-
Pampuri kritika qeverisë në këto kohë pandemie: 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është shprehur se kryeministri Edi Rama përçmon lotët e fëmijëve, dhimbjet dhe realitetin e shqiptarëve të varfër në këtë kohë pandemie prej Covid-19.
5 Prill 2020, 16:27 -
Mes varfërisë dhe koronavirusit, familja në Korçë: Do rrimë pa ngrënë, vetëm na ndihmoni me ilaçet e fëmijëve
Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike për familjen Cenolli me 5 anëtarë në fshatin Vashtmi në bashkinë e Maliqit. E vetmja që siguronte të ardhura për bukën e gojës është nëna e 3 fëmijëve e cila punon si ndihmës kuzhiniere në një restorant ndërsa me mbërritjen e COVID- 19 puna është mbyllur dhe tashmë kjo familje nuk ka asnjë të ardhur.
26 Mars 2020, 18:40 -
Fle në tokë në mungesë të një krevati për sëmundjen e rrallë...Familja e 50-vjeçarit apel për ndihmë (VIDEO)
Shkëlqim Tafili jeton mes varfërisë dhe sëmundjes. Ai ka lindur me probleme me gjymtyrët dhe nuk mund të ecë. 50-vjeçari në pamundësi për të pasur një krevat të posaçëm për sëmundjen e tij është detyruar që prej 30 vitesh të qëndrojë përtokë.
27 Janar 2020, 16:46 -
Bashkëjetesa e hidhur mes tumorit dhe varfërisë! Bashkëshorti i të sëmurës: Nëse më vdes ajo, unë mbarova (VIDEO)
Elisabeta Halimi nga fshati Sheqeras i Korçës prej 2 muajsh është diagnostikuar me tumor. Familja e 50-vjeçares jeton në kushte të vështira ekonomike. Ajo kërkon ndihmë që të ketë mundësi të kurohet pasi e ka të pamundur të përballojë koston e ilaçeve
18 Janar 2020, 20:24 -
Me sëmundjen e rëndë dhe rrethuar nga varfëria, nëna e 2 fëmijëve: Ju lutem më ndihmoni (VIDEO)
Valbona Muçaj nga fshati Peshan i Madh i Fierit bën apel për ndihmë pasi familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike. 37 vjeçarja është diagnostikuar me tumor në kokë dhe ka kryer pesë ndërhyrje kirurgjikale. Ajo thotë që 10 mijë lekë që merr nga kampi nuk i dalin as për të blerë ilaçet.
16 Janar 2020, 20:20 -
Momentet e fundit të efektivit/ Me temperaturë 42, trupi me pulla dhe i enjtur...Prindërit në vështirësi ekonomike, policia i dhuron 6 paga
Ndarja nga jeta e efektivit të Policisë Rrugore, Mariglen Mestani, me dyshimet ende të pakonfirmuara nga Mjekësia-Ligjore për meningjit, zbulon historinë e trishtë të familjes së tij. Prindërit jetojnë në mjerim në një fshat të thellë të Ersekës. Kolegët e policisë rrugore mbledhin nga 50 mijë lekë secili, ndërkohë që Policia e Shtetit i kalon pas vdekjes 6 paga në shenjë vlerësimi për sakrificën e tij në 6 vitet që kontribuoi në Policinë Rrugore.
13 Janar 2020, 16:46 -
2020: E ardhmja është bërë e tashme! Koha për utopi të reja!
Dëmet ndaj mjedisit, sisteme sociale të mbingarkuara, mungesë banesash. Strukturat në mbarë botën po dalin nga limitet e tyre ekonomikë, ekologjikë e shoqërorë. A ka alternativa? Cilat janë utopitë e reja konstruktive?
12 Janar 2020, 06:54 -
Gruaja e guximshme nga Elbasani që i tha STOP dhunës nga bashkëshorti sot ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve
Një nënë e divorcuar, me 4 fëmijë dhe mes varfërisë bën apel për ndihmë. Ajo kërkon një strehë për veten dhe 4 vajzat e saj. Mimoza Çehu u divorcua nga bashkëshorti pas dhunës së ushtruar ndaj saj dhe fëmijës vetëm 2 vjeç.
10 Janar 2020, 16:47 -
'Kanë fëmijë vetë, të vënë dorën në zemër'...Drama e tërmetit lë 5 familjarë në çadër verore: Nuk ka Vit të Ri këtu (VIDEO)
Në këtë situatë janë dhjetëra familje në fshatrat e Lezhës. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jetën brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra. 1733 banorë në qarkun e Lezhës janë të detyruara të presin 2020-ën në çadër.
31 Dhjetor 2019, 14:14 -
6 familjarë mes varfërisë e sëmundjes në Bulqizë, nëna me 600 mijë lek borxhe: Bukën e blej me listë (VIDEO)
Thirrje të dhimbshme vijnë nga fëmijët e familjes Lika në Bulqizë, të cilët nuk do të mund të festojnë si bashkëmoshatarët e tyre. Përveç varfërisë, drama bëhet edhe më e rëndë nga dy kryefamiljarët të cilët janë të sëmurë e të pamundur për të siguruar një vakt. Ata bëjnë apel për këdo që ka mundësi ti ndihmojë, sepse i ftohti u ka ngrirë edhe shpresën.
28 Dhjetor 2019, 17:23 -
Familja me 6 anëtarë jeton në çadër, gjyshja: Nuk kam durim më, stuhia rrëzoi krevatin ku flinin fëmijët (VIDEO)
Reshjet e rëna gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë të pamundur qëndrimin në çadër. Banorët bëjnë apel për ndihmë, kërkojnë një strehë ku të paktën të munden të përballojnë kushtet e rënda atmosferike
23 Dhjetor 2019, 17:21 -
Varfëria ndan djalin e vogël nga familja...Luftë për mbijetesë në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti: Çfarë Vit i Ri?! Flemë pa ngrënë (VIDEO)
Një familje me 4 anëtarë në njësinë administrative Novosel të Vlorës, në fshatin Poro, është në luftë për mbijetesë. Familja Lepuri tregon për Report TV vështirësitë me të cilat përballen, dhe se në të shumtën e rasteve i zë gjumi të pangrënë. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi shtëpia po iu shembet.
15 Dhjetor 2019, 18:42 -
8 frymë nën një çati! Nëna invalide (ish-mësuese) e të mbijetuarit të Thumanës përlot me historinë rrëfyer nga djali (VIDEO)
Familja Cara ishte një nga më të prekurat e tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit. 7 pjesëtarë të kësaj familje u shuan nën rrënojat e pallatit 5 katësh e që fatmirësisht mundën të mbijetonin Lindita e Albert Cara. Nëna e dy vëllezërit e Albertit jetojnë në zonën e Freskut në kryeqytet, të ardhur nga Mirdita që në 94-ën, e ndërsa jetojnë në kushte të vështira ekonomike, sytë tashmë i kanë tek zemërgjerësia e shqiptarëve që mund t'u vijë në ndihmë.
11 Dhjetor 2019, 16:53 -
KLSH: Politikat sociale jo efektive! Varfëria orienton individët drejt krimit
Mungesa e përcaktimit të minimumit jetik, i bën jo efektive politikat e mbështetjes ekonomike për familjet në nevojë. Në këtë përfundim ka arritur Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të bërë për varfërinë në vitin 2018. Sipas auditimit pamjaftueshmëria ekonomike, orienton individët drejt krimit.
19 Tetor 2019, 16:08 -
Shishtaveci drejt braktisjes! Fshati me nga dy pleq për shtëpi, nga klasa e parë deri të pestën nuk i gjen as 10 nxënës
Shishtaveci po braktiset dita ditës. Në fshat shikon vetëm të moshuar pasi shumica e rinisë si rrugë të vetme të daljes nga varfëria kanë parë emigracionin. Edhe ata pak të rinj në fshat synim kanë largimin.
17 Tetor 2019, 16:40 -
Babai i sëmurë, djali me probleme mendore, vajza s'ka libra e rroba për shkollën, e ëma: Ju lutem vini dorën në zemër
Familja Hatjani nga Gungasi i Lushnjes jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Kryefamiljarja shprehet se paratë e mundësuara nga ndihma ekonomike nuk ju dalin për asgjë. E brengosur ajo thotë se nuk ju plotëson fëmijëve asgjë madje nuk mund të ju blejë as librat e as rrobat për të filluar vitin e ri shkollor. Ajo bën apel për ndihmë.
15 Shtator 2019, 17:13 -
Shqipëria dhe rajonet e saj janë më të varfrat e Europës (Harta)
Por nga të gjitha rajonet e Europës Shqipëria renditet e fundit, pasi konsumi i saj për frymë nuk është as sa një e treta e mesatares së BE-së. Ndërsa Rajoni i veriut në Shqipëri renditet si rajoni më i varfër në Europë.
13 Shtator 2019, 07:44 -
Devoll/ Dy prindërit e sëmurë me fëmijë 7 vjeç mes varfërisë: Nuk blejmë dot as një paracetamol (VIDEO)
Blendi dhe Enkeleida Skermo jetojnë në fshatin Poloskë të Devollit dhe e kanë të pamundur të rrisin fëmijën e tyre 7 vjeç, Julianin për shkak se të dy janë të sëmurë. Ata duan që një ditë të dalin nga banesa e ''errët''. Kryebashkiaku i Eduart Duro premton se do familjes Skermo do i mundohet bonus strehimi dhe se për Enkeleida Skermon të ketë analiza për të zbuluar sëmundjen.
29 Gusht 2019, 21:09 -
Në fshatin ku varfëria ulet këmbëkryq/ 6 pjesëtarë të një familje jetojnë me pensionin e djalit me aftësi të kufizuara
Varfëria është ulur këmbëkryq prej shumë vitesh në disa familje të fshatit Orgjost të Kukësit. E si të mos mjaftonin kushtet e këqija financiare ata përballen çdo ditë edhe me sëmundjet e rënda të anëtarëve të familjes së tyre. Tre familje të këtij fshati bëjnë apel për ndihmë pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi për të dalë nga kjo skamje.
25 Gusht 2019, 19:30 -
E moshuara 40 vite në vetmi: Sot mezi mbajnë një të shëndoshë, jo mua të sëmurën. Këtu dua të vdes...por mos t'më zë shtëpia brenda
86-vjeçara Kije Çela nga fshati Patin i Bashkisë së Klosit bën apel për ndihmë. Ajo shprehet se jeta ka qenë e padrejtë për të, pasi përveç varfërisë duhet që çdo ditë të përballet me vetminë. E moshuara jeton me shpresën se dikush do të afrohet ta ndihmojë.
24 Gusht 2019, 16:19 -
Nga Tirana, te Kukësi, Dibra dhe Korça/ Njihuni me bashkitë shërbëtore dhe dembele
Shqipëria është një vend me nevoja të mëdha sociale, por shumica e bashkive në vend nuk u shërbejnë këtyre grupeve. Të moshuarit e Korçës kanë më shumë mundësi të përdorin shërbimet në qarkun e tyre.
7 Korrik 2019, 08:17 -
Ministrja Denaj: Ja mbështetja që kemi parashikuar për shtresat vulnerabël
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi Dimensionin social të integrimit në Bashkimin Europian, “Leave no one behind”, i cili është një program që i dedikohet përfshirjes së shtresave vulnerable në shërbimet publike dhe dhënies së mundësive të barabarta.
10 Prill 2019, 14:29 -
Mes varfërisë dhe sëmundjes, çifti i moshuar nga Laçi humbasin banesën
Dodë dhe Dila Gjoka nga qyteti i Laçit jetojnë në kushte ekstreme varfërie. E sikur të mos mjaftonte kjo ata duhet të përballen edhe me humbjen e banesës, si pasojë e një zjarri. Mbrëmjet e ftohta ata i kalojnë në kasollen e bagëtive, ndërsa Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për strehimin e tyre. Nëpërmjet Report Tv çifti i të moshuarve bën apel për ndihmë.
2 Mars 2019, 17:49 -
E trishtë/ I vdiqën vajza dhe dhëndrri, gjyshja rrit mes skamjes dy fëmijët jetimë
Një 55 vjeçare në Fier jeton në kusht mjaft të vështira, pasi është e verbër dhe më shumë sëmundje. Si të mos mjaftojnë problemet shëndetësore ajo detyrohet të ruaj edhe dy jetim pasi vajza dhe dhëndrri i saj kanë ndërruar jetë.
17 Shkurt 2019, 09:53 -
Familja krutane me tre fëmijë të sëmurë jetesë në kushte ekstreme
Familja 6 antarëshe e Qemal Kurtit nga fshati Bilaj i Krujës, jeton në kushte të rënda ekonomike dhe. Por veç mjerimit, anëtarët e kësaj familje vuajnë edhe nga problemet shëndetësore. Kryefamiljari, Kurti vuan nga epilepsia dhe si të mos mjaftonte kjo 3 nga 4 fëmijët e familjes janë të sëmurë.
13 Shkurt 2019, 14:58 -
Mjerimi përlotës në familjen shqiptare që mbijeton me 5 mijë lekë në muaj
Familja Llapushi në Somotinë të Pogradecit prej më shumë se 10 vjetësh vuan mungesën e një jetese normale. Në një shtëpi gati të rrënuar, ku çfarë bie jashtë hyn brenda. Jetesa ka qenë e vështirë për kryefamiljarin Adrian Llapushi si dhe bashkëshorten e tij Altinën. Çifti i bashkëshortëve kanë sjellë në jetë 3 vajza dhe një djalë, por shqetësimi i tyre më i madh është djali i tyre 10-vjeçar. Që prej lindjes ai është diagnostikuar me autizëm.
12 Shkurt 2019, 15:50 -
Lezhë, familja Marku në varfëri ekstreme, zonja e shtëpisë me kancer, apel për ndihmë
Familja Marku në fshatin Blinisht të Lezhës jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. Varfërisë i shtohet edhe më shumë pasi e zonja e shtëpisë është e sëmur me kancer dhe ilaçet e kurës janë shumë të shtrenjta sa që i kanë të pamundur blerjen e tyre.
14 Dhjetor 2018, 21:57 -
Çfarë bie jashtë, futet brenda/ Familja me 5 anëtarë në Peqin në varfëri ekstreme bën apel për ndihmë
Me fëmijë të sëmurë dhe pa asnjë të ardhur jeton familja me 5 anëtarë në Peqin. Ata jetojnë me një ndihmën ekonomike prej 6 mije lekë në muaj, por ajo nuk i mjafton për të blerë ilaçe pasi njëri prej fëmijëve është agresiv dhe i duhen vazhdimisht ilaçet. Familja Bulla kërkon ndihmë për një strehë pasi ajo në të cilën jetojnë nuk i ofron as kushtet më minimale.
26 Nëntor 2018, 19:46 -
Berat, e braktis i vëllai, 63-vjeçari i paralizuar jeton mes skamjes
I braktisur, invalid, pa asnjë mundësi për tu ushqyer dhe i strehuar në një barakë të fshatit, jeton 63-vjeçari Yzedin Tare nga Starova e Beratit. Ai bën apel për ndihmë pasi Baraka në të cilën jeton nuk ka asnjë kusht jetese. Ndërkohë 63-vjeçari është invalid pasi më shumë se gjysmën e trupit e ka të paralizuar, ndërsa një pension ivaliditeti që merr nuk i mjafton për qetësuesit e dhimbjeve
3 Nëntor 2018, 17:07