-
Agjencia e Shpronësimeve me fond të posaçëm, Balluku: Do të heqë burokracitë! Xhafaj: Uroj mos të përfundojë si Kadastra
Edhe komisioni i ligjeve ka miratuar ditën e sotme projektligjin për shpronësimet, duke mbështetur krijimin e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve. Ministrja Balluku tha në komision se pronarët do të shpronësohen me këste nëse vlera e pronës së tyre është tepër e lartë. Ndër të tjera ajo shtoi se fondi që do ti akordohet Agjencisë së Shpronësimeve është në vlerën e mbi 14 milionë euro. I vetmi zë skeptik në komision ishte Fatmir Xhafaj.
29 Janar 2020, 18:59 -
Gjyqtari Malaj tek '5 Pyetjet': Rojen e familjes sime e morën peng, mesazhi që i dhanë...Sot në Vlorë 100 të zhdukur!
Gjyqtari i Apelit të Tiranës Alaudin Malaj u shpreh se këtë verë, në 25 korrik katër persona i morën peng një roje të familjes së tij në mes të Vlorë dhe i kërkuan që të mos e mbrojë më, por që autorët nuk u zbuluan. Malaj akuzoi edhe Fatmir Xhafaj se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm i ndaloi familjarët si hakmarrje, pasi i kishte nxjerrë vendimin për vëllanë lidhur me problemet që kishte me drejtësinë italiane.
25 Nëntor 2019, 22:51 -
'Kushtetuesja'/ Meta i përgjigjet Xhafajt: Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe Vitore Tushës... Video po përgatitet
Presidenti Ilir Meta ka vijuar sulmet ndaj kreu të KED Ardian Dvorani duke e cilësuar edhe si 'Katica' i Reformës në Drejtësi, etiketim i përdorur më herër nga kryedemokrati Lulzim Basha ndaj prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe prokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela. Meta shprehet se ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe KED po bëhet presion politik, ndërkohë që paralajmëron se 'Video po përgatitet pasi tashmë garantët e krimit kushtetues po dalin vetë'.
17 Nëntor 2019, 17:14 -
PD-ja merr në mbrojtje Presidentin: Xhafaj, sulm të papranueshëm kundër Kushtetueses
Me deklaratën e sotme të Xhafajt, Bardhi thotë se u provua se Arta Vorpsi se ishte e renditur e para, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.
17 Nëntor 2019, 14:47 -
Votimi i dy anëtareve të 'Kushtetueses'/ Xhafaj: Drejtësia e re po krijohet pavarësisht pengesave e goditjeve
Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur votimin e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.
11 Nëntor 2019, 17:26 -
Zbardhen debatet në Kryesinë e PS-së/ Kritika për Cakajn, çfarë i kërkuan Xhafaj dhe Majko, Ramës për negociatat
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kanë vënë në siklet Kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.
22 Tetor 2019, 10:53 -
Lulzim Basha mbledh aletatët në Ishëm... mungon Kryemadhi
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim informal krerët e partive të djathta aleate. Gazetari i Report Tv Elis Memelli mëson se në takimin i cili po zhvillohet në kantinën e kreut të PAA në Ishëm, po marrin pjesë edhe kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, dhe kreu i PR, Fatmir Mediu.
16 Shtator 2019, 21:04 -
Zyrtari i lartë i SHBA merr detyrën e rëndësishme në Ballkan, Xhafaj: Kontribut për reformën në drejtësi
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, uron Palmer në detyrën e re, duke u shprehur optimist se ish-zv/ndihmës sekretari amerikan do të kontribuojë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi,
1 Shtator 2019, 19:26 -
Yzeiri: Jo thjesht për të mbrojtur Sandër Lleshajn dhe policinë e shtetit
PD-ja, Lulëzim Basha dhe fryëzuesi i këtij ligjërimi Sali Berisha, nuk e kanë për gjë që të shajnë kundërshtarët politikë me fjalorin më të ulët dhe me fyerjet më të rënda. Është krijuar ideja se në Shqipëri çdo veprim që kryen qeveria, për PD-në, është vjedhje, është krim.
2 Gusht 2019, 19:55 -
3 vitet e reformës në Drejtësi, Xhafaj: Fjalët do i marrë era, kjo vepër e mirë dhe shoqërisht e dobishme mbetet (VIDEO)
Deputeti socialist siguron se “periudha tranzitore do të kapërcehet shumë shpejt dhe se gjërat do të shkojnë në vendin e tyre ku të gjithë do të shohin qartazi vlerat e asaj çfarë kemi ideuar dhe ndërtuar përmes vështirësive e pengesave të shumta”.
22 Korrik 2019, 12:28 -
Xhafaj, për 'Zërin e Amerikës': Këtë drejtësi nuk e kap dot as Rama dhe as Meta
Ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi ka patur ulje ngritje dhe autorë të hartimit dhe miratimit të saj si dhe ekspertë të sistemit kanë këndvështrimë të ndryshme për rezultatet, 3 vjet pas miratimit.
20 Korrik 2019, 11:13 -
Xhafaj dhe Balla: Opozita jashtë sistemit tenton ta destabilizojë procesin e Reformës në Drejtësi
Fatmir Xhafaj ka deklaruar se rruga e nisur me Reformën në Drejtësi është një rrug që nuk ka kthim pas. Ndrësa Taulant Balla ka ironizuar duke thënë të mos pritet që Luli, Mona, Saliu dhe Mziu të plotësojnë kuotën e protestave.
8 Maj 2019, 13:40 -
'Ligjet për bizneset e tyre'/ Vetëm dy deputetë deklarojnë konfliktin e interesit
Në një parlament me numër të madh biznesmenësh, gjithnjë është ngritur pyetja nëse ligjet miratohen për interesin publik, apo për të favorizuar vetë deputetët apo të njohurit e tyre. Ndaj kodi i Sjelljes i miratuar vjet përfshiu një nen që i ndalon deputetët të marrin pjesë në të tilla votime, por deri tani vetëm Fatmir Xhafaj dhe Vasilika Hysi kanë deklaruar konfliktin e interesit.
29 Prill 2019, 12:02 -
Socialistët distancohen nga Bushati: Nuk jemi arrogantë (VIDEO)
Ditmir Bushati dje në parlament kritikoi qeverinë e tij, duke i kërkuar të mos ishte arrogante me opozitën. Por deputetët socialistë të pyetur sot për këto deklarime nuk pajtohen me ish ministrin. Disa heshtin, ndërsa të tjerët thonë se PS nuk është arrogante dhe se mendimi ndryshe respektohet.
4 Prill 2019, 15:01 -
'Babalja'/ Salianji: PD padit drejtuesit e policisë në Fier dhe prokurorët
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianj i marrë si i pandehur për çështjen “Babale” ka vendosur të kallëzojnë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe prokurorët e çështjes. Pasi ka publikuar dy përgjime të reja ku përmendetet “shefi i madh” Salianji thekson se ai është ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
27 Mars 2019, 17:14 -
Deputetët gjermanë: Djegia e mandateve cënon interesat europiane të shqiptarëve
Në takimet e tjera që Fatmir Xhafaj zhvilloi me deputetë të Bundestagut, një vëmendje e posaçme mori edhe situate aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht akti i paprecedentë i deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.
22 Mars 2019, 16:17 -
Debat te 'Ligjet' për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit/ Fatmir Xhafaj kundër maxhorancës: Deputetët po shndërrohen në kartona
Komisioni i Ligjeve është përfshirë këtë të mërkurë nga debatet që kanë lidhje me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita e ka cilësuar projektvendimin tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve, ndërkohë që, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i konsideroi ndryshimet e shpeshta si jo efektive.
6 Shkurt 2019, 11:22 -
Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ, Xhafaj: Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësi. Shpresoj të tregojnë përgjegjshmëri
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e konsideroi një hap të rëndësishëm për ecurinë dhe zbatimin e reformës në drejtësi, zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë , ditën e djeshme që tregon sipas tij ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë dhe përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
12 Dhjetor 2018, 12:30 -
‘Babalja’, Apeli lë në burg Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Olldashi
Personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e ‘Babales’ është akuzuar për "kallëzim të rremë". Albert Veliu nuk e ka ankimuar arrestin me burg dhënë në mungesë
5 Dhjetor 2018, 10:35 -
'Mirëseerdhe në komisionin natyral'/ Pas lënies së detyrës së ministrit, Xhafaj rikthehet te 'Ligjet', surpriza nga kolegët (VIDEO+FOTO)
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është rikthyer në detyrën si anëtar në Komisionin e Ligjeve, aty ku ka qenë kryetar për vite me radhë përpara se të merrte detyrën e ministrit të Brendshëm.
26 Nëntor 2018, 12:19 -
Kur de jure dëftorja është e barabartë me urdhëroren
Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i të propozuarit prej Kryeministrit Edi Rama për në funksionin e ministrit të Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi, ndonëse realisht nuk mundi të krijojë as krizë politike dhe as ndonjë ngërç institucional të pazgjidhshëm, por ndezi menjëherë dhe që mund të shuhet po ashtu, si flak’e kashtës, një debat të paqenësishëm.
7 Nëntor 2018, 07:21 -
Ambasadori i BE: Vijoni goditjen e grupeve kriminale, këto janë rezultatet që ka pritur BE-ja
Luigi Soreca ka përshëndetur sërish ministrinë e Brendshme për aksionet e fundit kundër krimit, ndërsa ka kërkuar vijueshmërinë e këtij trendi. Diplomati theksoi se këto janë rezultatet që ka pritur Bashkimi Europian nga Shqipëria.
6 Nëntor 2018, 11:41 -
Rama: Gati për të dëgjuar Metën në Kuvend pse refuzoi Lleshin, arsyeja që më tha ishte qesharake
Kuvendi ka votuar me 75 vota dekretin e shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa pas dorëheqjes së ai dha pak ditë më parë, ndërsa drejtimin e këtij dikasteri do e marrë Sandër Lleshi, por si i komanduar. Kryeministri Rama akuzon presidentin Ilir Meta se e ka shkelur hapur Kushtetutën me mosdekretimin e propozimit të tij për Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Rama solli në vëmendje se në asnjë nga 12 kompetencat që parashikon Kushtetuta për presidentin, nuk parashikohet refuzimi i një ministri, ndërsa i bëri thirrje Metës për shmangien e thellimit të krisjes Kushtetuese që po krijon.
6 Nëntor 2018, 08:18 -
Fjalimi përshëndetës i Xhafajt, reagon PD-ja, Salianji: U shkërrmoq, nuk u dorëhoq!
Deputeti i PD-së ka reaguar në lidhje me fjalimin përshëndetës të ministrit të Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, pasi ky i fundit dha dorëheqjen. Ervin Salianji, në një status në rrjetet sociale shkruan se Xhafaj e mbylli karrierën e tij polikë, pasi sipas tij u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.
5 Nëntor 2018, 22:45 -
Mosdekretimi i Lleshit, Balla tek ‘5 pyetjet’: Meta shkeli 'padashje' Kushtetutën
Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla preku një sërë cështjesh që janë në qendër të vëmendjes së publikut, që nga akuzat për Dakon e deri tek teoritë 'konspirative' që qarkullojnë në media se ishte Xhafaj që publikoi të dhënat e sistemit TIMS për Ballën.
5 Nëntor 2018, 21:56