-
-
-
Sulmet kibernetike në SHBA, ekspertët e teknologjisë: Kemi prova për përfshirjen e Rusisë
Disa muaj pas sulmeve kibernetike, drejtuesit e kompanive teknologjike në SHBA shprehen se këto sulme janë të sofistikuara dhe se pas tyre mund të qëndrojë vetëm një tjetër. Sipas tyre, provat tregojnë se bëhet fjalë për Rusinë.
24 Shkurt 2021, 08:42 -
-
Dialogu me Serbinë prioritet apo jo i qeverisë së ardhshme të Kosovës?
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili pritet ta formojë qeverinë e Kosovës, thotë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i tij. Por BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë nga qeveria e re të hyjë në dialog me Serbinë.
23 Shkurt 2021, 12:41 -
Ambasadori amerikan në Kosovë Kosnett, i përgjigjet deklaratave për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’: Ky nuk është vizoni i SHBA-së për Ballkanin!
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për emisionin ‘Pressing’ në T7, ka dhënë komentin e tij lidhur me deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradijan për krijimin e “Shqipërisë se Madhe”. Ai theksoi se vizioni i SHBA-së, për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe apo Serbia e Madhe, duke shtuar se duhet të ndërtojmë ura dhe jo të shtojmë mure.
23 Shkurt 2021, 09:43 -
Mbi 500 mijë viktima nga COVID-19 në SHBA/ Eksperti i shëndetësisë Fauci: Ndarjet politike ndikuan në gjendjen e pandemisë
Eksperti i Shëndetësisë, për sëmundjet infektive, Antony Fauci tha se përçarja politike ka kontribuar ndjeshëm në numrin tepër të lartë të viktimave nga COVID-19 në SHBA, i cili aktualisht është 512.590 në të gjithë vendin.
23 Shkurt 2021, 09:04 -
Mbi 500 mijë jetë të humbura nga COVID-19, presidenti Joe Biden dhe e gjithë SHBA-ja, një minutë heshtje në nder të viktimave (VIDEO)
Vazhdojnë rekordet negative në botë për sa i përket pandemisë së COVID-19, me SHBA-në në krye të listës së “zezë”. Ditën e djeshme presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe zvëndëspresidentja Harris, si dhe të gjithë amerikanët mbajtën një minutë heshtje në nderë të të gjithë viktimat që kanë humbur jetën nga COVID-19. Numri total i viktimave ka shkuar 512.590 në të gjithë vendin.
23 Shkurt 2021, 08:37 -
-
SHBA , bilanc negativ i viktimave, 500,000 numri i vdekjeve nga COVID-19 (VIDEO)
Fushata intensive e vaksinimit kundër COVID-19 dhe masat e shumta kufizuese që po aplikohen në botë, nuk kanë ndaluar që Shtetet e Bashkuara t’i ofrohen një nivel rekord të viktimave nga koronavirusi.
22 Shkurt 2021, 10:43 -
-
-
-
-
SHBA/ Shpallet gjendja e katastrofës ne Teksas! Çifti shqiptar nga Kosova shërben falas 500 vakte të ngrohta për njerëz që po ‘luftojnë’ me të ftohtin
Temperaturat e ulët, ngricat, dëbora dhe era e furishme kanë kapluar SHBA-në duke lenë miliona shtëpi pa energji elektrike, në te ftohtë, specifikisht në Teksas ku edhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Pavarësisht situatës mjaft të vështirë që po kalojnë qytetarët, gjestet e bashkëpunimit, solidarit dhe ndihmës ndaj njeri tjetrit nuk kanë munguar.
21 Shkurt 2021, 08:50 -
-
-
Joe Biden: SHBA e vendosur për të fituar besimin e Evropës pas Trump
Në mbledhjen e tij të parë të madhe me liderët e ekonomive më të zhvilluara në botë, Presidenti i SHBA Joe Biden theksoi edhe njëherë vendsmërinë e administratës së tij për të ndryshuar faqen dhe dhënien fund të politikës së paraardhësit të tij ” Amerika e para". Biden, gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se ishte një kohë kritike për demokracitë në botë për të "provuar që modeli i tyre nuk është një relike e historisë".
20 Shkurt 2021, 10:50 -
Ekstradimet SHBA-Shqipëri, Report Tv zbardh traktatin! S'shpëtojnë as të dënuarit me vdekje! Shtohen krimet ekonomike, zëvëndësohet marrëveshja e Faik Konicës
Kush është dënuar me vdekje në SHBA s'mund të përdorë Shqipërinë si strehë për të shmangur ekstradimin. Report Tv zbardh ekskluzivisht traktatin mes dy vëndeve ku të dënuarit me vdekje nuk përjashtohen nga ekstradimi. Në këtë traktat që zëvëndëson atë të Faik Konicës nënshkruar 88 vite më parë shtohen krimet me karakter ekonimik. Ndërsa arresti paraprak për qëëlim eksrtadimi bëhet 60 ditë.
20 Shkurt 2021, 10:15 -
-
Pasojat e motit ekstrem, Biden gati të shpallë gjendjen e 'katastrofës së madhe' në Teksas
Joe Biden tha të premten se është gati të shpallë gjendjen e katastrofës së madhe në Teksas pasi një stuhi e fuqishme ndërpreu energjinë dhe furnizimet me ujë për miliona njerëz në të gjithë shtetin.
20 Shkurt 2021, 08:13 -
-
SHBA-ja zyrtarisht i ribashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën
Shtetet e Bashkuara zyrtarisht i janë ribashkuar Marrëveshjes së Parisit për klimën, vetëm një muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden i tha Kombeve të Bashkuara në ditën e parë si president, se Uashingtoni dëshiron që sërish të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
19 Shkurt 2021, 12:56 -
SHBA do të bëhen pjesë e COVAX, 4 miliardë dollarë për vaksinimin në vendet e varfra
SHBA, do të mbështesin COVAX, këto janë deklaratat e fundit nga Shtëpia e Bardhë, në përpjekje për të siguruar sa më parë të jetë e mundur vaksinën kundër COVID-19 edhe për vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
19 Shkurt 2021, 10:13 -
-
-
Macron thirrje BE-së dhe SHBA-së: Është urgjente! Duhet të furnizojmë vendet e varfra me vaksina anti-COVID (VIDEO)
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje SHBA-së dhe Evropës të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të vaksinave të tyre anti-COVID në vendet e varfra të cilat po hasin vështirësi.
19 Shkurt 2021, 09:00 -
SHBA: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Iranin për marrëveshjen bërthamore
Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedonin me Iranin për rikthimin në marrëveshjen e vitit 2015 që synonte të parandalonte Teheranin nga prodhimi i armëve bërthamore, tre vjet pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja.
19 Shkurt 2021, 08:33 -
SHBA/ Propozim ambicioz i demokratëve për reformimin e sistemit të imigracionit
Reformimi i sistemit amerikan të imigracionit, të kritikuar gjerësisht, për një kohë të gjatë ka qënë një çështje që presidentët e të dyja partive nuk kanë mundur ta realizojnë. Tani, me një shumicë të vogël të demokratëve në të dyja Dhomat e Kongresit, Presidenti Joe Biden po fillon një përpjekje për të trajtuar statusin ligjor të miliona emigrantëve pa dokumenta, duke përdorur vrullin e 100 ditëve të tij të para në detyrë. Nisma përkrahet nga disa mbështetës të tij të rëndësishëm Kongres.
19 Shkurt 2021, 08:07 -
-
Të paktën 20 të vdekur nga stuhitë e dëborës në SHBA, miliona të tjerë pa energji elektrike
Stuhitë e dëborës i kanë marrë jetën të paktën 20 personave në SHBA dhe miliona të tjerë kanë ngelur pa energji në temperatura të ulëta rekord. Paralajmërimet për temperatura të ulëta dhe erëra të fuqishme u shtrinë nga Kanadaja në Meksikë. Moti i egër ka ndikuar edhe në vonesat për dërgesat dhe shpërndarjet e vaksinave COVID-19.
17 Shkurt 2021, 10:57 -
Pak ditë më parë fitoi betejën ligjore, një ligjvënës demokrat ngre një tjetër padi ndaj Trump mbi rolin e tij në protestat në Capitol
Një ligjvënës demokrat ka depozituar të martën një aktpadi ish kreut të Shtëpisë së Bardhë të cilin e akuzon për nxitje të rebelimit vdekjeprurës në Capitol. Padia e ngritur nga ligjvënësi i Misisipit Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, është pjesë e një vale të pritshme çështjesh gjyqësore mbi trazirat e 6 janarit dhe besohet të jetë e para e ngritur nga një anëtar i Kongresit.
16 Shkurt 2021, 22:27 -
SHBA-ja kaplohet nga dëbora, ngrica dhe temperaturat e ulëta! Raportohen të paktën 6 viktima dhe mbeten pa energji elektrike miliona shtëpi
Një stuhi dëbore e papërballueshme ka kapluar SHBA-në, duke lënë pas të paktën 6 viktima dhe miliona biznese e shtëpi pa energji elektrike.
16 Shkurt 2021, 11:51 -
Sekretari amerikan i Shtetit thirrje Serbisë: Njohja reciproke me Kosovën, kërkon kompromis nga të dy palët
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit, ndërsa i ka përsëritur Serbisë kërkesën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën.
15 Shkurt 2021, 19:21 -
-
Akuzohet për nxitjen e protestës së dhunshme në Kapitol, avokatët e ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump mohuan çdo gjë
Avokatët e ish-Presidentit Trump përmbyllën të premten argumentat e tyre mbrojtëse pas një seance tre-orëshe. Ata e mbrojtën ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të premten gjatë gjyqit të tij të dytë në Senat, duke mohuar se ai ndihmoi në nxitjen e një sulmi vdekjeprurës të turmave ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe duke argumentuar se gjyqi është një "gjueti shtrigash", i frymëzuar politikisht dhe i paligjshëm.
13 Shkurt 2021, 09:02 -
Arrestimi i gjyqtares Hoxha, Kim telefonon Krajën: E falenderova për hetimet e fundit të SPAK! Reforma në drejtësi po jep rezultate
Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe 8 personave të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se e gjatë telefonatës e ka falenderuar Krajën për arrestimet e bujshme të fundit në Gjykatën e Krujës
12 Shkurt 2021, 16:02 -
-
-
'Pushtimi' i kongresit amerikan nga protestuesit, demokratët përmbyllin argumentet: Prova të qarta se Donald Trump nxiti dhunë
Prokurorët në gjyqin kundër ish-Presidentit Trump në Senatin amerikan thanë të enjten se ka prova "të qarta dhe të pamohueshme" se ish-presidenti nxiti rebelimin e 6 janarit duke dërguar përkrahësit e tij drejt Kapitolit për të penguar procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
12 Shkurt 2021, 07:43