-
Plani për sistemin gjyqësor, Gjonaj: S’ka forcë që pengon institucionet e reja
Anëtarët e grupit kanë bërë një panorama të punës së tyre ku theksuan se hartimi i këtij plani i veprimit për sistemin e drejtësisë, është mbajtur në konsideratë dhe është hartuar në përputhje me Strategjinë ndërsektoriale të Drejtësisë, miratuar nga Këshilli i Ministrave.
11 Korrik 2019, 17:01 -
Hapet gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ miraton rregullat e përzgjedhjes për 4 nga 19 anëtarët (Kriteret)
Këshilli i lartë gjyqësorë ka zhbllokuar ngërçin në gjykatën e lartë duke miratuar rregullat e përzgjedhjes së kandidatëve jo gjyqtar. Kjo gara hapet për një javë ndërsa jo gjyqtarët përbëjnë 1/5 e kësaj trupe duke qenë 4 nga 19 anëtar. KLGJ do të kontrolloj këta kandidatë në tre kolona përfshi aftësitë profesionale, etike morale dhe aftësitë menaxheriale. Pas renditjes së kandidatëve lista do ti përcillet presidentit për ti dekretuar si gjyqtar të lartë.
5 Korrik 2019, 11:44 -
Meta letër KLGJ-së: Keni tejkaluar afatet për të plotësuar Gjykatën e Lartë, Euralius po cenon reformën
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe kritikon rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente.
3 Korrik 2019, 13:30 -
Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë/ Etilda Gjonaj kërkesë KLGJ-së: Shkarkoni tre gjyqtarët (Dokumenti)
Zyrtarisht Ministria e Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkarkojë pesë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda që rrëzuan burgun përjetë për Dritan Dajtin dhe pranuan gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Report Tv siguron kërkesën e Etilda Gjonajt drejtuar KLGJ-së.
12 Shkurt 2019, 20:14 -
Vendimi i parë i KLGJ, kërkesë Euralius-it për Inspektoriatin e ish KLD-së
Në mbledhjen e parë të KLGJ-së i është kërkuar mendim misionit të Euralius-it për të ardhmen e Inspektoriatit të ish-KLD-së, pasi deri më tani ka qenë pikërisht ky institucion që ka vlerësuar gjyqtarët për anën profesionale në kuadër të Vettingut. Sa i takon cështjes së zëvendësimit të tre kryetarëve të shkarkuar të Gjykatave Pukë, Berat ,Korcë, ka marrë zgjidhje përkohësisht duke ia kaluar kompetencat zëvendës kryetarëve, të cilët janë ende në proces zgjedhjeje.
21 Dhjetor 2018, 14:33 -
Konstituohet Këshilli i Lartë Gjyqësor, Unioni i Gjyqtarëve: Inkurajojmë çdo reformë në sistemin e drejtësisë
Konstituimi i KLGJ-së është përshëndetur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, ata theksuan edhe njëherë angazhimin e tyre maksimal për të bashkëpunuar me organet e reja të qeverisjes së pushtetit gjyqësor.
20 Dhjetor 2018, 14:03 -
Drejtësia e re në ‘Repolitix’/ Avokati Vishaj: Pas 10 shkurtit të gjithë ish-kryeministrat nga 1991 në filtër
Sajmir Vishaj deklaroi se ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së i hap rrugë krijimit të SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor u ngritën pak ditë më parë pas një kalvari të gjatë.
14 Dhjetor 2018, 22:44 -
Bllokohet dosja 'Hajdari', gjyqtarët japin dorëheqjen, çështja kalon në KLGJ
Asnjë gjyqtar në Apel s'mund të gjykojë dosjen “Hajdari” dhe kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim të dënimit me 25 vite dhënë në mungesë. Shkak sipas vendimit të siguruar nga ReportTv është njohja e gjyqtarëve me kolegen e tyre Fatmira Hajdari, ndërsa më herët ishte Izet Haxhia që kërkoi të gjykohet vetëm nga gjyqtar që kanë kaluar vettingun.
13 Dhjetor 2018, 14:20 -
Gjonaj: Ngritja e KLP dhe KLGJ ngjarje e shënuar, tani është koha për Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur në "Facebook" votimin e gjyqtarëve shqiptarë që zgjodhën mes tyre anëtarët e KLGJ-së dhe apeloi që të vijohet edhe me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Në fund, ajo falenderon partnerët strategjikë për ndjekjen dhe mbështetjen e tyre ndaj procesit të këshillave dhe hapave të ndërmarrë për reformën e drejtësisë.
13 Dhjetor 2018, 12:14 -
Ngritja e KLP-së, Gjonaj: Përzgjedhje cilësore dhe transparente e 6 prokurorëve
Kompletimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u zgjodh ditën e djeshme ka sjellë dhe reagimin e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka shprehur vlerësim maksimal duke përcjellë mesazhe inkurajuese se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
12 Dhjetor 2018, 13:09 -
Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ, Xhafaj: Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësi. Shpresoj të tregojnë përgjegjshmëri
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e konsideroi një hap të rëndësishëm për ecurinë dhe zbatimin e reformës në drejtësi, zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë , ditën e djeshme që tregon sipas tij ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë dhe përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
12 Dhjetor 2018, 12:30 -
Sot ngrihet KLP, Arta Marku thirrje prokurorëve: Ejani t’i hapim rrugë SPAK-ut
Arta Marku theksoi dje se sot do të hidhen themelet e institucionit të parë të ri të drejtësisë, prandaj ftoi prokurorët që të mos e humbasin këtë shans, që do i hapë rrugë krijimit te SPAK-ut dhe zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat.
10 Dhjetor 2018, 21:40 -
Nesër zgjedhjet për KLP-në, ambasada e SHBA: Të ngrihet brenda javës bashkë me KLGJ-në, hap drejt negociatave
Ndërsa para mbledhjes së nesërme, ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook shprehet se ‘Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë”.
10 Dhjetor 2018, 19:11 -
Nisin procedurat për ngritjen e KLP dhe KLGJ, i hapet rruga ngritjes së SPAK dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri
Procesi i rivlerësimit të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë është përmbyllur, duke i hapur rrugë shumë shpejt ngritjes së KLP dhe KLGJ.
28 Nëntor 2018, 09:30 -
48 orë nga afati i fundit, zhbllokohet procesi për KLGJ, dy kandidatura në Gjykatën e Lartë
Pas 48 orëve skadonte afati i aplikimit ku gjyqtarët e apelit u ftuan të kandidonin për KLGj ku do të zëvëndësohet vakanca e mbetur nga largimit prej sistemit të gjyqtarit Besim Trezhnjeva, njëherazi anëtar i KLGJ.
4 Shtator 2018, 13:57 -
Rihapja e garës për KLGJ, asnjë gjyqtar s’aplikon/ Gjykata e Lartë: Afati mbyllet më 6 shtator
Një javë pas rihapjes së garës për gjyqtarët që janë ftuar të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, asnjë gjyqtar Apeli nga rrethet nuk ka aplikuar pranë Gjykatës së Lartë. Report Tv komunikoi me Gjykatën, e cila konfirmoi se s’ka asnjë aplikim.
27 Gusht 2018, 15:26 -
Trezhnjeva ngeci në rrjetën e Vettingut, Gjykata e Lartë hap garën për gjyqtarët e rretheve: Bëhuni pjesë e KLGJ
Shkarkimi i gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva nga vettingu, detyron Gjykatën e Lartë të hapë sërish garën për të plotësuar krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ)
22 Gusht 2018, 13:48 -
Zgjidhet ngërçi/ Hapet rruga për plotësimin e vendeve bosh në drejtësi
Verifikohen 48 nga 57 prokurorë dhe gjyqtarë të grupit të parë, mes tyre kandidatët për KLGJ dhe KLP, që sot mund të ngrihen organet e reja të drejtësisë që do emërojnë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, konsensus politik tani i panevojshëm.
2 Gusht 2018, 07:22 -
Gjykata e Lartë në kolaps/ Rihapet gara për KLGJ, aplikojnë gjyqtarët jashtë Tiranës
Gjykata e Lartë ka rihapur garën për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja e Gjykatës së Lartë bëhet për të gjithë gjyqtarët e gjykatave të Apelit jashtë Tiranës. Hapja e aplikimeve vjen pas kolapsit të krijuar me Gjykatën e Lartë.
1 Gusht 2018, 09:52