-
Shkarkimi i anëtares së KLP-së, anëtari i komisionit të monitorimit: Vendimi ka krijuar panik
Mandati i Antoneta Sevdarit anëtares së KLP-s shkarkuar nga kolegji i apelimit duhet ti kaloj prokurorit të krimeve Dritan Prenci. Është ky shpjegimi i anëtarit të komisionit të monitorimit të reformës në drejtësi Saimir Vishaj. Sipas Vishës reforma po funksionon por vetting po certifikon ata që se meritojnë dhe po largon njerëz që kanë integritet moral e profesional të lartë.
1 Mars 2019, 16:18 -
Kandidatë për SPAK pa vetting! Si do të jetë fati i kryeprokurores së Tiranës dhe 21 kolegëve?!
Vetëm pesë nga 27 aplikues për SPAK, të njohur si Prokuroria kundër krimit dhe korrupsionit, i janë nënshtruar proçesit të vettingut. Ndërsa ReportTv ka mësuar se të hënën lista me 22 aplikues që s'kanë kaluar në vetting do t'i përcillet KPK të nis me kontrollit e tyre. Kjo pasi ligjërisht ata s'mund të emërohen nëse s'marrin dhe konfirmimin në detyrë nga procesi i kontrollit të pasurise e figurës.
23 Shkurt 2019, 10:42 -
Nuk justifikoi pasurinë, Vettingu shkarkon nga detyra këshilltaren ligjore Ana Golloshi
Ana Golloshi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, të Tiranës është shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra pasi sipas vlerësimit të Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, ajo nuk ka mundur të justifikojë dot pasurinë e saj në kontrollin për vettingun.
13 Shkurt 2019, 13:15 -
Prokurori në Apel i Dritan Dajtit në Vetting: Vendimit do i bëjmë rekurs
Nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi një pasaktësi në pagesën e 1.5 mln lekëve për blerjen e një apartamenti 6,5 milionë lekë. Shuma sipas prokurorit ishte dhënë nga baxhanaku, por nuk ishte përmendur në deklaratën e vettingut.
13 Shkurt 2019, 10:26 -
Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Kushtetueses Gani Dizdari, e dogji pasuria e vajzës
Pas shqyrtimit të ankimit, në datë 12 shkurt trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vulosur përfundimisht shkarkimin.
13 Shkurt 2019, 09:09 -
KPK e konfirmoi në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani
Vendimi i KPK-së për konfirmimin ne detyrë të prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Besnik Cani aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është ankimuar sot nga Komisioneri Publik duke e dërguar për shyrtim çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
8 Shkurt 2019, 15:49 -
Donika Prela u konfirmua në detyrë, PD: Drejtësia, vegël që i shërben pushtetit dhe jo të vërtetës
Partia Demokratike ka reaguar fill pas konfirmimit në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Deputeti i saj, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar këtë vendim të KPK-së si konfirmuese të faktit se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.
5 Shkurt 2019, 12:34 -
Drejtuesja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun, KPK: S'gjetëm indicie nga denoncimi për Donika Prelën
Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela, pavarësisht gjetjeve nga hetimi i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit është konfirmuar në detyrë. Trupa gjykuese deklaroi se pas denoncimeve në media mori edhe disa ditë kohë për të bërë verifikimet, por në përfundim, sipas tyre nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar në detyrë.
5 Shkurt 2019, 09:05 -
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Lartë Artan Zeneli
Gjyqtarit iu zbuluan probleme me pasurinë, jo vetëm për disa apartamente, por edhe për blerjen e një vile në një zonë rezidenciaale, ndërsa më herët i është refuzuar viza nga ambasada amerikane.
4 Shkurt 2019, 22:47 -
U konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin kundër kryetares së gjykatës së Krujës
Komisioneri Publik njoftoi sot se ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Alma Kolgjokën me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila u konfirmua në detyrë në muajin dhjetor.
31 Janar 2019, 16:00 -
KPA shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj: Vettingu gaboi, e hetuam vetë dhe gjetëm probleme pasurie
Kolegji i Apelimit ka rishkarkuar për herë të dytë nga detyra gjyqtarin e Tiranës Artan Lazaj. Sipas KPA-së, Vetting-u gaboi duke mos përjashtuar anëtaren Brunilda Bekteshi por në rihetimin e pasurisë së gjyqtarit Lazaj, Kolegji ka gjetur probleme dhe e ka rishkarkuar atë.
31 Janar 2019, 12:12 -
‘Shkaqe të arsyeshme’/ Vettingu shtyn për në datë 5 shkurt vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda në datë 5 shkurt. Në njoftim nuk jepet arsyet e shtyrjes, por kujtojmë që KPK-ja konstatoi probleme me pasurinë në seancën dëgjimore, ndërsa ditët e fundit opozita e ka sulmuar.
29 Janar 2019, 08:27 -
Nesër përgjigja e vettingut për Donika Prelën, PD: Del në përgjimet e Avdylajve! Krimet e Rënda rrëzojnë akuzat
Nesër Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Në seancën dëgjimore, Komisioni zbuloi disa parregullsi
28 Janar 2019, 13:45 -
Pushoi hetimet për tenderat dhe nuk hetoi kryebashkiakun e Fierit, ONM ankimon konfirmimin e prokurorit Besnik Cani
Prokurori pranë Prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani përvecse këshilltar i prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku është gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
25 Janar 2019, 19:06 -
U shkarkua për pasurinë, Lazaj para KPA-së: Komisionerja shkeli rendin proceduarial, nuk më la të flas
Në seancës e sotme dëgjimore u debatua shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga gjyqtari për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi. KPA vendosi që t'i japë kohë gjyqtarit për të paraqitur konkulzionet përfundimtare.
23 Janar 2019, 10:44 -
Dosja e shkarkimit/ Fëmijët e gjyqtarit të Apelit në Shkodër 70 mijë € për shkollën, 56 mijë € makinë
Gjyqtari i Apelit në Shkodër Luan Dervishi nuk justifikon apartamente, troje dhuratë dhe garazhe. Kur ishte në detyrë i uli 6 vite burg Sokol Mjacajt, të riut që vrau çiftin çek në 2015-ën.
23 Janar 2019, 07:35 -
Drejtuesja e Krimeve të Rënda në Vetting, Komisioni: Ka probleme me pasurinë! ONM e ‘gozhdon’: Burri yt s'pagoi taksat, më lë shije të keqe
Prela ishte e pranishme në seancën e sotme dëgjimore pa avokat, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ka probleme me deklarimin e pasurisë. Komisioni gjeti shkelje në blerjen e një apartamenti të Prelës dhe të një sipërfaqe toke
22 Janar 2019, 08:55