-
'Pa gjurmë'/U nis të blinte tullumbacë, 6 vjeçarja rrëmbehet tek dera e shtëpisë, nëna 27 vite në kërkim të vajzës
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Valentina Hoxhës një nëne , e cila prej 27-vitesh vuan mungesën e vajzës së saj. E bija, Juliana Hoxha në atë kohë ishte vetëm 6 vjeçe kur u nis për të shkuar në dyqan të blinte tullumbace për vëllain e saj, për të mos u kthyer më në shtëpi. Nga ajo ditë nëna e kërkon për të rene në gjurmët e saj.
19 Shkurt 2019, 21:42 -
‘Pa gjurmë’/Burri ushtronte dhunë fizike mbi të, 64-vjeçarja pas divorcit: Kam frikë të jetoj në të njëjtën shtëpi
Historia e trishtë e një 65 -vjeçare nga Burreli ka ardhur e rrëfyer këtë të hënë në studion e emisionit “Pa Gjurmë”. Ajo është nënë e tre fëmijëve një djali dhe dy vajzave sot të martuar, e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së saj, qe prej vitesh vuan dhunën e bashkeshorit të saj ndersa jeta e saj ka kaluar në një rrjedhe të gjatë vuajtesh, e rritur jetime.
18 Shkurt 2019, 20:56 -
‘Pa Gjurmë’/ U largua fshehurazi nga shtëpia, i humbur që prej shkurtit të vitit 2015-të, familja në kërkim 47-vjeçarit nga Kavaja
Familja kërkon 47-vjeçarin e zhdukur prej shkurtit të vitit 2015 në Greqi. Baba i dy fëmijëve, një djali 13 vjeç dhe i një vajze Ylli vuante nga probleme të shëndetit mendor i cili pasi gjen derën e shtëpisë të hapur ikën ne drejtim te pa ditur, ndërsa familja e kërkon edhe sot pas 4 vitesh mungese për të rënë në gjurmët e tij.
18 Shkurt 2019, 20:14 -
Historia e 40-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion/ Lindi djalin me tutorin, ia birësuan në Itali
Fati nuk do ta kishte shkruar ndryshe përvecse një tjetër tronditje që L. do të pësonte, bashkëshorti i saj humb jetën në një aksident automobilistik në vitin 2017. E vrarë nga fati e zhytur në pikëllim L. sot kërkon djalin e saj të parë, fatin e të cilit nuk e mësoi kurrë.
15 Shkurt 2019, 19:57 -
Rrëfim i pazakontë në 'Pa Gjurmë'/ Shqiptari tregon si u dashurua me prostitutën hungareze dhe ç'ndodhi më pas...
Dashuria e çiftit u lind në një shtëpi publike. I riu nga Tepelena ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën hungareze. Maria hoqi dorë nga puna atje për të nisur një jetë të re me shqiptarin, me të cilin filluan dhe bashkëjetesën. Maria ishte nëna e një vajze 6-vjeçare, nga martesa e saj e pare, e cila jetonte me gjyshen në Hungari.
14 Shkurt 2019, 19:49 -
'Pa Gjurmë' në kërkim të Edlir Bardhoshit, 32-vjeçari me sëmundje depresive prej tre ditësh i humbur
Familjarët thonë se 32-vjeçarit ishte një person i qetë dhe jo agresiv, madje ishte ndihmë edhe për familjarët e tjerë. Ai ka humbur gjurmët të dielën, 10 shkurt ora 11 e paradites. Edliri ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ai nuk ka marrë me vete asnjë dokument identifikimi.
13 Shkurt 2019, 20:01 -
'Jam në Shkup, të fala nënës dhe motrës'/ Shqiptari i zhdukur prej 2011, familja kërkon ndihmë në 'Pa Gjurmë'
Familja kërkon të birin i zhdukur prej qershorit të vitit 2011 në Shkup të Maqedonisë. Elton Hasa është djali i Fiqeret dhe Leme Hasës nga Librazhdi. Prindërit e tij iu drejtuan emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv për të kërkuar ndihmë. Kontakti i fundit i tij me familjarët ka qenë para 8 vitesh kur ata kanë marrë një telefonatë nga Shkupi dhe prej atëherë nuk dihet fati i të riut.
13 Shkurt 2019, 19:47 -
E kërkoi e bija/ 'Pa Gjurmë' gjen 49-vjeçarin e zhdukur në Greqi 15 vite më parë
Emisioni "Pa Gjurmë" arriti të kontaktojë më Ilir Gjokën i cili vijon të jetojë në Kavalla të Greqisë, ndërsa kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2004. Ai është martuar dhe ka krijuar një familje të re. Nga martesa e dytë, Ilir Gjoka ka një djalë. Edhe pse e bija, Ambra e kërkoi në "Pa Gjurmë", Ilir Gjoka refuzoi që të bisedonte me të.
12 Shkurt 2019, 22:05 -
Pas denoncimit në 'Pa gjurmë' gjendet në Shkodër i mituri i zhdukur
Gjendet në Shkodër Kristjan ndoja, i mituri që kishte humbur çdo kontakt me familjen e tij prej 22 dhjetorit të vitit 2018. I mituri u gjet pas denoncimit të rastit në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Televizion.
12 Shkurt 2019, 21:09 -
'Pa gjurmë'/ Nëna e një fëmije 3 vjeç, doli për të bërë pazar por nuk u kthye më, vëllai në kërkim të motrës 24-vjeçare
Historia e një nëne të re 24-vjeçare ka ardhur e trajtuar, mbrëmjen e sotme në emisionin "Pa gjurmë". Prej 8 ditësh Sidorela Çelani, nënë e një fëmijë vetëm 3 vjeç, ajo ka humbur në mënyrë të mistershme çdo kontakt me familjen e saj, ndërsa sot vëllai dhe familja e kërkon për të ditur rreth fatit të saj,
11 Shkurt 2019, 21:44 -
'Pa gjurmë'/ I mituri u zhduk nga shkolla në pushimin e drekës, familja prej 2 muajsh në kërkim të 14-vjeçarit
Ishte data 22 dhjetor 2018, prag Krishtlindjesh kur për 14-vjeçarin Kristjan Ndoj më pas nuk do të mësohej më asgjë për të. Atë ditë Kristjani, kishte shkuar në shkollë për t'u zhdukur më pas në mënyrë të mistershme, pasi nga ajo ditë familja e kërkon për të rënë në gjurmët e djalit të tyre.
11 Shkurt 2019, 20:51 -
'Pa gjurmë'/ La pas tre fëmijë dhe u zhduk nga Greqia në vitin 2004, vajza në kërkim të babait 49-vjeçar
Historia e një 49-vjeçari të humbur Ilir Gjoka, nga Librazhdi erdhi e prezantuar këtë rradhë në "Pa Gjurmë" i cili u largua para 14 vitesh në Kavalla të Greqisë, duke braktisur bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Ambra, e bija sot jeton pa babain e saj të zhdukur dhe më një nënë e cila u nda nga i ati vite pas, nga zhdukja e tij.
8 Shkurt 2019, 20:30 -
'Pa gjurmë'/U burgos për dhunë në familje, humbi kontaktet në vitin 2011-të, nëna e penduar në kërkim të 38-vjeçarit
Në emisionin "Pa gjurmë", këtë herë erdhi e rrëfyer historia e 38 vjeçarit Mziu Balaj. Ishte 5 marsi i vitit 2011 kur Muizi pasi i kërkon të motrës para i pohon se duhej të ikte në Sarandë, ndërsa që atëherë familja e kërkon prej 8 vitesh dhe nuk di më asgjë për fatin e tij.
7 Shkurt 2019, 20:55 -
I tha gruas se do të pinte kafe, humbi kontaktet në nëntor të 2017-ës, familja në kërkim të 76-vjeçarit nga Tirana
Ishte data 2 nëntor e vitit 2017, kur për 76-vjeçarin Fatlli Varvarica e më pas nuk do të mësohej më asgjë për të. Mbrëmjen e sotme në emisionin "Pa gjurmë' ishte djali Gentiani, i cili rrefeu historine e zhdukjes se babait të tij, duke treguar se prej gati dy vitesh familja e kërkon por deri mësot ata nuk dinë asgjë për fatin e tij.
6 Shkurt 2019, 20:49 -
E motra e kërkon prej vitesh, 'Pa gjurmë' gjen shqiptaren e birësuar në Itali në moshën 7-vjeçare: Pse më duan?
Historia e Jeta Ibrahimit është sjellë ditën e sotme në emisionin "Pa gjurmë". Motra nga babai Ilda ishte prej vitesh në kërkim të 44-vjeçares dhe mbrëmjen e sotme ajo mësoi lajmin e mirë që gazetarja Odeta Dume i dha për gjetjen e motrës së saj të birësuar në moshën 7-vjeçare në Itali.
5 Shkurt 2019, 23:32 -
Kreu burg për trafik droge, 4 vite më parë kontaktet me familjen, babai në kërkim të djalit të humbur 27-vjeçar
Historia e një 27-vjeçari që kishte rënë pre e trafikut Ergest Rapaj nga Tepelena , trajtuar këtë të hënë në emisionin "Pa gjurmë", i cili ka humbur kontaktet me familjen 4 vite më parë, ndërsa sot familja e kërkon ndërsa i ati i ka bërë thiirje djait të tij që nëse është gjallë të rikthehet në gjirin familjar.
5 Shkurt 2019, 23:05 -
'Pa gjurmë'/ U ndanë pas lindjes në shtëpinë e fëmijës në Shkodër në maj të 1960-të, vëllai kërkon motrën e birësuar binjake
Në emisionin e sotëm të “Pa gjurmë” është prezantuar historia e 69-vjeçares Mrie Gokhilaj së zhdukur 62 vite më parë, pas vdekjes së ëmës në shtëpinë e fëmijës në Shkodër ku familja mësoi se ishte birësuar. Vëllai dhe familja e saj e kërkojnë, prej shumë vitesh duke kërkuar të bien në gjurmët e saj.
5 Shkurt 2019, 22:24 -
'Pa Gjurmë'/ U largua me motor uji drejt Italisë, humbi kontaktet në mars të 2018-ës, familja në kërkim të 34-vjeçarit nga Vlora
Historia e një 34-vjeçari Ksandros Imeraj nga qyteti i Vlorës, baba i tre vajzave të vogla është trajtuar këtë të hënë në emisionin "Pa gjurmë", i cili ka humbur kontaktet me familjen një vit më parë, kohë kur u largua në drejtim të Italisë me një motorr uji, nga deti dhe që atëherë familja e kërkon në përpjekje për të rënë në gjurmët e tij.
4 Shkurt 2019, 20:43 -
Kërkohet 37-vjeçari Mustafa Latja nga Elbasani, la takim me nënën, u zhduk pa gjurmë
Në pjesën e dytë të emisionit “Pa gjurmë” është prezantuar historia e 37-vjeçarit Mustafa Latja nga Elbasani. Latja la takim me nënën dhe u zhduk pa gjurmë nga Kavaja. I humburi ka qënë tip i mbyllur pasi kishte mbetur jetim që herët nga babai, dhe më pas ishte shëndruar në përdorues të lëndëve narkotike.
1 Shkurt 2019, 20:44 -
'Pa gjurmë'/ Dhunonte gruan në prani të fëmijës 4 vjeç, familja nga Pogradeci rrëfen dramën e bijës që tentoi vetëvrasjen nga i shoqi kumarxhi
Në emisionin "Pa gjurmë", këtë herë erdhi e rrëfyer historia e trishtë e familjes Berberi nga Pogradeci ku nëna Shpresa rrëfeu dramën e jëtës së historisë së familjes së tyre. Si vajza e saj e madhe Ornela, pas divorcit me të shoqin, pësoi një traumë të madhe ndërsa disa herë ajo ka tentuar dhe vetëvrasjen.
31 Janar 2019, 21:22 -
‘Pa gjurmë’/ Prej 6 ditësh i humbur, vuan nga sëmundja e sklerozës, dy vëllezrit në kërkim të babait 64-vjeçar
Në studion e emisionit "Pa gjurmë", erdhi e trajtuar historia e 64-vjeçarit Ded Shkreta, i cili vuan prej kohësh nga sëmundja e sklerozës, dhe që prej datës 25 janar ka humbur çdo kontakt me familjen e tij. Rasti i tij u denoncua një ditë më parë nga djali i madh, Ermali që ditëm e sotme bashkë me vëllain e tij, kanë prezantuar historinë e tyre në përpjekje për të rënë në gjurmët e babait të tyre.
30 Janar 2019, 20:57 -
'Pa Gjurmë'/ Denoncohet humbja e 63-vjeçarit me sklerozë, djali: Mami u mundua ta ndalonte, por ai hipi në furgon dhe iku
Ermal Shkreta ka denoncuar këtë të martë në studion e emisionit "Pa Gjurmë" humbjen e babait të tij, Ded Shkreta. Ky i fundit, i cili vuan prej kohësh nga skleroza, rezulton i humbur që prej datës 25 janar. Ermal Shkreta ka rrëfyer për moderatoren Odeta Dume momentin e fundit që ka parë të atin, si dhe përpjekjet për t'u vendosur në gjurmët e tij.
29 Janar 2019, 22:53 -
'Pa Gjurmë'/ Dëshmia tronditëse për një shqiptar të humbur në Greqi: E kishin vrarë dhe djegur në fytyrë, e varrosëm pa ia ditur identitetin
Dëshmia e një shqiptari emigrant se kishte varrosur në vitin 1993 në një fshat të Greqisë një shqiptar pa identitet, ka sjellë këtë të martë përfaqësues të dy familjeve të cilët janë në kërkim të birit dhe të vëllait. Teksa disa të dhëna si gjatësia dhe vendlindja përputhen, Mina Losha dhe Agim Myrto shprehin dyshimet në studion e "Pa Gjurmë" se shqiptari i gjendur i pajetë në një kasolle të Volosit të Greqisë mund të jetë i afërmi i tyre.
29 Janar 2019, 21:11 -
'Pa Gjurmë'/ U braktis nga prindërit biologjik dhe birësues, e divorcuar dhe nga bashkëshorti, në kërkim të kujt është Brunilda Cani?
Brunilda Cani është braktisur në jetën e saj nga prindërit biologjik, ata birësues e së fundmi është divorcuar edhe nga bashkëshorti. E megjithatë midis të gjithave disfatave, ajo është drejtuar me kërkesë të vajzës së saj të madhe në studion e "Pa Gjurmë" për të rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të saj dhe se në kërkim të kujt është pas të gjitha lotëve të derdhura në tërë këto vite.
29 Janar 2019, 21:44 -
Lot dhe emocione në 'Pa Gjurmë'/ Ra 'pre' e bixhozit, u nda nga e shoqja, gjendet pas dy vitesh Gëzim Koliçi
Gëzim Koliçi, i cili rezultonte deri më sot prej dy vitesh i humbur, është gjendur nga stafi i emisionit "Pa Gjurmë". Përmes një dëshmitari, i cili ka pohuar se gjendet rreth 3 klm larg Gëzimit, Lule ka komunikuar 'live' mes lotësh me të birin, i cili vijonte të ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore.
29 Janar 2019, 22:18 -
'Pa Gjurmë'/ Divorcohet në Shqipëri dhe 'arratiset' drejt Italisë me një pukjan, motra në kërkim të motrës
Bardha zhduket përgjithmonë pas gjashtë ardhjeve të vazhdueshme në Shqipëri. Sot në studion e "Pa Gjurmë" ndodhet e motra, për të treguar kalvarin e vuajtjeve të Bardhës, si dhe për t'i bërë thirrje kësaj të fundit se nëse është gjallë të rikthehet pranë gjirit familjar. Dona ishte e vetmja motër e cila pati marrëdhënie të ngushtë me të, pavarësisht gjithckaje.
28 Janar 2019, 20:07 -
‘Pa gjurmë’/ Në kërkim të Aldi Metushi, zhdukur në Angli në vitin 2005, familja: Dyshojmë se është në burg
Në emisonin e sotëm të “Pa gjurmë” është prezantuar historia e Aldi Metushit, 25 vjeçarit të zhdukur në Angli në vitin 2005. Ai u largua nga shtëpia e kushëririt pas një konflikti me të dhe nuk u pa më. 14 vjet pas zhdukjes së tij, familja ende e kërkon.
25 Janar 2019, 20:11 -
E kishin vrarë dhe më pas djegur në fytyrë, “Pa gjurmë” sjell dëshminë tronditëse të shqiptarit të humbur 25-vite më parë në Greqi
Rasti i një dëshmie tronditëse është prezantuar këtë herë në emisionin "Pa Gjurmë", nga një dëshmitar i cili ka rrëfyer historinë e tmerrshme të një shqiptari pa identitet , të humbur prej muajit mars të vitit 1993, ku ai ishtë vrarë në mënyrë të mistershme në Greqi dhe për të cilin familja dhe askush sot nuk di gjë për zhdukjen dhe fatin e tij.
24 Janar 2019, 22:15 -
‘Pa gjurmë’/Vëlla e motër dolën për të bërë dru, humbën kontaktet 21 vite më parë, familja e varfër në kërkim të dy fëmijëve
Ishte muaji mars i vitit 1998-të kur Violeta 11 vjeç dhe Ndue Nikolli vëllai i saj shkuan për të mbledhur dru për t’u zhdukur në mënyrë të mistershme duke humbur çdo kontakt me familjarët e tyre.Prej atëherë familja kërkon të dijë për fatin e dy fëmijëve të tyre, ndërsa dyshimet e tyre janë se ato janë rrëmbyer.
24 Janar 2019, 20:57 -
Vëllezërit u ndanë pas lindjes në spitalin e Tepelenës, 'Pa Gjurmë' bashkon binjakët pas 42 vitesh
Dy djemtë binjakë të Shaze Mucodemit kanë 42 vite që jetojnë larg njëri-tjetrit. E ftuar në studion e "Pa Gjurmë", sëbashku me bashkëshortin e saj, ajo rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe dyshimet se njërin djalë, Ilirianin, ia ka rrëmbyer dikush. Stafi i emisionit ka arritur të vendoset në kontakt me të humburin. Ilirjani, i cili sot është fizioterapisti i klubit Vllaznia, është shprehur për moderatoren Odeta Dume se ende nuk është gati të njihet me prindërit e tij biologjikë.
23 Janar 2019, 20:00 -
Bie në depresion dhe zhduket pas ndarjes së familjes, 'Pa Gjurmë' në prag të gjetjes së babait të tre fëmijëve
Stafi i emisionit "Pa Gjurmë" ka bërë publike këtë të mërkurë një bisedë të zhvilluar telefonike me një zotëri nga Fushë-Kruja, i cili ka pohuar se është takuar me Gëzim Kolicin. Ai ka rrëfyer gjithashtu edhe vendndodhjen aktuale të tij. Pas 13 viteve, "Pa Gjurmë" gjendet shumë pranë gjetjes së babait të tre fëmijëve, për të cilët jeta nuk ka qenë shumë e thjeshtë.
23 Janar 2019, 20:14 -
“Pa Gjurmë”/ Zhdukja e Bleona Matës, e ëma përballë dajës së "rrëmbyesit": Mbesa jote e bëri kurthin
Rikthehet në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, historia e Bleona Matës, vajza që u zhduk në Kukës në vitin 2010. Sot në studio përballet Bukurie Mata me familjen e të akuzuarit Begzim Isa që akuzohet për rrëmbim dhe trafik fëmijësh. Daja i Begzim Isës, Diliman Hoxha ka thënë se nipi i tij nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
22 Janar 2019, 22:05 -
I zhdukur prej 6 vitesh në Londër, 'Pa Gjurmë' gjen 52-vjeçarin, Zijat Musai: Kam qenë në burg 10 vjet
Emisioni "Pa Gjurmë" ka zbuluar të vërtetën e zhdukjes së 52-vjeçarit Ali Gashi Musai i cili më parë është njohur me emrin Zijat Musai, për të cilin familja e tij nuk dinte asgjë prej 6 vitesh. "Pa Gjurmë" ka mësuar përmes dëshmive të emigrantëve shqiptarë se ai jetonte në Londër, ndërsa kishte vuajtur edhe një dënim me burg. "Pa Gjurmë" kontakton Zijat Musain.
22 Janar 2019, 21:18 -
‘Pa Gjurmë’/ Në kërkim të Gëzim Koliçit, i zhdukur prej 2 vitesh, e ëma: Kaloja mirë edhe me nusen dhe djalin
Historia e Gëzim Koliçit në Pa gjurmë. Emigranti në Greqi, martohet dhe krijon një familje me 3 fëmijë. Vite pasi kishin shkuar në Greqi, Gëzimi i hyn bixhozit, që sjell në ndarjen e familjes. Që prej vitit 2016, ai ka humbur kontaktet me të gjithë familjarët e tij, ndërsa sinjali i tij i fundit, vjen nga Greqia, ku u largua për të punuar me punë sezonale. Sot, në studio, e ëma e Gëzimit kërkon të birin.
21 Janar 2019, 20:11 -
'Pa Gjurmë'/ Lind në 1991 nga një dashuri e paragjykuar dhe lihet në shtëpinë e fëmijës, sot e kërkon e motra nga babai
Pa dijeninë e të dashurit të saj duke e mbajtur të fshehur shtatzëninë, Sovjeta Ibrahimi, vajza me ngjyrë sjell në jetë më 22 prill të vitit 1991 Jetën. Kjo e fundit sot kërkohet në studio nga 'Ilda', e cila kërkon të cojë deri në fund amanetin e babait të saj.
18 Janar 2019, 19:53 -
'Pa gjurmë'/ Zhduket përpara 17 viteve pas takimit me pronarin grek të porsadalë nga burgu, sot familjarët kërkojnë 41-vjeçarin
Ishte data 31 gusht e vitit 2002 kur për Eduartin më pas nuk do të mësohej më asgjë. Familjarët ndonëse kanë komunikuar me ish-pronarin e djalit dhe pavarësisht pohimit të tij se Eduarti kishte mendje për të ikur në Belgjikë, këmbëngulin se Sotir Papulas është i vetmi që di të vërtetën rreth Eduartit. Sot ata ndodhen në emisionin "Pa gjurmë", për t'u vendosur në gjurmët e të birit.
16 Janar 2019, 19:56 -
'Pa gjurmë'/ U lind në Angli si emigrante, ish-partnerët në kërkim të vajzës që u birësua pa dijeninë e tyre
Kjo është historia e Brunilda Hajrulla dhe Leonard Lazaj, të cilët kërkojnë në studion e "Pa gjurmë" vajzën e tyre e birësuar, të ardhur në jetë nga një marrëdhënie që funksiononte paralelisht. E lindur në Londër, Suela, e cila sot është 18 vjec, birësohet pa vetdijen e tyre nga një familje angleze.
15 Janar 2019, 20:03 -
‘Pa gjurmë’/ Humbi kontaktet me familjen në vitin 2013-të, u zhduk pas krahëve të nënës, familja në kërkim 24-vjeçares
Në emisionin "Pa gjurmë", Merushe Gjuzi kërkon të bijën 24-vjeçare Eligerta e cila prej vitit 2013 ka humbur çdo kontakt me familjen, ndërsa pas ka lënë dhe fëmijën e saj 6-vjeçar . Prej atëherë familja kërkon të dijë për fatin e vajzës së tyre, ndërsa dyshimet e familjes janë se ajo është rrëmbyer.
14 Janar 2019, 21:23 -
'Pa gjurmë'/ Nipi në kërkim të gjyshit të arratisur, 87-vjeçari nuk pranon të lidhet me familjen në Shqipëri
Në emisionin "Pa gjurmë" Arbër Alushi kërkon gjyshin e tij. Ai u arratis në 1957 drejt Greqisë nga ku edhe i dërgoi një telegram familjes, ku i shkruante se ishte martuar dhe kishte një vajzë me emrin Zana.
11 Janar 2019, 20:12