari të tjera në përiudhën parazgjedhore.
30 Dhjetor 2020, 10:54 -
Ledio Braho në Report TV: Vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit objektivisht e pamundur! Procesi do jetë më i ngadaltë prej ndryshimeve në Kod
Anëtar i Këshillit të Ankesave në KQZ, Ledio Braho, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit është ende objektivisht e pamundur. Ndonëse KQZ ka ngritur një komision pune si dhe është krijuar një hapësirë në e-albania për të bërë të mundur deklarimin e vendbaniveve të gjithë emigratët, në këto zgjedhje vota e tyre s'do mund të bëhet realitet
29 Dhjetor 2020, 18:39 -
Teknologjia në zgjedhjet/ Celibashi, partive politike: Sillni propozimet për zonat ku do aplikohet votimi dhe numërimi elektronik
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u është drejtuar partive politike me një kërkesë për të marrë propozime për zonat zgjedhore në të cilat do implementohet votimi dhe numërimi elektronik.
29 Dhjetor 2020, 17:14 -
Vota e emigrantëve, Celibashi 'hedh poshtë' Majkon: Duhet regjistrimi i adresave!
Ndonëse ministri i Diasporës Pandeli Majko u shpreh i bindur kur tha se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë pa treguar adresat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi konfirmon të kundërtën. Sipas tij, që një shtetas shqiptar të votojë duhet me patjetër të deklarojë vendbanimin.
28 Dhjetor 2020, 13:51 -
Vota e emigrantëve në zgjedhje, KQZ kërkesë Gjendjes Civile: Sa është numri i shqiptarëve që kanë regjistruar adresën e përhershme të vendbanimit
KQZ vijon punën për të bërë të mundur që emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
26 Dhjetor 2020, 17:38 -
Ndalohet dhënia e PPP-ve para zgjedhjeve/Çaka në Report Tv: Koncesionet që kanë nisur nuk ndërpriten, ja kur mund të marrë pjesë administrata në fushatë
Duke filluar nga kjo e premte, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve. Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka shpjegoi në Report Tv se kontratat që janë nënshkruar më përpara nuk do të preken.
25 Dhjetor 2020, 13:51 -
KQZ 'kufizon' Qeverinë, pranon kërkesën e opozitës dhe ndalon dhënien e PPP-ve para zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon propozimin e opozitës jashtëparlamentare për të ndaluar qeverinë të japë kontrata koncesionare dhe PPP 4 muaj para zgjedhjeve. Propozimi u dha fillimisht në KQZ nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI. Kjo kërkesë e tij mori dhe dakordësinë e nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji.
24 Dhjetor 2020, 18:53 -
KQZ kufizon qeverinë për zgjedhjet, Hyseni një dite para votimit të draftit: Të mos kapërcehet ligji, nuk do të thotë se puna do ndalet (VIDEO)
Ndonëse KQZ ka kërkuar të kufizojë Qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve nga emërimet, pagat falja e gjobave etj, mazhoranca thotë se nuk do të ndalet puna pavarësisht çfarë vendimi do merret. Në një intervistë për Report tv, Alket Hyseni kërkon nga KQZ të mos kapërcehet gjithçka që është përcaktuar me ligj.
22 Dhjetor 2020, 16:49 -
Zgjedhjet parlamentare/ Majko: Emigrantët votojnë edhe pa treguar adresat
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, sot ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.
21 Dhjetor 2020, 10:51 -
Drafti për kufizimin e qeverisë, Shoqata Pro-eksport Albania kërkesë KQZ: E mbështesim! Pezulloni të gjitha inspektimet 4 muaj para dhe pas zgjedhjeve
Shoqata Pro-eksport Albania mbështet raportin e KQZ për ndalim të prezantimit të projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve dhe prerjen e shiritëve pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje.
20 Dhjetor 2020, 11:29 -
KQZ kufizon qeverinë 4 muaj para zgjedhjeve! Do pezullohet çdo aktivitet që josh zgjedhësit, ndalohet dhurimi i shtëpive dhe shpërndarja e lejeve të legalizimeve
Përmes një dokumenti që së pari duhet të hidhet në votim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon kufizime për qeverinë dhe zyrtarët shtetërorë 4 muaj para zgjedhjeve. Sipas këtij raporti ndalohet shpërndarja e lejeve të legalizimeve, dhurimi i celësave të shtëpive dhe një sërë aktivitetesh që joshin elektoratin.
18 Dhjetor 2020, 15:05 -
Rritet pagesa për administratën zgjedhore, Kryetari i KZAZ do marrë 75 mijë lekë, numëruesit 10 mijë lekë
Administrata Zgjedhore do të paguhet më shumë në zgjedhjet vendore të 25 prillit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin që parashikoi rritjen e shpërblimit financiar për të gjithë komisionerët që do të angazhohen në zgjedhje.
17 Dhjetor 2020, 19:55 -
Teknologjia në zgjedhje dhe votimi i emigrantëve/ Drejtuesit e KQZ-së takim me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi së bashku me nënkomisioneren Lealba Pelinku ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin në prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, ku u diskutua për implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësinë e votimit nga emigrantët të cilët jetojnë jashtë vendit.
16 Dhjetor 2020, 14:05 -
Në prag të zgjedhjeve 2021/ Miratohet ndryshimi në ligj për krimet zgjedhore! SPAK do hetojë shitblerjen e votës
Komisioni i ligjeve miraton dy kompetenca të reja për SPAK i cili me ligj do hetojë krimet zgjedhore, shitblerjen e votës, shpërblimet që ofrohen në punë në këmbim të votës, si dhe përdorimin e administratës në proceset zgjedhore. Ndërkohë KQZ do informohet për hetimet e krimit zgjedhor, por pa cënuar sekretin hetimor.
14 Dhjetor 2020, 11:38 -
KQZ do ngrejë njësi për ‘spiunët’ në zgjedhje, nuk do të ketë përgjegjësi penale për ta
Për zgjedhjet e 25 prillit do të ngrihet një njësi me sinjalizues ose sic mund të quhen tjetër informatorë për çdo parregullsi në proces. Këta informatorë do të cilësohen bashkëpunëtorë dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi penale.
9 Dhjetor 2020, 15:44 -
'Po ndryshohet vendbanimi i qytetarëve'/ PD kërkesë të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve! Reagon KQZ, kërkon informacion nga Gjendja Civile
Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit .
8 Dhjetor 2020, 10:10 -
Zgjedhjet 2021/ Gjendja Civile para KQZ: Saktësimi i adresave nuk ndryshon qendrat e votimit
Ndryshimet e adresës së banimit janë bërë me kërkesë të qytetarit dhe ky veprim nuk do të sjellë ndryshim të qendrës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë shpjegim dha përfaqësuesi i drejtorisë së Gjendjes Civile në një seancë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
5 Dhjetor 2020, 16:57 -
Policia në zgjedhje/ Braho: S’mund të jetë e paanshme, por mund të shmangë ndërhyrjen e krimit
Rikthimi i policisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve mund të jetë një element pozitiv sipas anëtarit të KQZ Ledio Braho, ndonëse nuk beson se do ketë angazhim të paanshëm nga efektivët e policisë.
5 Dhjetor 2020, 16:49 -
Emigrantët mund të votojnë me postë në zgjedhjet e 25 prillit, votat do numërohen në KQZ
Grupi i punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka shqyrtuar disa variante për të mundësuar votën e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit. Në tryezë janë varianti i votimit me postë, votimi në konsulatë dhe votimi elektronik.
4 Dhjetor 2020, 19:53 -
Intervista e plotë/Celibashi: Listat e hapura do vonojë rezultatin! Teknologjia në zgjedhje shmang disa probleme! 27 mln € shërbejnë për disa zgjedhje
Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi tha gjatë një intervistë për Report Tv se hapja e listave zgjat procedurën e numërimit të votave çka do të vonojë edhe rezultatin e zgjedhjeve. Celibashi sqaroi edhe se çfarë do të bëjë KQZ me 27 milionë euro.
3 Dhjetor 2020, 19:49 -
Fondet për teknologjinë/ Celibashi në Report Tv: 27 mln € do të shërbejnë për 4-5 zgjedhje! Me mënyrën e re mund të zgjatet afati i daljes së rezultatit! Për emigrantët asgjë konkrete
Në një kohë kur zgjedhjet e 25 prillit po cilësohet si zgjedhjet më të shtrenjta në histori, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka theksuar se ky është një investim në plan afatgjatë. Intervistën e plotë do e ndiqni në orën 18:00 në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv.
3 Dhjetor 2020, 14:09 -
Anëtari i 'Rregullatorit' në Report Tv: KQZ zhvilloi takim me 'Venecian' para 1 jave, mbajti qëndrim neutral për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Juristi në KQZ, Dritan Çaka në Report Tv ka zbuluar një takim të zhvilluar rreth një javë më parë me Komisionin e Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në intervistën në emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report Tv, Çaka tha KQZ ka mbajtur një qëndrim neutral sa i përket ndryshimeve të bëra.
3 Dhjetor 2020, 12:19 -
Identifikim biometrik në të gjithë vendin, pilotim të votimit dhe numërimit elektronik/ KQZ kërkon rreth 27 milionë euro fonde për teknologjinë në zgjedhje
Për të realizuar votimin dhe identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit, sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon fonde. Përmes 2 shkresave drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limite.
2 Dhjetor 2020, 10:31 -
Largimi i qytetarëve/ Dibra dhe Gjirokastra humbasin nga një deputet në zgjedhjet e 25 prillit! I kalojnë Tiranës
Në zgjedhjet e 25 prillit Dibra dhe Gjirokastra do të humbasin nga një mandat deputeti. Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një deputet më pak dhe kjo ka ardhur si pasojë e uljes së numrit të popullsisë në këto qarqe. Kjo konfirmohet nga të dhënat që Drejtoria e Gjendjes Civile ka vënë në dispozicion për KQZ, ku i ka përcjellë informacione mbi shtetasit që kanë të drejtë vote
30 Nëntor 2020, 17:38 -
Shtohen dy ZAZ për 25 prill, Cakaj skeptik për shifrat: Gjendja Civile të tregojë si i llogariti, po ndodh lëvizja e qytetarëve para zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për dy zona të reja të administrimit zgjedhor në Fier dhe Berat për shkak të tejkalimit të nr të zgjedhësve më shumë se 80 mijë. Muharrem Çaka, anëtar i KQZ kërkoi pjesëmarrjen nga Drejtoria e Gjendjes Civile për të mësuar metedologjinë e llogaritjes së numrit të votuesve në këto zona.
30 Nëntor 2020, 13:41 -
Emigrantët regjistrim në e-albania për të votuar! Vendimi i qeverisë: Kush nuk deklaron adresën s'ka të drejtë vote, nuk merr as shërbime
Nëse emigrantët shqiptarë nuk do të deklarojnë adresën e tyre jashtë atdheut, nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptarë. Qeveria ka publikuar të gjitha hapat se si emigrantët do të regjistrohen në portalin e-Albania, një procedurë kjo që krijon edhe bazën për të garantuar votën e tyre në zgjedhje.
29 Nëntor 2020, 12:53 -
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Emigrantët shqiptarë drejt votës më 25 prill, duhet të regjistrojnë vendbanimet E-albania
Teksa duket se një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe sigurimi i votës së emigrantëve, qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për mundësinë e votimit të tyre, por edhe përfitimin e shërbimeve të tjera të një emigranti në Shqipëri.
28 Nëntor 2020, 16:49 -
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Komisioni i Venecias nis misionin online me institucionet dhe partitë politike pas kërkesës së Metës
Pas përfundimit të misionit fakt mbledhës dhe diskutimeve me të gjitha institucionet e përfshira, Komisioni i Venecias ka parashikuar një sesion plenar në datat 11 dhe 12 Dhjetor, ndërsa ne muajin Janar pritet që opinion përfundimtar të jetë në Shqipëri.
23 Nëntor 2020, 16:51 -
Letra e PD-së për videomonitorimin në zgjedhje, KQZ: Draftimi kërkon kohën e vetë! Po vlerësohen kostot e mundshme për këtë sistem
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje letrës së Partisë Demokratike mbi aplikimin e sistemit të videomonitorimit në qendrat e votimit.Përmes një letre zyrtare, KQZ shkruan se akti normativ ësht&
19 Nëntor 2020, 16:24 -
PD letër KQZ-së: Të miratohet akti normativ për sistemin e videomonitorimit në qendrat e votimit! Komisioni: Kërkon kohën e vetë! Po vlerësohen kostot
Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me një letër mbi implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e 2021.
19 Nëntor 2020, 11:47