-
Lajmi në vazhdim na njeh me historinë e Lina Markut nga Lezha, e cila është e pastrehë! Gruaja e moshuar, nënë e 8 fëmijëve është nxjerr jashtë nga pronari i shtëpisë për shkak se nuk mundet të paguajë qiranë. Ndjekim apelin e saj në Report Tv
14 Shtator 2021, 19:19 -
Gjiknuri 'nis punën', prezanton drejtuesit e qarqeve, e nis nga Lezha! Nikolla 'i dorëzon' përgjegjësitë Blendi Klosit
14 Shtator 2021, 12:08Numri i dy i PS, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka nisur nga puna me marrjen e postit të ri. Detyrën e re e ka nisur nga Lezha, ku ka prezantuar drejtuesin e ri të qarkut, Blendi Klosin. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ish drejtuesja politike e qarkut Lezhë, e cila i ka dorëzuar përgjegjësitë e punës Klosit.
-
Po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë! Shpallet në kërkim një tjetër
14 Shtator 2021, 09:39Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës dhe një tjetër është shpallur në kërkim
-
Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
13 Shtator 2021, 09:59Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në qytetin e Lezhës duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës. Emigrantët kishin si destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
-
Aksident në aksin Lezhë-Rrilë, 'Benz-i' humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues të një banese, plagoset shoferi
10 Shtator 2021, 08:24Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Rrilë, ku një automjet tip "Benz" humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.
-
Rrjedh bombola e gazit, zjarr në katin e 10 të një pallati në Lezhë, pëson djegie kryefamiljari
9 Shtator 2021, 19:57Kati i 10 i një pallati në Lezhë është përfshirë në flakë ditën e sotme.
-
I shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari në Lezhë
8 Shtator 2021, 11:53Në një kohë kur puna për kapjen e personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 1 persona për ta vënë atë përpara përgjegjësisë.
-
Bilanci/ Flakët në Karaburun shkrumbuan 4800 ha kullota e 12 ha pyje! Në Lezhë u dogjën 400 ha pyje! Shumica e zjarreve, të qëllimshëm
8 Shtator 2021, 10:424800 ha kullota e 12 ha pyje në Vlorë dhe 400 hektar në Lezhë, është ky bilanci i dëmeve të shkaktuara nga zjarret në muajin gusht në këto dy qarqe. Shumica e zjarreve dyshohet se kanë qenë të qëllimshëm.
-
-
Zjarret në Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, shoqërohen 2 persona në polici
7 Shtator 2021, 15:14 -
-
-
-
-
Zjarri në fshatin Bestrovë në Vlorë, shpërthen një municion i vjetër luftarak
7 Shtator 2021, 12:04 -
-
Vlorë/ Flakët jashtë kontrollit në fshatrat Panaja dhe Bestrovë, 2 të shoqëruar! Bllokohet rruga e vjetër nacionale Vlorë-Fier! Banorë të frikësuar: Do digjemi! Shpërthejnë municione të vjetra luftarake
7 Shtator 2021, 10:43Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatrave Panaja dhe Bestrovë të Vlorës, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Shpejtësia me të cilën po përhapen flakët është e frikshme, ndërsa zjarri ka bllokuar rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Fier, duke kaluar edhe në anën tjetër. Nëse flakët përhapen me këtë shpejtësi, rrezikohen edhe banesat në fshatin Bestrovë, që ndodhen vetëm 2 kilometra larg vatrës së zjarrit.. Flakët kanë 'zbuluar' edhe një municion luftarak, ku është regjistruar një shpërthim i fuqishëm.
-
Të riut nga Prizreni i vodhën makinë luksoze në Milot, flet babai: Grabitësit iu afruan me fenelina policie, më pas qëlluan në ajër me armë! E pyetën nëse mjeti kishte GPS
7 Shtator 2021, 10:21Makina luksoze “Audi Q7” me vlerë 42 mijë euro në pronësi të një 21-vjeçari nga Prizreni që u grabit në Milot, është vjedhur nga një mjet që mbante fenelina policie. Babi i Meriton Ahmetajt, të riut që iu vodh vetura, deklaroi se djalin e tij e kishin kërcënuar me armë në kokë.
-
-
Ia vodhën në Milot, ky është 'Audi Q7' i 21-vjeçarit nga Kosova
6 Shtator 2021, 19:40 -
Zjarri shkrumbon kompleksin blegtoral në Lezhë, flakët përhapen në masivin pyjor, rrezikohen banesa e linja tensionit të lartë
6 Shtator 2021, 16:43Një zjarr ka rënë në një stallë në afërsi të 'Urës me Harqe' në Lezhë. Siç shihet flakët janë përhapur në malin aty pranë, ndërkohë që zjarrfikësja po punon për shuarjen
-
‘Delta’ shton infektimet në Lezhë, 800 raste aktive! Fluks në spital, mjeku: Mos neglizhoni simptomat
6 Shtator 2021, 15:45Lezha është kthyer në zonë të kuqe duke shënuar rritje të infektimeve me variantin Delta të Covid duke numëruar të paktën 800 qytetarë aktivë. Teksa është shënuar fluks qytetarësh në spitalin rajonal, mjekët apelojnë të mos neglizhohen simptomat e virozave të stinës tek fëmijët
-
-
U fut në det për t'u larë, shpëtohet nga mbytja 40-vjeçari në Shëngjin
6 Shtator 2021, 13:28Një pushues nga Kosova është shpëtuar nga mbytja mesditën e sotme në Shëngjin. Bëhet me dije se 40-vjeçari Ded Perndoka u fut në det për t'u larë, por rrezikoi të mbytje, ndërsa në ndihmë i shkoi policia kufitare Shëngjin.
-
Nuk mund të fluturonte, gjendet bufi ‘Bubo Bubo’ në Lezhë! Origjina e tij është euroaziatike
5 Shtator 2021, 14:28Një buf i llojit Bubo Bubo është gjetur në rrugë në qytetin e Lezhës nga një qytetar. Bubo bubo është një buf euroaziatik dhe një nga speciet më të mëdha të bufave.
-
Privatizohet rruga, 100 banorë në Kurbin mbeten në izolim prej 3 muajsh: Po shkojmë drejt vetëgjyqësisë
4 Shtator 2021, 18:27Mbi 100 banor në fshatin Adriatik të Kurbinit janë të izoluar prej tre muajsh, pasi rruga rurale që përdornin prej më shumë se 20 vitesh është privatizuar.
-
Afganët në Shëngjin nisin argëtohen me pushuesit, ja marrin valles në lokalet me muzikë live
3 Shtator 2021, 08:29Afganët e mbërritur në Shëngjin kanë nisur që të argëtohen me pushuesit, duke ja marrë valles në lokalet ku luhet muzike live. Siç shihet edhe në këtë video refugjatët afganë po shijojnë ritmet e muzikës shqiptare dhe po kërcejnë së bashku me pushuesit e tjerë
-
400 afganë vendosen në Shëngjin, nisin plazhin me pushuesit, gazetari nga Afganistani: Këtu ndihemi të sigurt, faleminderit për mikpritjen
2 Shtator 2021, 21:10Nga 644 refugjatë afganë që kanë ardhur në Shqipëri 400 janë akomoduar dhe po jetojnë në Shëngjin. Ata janë ambientuar shpejt dhe i gjen në plazh bashkë me pushuesit vendas. Faleminderit për mikpritjen e artikulojnë në shqip!
-
Kanabis në doza gati për shitje, armë dhe municione luftarake, policia e Lezhës vë në pranga 3 persona, 2 prej tyre të mitur
2 Shtator 2021, 10:07Gjatë kontrolleve të territorit për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike dhe personave në kërkim, policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
-
Pas 5 ditësh, largohen nga 'Qytet Studenti' afganët, strehohen në hotelet në Shëngjin
1 Shtator 2021, 18:33'Qytet Studenti' ka shërbyer si një strehë për vetëm 5 ditë për rreth 300 afganë, pasi pasditen e kësaj të mërkure janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. Të hënën është akomoduar grupi i parë në Shëngjin, e ndërsa sot është nisur grupi i dytë me 2 autobusë të vënë në dispozicion të tyre.
-
Mbrëmje me muzikë klasike në memorialin e Skënderbeut, koncert i veçantë para publikut lezhjan
1 Shtator 2021, 17:14Artisti i ri Adelion Kola ka mbajtur për herë të parë një koncert me muzikë klasike në memorialin Gjergj Kastrioti Skënderbeu të Lezhës, duke dhuruar emocione për pjesëmarrësit.
-
Mbytet në plazhin e Shëngjinit një pushues nga Kosova
31 Gusht 2021, 18:43Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit pasditen e sotme. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:25, ku 76-vjeçari me inicialet J.B., u mbyt në det, pasi u fut për t'u larë.
-
Organizonin lojëra fati nëpërmjet telefonit, policia vë në pranga dy administratorë lokalesh në Lezhë! Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, celular e para
31 Gusht 2021, 10:43Policia e Lezhës ka vënë në pranga administratorët e dy lokaleve, Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen "Skënderbeg", pasi kishin përshtatur lokalin për aktivitetin e lojrave të fatit
-
Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 24-vjeçari në Kurbin, mund të kryente vjedhje! I dënuar më parë në Shqipëri e Luksemburg
31 Gusht 2021, 09:12Një grabitje mund të kishte ndodhur nëse Ermando Cima, 24 vjeç banues në Kurbin nuk do ishte arrestuar sot nga policia. Të riut të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, gjatë kontrollit në automjet tip "Benz" më të cilin po qarkullonte iu gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak
-
Shkrumbohet nga flakët një lokal në Shëngjin, dëme të shumta materiale, digjen edhe dy makina të parkuara pranë tij
31 Gusht 2021, 07:18Një zjarr ka rënë në një lokal në Shëngjin, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Si pasojë e zjarrit kanë marrë flakë edhe dy makina aty pranë
-
Video e aksidentit fatal dje në Lezhë, viktimë mbeti pasagjeri dhe jo shoferi! Drejtuesit i vihen prangat, po ecte me shpejtësi dhe parakaloi në mënyrë të gabuar
29 Gusht 2021, 15:49Aksidenti i rëndë pasditen e djeshme në Lezhë, shkaktoi një viktimë, që nga informacionet paraprake u tha se ishte shoferi i mjetit, por në fakt ishte pasagjer në makinën që u aksidentua. Policia ka zbardhur dinamikën e aksidentit, ndërsa ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.
-
Kërcimet në trafik kthehen në trend! Dasmorët në Fushë-Krujë dalin nga makinat dhe ia marrin valles në semafor të kuq! Qytetarët i presin sa të mbarojnë shfaqjen
29 Gusht 2021, 13:36Kërcimet në rrugë po kthehen në trend ditët e fundit në vendin tonë! Pas rastit të Laçit, dasmorët në Fushë-Krujë kanë dalë nga makina teksa semafori ka qenë i kuq dhe kanë filluar të kërcejnë
-
-
Lezhë/ Me shpejtësi skëterrë, në tentativë për të parakaluar 2 makina përplaset me murin e shtëpisë, ndërron jetë shoferi 38-vjeçar! Del videoja e aksidentit fatal
28 Gusht 2021, 18:18Një aksident i rëndë në të cilin ka humbur jetën 1 person dhe është plagosur një tjetër është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati, Lezhë.
-
Me kallashnikov e armë gjahu në shtëpi, arrestohet 74-vjeçari në Lezhë
27 Gusht 2021, 10:47Një 74-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas është konstatuar duke mbajtur armë zjarri e zjarrë gjuetie pa leje. Si pasojë e kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 74-vjeçarit janë gjetur një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar.