-
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Marjana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrës. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se vendimi është marrë për shkak se gjyqtarja ka shfaqur probleme me pasurinë.
12 Dhjetor 2019, 09:49 -
Kandidat për SPAK para Vetting-ut, vendimi me 12 dhjetor! Anton Martini: Më kanë kërcënuar, nuk kam bërë asnjë shkelje
Anton Martini është edhe kandidat për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, strukturës speciale e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Nëse do të konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Vetingut, Martini pritet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë prokuror i SPAK-ut.
10 Dhjetor 2019, 10:49 -
Konfirmohen në detyrë kandidatja për SPAK, Anita Jella, prokurori Xholi dhe gjyqtari Kurushi! Vettingu 'djeg' ish-kreun e Gjykatës së Tiranës (VIDEO)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Aplit të Tiranës, Genti Xholi dhe gjyqtarin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Klodian Kurushi. Ndërkohë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është shkarkuar nga detyra. Po kështu në detyrë është konfrimuar në detyrë edhe Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
10 Dhjetor 2019, 09:22 -
Para Vetingut ish-asistenti i Argita Berishës, KLD-ja e Nishanit e emëroi kryetar gjykate kur ishte 33 vjeç
Gjyqtari i Apelit Tiranë Fatri Islamaj do të dalë në mesditë para Komisionit të Vetingut, deklaron se jeton që nga 2005 në një shtëpi që prindërit e tij e kanë marrë me qira 15 mijë lekë në muaj.
3 Dhjetor 2019, 11:13 -
Liroi nga burgu Lul Berishën, del para Vetingut gjyqtari Arben Vrioni! Ja dosjet e të nxehta që ka gjykuar
Gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.
19 Nëntor 2019, 14:04 -
EKSKLUZIVE/ Vetingu i dërgoi dosjen e pasurisë, Prokurori i Kacifas-it ‘sëmuret’ dhe largohet nga sistemi i drejtësisë
Sipas vendimit të KPK, prokurori, ditën që është njohur me dosjen për pasurinë e tij, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për arsye shëndetësore.
13 Nëntor 2019, 10:58 -
KPA mbyll hetimet për gjyqtarin e Kushtetueses, Besnik Muçin, vendimi jepet në nëntor
Gjyqtari Muçi ka deklaruar para KPA se aktet dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur, duke kërkuar më shumë kohë.
7 Nëntor 2019, 10:37 -
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Kavajës
Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 173, datë 1.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Artan Madani.
22 Tetor 2019, 15:16 -
Besim Hajdarmataj del të hënën para Vettingut, ja superpasuria që duhet të justifikojë
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, identifikohet si “flamur i kuq” shtimin e likujditeteve nga të ardhurat e vëllait në Angli, për të cilat subjekti deklaron se kanë qenë të pashoqëruara me dokumentacion. Deri në vitin 2009 ai i deklaron dërgesat si kursime të përbashkëta me vëllanë, ndërsa pas këtij viti nuk caktohet pjesa takuese e secilit.
13 Tetor 2019, 17:42 -
2 vjet Vetting/ Vetëm 3 gjyqtarë e prokurorë të kallëzuar, mbi 100 të larguar
Komisioni i Vetingut për Shqiptarja.com ka thënë se kur konstatojnë elemente të veprës penale i referojmë rastet në Prokurori. Deri më tani janë verifikuar ¼ e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga të cilët mbi 80 janë shkarkuar nga detyra kryesisht për shkak të pasurive të paligjshme, por edhe për lidhjet me krimin dhe vendimet arbitrare, ndërsa kanë dhënë 21 subjekte, për t’i shpëtuar Vetingut.
9 Tetor 2019, 21:25 -
Malaj në KPA: Komisioneri Publik shkeli ligjin, ka shtuar shpenzime që s'i kam bërë kurrë në jetë
Ka nisur seanca në Kolegjin e Pavarur të Apelimit, për gjyqtarin Artur Malaj, kandidatit për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se Malaj është i pranishëm në këtë sallë, pas mungesës së tij në seancën e kaluar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
3 Tetor 2019, 10:24 -
Ekskluzive/ Kancelarët e prokurorive në Vetting, ja 8-të emrat e parë që kalojnë në 'sitë'
ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë se prej disa ditësh ata kanë nisur procesin e vettingut edhe për kancelarët e prokurorive. Sipas ndryshimeve ligjore jo vetëm gjyqtar e prokurorë, por edhe kancelarët i nënshtrohen Vetting-u, por jo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por nga KLP në rastin e prokurorive.
3 Shtator 2019, 14:54 -
Shkresa e DSIK/ SHBA i hoqi vizën prokurorit Eugen Beçi, KPK e shkarkon
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në datën 26 qershor të këtij viti, vendosi të shkarkonte nga detyra prokurorin në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, Eugen Beci, për probleme me pasurinë si dhe për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës.
6 Gusht 2019, 07:33 -
Prokurorja që kandidon për SPAK kaloi vetingun, Komisioneri Publik e ankimon: Probleme me pasurinë
Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e Manjola Kajanës, e cila u konfirmua në detyrë nga vettinngu në KPK, afro një muaj më parë, duke u zgjedhur edhe si një ndër 15 prokurorët në garë për SPAK.
2 Gusht 2019, 14:51 -
Kandidat për SPAK/ Altin Dumani në 'sitën' e Vetting-ut, vëzhguesi ndërkombëtar asnjë pyetje
Theo Jacobs vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në procesin e Vetting-ut ditën e sotme për 'çudi' nuk ka bërë asnjë pyetje në seancën e prokurorit Altin Dumani. Jacobs në seancat e mëparshme ka qëndruar me 'dorë të hekurt' ndaj atyre që kanë hyrë në sitën e Vetting-ut duke bërë pyetje që kanë ndikuar edhe në kalimin apo jo të kësaj prove, por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk ka bërë pyetje për Dumanin.
30 Korrik 2019, 11:14 -
Vettingu i largoi/ KLP zëvendëson drejtuesit e Prokurorisë në Përmet e Shkodër
Pas shkarkimit nga vettingu të drejtuesit prokurorisë përmet dhe pezullimit të drejtuesit të prokurorisë së apelit shkodër, klp ka bërë zëvëndësimet. Në mbledhjen e drejtuar nga nën kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
25 Korrik 2019, 09:37 -
PD-ja del blof/ Ervin Salianjin e rrëzojnë 'provat' e veta kundër prokurorit të 'Babales' (VIDEO)
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë ditën e sotme te Kolegjit të Pavarur të Apelimit (KPA), sipas së cili ka dorëzuar një dokument inkriminues për prokurorin e Krimeve të Rënda, Gent Osmani, prokuror i çështjes "Babale".
24 Korrik 2019, 15:47 -
Ndodh për herë të parë në vetting! Prokurori i Apelit 'dënohet'...të kthehet sërish në shkollë!
Për herë të parë përballë një prokurori me probleme me aftësitë profesionale, KPK ka marrë vendimin për ta pezulluar atë vetëm me një vit, derisa ai të ribëjë Shkollën e Magjistraturës.
24 Korrik 2019, 11:44 -
Kalon vettingun rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm (VIDEO)
Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme SPAK me 15 prokurorët e zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhbllokohet gara edhe për kryeprokurorin. Me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është konfirmuar në detyrë Olsian Çela një nga katër kandidatët në garë për kryeprokuror.
23 Korrik 2019, 13:33 -
Pas vendimit të KPK për shkarkimin e Ardian Yllit, komandohet drejtues prokurorie Erion Çela
Pas vendimit të çuditshëm të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, për shkarkimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli, sot pritet të bëhet prezantimi i ri, i drejtuesit të akuzës së Vlorës. “Shqiptarja.com” mëson se drejtimi i kësaj prokurorie tashmë i është besuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, prokurorit Erion Çela
23 Korrik 2019, 10:32