-
Rama prezanton Pjerin Ndreun në Lezhë: Në 30 qershor ndahet e shkuara nga e ardhmja (VIDEO)
Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama këtë pasdite në 18:00 çelën fushatën elektorale në Lezhë me kandidatin e këtij qarku, Pjerin Ndreu.
2 Qershor 2019, 13:13 -
Tubimi i opozitës/ Kryemadhi: Sot është dita e qytetarëve, Shqipëria ka nevojë për protestë
Kur vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e 7 kombëtare e thirrur nga opozita, ka ardhur një reagim nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.Kryemadhi ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë p&eum
2 Qershor 2019, 12:24 -
1300 efektivë në gatishmëri/ Opozita kërkon protestë deri në mesnatë, policia vetëm 2 orë leje
Partia Demokratike kërkon leje marshimi deri në mesnatë duke nisur prej orës 19:00 para Kryeministrisë, policia e Tiranës miraton lejen deri në ora 21:00.Rreth 1300 efektivë pritet të jenë në gatishmëri të vendosura në institucionet e rëndësisë së veçantë përfshi Kryeministrin&
2 Qershor 2019, 12:07 -
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)
Përmbyllet pas 3 orësh protesta e shtatë e opozitës kundër qeverisë. Nisi me fjalimin e Bashës tek kryeministria ku militantët hodhën breshëri kapsollësh ndaj policisë. Skena u përsërit edhe më e dhunshme tek Parlamenti. U shkulën gardhet metalikë dhe policia u godit në vazhdimësi me mjete të forta shpërthyese. 10 efektivë edhe 3 protestues të plagosur nga shpërthimi i mjeteve pirroteknike. Monika Kryemadhi mungoi në protestë, mësohet se ndodhet jashtë shtetit. Lulzim Basha të hënën niset në Gjermani.
2 Qershor 2019, 10:40 -
Çfarë po ndodh me LSI-në? Mohon të hyjë në zgjedhje, por prezanton programin për bujqësinë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpalosur programin e saj për Bujqësinë, megjithëse kanë deklaruar se nuk do të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërkohë më 2 qershor opozita jashtëparlamentare ka thirrur protestën e radhës.
31 Maj 2019, 19:46 -
Vasili: Negociatat për Shqipërinë nuk hapen prej korrupsionit, 400 mld lekë vjedhja e fundit
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është pozitive për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen në qershor dhe shkak për këtë është korrupsioni në vend.
30 Maj 2019, 13:25 -
Kryemadhi flet pas vizitës në shtëpinë e Bashës: Beteja jonë mes shumë pikëpyetjeve
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e quan marshimin e djeshëm të protestës së opozitës një moment historik. Kryemadhi thotë se beteja e opozitës ndonëse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve dhe mosbesimit, nuk është thjesht betejë për rotacion politik por lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund.
26 Maj 2019, 18:17 -
Kryemadhi: Burrat nuk kanë bërë asgjë për vendin, Rama mos të çuditet kur të përdorim kanunin
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u takua sot me gra dhe vajza nga ku foli për forcën e gruas në vend. Në fjalën e saj Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama teksa tha se shqiptarët do ia tregojnë vlerën dhe moralin.
21 Maj 2019, 19:39 -
Precedenti 'BD'/ Arsyeja përse rrezikon Aleanca Kuqezi që të mos regjistrohet në zgjedhje
Partia Aleanca Kuqezi dorëzoi listën me kandidatët në bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Prrenjasit, por duket se KQZ-ja do t'i rrëzojë duke mos i regjistruar në 30 qershor për të garuar nëse do të ndiqet precedenti me Bindjen Demokratike dhe nëse AK-ja nuk do të ketë një deputet garanti si në rastin e Lefter Kokës.
20 Maj 2019, 15:02 -
PD e LSI kërkojnë komisionerë, Patozi: Po fusin Kalin e Trojës brenda procesit zgjedhor, KQZ t'i ndalë!
Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi e quan provokim ndaj procesit zgjedhor, kërkesën e PD-së dhe LSI-së për tu përfaqësuar me komisionerë në procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019, pa qenë vetë e regjistruar për të marrë pjesë me kandidatë për kryebashkiakë në garën elektorale.
16 Maj 2019, 19:23 -
PD-LSI kërkojnë komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit! Rama: Absurd
Partia Demokratike dhe Lëvizja për Socialiste për Integrim, kërkojnë të jenë pjesë e procesit zgjedhor më 30 qershor 2019. Dy forcat politike që zgjodhën të mos marrin pjesë në garën elektorale për të zgjedhur kryetarët e rinj të 61 bashkive, pas djegies në bllok të mandateve të deputetëve, tashmë kërkojnë të kenë anëtarët e tyre, pra të PD-së dhe LSI-së, në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
16 Maj 2019, 18:10 -
'Nesër në shesh të çlirohemi nga e keqja', Basha publikon thirrjet për protestë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një videoje të publikuar ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga opozita ditën e nesërme më 11 maj.Ndër mesazhet e këtij spoti thuhet se protesta e 11 majit sipas opozitës do të çlirojë vendin nga e keqja dhe do t&eu
10 Maj 2019, 15:02 -
LSI e Elbasanit drejt shkrirjes: Ish-drejtorët e rëndësishëm dhe 1400 anëtarë i bashkohen PS-së
Plot 11 drejtorë të shkarkuar ose jo, si dhe afro 1400 anëtarë të LSI në Elbasan, janë atashuar tek Partia Socialiste, e cila i ka “mirëpritur” ata duke i treguar Monikës se dega lokale atje ka mbaruar së ekzistuari.
8 Maj 2019, 09:45 -
'Siguria rrëzon Metën', Vasili: U zhbë Vettingu në polici me argumente idiote, pse heshtin ndërkombëtarët?
Komisioni i Sigurisë Kombëtare e rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për vettingun në polici. Ky vendim i marrë mesditën e sotme, për numrin dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është tregues që Vettingu në Polici është i kapur nga politika.
6 Maj 2019, 17:27 -
Kush e beson LSI? Ja 47 premtimet e pambajtura në qeverisje me PD
Shqiptarja.com sjell në vëmendje 47 premtimet më të bujshme të LSI në zgjedhjet parlamentare të 2009, nga të cilat nuk ka mbajtur qoftë edhe një, qoftë edhe pjesërisht. Një tjetër tregues që konfirmon premtimet boshe është fakti se, shumë premtime të rëndësishme që LSI i ka bërë në 2009, i ka përsëritur dje në rezolutën e Konventës.
5 Maj 2019, 07:49 -
Kryemadhi: Po na pëlqen më shumë sulmi ndaj institucioneve dhe bllokimi i rrugëve
LSI mblodhi sot Konventën Kombëtare dhe prezantoi programin qeverisës, duke thënë se largimi i Ramës është afër. Kryemadhi tha se karriget e sallës së saj ishin më të zbrazëta, ndaj ftoi socialistët e pakënaqur që t’i bashkohen."Kjo konventë është shumë e r&eu
4 Maj 2019, 14:52 -
Kryemadhi (për Ramën): Bisha e plagosur kërcënon shqiptarët me Kod Penal, por ne do ta rrëzojmë
Duke këmbëngulur se nuk do të ketë zgjedhje farsë, siç ajo i quan ato të mbajtura me kryeministrin Edi Rama më 30 qershor 2019, Monika Kryemadhi u shpreh gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të LSI-së se zgjedhje nuk do të ketë dhe se LSI do të bëjë çmos për zgjedhje t&
4 Maj 2019, 13:13 -
Kryemadhi: Ramës do t'i përgjigjemi si Dritëro Agolli me vargjet e 'Vagabondit'
Duke cituar disa vargje të poezisë "Vagabondi" të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është shprehur se për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama do të përdoret çdo mjet, ku siç paralajmërojnë edhe vargjet e Dritëroit, përgjigjja ndaj vagabondëve, ësht&
4 Maj 2019, 13:05 -
Kryemadhi i' qan hallin' socialistëve: Ishte trishtim i madh për mua...
Në fjalën e saj në Konventën kombëtare të LSI-së, Monika Kryemadhi solli në vëmendjen edhe Samitin e Berlinit ku kryeministri Edi Rama ishte i ftuar. Sipas saj Rama duhet të kishte me vete në krah figura nga Partia Socialiste, duke i bërë një ftesë këtu deputetëve të partisë ku vetë Kryemadhi ka qenë
4 Maj 2019, 12:52 -
Kryemadhi: Si doktoreshë dhe si fallxhore parashikoj të ardhmen e Shqipërisë pa Ramën kryeministër
"LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër", tha Kryemadhi në fjalën e saj në Konventën Kombëtare të LSI-së.
4 Maj 2019, 12:35 -
Vasili: Rama në Elbasan me ushtri policore, KLSH të kontrollojë shpenzimet
Numri numër dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në Elbasan kishte me vete policinë me armatimë të rëndë luftarak dhe me kallashnikov gjë që sipas tij është e ndaluar.
27 Prill 2019, 14:48 -
Kriza politike: LSI-ja në pozitën më të vështirë
Edi Rama do të iki, më e shumta pas dy viteve, por PS, LSI dhe PD do pjellin kriza të reja, pasi nuk gjenerojnë ide por thjesht ambicie në kurriz të vendit. Dhe, kur kjo është e shfrenuar të bën të humbasësh në xhunglën e jetës politike shqiptare.
27 Prill 2019, 11:32 -
Heqja e germave të TK/ PD: Provë se Rama s'ka hequr dorë nga shembja; LSI: Vepër e hajnve të qeverisë
Teatri Kombëtar është "zgjuar" sot pa gërma. Autorët e këtij episodi nuk janë zbardhur ende, e ndërsa një ngjarje e tillë ka sjellë reagime nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
26 Prill 2019, 14:50 -
Deputeti gjerman: PD të hyjë në zgjedhje, djegia e mandateve e gabuar
Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, i ka bërë thirrje PD-LSI dhe partive të tjera opozitare që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.
26 Prill 2019, 13:39 -
Kërpaçi: Balla do të mbajë përgjegjësi, do i japim fund kësaj qeverie (VIDEO)
"Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe Rama ka me krimin dhe drogën"! Është kjo deklarata e ish- deputetes së LSI, Floida Kërpaçi, lidhur me akuzat e Ballës nga parlementi ku e etiketoi LSI, si partinë simbol të shit-blerjes së vot&eum
25 Prill 2019, 12:05 -
Vasili- Ballës: Akuzon i pacipi që është vetë në akuzë
Petrit Vasili, është i pari nga LSI që i është përgjigjur akuzave të Ballës. Vasili theksoi se raportin e DASH dhe të OSBE-ODIHR, PD dhe LSI kanë qenë partitë e vetme që kanë denoncuar këtë fenomen, e ndërsa solli sërish në vëmendje "dosjen 339", sipas së cilit është
25 Prill 2019, 11:56