-
KPK nis hetimin administrativ për Fatos Qaton vetëm për kriterin e pasurisë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas KPK ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.
14 Dhjetor 2018, 13:21 -
Vettingu e certifikoi, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin, shtyhet vendimi për kreun e Kushtetueses
Në datë 17 dhjetor do të merret vendimi për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja është konfirmuar më herët në detyrë nga Vettingu, por komisioneri publik ka kërkuar shkarkimin e tij për mosjustifikim pasurie.
13 Dhjetor 2018, 19:25 -
Kaloi Vettingun, KPA nis seancën për gjyqtaren, Alma Brati: Kërkoj rikonfirmimin
Gjyqtarja e kaloi filtrin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 5 korrik 2018, por KP kërkon shkarkimin. Brati ishte edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por dy ditë më parë dha dorëheqjen nga gara
13 Dhjetor 2018, 10:42 -
Vettingu tjetër për 'fatin' e Bashkim Dedjes, KPA: Provat e paraqitura, të pamjaftueshme. Vendimi merret nesër
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja doli sot përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPK vendosi në qershor ta konfirmonte në detyrë, por Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. KPA i konsideroi dokumentat e paraqitura nga Bashkim Dedja si të panevojshme e kësisoj, vendimi do të merret nesër në ora 15.00
12 Dhjetor 2018, 11:26 -
Ministrja Gjonaj: Me ngritjen e KLP-së hapet një kapitull i ri për reformimin e drejtësisë shqiptare
Gjonaj u shpreh se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.
11 Dhjetor 2018, 13:33 -
EMRAT/ Zgjidhen 6 anëtarët e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën, jemi model për t’u duhet ndjekur
Këshilli i Lartë i Prokurorisë tashmë mund të nisë punën, pasi janë zgjedhur 6 anëtarët nga radhët e prokurorëve. KLP pritet të mblidhet për të zgjedhur kryeprokuroren e përgjithshme.
11 Dhjetor 2018, 08:42 -
Ngritja e KLP-së, prokurorët në fushatë për vota, zbulohen emrat që përmbushin kriteret për Kryeprokuror
Prokurorët nisin fushatën mes tyre për të marrë votat në garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa Report Tv mëson tre emrat të cilët sipas kritereve aktuale dhe Vettingut plotësojnë kushtet për të qenë kryeprokuror. Emra të cilët pas konstituimit të KLP-së, kjo e fundit do t'ia përcjellë parlamentit.
3 Dhjetor 2018, 19:13 -
Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë (Emri)
Report Tv ka mësuar se dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe më pas presidentit Ilir Meta. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësis.
2 Dhjetor 2018, 10:50 -
Vetingu i politikës/ Zhbllokohet SPAK, zyrtarët dhe 40 veprat penale në kompetencë
Urdhri i Arta Markut për konstituimin e KLP hap rrugën për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit, SPAK-u do kalojë në sitë të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët që nga viti 1991, roli i ndërkombëtarëve
29 Nëntor 2018, 07:22 -
Nisin procedurat për ngritjen e KLP dhe KLGJ, i hapet rruga ngritjes së SPAK dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri
Procesi i rivlerësimit të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë është përmbyllur, duke i hapur rrugë shumë shpejt ngritjes së KLP dhe KLGJ.
28 Nëntor 2018, 09:30 -
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Besnik Cani, edhe pas problemeve me dosjet dhe pasurinë
Këshilltari i Arta Markut, sipas trupit gjykues nuk ka probleme për të kapërcyer Vettingun, edhe pse gjatë seancës së zhvilluar më 23 nëntor ai pati probleme me justifikimin e pasurisë dhe për disa çështje që kishte hetuar në Fier dhe Elbasan
27 Nëntor 2018, 11:28 -
Kontakte me krimin e organizuar, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi
Shkarkimi i gjyqtarit është bërë për shkak se sipas DSIK ai ka rezultuar me kontakte me botën e krimit të organizuar. Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe informacionet e sjella nga ILDKPI, u be e ditur se Dervishi ka kryer deklarim te rreme te pasurise.
26 Nëntor 2018, 12:08 -
Kandidate për në Gjykatën Kushtetuese, KPK konfirmon në detyrë këshilltaren ligjore Fiona Papajorgji
KPK vërejti javën e kaluar në sajë të raportit të ILDKPIK se këshilltarja ligjore e Gjykatës Kushtetuese nuk ka bërë deklarim të saktë pasurie. Mirëpo vendimi i trupës së KPK sot ka qenë në favor të Papajorgjit dhe ajo ka kaluar me sukses Vettingun duke u rikonfirmuar në detyrë.
26 Nëntor 2018, 09:29 -
Bilanci i Vettingut/ 21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë
Pas Vettingut janë identifikuar tre kategoritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar procesit. Bëhet fjalë për prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por që janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe ONM.
25 Nëntor 2018, 07:21 -
Prokurori Besnik Cani në vetting, Komisioni: Pushoi hetimet për tenderat në Elbasan dhe nuk hetoi kryebashkiakun e Fierit
E ndërsa sipas ILDKPKI në aspektin e pasurisë, Cani është në rregull, ndërkohë që Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ndërsa prokurori do të merrte 5 lekë për litër.
23 Nëntor 2018, 13:44 -
Shkarkohet prokurori Shpëtim Kurti, vettingu: S’justifikon pasurinë, ka lidhje edhe me botën e krimit
Pas shqyrtimit të materialeve dhe seancës dëgjimore që u zhvillua dje, sot Komisioni ka vendosur shkarkimin e Kurtit, i cili ka qenë zv/ drejtues i prokurorisë së Tiranës në vitet 2002-2007.
23 Nëntor 2018, 09:50 -
E shkarkoi Vettingu, Kolegji lë në fuqi vendimin për Tom Ndrecën, gjyqtarin e '21 Janarit'
Gjyqtari i lartë Tom Ndreca është lënë jashtë sistemit të drejtësisë edhe nga Kolegji i Apelimit. I shkarkuar nga Vettingu për kontakte të papërshtatshme, KPK vendosi këtë të enjte për lënien në fuqi të shkarkimit të tij.
22 Nëntor 2018, 16:52 -
Vettingu/ Bleu 1000 m tokë buzë detit për 1 mijë €, KPA rikthen 'në sitë' gjyqtarin Edmond Islamaj
Gjyqtari gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, do të kalojë përsëri në sitën e vettingut për sa i përket pasurisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi ankimimin e komisionerit publik. Islamaj duhet të vërtetojë se si mundi të blejë truallin prej 1000 m2 në plazhin e Karpenit në Kavajë, çmim prej 1.000 euro . Nën hetim përsëri edhe pasuritë të bashkëjetueses së gjyqtarit Islamaj i cili pak muaj e kaloi testin e vetingut në Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
16 Nëntor 2018, 09:12 -
Pronare e 8 apartamenteve dhe 8 automjeteve, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës
Shkarkohet nga KPK, kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj, pasi nuk ka justifikuar pasurinë. Alma Licaj rezulton pronare e tetë apartamenteve në Tiranë dhe Vlorë si dhe e tetë automjeteve.
15 Nëntor 2018, 12:15