-
Pata: Tërmeti politik që erdhi nga Berlini pas votimit për negociatat dhe situata kaotike brenda opozitës
Lulzim Basha, lideri zyrtar i PD-së dhe normalisht shefi i opozitës, e quajti fitore vendimin e Bundestagut, duke e cilësuar si dështim të qeverisë, që ka muaj që lobon për këtë vendim.
26 Shtator 2019, 08:03 -
Minxhozi: Kur Luli kthehet (më në fund) në shtëpi
Opozita ka vendosur të rikthehet në tryezën e dialogut me qeverinë, pas insistimit të OSBE dhe kreut të saj në Tiranë Borchardt, për një raund bisedimesh për reformën zgjedhore. Megjithëse flitet për një pjesëmarrje në nivel ekspertësh, zyrtarisht ky hap shënon fundin e marrëzisë kolektive të partive opozitare, që nisi në shkurt, kur u mor vendimi për të djegur mandatet parlamentare dhe për të dalë jashtë sistemit politik.
24 Shtator 2019, 18:05 -
Kajsiu: Të gjithë sytë nga Shqipëria, po Basha e Kryemadhi ku janë?
Në një kohë që i gjithë vendi ishte në panik, opozita (që i këputet shpirti për popullin) është zhdukur në drejtim të paditur. Basha e Kryemadhi jo vetëm që nuk dolën krah qeverisë për të përballuar situatën, jo vetëm që nuk dhanë mesazhe solidariteti apo inkurajimi për qytetarët, por përkundrazi, me portalet pranë tyre nxitën kaosin.
23 Shtator 2019, 13:07 -
PD me aleatët refuzojnë ftesën e Ramës për 'Zgjedhoren', Kryemadhi: Ja kush po e bën Platformën Kombëtare
Opozita jo parlamentare ka refuzuar në grup ftesën e Ramës për tu ulur për Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje e pranishme kanë qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi së bashku me kreun e PDIU, Shpetim Idrizi. Ndërkohë Kryemadhi ka zbuluar edhe personat që do të bëjnë Platformën Kombtare për daljen nga kriza.
18 Shtator 2019, 17:31 -
Lulzim Basha mbledh aletatët në Ishëm... mungon Kryemadhi
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim informal krerët e partive të djathta aleate. Gazetari i Report Tv Elis Memelli mëson se në takimin i cili po zhvillohet në kantinën e kreut të PAA në Ishëm, po marrin pjesë edhe kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, dhe kreu i PR, Fatmir Mediu.
16 Shtator 2019, 21:04 -
Kryemadhi i shkon për darkë qytetarit në Tiranë: LSI do ju mbështesë të hapni biznese të vogla
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinj dhe mbështetës të LSI, një nga banesat e tyre. Ajo ishte e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari .
13 Shtator 2019, 13:32 -
Kryemadhi takon ambasadoren e Kroacisë: Integrimi Europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike
Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.
12 Shtator 2019, 12:48 -
Paketa për rininë, Kryemadhi: 0% tatim për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç
Kryetarja e LSI-së u shpreh se partia që ajo drejton po përgatit një propozim që synon zerimin e tatimit për të ardhurat e të rinjve deri 30 vjeç. "Propozime konkrete per start-up-et, biznesin e drejtuar nga të
6 Shtator 2019, 20:02 -
Basha: Gati të ofrojmë një platformë për daljen nga kriza, s'ka datë për protestat
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme zhvilloi një takim me aleatët nga ku doli me një qëndrim që zvogëlon hendekun e përplasjes me shumicën duke përforcuar sinjalet e një vjeshte ku lufta do të zhvillohet jo në rrugë, por në tryezë.
5 Shtator 2019, 19:11 -
Muça: Mesazhi i dyshes Basha-Kryemadhi përballë mesazheve të Nënë Terezës
"Gjithë balta e nxjerrë nga goja ndaj vendit sot, në këtë ditë krenarie për shqiptarët është një tjetër sinjal i humbjes së rrugës së arsyes nga opozita, i cila përtej çdo interesi qytetar e kombëtar, ka atë personal."
5 Shtator 2019, 15:35 -
Raporti i OSBE/ Monika Kryemadhi: Skaner që tregon shkatërrimin e sistemit (VIDEO)
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me rezultatin e raportit të OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit. Kryemadhi tha se ky raport ishte një skaner për të treguar te vërtetën e politikës.
5 Shtator 2019, 14:46 -
Rudina Hajdari reagon për 'lapsusin' në parlament, nuk i kursen ironitë për Bashën dhe Kryemadhin
Ajo ka zgjedhur që të sqarojë njëherë e mirë, vështirësinë e saj në të folur në gjuhën shqipe, kjo për shkak se ka jetuar plot 17 vite në Amerikë. Në reagimin e saj, nuk i ka kursyer edhe akuzat për kryedemokratin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
4 Shtator 2019, 11:07 -
Një orë në seli me Kryemadhin, Basha: Do ndjekim paratë e shqiptarëve, do të ketë protesta të fuqishme (VIDEO)
Lideri i Partisë Demokratike një orë takim në selinë blu me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Flitet për protestat por nuk jepen detaje. Basha: Do të jenë më të fuqishme. Basha risjelll në vëmendjen akuza të vjetra ndaj qeverisë: Dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP, Milot-Balldre dhe Vlorë-Orikum, janë vjedhje e pastër e buxhetit të shtetit. Zotimi ynë është anulimi i çdo pseudo PPP-je. Shqiptarëve nuk do t’ia marrin këto para.
4 Shtator 2019, 10:00 -
Kryemadhi shfaqet pas shumë kohësh: Ditët që kemi kaluar kanë qenë të vështira...
Pas disa kohësh larg vëmendjes politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shfaq në kampin e LRI në Jalë. Kryemadhi tha se ditët që kanë kaluar kanë qenë më të vështirat për partitë politike dhe për vendin. Ajo tha se të rinjtë kanë një rol shumë të rëndësishëm në betejën përballë krimit të organizuar.
26 Gusht 2019, 21:41 -
Tërheqja e Pjetrit dhe aksioni opozitar/ Kryemadhi takim 'kokë më kokë' me Bashën në selinë blu (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe është zhvilluar në selinë blu. Ky është takimi i parë 'kokë më kokë' me dy aleatëve opozitar gjatë muajit gusht.
16 Gusht 2019, 10:32 -
Presidenti Meta krah Kryemadhit në Prevallë: Ditë e veçantë feste dhe urimi
Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi vijojnë pushimet në Prevallë. Presidenti ka ndarë një foto ku ai bashkë Kryemadhin të shoqëruar edhe nga fëmijët kanë pozuar krah disa miqve të tyre mes të cilëve duket se kanë festuar edhe kurban bajramin.
11 Gusht 2019, 21:02 -
Kriza e opozitës/ Përçarja PD-LSI, ja 9 mosmarrëveshjet gjatë aleancës së dytë
Nga dekreti i Metës deri tek dosja ‘Babale’ dhe reforma zgjedhore, të gjitha divergjencat që lëkundën raportet mes PD-së dhe LSI-së. Krahas konfliktit institucional Presidencë-qeveri si dhe raporteve të polarizuara mes opozitës dhe mazhorancës, një konflikt i ri po përvijohej javët e fundit brenda kampit të opozitës.
9 Gusht 2019, 07:38 -
Ish-deputetja bëhet nënë/ Kryemadhi: Do jeni gjithmonë të pandara, edhe në ditët me diell, dhe në ato të zymta me shi
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën ka vendosur ta quajë Greis.
1 Gusht 2019, 17:22 -
Pas Metës e Ruçit, Schütz takim 'lamtumire' dhe me Kryemadhin
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim në selinë e LSI me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri.
25 Korrik 2019, 18:36 -
I akuzuar për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, Dashamir Xhika në krah të Kryemadhit (FOTO)
E ndërsa retorika e kryetares së LSI-së ishte e njëjtë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte prania e Dashamir Xhikës krah Kryemadhit në takimin me strukturat. Dashamir Xhika është ish-drejtor i ARRSH dhe kandidat për deputet i LSI në qarkun e Elbasanit nw zgjedhjet e 2017.
22 Korrik 2019, 22:47 -
Reforma në drejtësi/ Kryemadhi: Nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi thotë se edhe pas 3 viteve që nga miratimi i reformës në drejtësi nuk është realizuar ende sistemi i drejtësisë që do të luftojë krimin e organizuar pa ndikimin e qeverisë.
22 Korrik 2019, 19:53