-
Nuk justifikon pasurinë! KPA shkarkon 'krahun' e djathtë të Llallës
E njohur si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit adriatik llalla, rovena gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme kanë bindur KPA të mos pranojë ankimin e saj dhe të lërë në fuqi shkarkimin e dhënë korrikun e 2018-ës nga shkalla e parë e vettingut.
29 Maj 2019, 14:09 -
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Dhimitër Lara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara. Trupa gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja, vendosi me shumicë votash të konfirmojë Larën në detyrë.
29 Maj 2019, 09:33 -
SPAK në vetting/ Prokurorët në filtër për pasuri, profesion e kontakte me krimin
Prokurorët të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e prokurorisë antikorrupsion njohur si SPAK do të dalin para vettingut brenda muajit qershor. Report Tv mëson se duke nisur nga 1 qershor në kalendarin e seancave do të publikohen sipas emrave data dhe ora e paraqitjes së tyre para trupës së vettingut.
28 Maj 2019, 13:12 -
Gjyqtari i dosjes 'Hakmarrja për Drejtësi' para Vettingut
Pas dy dekadave në dyert e drejtësisë shqiptare, dosja “Hakmarrja për Drejtësi” përfundon në sallën e vettingut. Me një ankesë drejtuar vettingut Orik e Laert Shyti kanë kërkuar që ndaj gjyqtarit Dhimitër Lara që po kalon në vetting të mbahet parasysh dhe shkelja e ligjit që ai ka bërë me procesin ndaj tyre. Ndërsa Lara i pyetur nga KPK për këtë proces, u shpreh se në qoftë se do kthehej në kohë do të vepronte njësoj për cdo vendim të marrë nga ai.
27 Maj 2019, 15:00 -
Bllokimi i gjykatës së Lartë/ Avokati Nikolla: KLGJ-ja ka kompetenca të ndërhyjë ose ta zgjidhë parlamenti
Sipas juristit Bashkim Nikolla, këshilli i lartë gjyqësorë ka kompentecë të caktoj gjyqtarë të cilët të shqyrtojnë rekurset në gjykatën e lartë deri në zgjidhjen e ngërcit. Në një reagim për mediat ai shprehet se nuk ka pse qytetarët paguajnë faturën e politikës, e cila duhet të mbledh parlamenti dhe të zhbllokoj ngërcin nëse refuzon KLGJ-ja.
27 Maj 2019, 14:38 -
Maliqi-Arta Markut: Çfarë bëhet me dosjen e Artan Santos
Lefter Maliqi ka shtuar disa pyetje ndaj Arta Markut ku një prej tyre ishte edhe në lidhje edhe me dosjen për vrasjen e biznesmenit Artan Santo.Ndërkohë Kryeprokuroja nuk është përgjigjur për shkak se kjo është një çështje nën hetim dhe është çështje konkrete.&quo
27 Maj 2019, 12:32 -
Kontrata e çuditshme me tezen! Pasuria e gruas dhe shtëpia në pallatin që gjykoi 'gozhdojnë' kryegjyqtarin e Fierit
Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është drejt shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi gjatë hetimit i janë evidentuar disa shkelje që me shumë gjasa do ti kushtojnë.
27 Maj 2019, 12:04 -
Raporti për 2018/ Kryeprokurorja Marku: Vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut, kriminaliteti më i lartë në Vlorë
Kryeprokurorja, Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018. Në raportin e paraqitur bëhej e ditur se qarku i Vlorës është me numrin më të lartë të veprave penale ndërsa Dibra mban shifrat më të ulta të veprave kriminale.
27 Maj 2019, 11:35 -
E shkarkuar nga Vettingu, Sevdari kërkon largimin e dy anëtarëve të KPA: "Të paaftë", me mesatare 6
Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari ka kërkuar fillimin e procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandateve të dy anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit.
25 Maj 2019, 14:22 -
I shpëtoi vettingut por jo drejtësisë! Gati dosja për ish-kryeprokurorin e Tiranës me hotel 500 mijë USD
Edhe pse hoqi dorë nga posti i prokurorit, pas 32 viteve karrierë dhe i shpëtoi procesit të vettingut, Petrit Fusha nuk i ka shpëtuar dot hetimit nga organi i akuzës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin Petrit Fusha
21 Maj 2019, 12:16 -
PD tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese, por Çlirim Gjata u tërhoq nga frika e Vettingut/Dokumentet
Zbulohet letra. Ja si PD do të kapë Gjykatën Kushtetuese. Kandidon Çlirim Gjatën po u tërhoq për të shmangur vetingun. Gjata (nga PD) i shkruan KED-së: U tërhoqa sepse ju jeni institucioni i kapur. Çlirim Gjata nuk plotëson kriteret: Kandidati për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duhet të “të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit
18 Maj 2019, 14:50 -
Iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë, del para vettingut gjyqtari Sokol Binaj
Sokol Binaj, një nga gjyqtarët e dosjes së Izet Haxhisë të cilit iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Binaj figuroi i përshtatshëm për të vazhuar detyrën.
17 Maj 2019, 12:30 -
Kush është gjyqtari i vettingut që fshehu shkarkimin në 1997-ën?! Prokurorja që 'mbeti' për pasurinë i nxjerr dokumentin /FOTOT
Dokumentin e ka bërë publik, Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci.
16 Maj 2019, 20:40 -
Si u emërua prokuror pa vetting Bledar Valikaj?! Kushtetuta nuk fut në 'rrjetë' OPGJ-të
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpjeguar për ReportTv se prokurori i emëruar rishtaz në sistemin e akuzës nga KLP, Bledar Valikaj nuk i është nënshtruar vettingut. Ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore dhe kjo pjesë nuk është e përfshirë në Kushtetutë. Por sipas KPK ata po shqyrtojnë këtë rast dhe së shpejti do të dalin me një vendim.
4 Maj 2019, 10:54 -
Rikthehet vetting/ Në sitë Fuat Vjerdha, gjyqtari që votoi kundër Dritan Dajtit
Pas dy javëve ndërprerje rikthehen seancat e vettingut pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca e cila pritet të çelë siparin për muajin Maj në vetting është Fuat Vjerdha, kreu i Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër.
3 Maj 2019, 10:56 -
Përplasja në Kolegj/ Ina Rama: Antoneta Sevdari nuk duhej shkarkuar nga detyra
Ish-anëtarja e KLP Antoneta Sevdari përçau Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Përmes një arsyetimi të gjatë prej 28 faqesh, ish-kryeprokurorja Ina Rama, ka konkluduar se Antoneta Sevdari duhej të vazhdonte detyrën dhe se qëndrimi i Kolegjit është i padrejtë.
1 Maj 2019, 08:27 -
Kalon vettingun gjyqtarin Rexhep Bekteshi, kërkon vend në Kushtetuese
Bekteshi u vlerësuar nga KPK pozitivisht në të 3 shtyllat e rivlerësimit të figurës, si në aspektin pasuror, ashtu dhe në atë profesional. Po ashtu, Bekteshi sa i përket vlerësimit të pastërtisë së figurës nga hetimi administrativ nuk u gjetën elemente që të vërtetojnë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.
26 Prill 2019, 12:44 -
Vettingu/ Shkalla e parë e konfirmoi, Kolegji shkarkon gjyqtarin Astrit Faqolli: Nuk justifikon pasurinë (Detajet)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Në korrik të vitit të kaluar, ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi u apelua nga Komisioneri Publik për shkak të problemeve me pasurinë, ndërsa sot u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
18 Prill 2019, 09:20 -
Probleme me pasurinë, ish-kandidati për kryeprokuror 'ngec' në vetting (EMRI)
Kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës është shkarkuar sot nga detyra. Ai shfaqi probleme me pasurinë për shkak të blerjes të dy apartamenteve dhe mospagimit të taksës për fitimin nga qiraja e apartamentit në tiranë pranë Komunës së Parisit.
9 Prill 2019, 12:10 -
Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Ademi - trupës gjykuese: Mbajeni mend po nuk ju futa në burg
Shkarkohen nga detyra Kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku dhe Kreu i Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi. KPK i gjeti me shkelje ndërsa Prokurori Ademi ka replikuar me trupin gjykues, ku pa përmendur emra është shprehur se kjo nuk mbaron këtu, dhe se shumë shpejt do t'i fusë në burg.
9 Prill 2019, 09:43 -
Prokurori Ademi: Dosja ime në KPK e mbushur me trillime! Shpifësit do i çoj në gjykatë
Vetëm pak ditë pasi doli përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori i Sarandës Edison Ademi ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për media, duke pohuar se gjetjet e anëtarëve të KPK, bazohen mbi trillime dhe sajesa dashakeqase
8 Prill 2019, 13:50 -
Anëtari KLP-së ish Sigurims? Bujar Sheshi kundër Autoritetit: Të prishet vendimi i dosjeve
Debati nëse gënjyer apo jo anëtari i KLP-së Bujar Shehi për të shkuarën e tij si pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit përfundon në Gjykatën Administrative. Shehi ka paditur Autoritetin e Dosjeve ku kërkon shfuqizimin e vendimit që e nxori atë pjesë të ish-sigurimit. Më tetë prill gjyqtari Emiljano Ruli do të marrë në shqyrtim pretendimet e Shehit dhe autoritetet të dosjeve.
6 Prill 2019, 13:08