-
Ekonomi
20 mijë qytetarë e biznese shtynë dhe ristrukturuan kreditë, BSH për Report TV: Masat lehtësuese frenuan rritjen e kredisë së keqe
Shtyrje e kësteve të kredive, rishikim i afatit për të shlyer detyrimet deri tek ulja e normës së interesit janë disa nga masat e ndërmarra nga bankat për të ndihmuar bizneset dhe individët në vështirësi si pasojë e pandemisë. Sipas Bankës së Shqipëri janë 20 mijë klientë bankar që kanë përfituar nga këto masa.
15 Maj 2021, 12:55 -
Ekonomi
Kreditë me probleme zbresin në nivelin më të ulët historik
Kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e keqe zbriti në nivelin e 7.9% nga 8.2 që ishte në marsin e 2020. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë me probleme në mars ishin 48 miliardë lekë.
10 Maj 2021, 16:04 -
Ekonomi
‘Tkurren’ bankat, nuk japin kredi për bizneset, BSH: Pasiguria ekonomike i ka bërë strikte! Lehtësohen kushtet e kredisë për qytetarët
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi për të gjitha kategoritë e bizneseve si për likuiditet ashtu edhe për investime, por nga ana tjetër janë lehtësuar kushtet e kredisë për qytetarët.
22 Prill 2021, 20:16 - Kronikë
-
Ekonomi
Banka e Shqipërisë propozon tavan për interesat e kredisë konsumatore: Synojmë të mbrojmë qytetarët nga normat e larta
Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas normave të larta të interesit që aplikohen kryesisht nga shoqëritë jo-banka. Banka qendrore thotë për Report TV se synohet mbrojtja e qytetarëve, pasi në treg ka devijime.
12 Prill 2021, 19:34 -
Mori kredi në emër të një personi tjetër, vihet në pranga 22-vjeçari në Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.11.2020, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. Ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën ID
13 Mars 2021, 15:09 -
Kursimet nuk të bëjnë me shtëpi, e pamundur ta blesh pa kredi! Inxhinieri Lefter Sila: Apartamentet janë shtrenjtuar me 40% pas 2015
Ndërtimet e reja kanë rritur ndjeshëm çmimet e apartamenteve. Nga viti 2015 e më pas apartamentet janë shtrenjtuar deri në 40%. Inxhinieri Lefter Sila thotë se në zonat rreth qendrës në Tiranë një metër katror ka kapërcyer 3300 euro. Ndërkohë për familjet e reja dhe me të ardhura mesatare është e pamundur marrja e një banese pa kredi.
27 Shkurt 2021, 19:26 -
Banka e Shqipërisë kërkon tavan për interesat e kredive konsumatore! Propozimi pas abuzimeve nga shoqëritë jo banka
Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas abuzimeve me normat e larta të interesit kryesisht nga shoqëritë jo-banka.
26 Shkurt 2021, 14:19 -
Kreditë me probleme mbetën 8.1% në 2020! Shoqata e bankave: Këtë vit rritja pritet 1-3 %! S’do jenë efektet e krizës së 2008-ës
Pavarësisht parashikimeve negative, kredia me probleme nuk regjistroi rritje vitin e kaluar dhe kjo sipas Spiro Brumbulli sekretar i shoqatës së Bankave, erdhi nga ristrukturimet e kredive. Por ai shprehet se këtë vit kredia e keqe mund të rritet deri në 3%.
12 Shkurt 2021, 16:42 -
Si ka ndryshuar jetesa e shqiptarëve 2013-2020
Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike. Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %. Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë. Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019.
9 Shkurt 2021, 13:49 -
Bankat vështirësojnë kushtet për dhënien e kredive, biznesi i vogël e i mesëm ‘frenojnë’ investimet
Pasiguria dhe rënia e të ardhurave si tek biznesi ashtu edhe tek familjet ka ndikuar tek bankat e nivelit të dytë të cilat kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi. Sipas Bankës së Shqipërisë viti 2020 u mbyll me kushte të shtrënguara kryesisht për kreditë për investime nga bizneset.
20 Janar 2021, 16:53 -
Përballimi i situatës së COVID/ Meta dekreton kredinë 15 mln euro që Shqipëria do marrë nga BERZH: Të veprohet shpejt, Kuvendi e vonoi 11 ditë
Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar kredinë 15 mln euro që Shqipëria do të marrë nga BERZH. Bëhet fjalë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, për të cilën Meta ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji
15 Dhjetor 2020, 17:25 -
Fier/ Përdorte të dhënat e ish-klientëve sikur merrnin kredi, por lekët i përfitonte vetë! Arrestohet ish- punonjësja e 'Iute Credit'! Skema e mashtrimit
Një skemë mashtrimi me kreditë në një institucion financiar në Fier është zbardhur nga ana e organit hetimor, duke çuar në pranga përgjegjësen kryesore. Bëhet fjalë për institucionin financiar “Iute Credit" ku është arrestuar ish- punonjësja Paula Buzi.
14 Dhjetor 2020, 13:58 -
Në 10 muaj bankat dhanë 187 mld lekë kredi! BSH: Eshtë ulur me 6.3% krahasuar me 10-mujorin e 2019-ës
Kredia e re për ekonominë në 10 muajit e këtij viti ka rënë me 6.3%. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari në tetor të këtij viti është dhënë 187 miliardë lekë, dhe pjesa më e madhe e saj ka shkuar për bizneset.
1 Dhjetor 2020, 16:23 -
Pandemia goditi buxhetin e bizneseve dhe familjeve, shtyhen 120 milionë euro këste kredie
120 milionë euro është vlera e kësteve të kredive të shtyra, pasi u goditën nga pandemia. Përfitues ishin bizneset dhe individët që u prekën më shumë nga mbyllja e ekonomisë në karantinë. Bizneset kërkojnë ristrukturim por shqetësimi i Bankës së Shqipërisë mbetet rritja e nivelit të kredive me probleme, që në shtator ishte në 8.3%.
20 Nëntor 2020, 16:00 -
Shteti tjetër kredi për pandeminë/ BERZH 15 milion euro me afat 12 vite, synohet fuqizimi i kapaciteteve spitalore
Qeveria ka nënshkruar marrëveshjen me BERZH për marrjen e një kredie në vlerën e 15 milionë eurove për të përballuar pandeminë. Me këtë kredi që duhet të shlyhet për 12 vjet qeveria do të synojë fuqizimin e sistemeve kombëtare të shëndetit publik, rritjen e kapaciteteve shëndetësore si dhe garantimin e distancimit fizik.
16 Nëntor 2020, 16:05 -
Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi
Në muajin korrik është shënuar një rënie me 36 milionë euro e kredisë në monedhën kombëtare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar në total u dha 13.4 miliardë lekë kredi nga 17.7 miliardë që u dha në muajin qershor. Më shumë lekë u dhanë për blerje banese dhe më pak për hapje biznesi.
28 Gusht 2020, 22:28 -
Qeveria kërkon kredi 80 mln $ nga BB! Ministria: Do të përdoret për përmirësimin e financave dhe monitorimin e PPP-ve
Qeveria kërkon përsëri borxh nga institucionet e huaja financiare. Ministria e Financave kërkon kredi prej 80 milionë dollarësh nga Banka Botërore me synim përmirësimin e financave publike si dhe forcimin e transparencës. Po ashtu do të forcohet edhe monitorimi nga Partneriteteve Publike e Private.
25 Gusht 2020, 14:57 -
Momenti i grabitjes të pikës së kredisë në Korçë, ja si autori kërcënon punonjësit
Gjatë grabitjes autori i pamaskuar ka kërcënuar me thikë punonjësit për të marrë lekët. Kjo ka sjellë frikë për punonjësit të cilët nuk i kanë bërë rezistencë kërcënimit dhe i kanë dhënë lekët. Ai ka marrë shumën prej 92.800 lek&a
4 Qershor 2020, 14:33 -
Arrestohet autori i grabitjes të pikës së kredive në Korçë, ja momenti i kërcënimit të punonjësve me thikë (VIDEO)
Ai ka ka mundur të marrë një sasi prej 92.800 lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë, por i janë bindur autorit.
4 Qershor 2020, 12:28 -
Ekonomia dhe Ligjet miratojnë projektligjin për kredinë 174 mln euro nga FMN, interesi 4.05%
Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve ka miratuar projektligjin për marrjen e hua-së nga FMN në vlerën e 139.3 milionë SDR (monedhë e fortë, e drejta e tërheqjes speciale), ose rreth 174 milionë euro.
26 Maj 2020, 17:44 -
COVID-19 frenon kredinë për bizneset dhe individët/ Banka e Shqipërisë: Rënie me 1.2%
Përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe mbyllja e shumë aktiviteteve ekonomike ka ndikuar edhe tek kreditimi i ekonomisë që ka pësuar rënie. Banka e Shqipërisë thotë se kredia për biznesin e madh në tremujorin e parë ka rënë me 1.2%, ndërkohë që të gjitha bankat kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi si për individët ashtu edhe për bizneset.
12 Maj 2020, 14:39 -
Intesa Sanpaolo Bank: Kemi shqyrtuar të gjitha aplikimet për pezullimin e kësteve të kredive nga individët dhe bizneset e prekura nga COVID-19
Intesa Sanpaolo Bank Albania ka shqyrtuar të gjitha aplikimet e ardhura deri tani për pezullimin e kësteve të kredive nga klientët individë dhe biznese të prekur nga kriza e COVID-19
16 Prill 2020, 20:42 -
Rama mbledh online krerët e bankave: Vihet në zbatim garancia sovrane për pagat e kujt s'shkon dot në punë! Në prill zgjerohet paketa
Bankat e nivelit të dytë kanë rënë dakord me qeverinë për t'u dhënë kredi pronarëve të bizneseve që kanë hasur vështirësi ekonomike si pasojë e COVID-19, për të paguar pagat e punonjësve, pa asnjë rrezik pasi shteti del garant. Ndërkohë, kreu i shtetit ka njoftuar gjithashtu se paketa financiare e prezantuar më herët për të përballuar pasojat ekonomike të COVID-19 do të zgjerohet në muajin prill.
1 Prill 2020, 12:48 -
Shqiptarët investojnë në pasuri të paluajtshme, 70 % e kredive për prona
Banka e Shqipërisë raporton se është rritur kreditimi i biznesit dhe i individëve në tremujorin e fundit të 2019-ës. Sipas statistikave bankare, qytetarët shqiptarë po investojnë çdo ditë e më shumë në pasuri të patundshme, pasi 70% e kredisë së marrë shkon për blerje pronash.
10 Shkurt 2020, 17:44 -
Banesa me kredi/ Bankat: Do zgjasim afatet e kësteve pa kosto shtesë për të prekurit nga tërmeti
Banka e Shqipërisë ka organizuar një takim me shoqatën e Bankave ku në fokus ka qenë situata pas tërmetit. Në takim është thënë nga bankat se po shikohet mundësia që kredimarrësit të cilët kanë humbur banesën, të lehtësohen, duke ristrukturuar kredinë pa kosto shtesë.
3 Dhjetor 2019, 16:54 -
Banka e Shqipërisë: Rritet kredia, ndikon ndryshimi i pronësisë së bizneseve
Biznesi privat ka përfituar më shumë kredi në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me atë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë raporton për një rritje me 7.5% të ritmit të rritjes së kredisë për sektorin privat nga bankat e nivelit të dytë.
16 Nëntor 2019, 14:55 -
Eksperti: Të përmirësohet klima e biznesit! Ndryshimet e politikave fiskale, të dëmshme për rritjen e kredisë
Ulja e dhënies së kredisë për bizneset, sipas ekspertit Zef Preçi lidhet shumë me klimën e përgjithshme të biznesit në vend. Sipas tij edhe vetë bizneset kryesisht ato të mëdha nuk plane serioze, prandaj bankat nuk japin kredi. Ndërkohë letrën e Bashës drejtuar bankave, Preçi e shikon si thirrje tërësisht politike e cila sipas tij nuk do merret aspak parasysh nga bankat.
14 Tetor 2019, 15:14 -
Mashtrimi te Fondi 'Besa', burg drejtoreshës, lirohen nga qelia dy vartëset, sekserja: Ata që vodhën janë jashtë
Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Imamit për ta liruar, ndërsa nga arrest me burg masa u kthye në arrest shtëpie për dy vartëset e Imamit, Esmaraldo Vaso dhe Bertina Kananin.
6 Shtator 2019, 15:45 -
'Sudja' moderne/ Flet bashkëjetuesi i sekseres së arrestuar: U mashtruam nga Dritani, sillnim njerëz që të shpërbleheshim (VIDEO)
Bashkëjetuesi i sekseres së arrestuar për mashtrim në fondin e kredive 'Besa, Orkida Driza, ka thënë se ai së bashku me bashkëshorten e tij janë mashtruar dhe se kanë çuar njerëz që të marrin kredi në mënyrë që të shpërbleheshin nga fondacioni.
26 Gusht 2019, 13:02 -
Përfituan 3.7 milion euro nga mashtrimi me kreditë, arrestohen 7 punonjësit e fondacionit, 1 në kërkim
Sipas hetimeve të detitanishme, skema drejtohej nga Drejtresha në një nga filialet e Fondacionit BESA, përmes kredive fiktive në vlera më të mëdha se sa qytetarët kishin marrë.
21 Gusht 2019, 09:57