-
Gjendet trupi i pajetë i pilotit të avionit që u rrëzua në Itali, po kthehej nga një mision stërvitor
Është gjetur trupi i pajetë i pilotit të avionit ushtarak që u rrëzua ushtarak Birgi pasditen e djeshme. Ai është kapiteni Fabio Antonio Altruda, 33 vjeç, i pamartuar, me origjinë nga Caserta. Rreth 20 minuta pas mesnatës, zjarrfikësit gjetën shenjat e trupit të pilotit teksa po bënin kërkime në zonën ku ishte rrëzuar avioni.
14 Dhjetor 2022, 10:32 -
Çoi njërin prej fëmijëve në kopsht, kur kthehet në shtëpi dhunohet për vdekje! Familjarët gjejnë të pa jetë 49-vjeçarin shqiptar në Itali
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 49-vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve është rrahur për vdekje në shtëpinë e tij, në qytetin Rocca Priora.
14 Dhjetor 2022, 09:44 -
Qëlloi 18 herë me kallashnikov ish-të dashurën dhe partnerin e saj të ri, dënohet me 10 vite burg 22-vjeçari shqiptar në Itali
Ibrahim Rudi, 22-vjeçari shqiptar që qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri është dënuar me 10 vite burg.
14 Dhjetor 2022, 08:53 -
‘Unë jam Zoti’, 120 vite burg në Romë për 2 bandat shqiptare! Pas hekurave krerët Elvis Demçe dhe ‘Ufo’, kishin vend në ‘tavolinën’ e mafies italiane
120 vite burg në total është vendimi i gjykatës së Romës për bandat e 2 shqiptarëve Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj. Demçe, i cili kishte siguruar vend të rëndësishëm në tavolinën e mafies italiane është dënuar me 18 vite burg, ndërsa Arapaj, i cili njihej ndryshe me nofkën “Ufo” do të qëndrojë 16 vite pas hekurave.
14 Dhjetor 2022, 07:45 -
Rrëzohet avioni ushtarak në Itali, po kthehej nga një mision stërvitor! Në kërkim piloti
Një avion ushtarak i Forcave Ajrore që u nis nga aeroporti Trapani Birgi dhe duhet të ulej në bazë është rrëzuar pasditen e kësaj të marte në grykëderdhjen e lumit Birgi. Ende po kërkohet piloti që drejtonte aeroplanin. Një ekip specialistësh nisi kërkimet që prej pasdites.
13 Dhjetor 2022, 22:52 -
Goditet Ndragheta në Itali, 78 të arrestuar! Trafiku i kokainës kontrollohej nga 'bosët' brenda burgjeve
Policia italiane ka arrestuar 78 persona në 16 provinca të ndryshme. Mësohet se qëllimi i dy operacioneve të organizuara, ka qenë arrestimi i anëtarëve të organizatës kriminale Ndragheta.
13 Dhjetor 2022, 21:44 -
Harroi të hapte sinjalin për t'u kthyer, shqiptari në Itali shkatërron makinën ku udhëtonte një grua me tre fëmijë! Arrestohet nga policia
Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në provincën e Savonës pasi ka sulmuar një makinë ku ndodhej një grua dhe tre fëmijët e saj.
13 Dhjetor 2022, 17:29 -
Meloni: Nuk duhet të lëmë që boshllëku strategjik në Ballkanin Perëndimor të mbushet nga të tjerë! Dënojmë sulmin e EULEX-it në Kosovë
Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka sjellë në vëmendje rëndësinë strategjike të hyrjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE si dhe duke shprehur shqetësimin mbi zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës.
13 Dhjetor 2022, 14:07 -
E trishtë/ Djali i vetëm i familjes, 19 vjeçari shqiptar nga Lezha ndërron jetë në Itali teksa punonte në ndërtim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia të Italisë, ku 19 vjeçari shqiptar, Aurel Doda ka ndërruar jetë teksa po punonte në sektorin e ndërtimit.
12 Dhjetor 2022, 20:16 -
Pritej ekstradimi në Shqipëri, Gjykata italiane liron nga burgu Davide Pecorellin 2 ditë pas arrestimit
Biznesmeni italian, Davide Pecorrelli i cili inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit të kaluar në Pukë, është liruar nga autoritetet italiane vetëm dy ditë pasi u arrestua për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.
12 Dhjetor 2022, 19:56 -
Kryeministrja italiane, Meloni përfshin Shqipërinë në ditarin javor: E mendoni dot se vendi ku u zhvillua samiti quhej ‘Sheshi Italia’
Zhvillimi i Samitit në Tiranë dhe fakti se pritja është bërë në një vend me emrin ‘Sheshi Italia’ e ka surprizuar shumë Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo e ka përfshirë këtë takim e ka përfshirë në ditarin javor të punës së saj, me video, një ditar që kryeministrja italiane e ka bërë praktikë për qytetarët italianë.
12 Dhjetor 2022, 17:18 -
Itali/ Mosmarrëveshja për pronën përfundoi në tragjedi, 57-vjeçari qëllon për vdekje 3 gra dhe plagos 4 persona! Autorit i gjenden 170 plumba (VIDEO)
Tre gra mbetën të vdekura dhe katër persona të plagosur pas ngjarjes së regjistruar një ditë më parë në Itali, ku një person i qëlloi për konfliktet mbi pronën. Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa një prej viktima mësohet se ishte mike e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
12 Dhjetor 2022, 07:54 -
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, Italia arreston Davide Pecorellin! Do të ekstradohet në Shqipëri, mbi të rëndojnë 5 akuza
Davide Pecorelli, italiani që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë është në pranga nga autoritetet italiane dhe do të jetë ekstradohet në Tiranë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që nw tetorin e vitit të kaluar.
10 Dhjetor 2022, 19:40 -
Takime të dyshimta me njerëz të ndryshëm në të njëjtin vend, arrestohet 27 vjeçari shqiptar! Shpërndante kokainë në qytetin italian
Një 27 vjeçar shqiptar cili merrej me shitjen dhe shpërndarjen e kokainës në Rimini është arrestuar nga policia italiane. Vënia e tij në pranga u bë e mundur pas një hetimi të bërë nga policia italiane, në lagjen ku i riu jetonte.
9 Dhjetor 2022, 16:55 -
Itali/ Operacion anti-drogë në Perugia! Disa shqiptarë të arrestuar, kishin krijuar një grup kriminal dhe trafikonin të lëndëve narkotike në zonë
Një operacion anti-drogë i policisë ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit në Itali ku deri më tani raportohet se në pranga kanë rënë disa shqiptarë. Operacioni po zhvillohet në komunën Città delle Pieve, të Perugias.
9 Dhjetor 2022, 09:29 -
VIDEO/ Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për krijimin e një avioni të ri luftarak! Mund të lëshojë raketa hipersonike
Britania, Italia dhe Japonia janë bashkuar për të zhvilluar gjeneratën e gjashtë të avionëve luftarakë që mund të përfundojë në vitin 2035. Ky është programi ushtarak më i rëndësishëm i së ardhmes së afërt, për sa i përket kostos dhe nivelit teknologjik pasi do të përdoret inteligjenca artificiale.
9 Dhjetor 2022, 07:33 -
Vepra ruse ‘Boris Godunov’ në La Scala, protesta jashtë Teatrit! Meloni: S’kemi asgjë kundër kulturës ruse dhe popullit rus
Teatri La Scala në Milano hapi sezonin e tij operistik 2022-2023 mbrëmjen e së mërkurës me veprën ruse "Boris Godunov". Mbrëmja gala u shoqërua nga protesta kundër luftës në Ukrainë jashtë ambienteve ku po zhvillohej ngjarja e madhe kulturore
8 Dhjetor 2022, 08:59 -
Kërcënohet me jetë Giorgia Meloni dhe vajza e saj, i papuni kërkon mos heqjen e mbështetjes sociale! Prangoset kërcënuesi
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është kërcënuar me jëtë nga një 27-vjeçar. AI ka kërcënuar me jetë atë dhe vajzën saj. Mediat italiane bëjnë me dijë se është identifikuar autori. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo.
7 Dhjetor 2022, 14:12 -
Burrri qëllon gruan e tij me shishe, vdes 60-vjeçarja në Itali
Një burrë 65-veçar ka goditur me shishe bashkëshorten në shtëpinë ë tyre dhe e ka vrarë. Pas një debati të ashpër, gruaja 60-vjeçare, Cinza Luison u vra nga bashkëshorti i saj për motive të paditura. Ka qenë vetë autori ai që ka lajmëruar policët
7 Dhjetor 2022, 08:40 -
Nesër do të zhvillonte takim me minoritetin grek në Himarë, kryeministri grek Mitsotakis anulon vizitën
Në samitin e zhvilluar në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian ishte i pranishëm dhe kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili shoqërohej nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe zv/ministri i Jashtëm Kosta
6 Dhjetor 2022, 22:35 -
Begaj takon Mitsotakis! Minoritetet, ekonomia dhe pavarësia e Kosovës fokus i diskutimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet jashtë hapësirës së Unionit. Kryeministri Mitsotakis shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë,
6 Dhjetor 2022, 21:24 -
Vranë ish-bankierin italian në sy të gruas, teksa po tërhiqte para nga bankomati në Lecce, burg për jetë për 32-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij
Janë dënuar me burgim të përjetshëm Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone, autorë të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik. 32-vjeçari Mecja dhe bashkëpunëtori i tij italian vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69-vjeç.
6 Dhjetor 2022, 17:34 -
Çfarë Shqipëria dhe Ballkani i ofrojnë Evropës? Debat në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor
Në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe në qytetin ku mbahet Samiti, në Tiranë, akademikë, studiues, ekspertë të çështjeve evropiane nga Shqipëria, Italia dhe Spanja diskutuan në një konference ndërkombëtarë rreth temës se çfarë Shqipëria dhe Ballkani i sjellin Bashkimit Evropian.
6 Dhjetor 2022, 15:57 -
CNN: Kina vendos mbi 100 stacione ilegale policore nëpër botë, mes tyre Italia dhe Kroacia
Kina ka ngritur mbi 100 stacione policore nëpër botë, për të monitoruar dhe në disa raste riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në emigrim, mes tyre edhe vendet si italia, Kroacia dhe Serbia.
4 Dhjetor 2022, 14:55 -
Përmbytje në Itali, mot i keq ‘pushton’ Siçilinë! Prezencë uji në disa shtëpi dhe dyqane në Messina! Makina bie në humnerë
Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike shfaqet ishulli i Siçilisë. Në orët e pasditës, nisi stuhi me reshje shiu që preku Messinën, Barcellona Pozzo di Gotto, Milazzo, Terme Vigliatore.
3 Dhjetor 2022, 23:03 -
FOTO/ Kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksident pas darkës së ditëlindjes në Itali
Një darkë ditëlindjeje, selfie para pasqyrës në tualetin e klubit ku ndodheshin ishin veprimet e fundit që bënë 4 të rinj që humbën jetën në një aksident me makinë në Itali. Ata po ktheheshin p&
3 Dhjetor 2022, 19:18