-
Gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu...por me 75 % të rrogës në xhep!
Nga 72 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu prej 2018 kur nisën vendimet e para, më shumë se gjysma e tyre marrin ende pagesën nga buxheti i shtetit edhe pse janë shkarkuar për mos justifikim pasurie, kontakte me krimin apo mangësi profesionale. ReportTv sjell një vëzhgim me shifra ku rezulton se 51 të shkarkuar janë ende në pritje të një vendimi nga Kolegji i Apelimit dhe nga ana tjetër Kushtetuta i njeh atyre të drejtën të marrin 75 % të pagës, që kanë pasur para se të shkarkoheshin.
11 Tetor 2019, 18:35 -
LISTA/ 78 gjyqtarët dhe prokurorët që Gjermania kërkon të ndiqen penalisht
Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin.
6 Tetor 2019, 08:04 -
Ekskluzive/ 4 gjykata i kërkojnë Kushtetueses shfuqizimin e rishikimit të dënimeve
Bllokohet pa afat rishikimi i dënimeve nga gjykatat, shkak papajtueshmëria e Kodit të Procedurës Penale me Kushtetutën. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Gjykata Apelit Shkodër dhe Gjykata Apelit Gjirokastër kanë vënë në lëvizje Gjykatës Kushtetuese, e cila vijon të mos funksionojë për shkak të veprimit të Vetingut, për të shfuqizuar nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale.
3 Tetor 2019, 07:47 -
Garës për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë i shtohen edhe 4 kandidatë të tjerë
Shkon në tetë numri i kandidatëve për inspektor të lartë të drejtësisë duke shtyrë në kohë ngritjen e këtij institucioni i cili do të kontrollojë sjelljen e gjyqtarëve përgjatë ushtrimit të detyrës. Ndërsa këtë të mërkurë Artur Malaj një nga kandidatët për ILD nuk u paraqit në KPA për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
25 Shtator 2019, 11:32 -
SPAK me më pak se 10 prokuror, Kreu i KLP: Do dalim me vendimin, në pritje të vettingut për 3 hetues
Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit do të ngrihet edhe më pak se 10 prokuror me një vendim të këshillit të lartë të Prokurorisë. Kreu i KLP-s Genti Ibrahimi tha se këtë do ta vendos KLP me një vendim sapo të mbarojë Vettingu edhe për tre prokuror që janë në garë, pasi për 5 aktualisht ka përfunduar.
16 Shtator 2019, 14:10 -
Bllokimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ ngre alarmin: Duhen 17 vite për të shqyrtuar dosjet e mbledhura!
Deri në vitin 2036 qytetarët shqiptarë që presin të marrin një vendim nga Gjykata e Lartë do të presin me shpresë. Alarmin e ngre Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili thotë se në këtë gjykatë 22.000 dosje janë të bllokuara ndërsa pritet që edhe 31.000 të tjera të shtohen. Ndalur tek moszbardhja e vendimeve të arsyetuara sipas KLGj-së gjyqësori në Vlorë dhe Lushnje kanë rekordet negative duke vonuar drejtësinë.
15 Shtator 2019, 11:28 -
Pendohen gjyqtarët e Lartë/ Fullani, Qirjako dhe Musakaj kërkojnë të kthehen në drejtësi pas 15 vitesh
Tre ish-gjyqtarë të Lartë mes tyre Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Aleksnadër Muskaj ndërrojnë mëndje dhe pas dorëheqjes për të mos iu nënshtruar vettingut, kërkojnë nga Kolegji Apelimit t'i njohë atyre statusin e magjistratit për t'u rikthyer në detyrë edhe pas 15 viteve.
12 Shtator 2019, 15:40 -
Gara në Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 juristëve që plotësojnë kushtet
Gjykata e Lartë drejt ngritjes. Tetë kandidatë kanë kaluar filtrin e parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vijuar garën për vendet vakante. Nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm 8 kanë mundur që të kalojnë këtë fazë për të vijuar garën. Report Tv siguron listën e plotë.
11 Shtator 2019, 12:27 -
Ekskluzive/ Kancelarët e prokurorive në Vetting, ja 8-të emrat e parë që kalojnë në 'sitë'
ReportTv mëson ekskluzivisht nga burime pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë se prej disa ditësh ata kanë nisur procesin e vettingut edhe për kancelarët e prokurorive. Sipas ndryshimeve ligjore jo vetëm gjyqtar e prokurorë, por edhe kancelarët i nënshtrohen Vetting-u, por jo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por nga KLP në rastin e prokurorive.
3 Shtator 2019, 14:54 -
Rikthehet vettingu/ Nis me verifikimin e kreut të Gjykatës Administrative Korçë (VIDEO)
Ditën e sotme ka rinisur procesi i vettingut në fushën e drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot në shqyrtim figurën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi.
2 Shtator 2019, 11:36 -
Valdrin Pjetri ende pa dhënë gjurmët e gishtërinjve, Prokuroria i përgjigjet PD: Nuk kemi neglizhuar
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar gjurmët e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit ai ende nuk është paraqitur për të kryer këtë proces por pritet ta bëjë në ditët në vijim.
16 Gusht 2019, 11:18 -
Dyshimet për konflikt interesi, apelohet pastërtia e kreut të Administrative së Apelit të Tiranës
Pasi kaloi shkallën e parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin, ndërsa sot Komisioneri Publik njofton se ka depozituar dosjen në KPA.
8 Gusht 2019, 18:04 -
Vetingu në polici shtyhet në shtator/ Gradat e larta në 'ankth', i pari në 'sitë' Ardi Veliu
Edhe pse ishte paralajmëruar se seanca e parë e vettingut për drejtuesit e lartë të policisë do të niste që në muajin Gusht, burime për Report Tv bënë me dije se gjithcka është shtyrë për javën e parë të shtatorit.
8 Gusht 2019, 11:52 -
Shkresa e DSIK/ SHBA i hoqi vizën prokurorit Eugen Beçi, KPK e shkarkon
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në datën 26 qershor të këtij viti, vendosi të shkarkonte nga detyra prokurorin në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, Eugen Beci, për probleme me pasurinë si dhe për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës.
6 Gusht 2019, 07:33 -
Shkarkohet prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, Arta Marku gati të mbledhë prokurorët për KLP-në (VIDEO)
Me shkarkimin e Gentian Osmanit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ngel me 10 anëtarë. Në këto kushte Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku pritet të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.
31 Korrik 2019, 10:21