-
Në kërkim të një pune që nuk e gjeti kurrë, 26-vjeçari zhduket pas ndarjes së prindërve
Renato, i cili sot rezulton i humbur kishte emigruar që herët në Greqi, me të mbaruar shkollën e mesme që përkon me vitin 1992. Renato fillimisht nis të jetojë në Iraklio dhe më pas zhvendoset nga një qytet në tjetrën, në tokën helene.
27 Mars 2019, 19:40 -
Pa gjurmë gjen Rajmondën, 28-vjeçaren me nënë të sëmurë dhe pa baba
Pa gjurmë gjen Rajmondën e cila ishte denoncuar e humbur nga kuushërira e saj. Rajmonda humbi babain e saj para shumë vitesh ndërkohë që e ëma vuante nga probleme mendore. Për këtë arsye ajo u dëgua në shtëpinë e fëmijës ku u rrit larg syve të të afërmve.
26 Mars 2019, 22:14 -
Drama e familjes Dylaj nga Fieri, gjyshja që mbante dy jetimët
Historia e familjes Dylaj preku edhe opinionin publik. Pas trasmetimit reaguan institucionet në Fier. Dy të miturit sot ndodhen në institucion dhe janë kthyer në shkollë. Bashkia Fier ka ofuar dhe kujdestare per gjyshen e sëmurë.
26 Mars 2019, 21:20 -
Fotoja e Bleona Matës si adoleshente! Gjyshi me lot e shpresë flet në emisionin 'Pa gjurmë': Nuk vdes pa e gjetur (VIDEO)
Pas shfaqjes për herë të parë të fotos që tregon rritjen moshore të 6-vjeçares në atë kohë, sot një adoleshente të Bleona Matës, Report TV udhëtoi drejt qytetit të Kukësit aty ku jeton familja e Bleonës, nëna, vëllai si dhe gjyshi Zenel Mata.
26 Mars 2019, 19:29 -
Ushtronte dhunë fizike, gruaja ndahet nga bashkëshorti
Nëna e tre fëmijëve Lirie Pjeci e zhdukur që në 1995 sot 54 vjeçe sot kërkohet nga familja. Ajo jetonte në Korcë me vajzën kur i erdhi një telegram. La vajzën tek prindërit dhe i pohoi se do të kthehej përsëri por nuk u kthye më.
26 Mars 2019, 21:02 -
Me nënën e sëmurë dhe pa baba/ Vajza e tezes në kërkim të Rajmondës (Historia drithëruese)
Esma është vajza e tezes, ajo ka vendosur ta rrëfejë këtë histori në kërkim të kushërirës, për të cilën tashmë nuk dihet asgjë. Rajmonda Canko sot është një 28 vjecare dhe kërkohet nga vajza e tezes
21 Mars 2019, 20:10 -
U zhduk nga Italia ditën e Krishtlindjes/ 'Pa Gjurmë' në kërkim të të riut nga Kavaja (Historia)
Haxhire dhe Bilbil janë prindër te 3 fëmijëve. Hamitit, Eglantinës dhe më të voglit Danjelit. Ky i fundit rezulton i humbur që prej 25 dhjetorit të vitit 2015. Me të mbaruar shkollën e mesme Danjieli punonte me nënën në punët e bujqësisë. Në fshatin Mekaj të Kavajës.
20 Mars 2019, 22:47 -
FOTO-Ekskluzive/ Ja si mund të jetë sot Bleona Mata, dëshmia: Vajzën e kam në dorë, ka qenë edhe shtatzënë
Për herë të parë nga zhdukja e Bleona Matës, në moshën 6-vjeçare, realizohet identikiti, sesi duket imazhi i saj, një 16-vjeçare sot. Dy persona dëshmuan në emisionin 'Pa Gjurmë' sonte në Report Tv se vajza shfrytëzohet nga një grup shqiptar për prostitucion në Itali, ndërsa u shprehën të sigurt se e kanë vajzën në dorë, madje deklaruan se ka qenë shtatzënë.
19 Mars 2019, 22:01 -
U zhduk, pasi takoi ish-ortakun, familja në kërkim të 44-vjeçarit nga Gjirokastra
Pasi më 23 tetor të vitit 2014 ai qëndron 3 net në një hotel në qendër të Gjirokastrës, takohet me mikun dhe ish-ortakun Edi Qaron dhe më pas kthehet në hotel për të marrë rrobat. Që nga ky moment Fatmirin nuk e takoi më askush.
18 Mars 2019, 20:08 -
Pa Gjurmë/ Vrau me sëpatë gruan shtatzënë, nga burgu kërkon fëmijët. Reagojnë vajzat: Na vrave nënën!
Ishte viti 2011 Shpëtimi filloi të bëhej xheloz per Manushaqen dhe askush nuk di ta thotë se cili ishte shkaku që Shpëtimin e coi në vrasjen makabre të Manushaqes. Mbi ngjarjen familjarët mësuan vetëm nëpërmjet medias.
13 Mars 2019, 23:08 -
Pa Gjurmë/ Vdes emigranti, e ëma kërkon të vërtetën: Kunati gënjen, djalin mund ta kenë vrarë
Sot pas afro 6 vite nga ajo ngjarje familjarët kanë ngritur dyshimet lidhur me vdekjen e të riut. Ata nuk e besojnë se ai ndërroi jetë pas një aksidenti.Ata kërkojnë të zgjojnë një të vërtetë mbi atë se cfarë e coi 37 vjecarin drejt vdekjes fatale…
13 Mars 2019, 23:02 -
Doli nga koma dhe i telefonoi nënës: Nuk vij më, do kurohem në Angli (Familja në kërkim të 42-vjeçarit)
Një adoleshent asokohe bashkë me dy vëllezërit Ramazanin dhe Xhemalin qëndruan për afro 6 muaj në Foggia duke u pajisur edhe me leje qëndrimi. Atje ai njihet me një shok, ndërsa i pohon se e kishte në mendje për tu larguar drejt Anglisë....
11 Mars 2019, 20:16 -
Nëna birësuese mori sekretin në varr/ 63-vjeçari në kërkim të rrënjëve biologjike, apel për nënën
Ende një foshnjë, i sapolindur Syrja Basha apo Maksut sikundër njihej ndryshe dikush e dërgon në familjen Basha, në fshatin Shenavlash, në ciftin që nuk kishin fëmijë Nadire dhe Haxhi Basha. Deri në moshën 7-vjecare, Syriai u rrit sit ë gjithë bashkëmoshtarët e tij edhe pse në kushte jo shumë të mira ekonomike, pasi familja jetonte në një kasolle.
8 Mars 2019, 20:11 -
Kthehet për festat e fundvitit, zhduket 38 vjecari/ Nipi në kërkim të dajës
Me të mbërritur ka porositur një makinë për të dërguar valixhet në fshatin Vllahinë, atje ku dhe banonte familja e tij. Ka telefonuar familjarët dhe u ka thënë se do vonohej pak. Kjo ka qenë dhe telefonata e fundit për Rizain, pasi më pas telefoni i tij doli i fikur.
8 Mars 2019, 01:01 -
Pa Gjurmë/ Doli nga shtëpia për të bërë pazar, në kërkim të Ibrahim Xhakerit nga Elbasani
Ai kishte dalë si zakonisht për në markatën e qytetit për të bërë pazar. Sipas pohimeve që bëjnë familjarët, ai dukej shumë i mërzitur dhe se po atë ditë ai ishte takuar me nipin tjetër Hakiun, i cili ka një dyqan ushqimor në markatën e Elbasanit.
6 Mars 2019, 21:08 -
Drama e një nëne të dhunuar, burri ka dyshime për atësinë dhe tenton të vrasë në sy të femijëve
'Pa gjurmë'. Donika dhe Arturi u martuan me shkuesi në vitin 2004. Ishte ende e vogël asokohe, kur Donika vendosi të martohej me bashkëshortin, ndërsa gjërat nuk shkuan mirë që prej fillimit. Çifti kishte probleme te vazhdueshme, deri aty sa Arturi ushtronte dhe dhunë fizike mbi të shoqen.
5 Mars 2019, 22:03 -
Dëshmia e shqiptares së rrëmbyer dhe abuzuar në '97: Unë rri e strukur si mi! Personi që më përdhunoi, me pushtet
Rrëfimi ekskluziv i një vajze, si u rrëmbye në vitin 1997 bashkë me fëmijë të tjerë. Ngjarja horror, si u mbajtën në një bodrum dhe më pas në pyll. E abuzuar seksualisht nga një person i njohur për të, të cilin e ka denoncuar në polici pasi arriti t'i shpëtonte grupit që do i çonin nga mali në Greqi, për trafik organesh. "Ana", sot nënë me fëmijë, thotë se u detyrua të largohet nga Shqipëria pasi policia i tha se abuzuesi i saj është person me influencë, dhe vajza nuk kishte tjetër shpëtim veçse të largohej pa asnjë gjurmë nga Shqipëria.
5 Mars 2019, 14:25 -
'Pa gjurmë' / Zhduket në mënyrë të mistershme pas divorcit të dytë, 41-vjeçari nga Librazhdi
Lulëzimi është vëllai i 2 motrave dhe 5 vëllezërve. Rritur në një familje të madhe dhe nga nevoja për të kontribuar sadopak në ekonominë familjare, Lulëzimi emigroi që herët drejt Greqisë. Në atë kohë i ati Rizai punonte si minator ndërsa e ëma Malie në koperativë.
5 Mars 2019, 21:07 -
Pa Gjurmë/ Misteri i cigares së fundit, në kërkim të 53 vjeçarit nga Lushnja
Zhdukja e tij në mënyrë të mistershme mëngjesin e 25 korrikut ka habitur jo pak familjarët si dhe këdo që e ka njohur. Atë mëngjes në të gdhirë, rreth orës 4 e 30 i ka thënë bashkëshortes se do të dilte për të pirë një cigare.
4 Mars 2019, 22:38 -
Martohet pa dëshirë, burrin trafikant e kap me një tjetër, i kërkoi divorcin, por kërcënohet
Ne vitin 2013 ikën nga shtëpia e bashkëshortit ndërsa vendos të divorcohet. Në vitin 2018 Kozeta bashkë me djalin janë shpërngulur tashmë në Tiranë. Ajo sot vendos të rrëfejë këtë histori, për shumë arsye.
28 Shkurt 2019, 19:53 -
'Pa Gjurmë'/ Historia e trishtë e babait të 4 fëmijëve! Iku për një jetë më të mirë dhe i la familjes brengën e jetës
Historia e Arben Zenunit vjen nga një familje me origjinë nga qyteti i Korçës, me probleme të mëdha ekonomike. 47-vjeçari doli nga shtëpia në Laprakë të premten e 27 korrikut të vitit 2007. Arbeni babai i 4 fëmijëve jetonte në një familje të madhe me shumë fëmijë.
27 Shkurt 2019, 19:31 -
U zhduk nga burgu, vajza në kërkim të të atit pas 42 vitesh, dëshmitari: U pushkatua
Një i ri 33 vjecar në atë kohë Gjelosh Kol Deda ishte nga Kllogjeni i Shkodrës. Nuk e pa vajzën teksa rritej dhe sot Liza Kola kërkon të dijë fatin e të atit. Sonte në emisionin 'Pa Gjurmë' telefonoi një bashkëvuajtës i Gjelosh Kol Dedës ku deklaroi se ishte njohur me të në burg dhe se ai u ekzekutua në 1978 në burgun e Pukës.
26 Shkurt 2019, 22:52 -
Historia në 'Pa Gjurmë'/U nda nga bashkëshorti, nëna e dy fëmijëve dhunohet nga bashkëjetuesi
Çdo muaj dërgon të ardhura për familjen. Ishte moment kur marrëdhënia mes çiftit filloi të mos ishte më e njëjta kur Arbeni arrestohet nga policia me drogë, dhe dënohet me 2 vite burg.
26 Shkurt 2019, 22:43 -
Ra në burg dhe doli/ 3 vajza në kërkim të babait, nëna rrëfen historinë e jetës
Kjo histori që vjen sot në ’’Pa gjurmë’’ ka një piktakim me të tilla forma të lidhjes, së të rinjve që në moshë të vogël. Por ndryshe nga sa përmendëm më herët, dashuria e Ritës me Xhelalit nuk ishte marrëveshje mes familjesh por ishte një dashuri që lindi mes një 12 vjecareje dhe një 14-vjecari.
25 Shkurt 2019, 20:01 -
Apel për ndihmë/ Kush e njeh këtë zonjë? Vuan nga skleroza, prej 4 ditësh ndodhet në azil (FOTO)
Prej katër ditësh ajo është dërguar në azilin e Tiranës nga personeli i spitalit nr.5. Zonja thotë se quhet Seli, nuk dihet se nga cili qytet është. Ajo vuan nga skleroza, ndërsa drejtori i azilit Hysni Kuka u bën apel qytetarëve që e njohin që të njoftojnë familjarët që ta marrin nga azili.
25 Shkurt 2019, 19:15 -
'Pa gjurmë'/ Humbi kontaktet në janar të 2006-ës, familja mëson se ndodhej në burg, vëllai në kërkim të 39-vjeçarit
Mbrëmjen e kësaj të premte në emisionin "Pa gjurmë" erdhi e trajtuar historia e një emigranti shqiptar Sokol Manaj, 39 vjeç nga Kukësi i cili ka humbur çdo komunikim me familjen në janar të vitit 2006 nga Greqia dhe që atëherë familja e kërkon për të zbuluar rreth fatit të tij dhe zhdukjen e mistershme të 39 vjeçarit.
22 Shkurt 2019, 20:54 -
'Pa gjurmë'/Gruaja i vodhi paratë dhe u largua në drejtim të paditur, babai në kërkim të dy fëmijëve nga martesa e dytë
Mbrëmjen e sotme në emisionin e "Pa gjurmë" u prezantua historia e 41 vjeçarit nga Tepelena Laert Kasemi, një babai, i cili pas bashkëjetësës 15 vjeçare me një gjeorgjiane braktiset nga e shoqja e cila largohet ne drejtim të paditur duke marrë me vete dhe dy femijët e tyre. Prej 7 vitesh babai vuan mungesën dhe është në kërkim të dy femijëve të tij.
21 Shkurt 2019, 20:59 -
'Pa Gjurmë'/ U largua nga Burreli në drejtim të Greqisë në korrik të 2002, familja në kërkim të 51-vjeçarit
Në emisionin "Pa gjurmë", këtë herë erdhi e rrëfyer historia e 51-vjeçarit Shaqir Ndreu. Ishte 15 korrik i vitit 2002 kur Shaqiri do të largohej nga Burreli në drejtim të Greqisë. Edhe pse kanë kaluar 16 vite nga humbja familja e kërkon sot në përpjekje për të mësuar të vërtetën rreth fatit të tij.
20 Shkurt 2019, 20:27 -
'Pa gjurmë'/Dëgjoi të qarat e vajzës që lindi, i thanë se vdiq, brenga e një nënë në kërkim të vajzës së humbur
Një jetë mbushur plot dëshpërim është historia e nënës në kërkim të vajzës, që u trajtua sot në emisionin “Pa gjurmë”. Razie Gremi, nëne sot e tre fëmijëve ka ardhur nga Italia dhe vendosi të rrëfejë historinë e jetës, se si në tërë këto vite jetoi me ankthin për të ditur të vërtetën rreth fatit të vajzës, të cilën kur e lindi i dëgjoi vetëm të qarat në spital, por më pas i thanë se kishte vdekur.
19 Shkurt 2019, 22:29