-
Tha se vrasjet ishin nga pakujdesia/ KPA lë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e dosjes së '21 janarit' Agim Bendo
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përjashtimin 15-vjeçar të ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Agim Bendo nga sistemi i drejtësisë.
22 Dhjetor 2020, 15:43 -
Ekskluzive/ Raporti sekret: Fatmira Hajdari mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar, e papërshtatshme për të vijuar detyrën (DOKUMENTI)
Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar: Refuzimi i vizave amerikane për gjyqtarët dhe prokurorët është një Veting i besueshëm, gjyqtarja Hajdari fshehu faktin e revokimit të vizës.
21 Dhjetor 2020, 16:44 -
Ndërpreu vettingun duke u dorëhequr, Arjana Liço mbetet 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren e Tiranës, Arjana Liço, e cila dha dorëheqjen duke bërë që procesi i vettingut për të ndërpritet si dhe të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite duke humbur dhe statusin e magjistratit.
17 Dhjetor 2020, 19:43 -
Vendimi i KPA konfirmon përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartës, Aleksandër Muskaj
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj, nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë në vend. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për largimin e ish-gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj për një periudhë 15-vjeçare jashtë sistemit të drejtësisë.
17 Dhjetor 2020, 16:37 -
Ankimoi vendimin e KPK, KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlzen Cena
KPA ka hedhur poshtë ankimimin e prokurorit Shkëlzen Cena, kundër KPK pasi kjo e fundit e shkarkoi nga detyra pasi i gjeti probleme në të treja kriteret. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.
16 Dhjetor 2020, 18:58 -
KPA rrëzon shkarkimin nga KPK të prokurorit Arqilea Koça: Vendim i padrejtë, të rikthehet menjëherë në Prokurorinë e Përgjithshme
KPA rrëzon vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të Arqilea Koçës. Në vendimin e saj KPA urdhëron rikthimin e menjëhershëm të Koçës në detyrë pranë prokurorisë së Përgjithshme.
15 Dhjetor 2020, 16:49 -
Kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia prokurori Bilbil Mete
Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme Bilbil Mete kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, ishte në proces Vetingu që nga viti 2018, Këshilli i Prokurorisë deklaroi mbarimin e statusit për shkak dorëheqje pasi mosha e pensionit është 67 vjeç, Komisioni i Vetingut ndërpret verifikimin dhe e përjashton nga sistemi.
14 Dhjetor 2020, 18:50 -
U largua nga sistemi i drejtësisë prej Vettingut, gjyqtarja Qirjako kërkon statusin e magjistrates
Ish-gjyqtarja e lartë Evelina Qirjako kërkon statusin e magjistrates. Qirjako ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut, por që kundërshton përjashtimin nga drejta për t’u rikthyet një ditë në sistem.
8 Dhjetor 2020, 12:29 -
U dënua për korrupsion/ KPK ndërpret Vetingun për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, në vitin 2013 u shpëtua nga KLD-ja
Ish-gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha u dënua në vitin 2017 me dy vite burg për korrupsion dhe më pas u shkarkua nga detyra, KLD-ja e refuzoi ta shkarkonte në 2013 për moslejimin e ekstradimit drejt Italisë së Paro Laçit
18 Nëntor 2020, 20:43 -
Kërcënoi me burg anëtarët e KPK pasi e shkarkuan, KPA le në fuqi vendimin për Edison Ademit
Kërcënoi me burg anëtarët e KPK pasi e shkarkuan, KPA le në fuqi vendimin për Edison Ademit. Ky i fundit u shkarkua në prill të 2019 pasi kishte probleme me pasurinë si dhe kontakte me persona të përfshirë në trafik droge.
9 Nëntor 2020, 20:39 -
U konfirmua në detyrë nga KPK, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores së Durrësit Enkeleda Osmani
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Durrësit Enkeleda Osmani, e cila u konfirmua në detyrë më 20 korrik 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
30 Tetor 2020, 14:52 -
Probleme me pasurinë dhe kontakte me persona që i ka gjykuar! KPK shkarkon gjyqtaren Etleva Temo
Shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Etleva Temo, gjyqtare e Apelit të Korçës. Temo kishte probleme me disa prej pasurive. Ndërkohë probleme u shfaqën edhe me konfliktin e interesit, pasi ka pasur kontakte me disa persona që ajo ka gjykuar. Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese në të cilën u procedua Mimoza Margjeka.
12 Tetor 2020, 12:23 -
Ryshfet e fshehje pasurie/ SHBA-BE ‘skedojnë’ 12 gjyqtarë e prokurorë që duhet të ikin nga drejtësia, nga Besim Hajdarmataj tek Alkelina Gazidedja
Përfaqësuesit e SHBA në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut gjatë tre viteve kanë bërë 12 rekomandime për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që shpëtuan në shkallën e parë të Vetingut, ‘fundosën’ edhe Xhezair Zaganjorin dhe Bashkim Deden.
22 Gusht 2020, 16:37 -
Bilanci/ Vettingu mbyll vitin e tretë, në sitë më pak se gjysma! Rikthehet në shtator
Kur kanë mbetur edhe dy vite nga afati kushtetues 5 vjeçar për procesin e Vetting, më pak se gjysma e 800 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në këtë proces. KPK ka dhënë vendimin e fundit për këtë sesion duke shkarkuar gjyqtarin e Shkodrës Aleks Nikolla, pjesë e trupës gjykuese që uli dënimin e Dritan Dajtit.
10 Gusht 2020, 09:05