-
Associated Press: Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës
Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si një prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej i cili vdiq si pasojë e infektimit me COVID-19.
20 Shkurt 2021, 15:04 -
Vaksinat në tokën e askujt, vendet e Ballkanit Perëndimor përpiqen të sigurojnë dozat ruse dhe kineze kundër COVID-19
Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar ka arritur të vaksinojë me të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit 15 milion njerëz dhe BE ka tejkaluar 23 milion doza të shpërndara, në disa vende të tjera Evropiane nuk është arritur të bëhet një vaksinë e vetme.
19 Shkurt 2021, 14:50 -
Mediat serbe: Nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pesë vende gati të tërheqin njohjen
Në rast të shkeljes së marrëveshjes së Uashingtonit nga ana e Kosovës, Serbia ka garanci se pesë vende janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e serbe.
18 Shkurt 2021, 10:32 -
Mal i Zi konfirmohet varianti anglez i koronavirusit
Pas konfirmimit të rasteve me variantin e ri të Covid-19 në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19.
18 Shkurt 2021, 10:09 -
Diplomacia e vaksinave nga Serbia, pas Maqedonisë së Veriut i dhuron 2000 vaksina Malit të Zi
Pas Maqedonisë së Veriut, Serbia i dhuron Malit të Zi, 2 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Mal të Zi e cila konfirmoi se të mërkurën në vend do të mbërrijnë nga Serbia 2000 doza të vaksinës antiCOVID.
17 Shkurt 2021, 12:07 -
Përpjekjet për të siguruar vaksinat, Ballkani Perëndimor orientohet drejt lindjes
Në përpjekje për të arritur imunitetin e popullsisë, vendet e Ballkanit Perëndimor po i drejtohen Kinës dhe Rusisë pasi blloku nuk mund të ofrojë furnizime me vaksina për ta. Serbia është shfaqur si pararojë në garën e vaksinimit falë Kinës.
10 Shkurt 2021, 16:44 -
Serbia do të prodhojë vaksinën Sputnik V, Vuçiç: Do të ndihmojmë edhe fqinjët
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të investojë për të prodhuar brenda vendit vaksinën ruse Sputnik V. Në deklaratën e tij presidenti serb tha se deri në fund të vitit Serbia synon të prodhojë vaksinën ruse jo vetëm për nevojat e saj, por edhe me qëllimin për ta eksportuar në rajon.
6 Shkurt 2021, 11:59 -
Macron: Kusht vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi! Vuçiç: Franca një mik i vërtetë për ne
Arritja e stabilitetit dhe paqes në Ballkan është thelbësore për arritjen e paqes në Ballkan, është shprehur kështu presidenti Francez Emannuel Macron, gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris.
1 Shkurt 2021, 15:04 -
Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Tri opsione për arritjen e kompromisit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Janë tri mundësi rreth kompromisit të mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK). Këtu përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, autonomia për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi si dhe shkëmbimi i territoreve. Ky grup thotë se deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të zgjidhte të gjitha çështjet kryesore sa i përket pavarësisë së Kosovës, megjithatë, rruga është e “turbullt, por edhe e ngushtë”.
25 Janar 2021, 13:14 -
Vuçiç i frikësuar: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët do na shantazhojnë me 'Shqipërinë e Madhe', për të njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, tha se ato parti që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet. Dhe sipas Vuçiç, pasi t'i fitojnë zgjedhjet, ndërkombëtarët do i ushtrojnë Serbisë presion për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur me idenë që të shmanget "Shqipëria e madhe".
24 Janar 2021, 13:52 -
Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiç: Mos ki frikë, Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi ish-kryeministrin e Kosovës si njeri të rrezikshëm, pasi Haradinaj paralajmëroi mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Serbin&a
19 Janar 2021, 14:57 -
Jo vetëm Shqipëria/ The Guardian dhe Associated Press: I gjithë Ballkani kritika BE-së për vaksinimin, na ndihmoni ose kthejmë sytë nga Rusia dhe Kina
Një ditë më parë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik” për shkak të privilegjimit të vendeve të pasura në marrjen e vaksinës. Ndërkohë mediat prestigjioze ndërkombëtare i bëjnë jehonë kritikave nga Ballkani se si po sillet BE me rajonin.
19 Janar 2021, 12:04 -
Serbi/ Një tjetër aktore denoncon skandalin seksual, rrëfen abuzimin e regjisorit Aleksiç: Kam heshtur për 6 vite
Pas deklaratave të aktores Milena Radulovic, se është ngacmuar seksualisht nga ish-mësuesi i saj i dramës Miroslav Aleksić edhe një tjetër person vendosi të flasë publikisht për veprat monstruoze të mësuesit të aktrimit, i cili do të mbahet në paraburgim për 30 ditë deri sa të përfundojë hetimet
19 Janar 2021, 11:39 -
Serbia, i vetmi vend në Ballkan me tre vaksina kundër COVID-19, arrijnë një milion doza të vaksinës kineze Sinopharm
Serbia bëhet vendi i parë në Ballkan që disponon tre vaksina kundër COVID-19. Kjo pasi një aeroplan që mbarte një milion doza të vaksinës kundër koronavirusit, Sinopharm, ka arritur të shtunën në Serbi, duke e bërë shtetin e parë evropian që pranon vaksinën kineze për koronavirus.
16 Janar 2021, 15:06 -
HRW: Aktakuzat për krime lufte në Kosovë, përparim drejt drejtësisë
Pjesa e parë e aktakuzave, të lëshuara nga prokurorët e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, me seli në Hagë, shënoi përparimin e shumëpritur drejt drejtësisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, të ligjit humanitar, si dhe të ligjeve të luftës në Kosovë, vlerëson organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.
13 Janar 2021, 12:25 -
Kryeministrja serbe telefonon Ramën: Hiqet testi negativ për COVID për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Serbi
Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVID. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, përmes një telefonate.
13 Janar 2021, 12:15 -
Vuçiç 'kërcënues' ndaj Kosovës: Nëse përpiqet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e presin surpriza të pakëndshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është kthyer sërish deklaratave “kërcënuese”, ku thekson se nëse Kosova do të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të ketë surpriza të pakëndshme.
12 Janar 2021, 11:08 -
Spartak Braho: Sali Berisha dhe UDB-ja pas sulmit me armë të Leka Zogut ndaj KQZ-së në ‘97, si na dha Princi votat në Kuvend në këmbim të disa sixhadeve dhe tapeteve
Spartak Braho rrëfen negociatat me Leka Zogun, Nano kërkonte votat e legalistëve në Kuvend për të votuar Kodin Doganor, Princi kërkonte tapetet, sixhadet dhe armët që i ishin sekuestruar në Rinas pas sulmit me armë ndaj KQZ në 3 korrik 1997.
9 Janar 2021, 16:41 -
Serbia fillon vaksinimin me SPUTNIK V, publikisht vaksinohen Daçiç dhe Vulin
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin u vaksinuan sot me vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.
6 Janar 2021, 14:42 -
BE: Takimet e ardhshme kur të vijë koha, Stano: Dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se pavarësisht se në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të planifikuara për gjysmën e parë të vitit 2021, procesi i dialogut dhe angazhimi për të do të vazhdojë.
5 Janar 2021, 09:40 -
Daçiç: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën
Ivica Daçiç, kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se gjatë ditës së sotme se nuk do të lejonte që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina. Në fjalën e tij ai theksoi se nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohin Kosovën.
2 Janar 2021, 15:30 -
Vjosa Osmani: Do të marrë vaksinën anti-COVID, pritet te jetë në Kosovë pas prillit
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediat, pasi ka vizituar Klinikës e Infektimit është shprehur se vaksinat anti-COVID pritet të vijnë në vend pas muajit prill.
29 Dhjetor 2020, 11:21 -
Daçiç për Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani është 10 herë më e keqe se Vlora Çitaku është shprehur kështu Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, duke ofenduar hapur të dyja politikanet shqiptare. Deklaratat e tij i dha sot në programin e mëngjesit në TV Happy.
23 Dhjetor 2020, 15:56