- Opinion
- Politikë
-
Dëmtimi i zyrave elektorale në Fier, përfaqësuesi i PS-së: Dëshmi e qartë se këto forca politike kërkojnë destabilizim (VIDEO)
Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjjia 1 Maj, në një prononcim për gazetarët tha se në qytetin e Fierit kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pa përmendur emra, Doko tha se kjo është një dëshmi e qartë se asaj se çfarë ofrojnë forcat e tjera politike.<
21 Mars 2021, 10:33 -
Arsyet e provokimeve breshëri në Elbasan, pse Lulzim Basha riaktivizoi planin e 2009-s, kur drejtonte Qarkun?!
Tensionet politike që po ndodhin ditë për ditë në Elbasan, nuk janë aspak zhvillime që vijnë nga poshtë, pra nga baza e lojtarëve në fushë. Është një strategji e qartë dhe e studiuar me kujdes, duke e kthyer përplasjen si një manovër elektorale.
19 Mars 2021, 10:38 -
Tahir Muhedini shpërthen nga Shpëtim Idrizit: Gjaku çam nuk bëhet ujë duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën tonë
Tahir Muhedini, ish kryetari i PDI që më pas u bashkua me Shpëtim Idrizin për të krijuar PDIU që do të luftonte për çështjen çame, nuk ka kursyer kritikat e forta ndaj Idrizit duke thënë se ai e ka bërë ujë gjaku çam duke bashkuar votat me ata që mohojnë ekzistencën e tyre!
17 Mars 2021, 23:32 -
Gjiknuri takim me komitetin çam në Vlorë, prezanton kandidaten në listën e PS-së! Të pranishëm edhe ish-drejtues lokal të PDIU
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidati për deputet Anduel Tahiraj dhe nënkryetari i bashkisë, Afrim Qendro, prezantuan kandidaten për deputete Teuta Ramaj, vajzë vlonjate e komunitetit çam e cila në këtë fushatë elektorale iu bashkua ekipit socialist, si kandidatja për deputete me numrin nëntë nën siglën e Partisë Socialiste
12 Mars 2021, 19:01 -
Do garonte nën siglën e PS në Kamëz, Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete në zgjedhjet e 25 prillit
Deputetja Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen papritur. Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Lala
6 Mars 2021, 16:24 -
Sondazhi në TV e Berishës e pranon: Pas 4 vitesh në opozitë PD ka humbur vota, LSI i ka përgjysmuar
Televizioni i familjes Berisha transmetoi mbrëmë një sondazh, i cili përgënjeshtron me bujë pretendimet e Lulzim Bashës mbi të cilat po mbështet gjithë fushatën e tij elektorale me pretekstin se “shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po pret 25 prillin për ta rrëzuar Edi Ramën”.
5 Mars 2021, 14:51 -
Basha nuk e ka përfshirë në program dhe as s'e përmend, Idrizi: Rama e tradhëtoi çështjen çame
Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike.
2 Mars 2021, 13:13 -
Beqaj në Report TV: Në Shkodër synojmë të ruajmë 4 mandate, LSI nuk merr dy deputetë! Koalicioni i Bashës një lëvizje e pashpresë
Më tej Beqaj shtoi se në Shkodër synojnë 4 mandate, dhe se kërkojnë që të marrim më shumë vota në bashkitë e qarkut Shkodër, të cilat i drejtojnë aktualisht
1 Mars 2021, 19:04 -
PDIU, Idrizi në Fier: 'Pashallarët e kuq' kundër çështjes Çame! Detyrimi ynë të mbrojmë identitetin kombëtar
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi gjatë një takimi me anëtarët e Shoqatës Patriotike në Fier u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk mund të pranojnë atë që “pashallarët e kuq” i kanë bërë Çamërisë që në vitin ’44.
28 Shkurt 2021, 14:10 -
Veliaj: Bashkia e Lulit luftonte kundër qendrave rinore dhe mbronte klubin e striptizmit, PS-ja po shtohet përditë (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, tha se edhe kjo është një nga zonat e kryeqytetit që po i shtohet vlera e pronës çdo ditë e më shumë. Veliaj shtoi se pas zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një nismë në favor të biznesit të vogël.
23 Shkurt 2021, 11:10 -
'Maskarenj që i fryjnë zjarrit', Shpëtim Idrizi acarohet me Ramën: Po bën pirueta të rrezikshme me Greqinë për detin
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra ditën e djeshme nga Saranda, në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon duke thënë se ai po bën avokatin e Greqisë, sikur ato kanë të drejtë dhe shqiptarët jo.
8 Shkurt 2021, 17:16 -
Veliaj takim me komunitetin çam: PDIU dhe LSI e shohin pushtetin si plaçkë, na bllokonin buxhetin e bashkisë
Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorë të komunitetit çam në njësinë 3, ku nënvizoi se qytetarët po largohen nga siglat partiake dhe po i bashkohen Partisë Socialiste, në të cilën besojnë se do ta çojë vendin përpara.
3 Shkurt 2021, 11:35 -
25 prilli/Mesila Doda: Kemi firmosur me Bashën që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës! PBDNJ kthehet në problem kur merr urdhra nga Athina
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda tha se PIDU është në prag të një marrëveshje me Lulzim Bashën për zgjedhjet e 25 prillit për të qenë në një koalicion, ndërsa tha se palët kanë firmosur që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës nëse opozita fiton zgjedhjet.
25 Janar 2021, 22:55 -
Misteri i Vetëvendosjes më 25 prill dhe precedenti i dështuar për të rrëzuar Ali Ahmetin
Përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit ka hapur një shteg të ri politik në panoramën e betejës elektorale. Përveç tre grupeve kryesore: PS, PD e LSI, si dhe partive të reja të opozitës të Patozit, Topallit, Murrizit e Hajdarit, në lojë ka hyrë një element i ri.
22 Janar 2021, 11:36 -
Negociatat për koalicionin/ Basha: Po vijojmë bisedimet, shumë shpejt do të kenë njoftimin nga grupi negociator
'Po vazhdojnë negociatat me të gjithë aleatët dhe shumë shpejt do të keni njoftimin zyrtar nga grupi negociator". Ky ka qenë qëndrimi i fundit i kryedemokratit, Lulzim Basha në lidhje me negocitatat me aleatët për daljen në zgjedhjet e 25 prillit.
18 Janar 2021, 13:07 -
Negociatat me Greqinë, Idrizi: Shqipëria pa Çamërinë është e mangët! Ata që ulen me harta e laps në dorë janë tradhëtarë
Gjatë një deklarate në kuadër të 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës ‘Çamëria’, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se personat që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit janë tradhtarë të Shqipërisë. Idrizi u shpreh Çamëria është e shkruar në ADN-në tonë dhe se Shqipëria pa të është e mangët. Gjithashtu ai shtoi se Çamëria është çështje identitetit kombëtar.
17 Janar 2021, 19:32 -
'Opozita e vonuar në proces', Idrizi: Do dëshiroja të kandidoj në Vlorë e Tiranë! Shqipëria ka nevojë për parti të reja, u uroj suksese
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet thotë se marrëveshja me PD-në për një vend të sigurt në lista po vijon ende dhe është çështje ditësh drejt konkretizimit. Në një intervistë për Report Tv, Idrizi ka shprehur preferencat personale për kandidimin në qarkun e Tiranës dhe atë të Vlorës ku beson se ka peshën më të madhe.
16 Janar 2021, 15:55 -
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha për Report TV: E qartë si drita e diellit 25 prilli dita e ndryshimit të madh
Interesimit të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku se kur do të dalë opozita e bashkuar me një vendim final për listat, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se përtej kalkulimeve dhe renditjes së të gjithë kandidatëve, 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit. “Kur të shpallen listat e dep
16 Janar 2021, 14:44 -
Mediu dhe Idrizi i kërkojnë PD më shumë se 1 mandat në zonë të sigurt, Basha për Report TV: 25 prilli dita e ndryshimit të madh
Pjesë e listave të PD do të jenë edhe PDIU e PBDNJ, emrat e të cilave ishin në pikëpyetje nëse do të garonin në një listë së bashku me Bashën, apo njëra prej tyre do të bëhej pjesë e listave të LSI. Idrizi synon mandat të sigurt në Tiranë e Vlorë, kurse Dules, për të shmangur përplasjen me Idrizin, mund ti premtohet vend i sigurt në Korcë.
16 Janar 2021, 12:10 -
Dule-Idrizi në të njëjtin koalicion? 'Misioni' i vështirë i Partisë Demokratike
Lulzim Basha duket se është përballë presionit të disa prej aleatëve në lidhje me hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht, kreu i opozitës e ka zgjidhur këtë problem vetëm me Nard Ndokën, Agron Dukën dhe Dashamir Shehin, duke i vendosur në lista të sigurta përkatësisht në Shkodër, Durrës dhe Tiranë.
15 Janar 2021, 12:10 -
Vizita e Ramës në Greqi, reagon PDIU: Bisedon i vetëm dhe nuk jep informacione
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vizitës së ditës së djeshme të Kryeministri Rama në Greqi. Në deklaratën e bërë nga PDIU thuhet se përkundër përpjekjes së mediave afër Kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një roli ndërmjetës të tij midis Greqisë dhe Turqisë, në sytë e shqiptarëve mbeten faktet kokëforta.
9 Janar 2021, 12:16 -
Dashamir Shehi në Report Tv: Kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD! LSI mendohet të dalë vetëm (VIDEO)
Partia Demokratike duket se është drejt përfundimit të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD-së.
6 Janar 2021, 19:05 -
25 prilli/ Idrizi te '5 pyetjet': Opozita duhet të dalë me një listë, e vonuar në vendim! Çështja e detit? Shqipëria pak shanse të fitojë përballë Greqisë në Hagë (VIDEO)
I ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka ngritur disa pyetje sipas së cili lënë hije dyshime se Shqipëria ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Greqinë. Duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi sqaroi se sa i përket koalicioneve, PDIU do të jetë krah PD-së, në qëllimin e përbashkët për të rrëzuar "diktaturën e kryeministrit Edi Rama". Ai tha se ka këmbëngulur që opozita të dalë me një listë të përbashkët dhe jo 2 siç po diskutohet.
4 Janar 2021, 22:32 -
Mesila Doda në Report Tv: PDIU bashkëpunim me PD për të rrëzuar Ramën! T'i rikthejmë vendit normalitetin (VIDEO)
E pyetur nëse ky bashkëpunim do e rikthejë atë në listat e PD-së, Mesila Doda tha në një intervistë për Report Tv se ajo ka qenë që 20 vjeçe pjesë e së djathtë dhe është e afërt me këtë parti, por që në këto moment nuk ka rëndësi emri i saj, por fitorja e opozitës.
22 Dhjetor 2020, 18:07 -
Intervista e plotë/ Mediu në Report tv: Nuk shkoj pas dëshirës së Bashës, s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër! Brenda mandatit të parë realizojmë anëtarësimin në BE
Koalicion vetëm me PD-në, ose të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Republikane është e qartë në këtë drejtim! Ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.
21 Tetor 2020, 07:48 -
Idizi: Lajmin se jam vënë në hetim nga policia po e mësoj tani nga mediat! Të na thonë se ku i mbajnë 26 të shoqëruarit
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se informacionin se është vënë në hetim nga policia e ka marrë nga mediat, ndërkohë që thotë se nuk ka ende asnjë njoftim se ku janë 26 protestuesit e shoqëruar.<
20 Tetor 2020, 13:20 -
Qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek/ Idrizi: Do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë
E konsideroi si një veprim emocional që nuk duhet ta bënte, por thotë se përballë asaj që Greqia u ka bërë shqiptarëve dhe asaj që policia po u bënte protestuesve, ai veprim ishte e pakta që mund të bënte."Ju e shihni ne do të ndjekim gjithë rrugën ligjore, mënyra tinzare e disa dj
20 Tetor 2020, 13:13 -
Protesta e PDIU, 18 persona nën hetim, mes tyre Mesila Doda, Shpëtim Idrizi e Bojken Abazi!
18 persona nën hetim për protestën e zhvilluar te Ministria e Jashtme, mes tyre 3 organizatorët, Mesila Dona, Shpëtim Idrizi dhe Boiken Abazi i Vetëvendosjes. Të proceduarit nën hetim për pjesëmarrje të tub
20 Tetor 2020, 12:51 -
Pasi qëlloi me shishe policinë, Idrizi: Kjo është protesta kur janë sjellë më keq! Do i mbaj mend emër për emër!
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se janë shoqëruar në polici 24 persona. Sipas tij, kjo është protesta kur policia është sjellë më keq."Kam pasur fatin që të kem qenë një nga studentët e dhjetorit dhe përpara kishim bishën komuniste kur njerëzit vriteshin për një
20 Tetor 2020, 12:33 -
Protesta e PDIU zhvendoset në Kryeministri/ Idrizi: Rama nuk ka këllqe t'i thotë ministrit grek të heq ligjin e luftës
Protesta e PDIU do të zhvendoset në Kryeministri. Thirrjen e bëri kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi."Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është Absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu. Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjal&eum
20 Tetor 2020, 12:16 -
Polici me megafon bën thirrje për shpërndarje/ Idrizi: Mbylle! Mos e lodh më zërin se e ruajte grekun prej nesh
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka pasur një acarim në momentin që policia bëri thirrje me megafon për shpërndarje."Mbylle! Mos e lodh më zonin se e ruajte grekun prej nesh. E bëre detyrën", i tha Idrizi policit.
20 Tetor 2020, 12:07 -
Sërish tension te Ministria e Jashtme/ Idrizi- Policisë: Ju e ruajtët ministrin e jashtëm të mos na shihte ne! Janë shoqëruar 22 protestues çam
Sërish përplasje te Ministria e Jashtme, Tension me Policinë. Idrizi ka deklaruar se janë shoqëruar 22 protestues, që janë çam."Deri tani janë 22 të shoqërua dhe nuk i kuptoj se ça bënë këto 22 veta dhe në këto kushte më vjen sot që nuk jam me ata atje. Megjithatë, ne
20 Tetor 2020, 11:47 -
Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'
Simpantizantë të PDIU dhe Vetevendosjes protestuan kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë. Shpëtim Idrizi sulmoi eskortën e Nikos Dendias me shishe uji. Protesta u shoqërua me përplasje, ndërsa 18 persona janë nën hetim mes tyre dhe organizatorët.
20 Tetor 2020, 11:18