-
Zhdukja e mistershme e gramshiotit në Itali, lidhja me tre shokët trafikantë, njëri u vra, njëri humbi (Historia)
Një 25-vjecar që humbi në rrethana misterioze nga Firence e Italisë. Historinë e tij e kemi trajtuar në emisionin “Pa Gjurmë” I rikthehemi kësaj historie pasi kemi dëshmi të reja. Sokol Tervoli në 2004 jetonte në Firence të Italisë me identitet të rremë.
3 Maj 2019, 19:54 -
I ngatërruan gjininë me një vajzë dhe përfundoi në befotrof, vlonjati në kërkim të prindërve (Historia)
Met Domi është 60-vjecari që kërkon të dijë të vërtetën e një ngatërrese, që sipas tij ka ndodhur në shtëpinë e fëmijës Vlorë, në parashkollorin në Skelë. Ka jetuar fillimisht në Befotrofin e Vlorës, ndërsa më pas është zhvendosur për në parashkollor në zonën e Skelës.
3 Maj 2019, 19:44 -
35-vjeçari u rrëmbye nga 4 djem, pronari grek njofton babain se djali i tij ishte zhdukur
Enver Gega është një tjetër i ri, një emigrant, i cili në vitin 2002 u nis bashkë me disa shokë të tij drejt Greqisë. Dy shokët me të njëjtin emër fillojnë punë si cobanë, ndërsa flinin në një kasolle në mal.
25 Prill 2019, 22:14 -
I tha familjes se do të ikte me gomone, nuk dihet nëse arriti në destinacion
Agim Pylla është një nga 8 fëmijët e familjes së madhe Pylla nga Shoshi i Dukagjinit. Që herët e kishte provuar emigracionin ndërsa kishte qëndruar për afro 6 muaj në Zvicër. Kthehet në Shqipëri dhe në aeroport e pret i vëllai Skënderi.
25 Prill 2019, 22:11 -
E lanë gruaja dhe fëmijët, këngëtari humb gjurmët në Greqi
Seit Hysa është babai i katër fëmijëve. Me Teutën bashkëshorten e tij nuk i kishte marrëdhëniet e mira që prej fillimit për shkak edhe diferencës së madhe në moshë. Ku ata u martuan Seiti ishte 40 vjec dhe Teuta 23 vjece. Debatet mes tyre ishin të vazhdueshme edhe pse në jetë erdhën 3 djem dhe një vajzë.
24 Prill 2019, 20:32 -
Humbi djalin në aksident, nëna zbulon letrën me kujtimet në Kanada (Rrëfimi i trishtë)
Djali i vetëm i çiftit u rrit shpejt sa hap e mbyll sytë përkrah prindërve duke i ndihmuar në biznesin familjar. Ishte ende shumë i ri kur u dashurua për të parën herë dhe por për të parën herë u përball më kërcënimet e babait të vajzës që ai dashuronte, nga i njëjti qytet.
23 Prill 2019, 22:06 -
Donte të rikthehej në atdhe, zhduket kavajasi në Gjermani
Që nga dita kur humbi kontaktet me familjarët nuk dihet asgjë për fatin e 27-vjecarit. Elsi Danaj kishte afro 4-5 vite që jetonte në një qendër azili në Gjermani. Nga Durrësi ku jeton familja e tij u nis në rrugë tokësore nga Itali për të kaluar drejt shtetit gjerman.
23 Prill 2019, 20:56 -
'U arratisa gabimisht në Itali'/ Nipi në kërkim të dajës së zhdukur nga 1960 (Historia)
Ishte viti 1960 kur në atë kohë Ramadan Rexhmataj një i ri 22 vjecar nga Tërshen Bicaj punonte në gardë si rreshter. Familja Rexhmataj jetonte në qytetin e Kukësit asokohe kur u transferuan më pas në Shkodër.
22 Prill 2019, 20:06 -
'Pa Gjurmë'/ 'Ju tregoj fatin tragjik të 4 shqiptarëve që u hodhën në lumë për t'i shpëtuar policisë greke'
Niset nga Tirana për në Greqi, humb gjurmët 20-vjeçari, në kërkim të Vilson Gjutës, ishte 20 vjeç kur u zhduk, sot 36 vjeç. U largua me 11 persona të tjerë, 5 u kthyen gjallë, 5 humbën jetën. Vilson Gjuta rezulton i humbur, nuk u gjet asnjë gjurmë e tij
19 Prill 2019, 20:06 -
'Pa Gjurmë'/ Shokohet nëna kur takon djalin në Itali: Ju lutem ma ktheni në shtëpi
Dy prindërit e moshuar thonë se muajt e fundit telefonatat nga i biri ishin më të rralla dhe bisedat e shkurtra, ndaj ky ka qenë dyshimi i parë për familjarët, ndryshime që Gentjani i kishte shfaqur së fundmi
18 Prill 2019, 20:28 -
U nis drejt Greqisë, zhduket pa gjurmë, familja në kërkim të të riut
Sapo kishte mbushur 19 vjec asokohe kur Petrit Culaj nga fshati Bratosh i Malësisë së Madhe. Doli nga banesa ne fund të korrikut të vitit 1995 dhe familjarëve u tha një natë më parë se pasi të talohej me një shok do të niseshin bashkë drejt Greqisë.
17 Prill 2019, 22:28 -
Lindi trinjakët në vitin 1983, vajza ndërroi jetë, çifti nga Berati në kërkim të binjakut tjetër
Janë prindër të 7 fëmijëve. Abedini dhe Fiqeretja kishin 5 fëmijë kur Fiqiretja mbeti shtatzënë përsëri. Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur pati komplikacionet e para. Ajo shkon në maternitetin e Beratit për të lindur ndërsa ende nuk e kishte mësuar së do të bëhej nënë e tre binjakëve.
17 Prill 2019, 22:26 -
Familja e shpalli të zhdukur, vajza punon striptiste në Tiranë: Më lini rehat, kam jetën time
Emisioni 'Pa Gjurmë' arriti në gjurmët e Lindita Babit, 27-vjeçares nga Cërriku, e cila ishte denoncuar e humbur nga familja prej tre muajsh. Emisioni disponon foto dhe video të vendit ku punon si kërcimtare në një lokal nate në Tiranë.
16 Prill 2019, 22:38 -
Humb gjurmët nga Athina rrugës për në shtëpi, familja në kërkim të 36-vjeçarit
Panajoti (babai) mori familjen e tij ne rruget e emigrimit per ne Greqi ne vitin 1991, kur Laerti ishte ne moshen 8-vjecare. Pjesen tjeter te shkolles e mbaroi ne Greqi ne vitin 1999. Me pas Laerti filloi duke punuar pune te ndryshme.
16 Prill 2019, 22:22 -
Historia e çiftit që u ndanë dhe u ribashkuan, 22-vjeçarja në kërkim të motrës
Dy të rinjtë Alketa dhe Asqeriu nga Berati ishin të dashuruar asokohe kur familja nuk mundi ta pranonte qysh prej fillimit marrëdhënien e tyre. Pavarësisht tentativave dhe kundërshtisë së vazhdueshme të familjes së djalit, dashuria e të riut ndaj Alketës triumfoi.
16 Prill 2019, 22:12 -
Policia e akuzoi për vrasje, i riu nga Shijaku u arratis në 2001, familja në kërkim të djalit (Historia)
Alban Baftjari tashmë kërkohet nga familjarët. Pasi ishte dënuar në vitin 2000 me 6 muaj burg, për armëmbajtje pa leje. Sot familjarët nuk kanë dijeni për fatin e 41-vjecarit. Ai u zhduk prillin e vitit 2001 nga Shijaku.
16 Prill 2019, 22:05 -
'Mos më merrni më në telefon...'/ Në kërkim të vlonjatit të zhdukur në Itali
Valter dhe Natasha janë prindër të dy fëmijëve, Eltoni ka dhe një motër me emrin Elona. Njihej si një djalë mjaft i shoqërueshëm. Me të mbaruar shkollën e mesme profesionale Tregtare ne vitin 1992, Eltoni nisi të punojë me babain e tij në transport ushqimor.
15 Prill 2019, 20:21 -
Pa Gjurmë/ Familja kërkon 47-vjeçarin nga Peshkopia, u zhduk në vitin 2005
Xhemali dhe Lumie sollën në jetë 8 fëmijë 6-vajza dhe 2-djem. Dashamiri vendos të largohet në Itali që herët. Pasi kreu shërbimin ushtarak në Mamurras për 2-vite. Në vitin 1991 pati punuar në Bulqizë në Policinë rrugore për 4-vite. Në vitin 1995 bashkë me të vëllanë Eminin vendosen në Kalabri dhe filluan me vjeljen e duhanin, atje u njoh me emrin Danjel, pasi kështu e kishin më të thjeshtë italianët ta thërrisnin shqiptarin nga Peshkopia.
12 Prill 2019, 19:57 -
I riu i varur nga droga i dhunon, prindërit pensionistë kërkojnë ndihmë
Djali i vetëm i çiftit Kabili. Ka vite që është i varur nga droga, ndërsa pas mbarimit të shkollës 9-vjeçare prindërit e regjistruan në një shkollë profesionale për hidraulik. I riu e la shkollën me të mbaruar vitin e parë.
8 Prill 2019, 19:51 -
Prindërit u ndanë, djali emigroi në Greqi dhe u nis në Itali, por u zhduk (Historia e tropojanit)
Edhe nëna gjithashtu, e cila nga martesa e dytë ka dhe një tjetër djalë. Lulëzimi ishte një djalë i mbyllur, por i pjekur për moshën. Ndoshta ndarja e prindërve e pati rritur para kohe. Në Greqi emigroi që herët, në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin.
8 Prill 2019, 19:45 -
I divorcuar prej 6 vitesh, humbi kontaktet në mars, del fotoja e babait të dy vajzave
Petrit Bicakani 57-vjeç nga Tirana humbi kontaktet me dy vajzat në 22 mars të këtij viti. Vajzat e denoncuan të humbur duke kërkuar ndihmë në emisionin 'Pa Gjurmë' pasi nuk përgjigjej në telefon. Pas denoncimit në studion e emisionit erdhi një foto e një personi që ngjason shumë me Bicakanin.
5 Prill 2019, 19:38 -
Tregtari nga Durrësit niset për të takuar shokun dhe humb çdo gjurmë, vajza në kërkim të babait
Lutfi Mara lindur në Durrës dhe me vendbanim në fshatin Shenavlash humbi gjurmët pasditen e 10 majit të vitit 1999. Doli nga shtëpia atë pasdite me një motor të vogël tip Piaxho duke iu thënë familjarëve se do të takohej me një shok në Sukth, në vendin e quajtur Shënapremte.
4 Prill 2019, 20:03 -
Homoseksuali i merr fëmijën çiftit shqiptar, nëna në kërkim të djalit (Historia)
Jetonin në Lezhë atë kohë kur Laura ishte shtatzënë, 3-muajshe e martuar me Ramazan Locin. Ishte një periudhë e vështirë për çiftin e ri, kur të detyruar për një jetë më të mirë, vëllai i Ramazanit dhe kunati i Laurës, Denisi i cili bashkëjetonte me një person dhe i përkisnin komunitetit LGBT marrin ciftin nga Shqipëria në vitin 2015.
3 Prill 2019, 23:14 -
Gjendet gazetari pas transmetimit të historisë në 'Pa Gjurmë', ja çfarë i kishte ndodhur
Lazion Cini, 30-vjeçari i humbur prej një jave nga Tirana ka mundur te lidhet me familjen. Këta të fundit njoftuan gjetjen e të riut, i cili prej disa kohësh kishte probleme depresioni. Ata i thanë "Pa gjurmë" se tashmë Lazioni ndodhet me ta dhe se kishte përfunduar në spital pas një aksidenti.
3 Prill 2019, 13:13 -
U lind nga një lidhje jashtëmartesore dhe u braktis, 28-vjeçari në kërkim të nënës
Nertil Tola është në kërkim të nënës së tij, të cilën nuk mundi ta njohë dot, që kur erdhi në jetë, fryt i një dashurie të pa finalizuar, mes dy të rinjve të cilët nuk u celebruan kurrë. Babanë ka mundur ta njohë kur ishte 18 vjec, ndërsa nënën jo.
2 Prill 2019, 21:25 -
'Pa Gjurmë'/ Në kërkim të 55-vjeçarit të zhdukur një vit më parë, çfarë kapën kamerat e sigurisë
Në Shqipëri një javë para zhdukjes së tij kishte mbërritur edhe bashkëshortja e tij, ndërsa Nazmiu kishte mbërritur një javë më pas. Ai zbriti në qytetin e Fierit mbrëmjen e vonë, pasi kishte kaluar në tokën shqiptare. Çifti kishin blerë një apartament në Fier dhe Nazmiu shkoi drejt banesës së tyre.
2 Prill 2019, 20:56 -
U nis për dasmë, por përfundoi në Greqi dhe u zhduk (Historia)
Largimi drejt i Greqisë i tij ishte një destinacion për të cilin familjarët nuk kishin dijeni. Me të mbërritur në tokën helene katër miqtë takohen me një pronar grek, i cili kërkon një çoban për të punuar në pronën e tij.
1 Prill 2019, 21:18 -
U braktis në maternitet, motra në kërkim të vëllait
Eljo është djali që u lind më 25 nëntor të vitit 1992. Eljo Kastriot Idrizi i regjistruar me këtë emër, pasi u lind në maternitetin e Fierit u dërgua në shtëpinë e fëmijës Vlorë, për shkak të pamundësisë që e ëma ta mbante në familje.
29 Mars 2019, 19:50 -
63-vjeçari u zhduk dy ditë më parë, familja e kërkon në 'Pa Gjurmë'
Familja e 63-vjeçarit, Shaziman Penko i cili u largua nga banesa dy ditë më parë. Menjëherë pas humbjes së çdo kontakti me familjarët nga 63-vjecari ata kanë bërë denoncimin në policinë e Pogradecit, por deri në këto momente asnjë gjurmë e tij.
29 Mars 2019, 19:12 -
Foli për herë të fundit me të shoqen, u zhduk pa gjurmë
Jetonte në një fshat të Shkodrës asokohe kur vendosi të emigrojë drejt Greqisë. Gjon Toni ishte ende nje djalë i ri, kur për shkak se i duhej të siguronte edhe më shumë të ardhura për familjen mori rrugën drejt tokës helene. Kishte afro 5 vite që ikte dhe vinte nga Greqia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.
28 Mars 2019, 20:19