-
Lufta e Evropës kundër pandemisë, lehtësim dhe shtrëngim të masave në vende të ndryshme (VIDEO)
Rritja e konsiderueshme e rasteve të reja me COVID-19 në Evropë ka bërë që një pjesë e madhe e shteteve të rikthejnë kufizimet, ndërkohë që pas dy muajsh shkëputje nxënësit britanikë kthehen në shkolla, ndërkohë që bizneset gjermane hapin sërish qepenat.
8 Mars 2021, 12:18 -
Eksperti i shëndetësisë në SHBA, Fauci: Nuk është momenti për të lehtësuar masat anti-COVID, duhet të presim
Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve anti-COVID, pavarësisht se Teksasi dhe Misisipi i kanë lehtësuar ato, duke hequr përdorimin e maskave dhe duke mos kufizuar numrit e personave në ambiente të mbyllura.
8 Mars 2021, 10:44 -
A duhet ta mbaj maskën pasi të kem bërë vaksinën e COVID-19?
Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën antikovid. Pjesa dërrmuese e atyre që vaksinohen do të mbrohen nga Covid-9, Gjithsesi të vaksinuarit mund të jenë ende në gjendje që ta transmetojnë virusin, edhe pse nuk shfaqin ndonjë simptomë.
7 Mars 2021, 21:36 -
VIDEO/ Fati i shpëton nga tragjedia! Tifozët sarandjotë hipin sipër godinës së vjetër për të parë ndeshjen, shembet tarraca
Në tentativë për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre, disa tifozë sarandjotë kanë hipur mbi tarracat e shtëpive të vjetra, të cilët jo që nuk janë të sigurta, por nuk kanë mbajtur dot peshën e madhe dhe janë shembur.
7 Mars 2021, 19:34 -
Programet ekonomike të partive politike në pandemi, eksperti: Jo luftë me taksat, të mbushet arka e shtetit, rimëkëmbja e pasigurt
Ekspertët nuk janë pro ndryshimeve të taksave në këtë situatë në të cilën ndodhet ekonomia. Eksperti Fiskal Eduart Gjokutaj thotë se vendi nuk është në pozita për të premtuar taksë të sheshtë apo progresive, por sa kohë arka e shtetit është cenuar shumë nga pandemia dhe tërmeti. Sipas tij është koha për të rimëkëmbur ekonominë.
7 Mars 2021, 17:37 -
Sot 819 raste të reja dhe 21 humbje jete nga COVID-19, viktima më e re 35 vjeç! Infektohet mjeku endokrinolog, dërgohet për kurim në Turqi
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 21 viktima dhe 819 raste të reja nga COVID-19. Viktima më e re në moshë ka qenë 35 vjeç. Gjithashtu i infektuar me COVID ka rezultuar edhe një mjek endokrinolog Geront Husi, i cili është dërguar për kurim në Turqi. Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.
7 Mars 2021, 17:21 -
Izrael, hapen baret dhe restorantet për personat me “certifikatë vaksinimi”
Pas vaksinimit masiv të popullatës, Izraeli duket se po i kthehet jetës normale. Restorantet, baret dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër COVID-19, filluan të ofrojnë shërbime, por shumica prej tyre vetëm për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës.
7 Mars 2021, 15:38 -
Variantet e reja të COVID-19 'pushtojnë' Europën
Vaksinimi kundër COVID-19 , nuk ka arritur ende të vërë nën kontroll pandeminë. Në të gjithë kontinentin evropian variantet e reja të virusit po përhapen me shpejtësi të madhe. Varianti i ri u përfshiu një çerdhe dhe një shkollë fillore në periferi të Bollate të Milanos me një shpejtësi të mahnitshme. Për vetëm disa ditë, 45 fëmijë dhe 14 anëtarë të stafit rezultuan pozitiv.
7 Mars 2021, 11:25 -
Evropa një vit pas pandemisë së COVID-19
Një vit më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemi globale. Siç njofton nga Londra korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, vendet evropiane shpresonin që sistemet e tyre shëndetësore të mirëfinancuara do të ofronin një lloj mbrojtjeje, por kontinenti u godit fort që në fillim dhe vazhdon të përballet me nivele të larta infeksioni.
7 Mars 2021, 10:11 -
Numër i ulët i të shëruarve nga COVID në Maqedoni! Mbi 23 mijë raste të reja në 24 në Itali dhe 307 viktima
Numër i ulët i të shëruarve është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat që u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, nga Covid-19 janë shëruar vetëm 186 pacientë.
6 Mars 2021, 22:00 -
Shtëpia e Bardhë: Të tria vaksinat e miratuara, të efektshme, të padëmshme
Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha të premten se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshme dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet në klinikën e tyre.
6 Mars 2021, 08:23 -
Disa shtete në SHBA heqin kufizimet anti COVID, Presidenti Biden kundër
Disa shtete amerikane janë duke lehtësuar ose hequr kufizimet e COVID-19 edhe pse zyrtarët shëndetësorë dhe Presidenti Joe Biden paralajmëruan kundër tyre. Për masat e ndërmarra nga këto shtete, ka reagime të ndryshme.
5 Mars 2021, 21:55 -
Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Kuvendi i Shqipërisë, ndër parlamentet e para në Evropë dhe në rajon që reagoi shpejt ndaj COVID
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, vlerësoi Kuvendin e Shqipërisë si një ndër parlamentet e para në Europë dhe rajon që reagoi shpejt ndaj nevojave të COVID.
5 Mars 2021, 20:35 -
Irlandë, mjekët të shqetësuar nga vdekja e 4 fëmijëve para lindjes, dyshojnë se shkak është infektimi i placentës me COVID-19
Autoritetet shëndetësore irlandeze kanë nisur të hetojnë katër raste të fëmijëve të vdekur para lindjes me lidhje të mundshme me COVID-19, tha të Enjten Zëvendës Kryeshefi i Mjekësisë Ronan Glynn.
5 Mars 2021, 14:06 -
Australia kërkon nga BE rishikimin e bllokimit të dërgesave të vaksinave të AstraZeneca
Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë vendimin për të bllokuar një dërgesë prej 250,000 dozave të vaksinës AstraZeneca . Ministri i Shëndetsisë Greg Hunt tha se qeveria e tij kërkoi menjëherë kërkoi një rishikim dhe se ata tanimë janë në pritje të një përgjigje
5 Mars 2021, 09:55 -
Mjeku Petrit Vargu në Repolitix: Jam totalisht në favor të vaksinës ruse dhe kineze (VIDEO)
Mjeku Petrit Vargu në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se ai nuk e ka bërë vaksinën ‘Pfizer’ dhe se dëshiron që të bëjë vaksinën ruse apo kineze, pasi sipas tij janë më të qeta dhe kanë shumë pak efekte anësore.&l
4 Mars 2021, 23:17 -
Gazetari Edison Myrteza nga Pekini: Që nga shkurti në Kinë nuk ka asnjë rast me COVID! Është planifikuar që vaksina kineze t’u jepet falas 40 vendeve (VIDEO)
Gazetari shqiptar në Pekin, Edison Myrteza, gjatë një lidhje ‘skype’ në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Kinës që nga muaji shkurt nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID, brenda vendit. Myrteza tha se në Kinë janë katër vaksina zyrtare dhe vetëm para pak ditësh ës
4 Mars 2021, 22:53 -
Mjeku Kita Sallabanda nga Madridi: Në Spanjë nuk diskutohen fare për përdorim vaksina ruse dhe kineze! (VIDEO)
Mjeku shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda, në një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Spanjë vaksina ruse dhe vaksina kineze nuk diskutohen fare. Mjeku Sallabanda tha se deri tani në Spanjë janë vaksinuar rreth 5.2 e popullatës dhe shtoi se në mesin e muajit mars dhe prill, pritet të nisë vaksini
4 Mars 2021, 22:32 -
Mjeku në Itali: BE e ka të vështirë të pranojë produkte që prodhohen jashtë saj, por vaksina ruse është efektive! Po shihet mundësia për të aksesuar Sputnik-V (VIDEO)
Mjeku Albert Troci nga Italia tha se vaksina ruse është efikase dhe se nuk është koha për gjeo-politikë por ajo duhet të pranohet edhe nga vendet e BE. Në një lidhje skype për 'Repolitix', mjeku Troci tha se Sputnik-V mund të përdoret me sukses dhe se EMA dhe FDA mund ta miratojnë pasi efektshmëria e saj është mbi 90 %.
4 Mars 2021, 22:25 -
Dollenberg në Repolitix: Gjermania po shqyrton vaksinën ruse dhe kineze, prioritet ka Sputnik-V (VIDEO)
Mjekja nga Gjermania, Aurora Dollenbeg tha në emisionin "Repolitix" se vendi po ecën me ritme të ngadalta të vaksinimit dhe se çështjet teknike të lindura me vaksinë Pfizer ka bërë që autoritetet gjermane të shqyrtojë mundësinë e vaksinës ruse apo saj kineze. Megjithatë tha Dollenberg vaksina ruse Sputnik-V
4 Mars 2021, 22:17 -
Mjeku Gëzim Dauti nga Turqia: Po përdoret masivisht vaksina kineze, janë vaksinuar mbi 9 mln qytetarë! (VIDEO)
Mjeku Gëzim Dauti, në Turqi në një lidhje direkte për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Turqi po përdoret masivisht vaksina kinze Sinovac, ku janë vaksinuar mbi 9 milionë qytetarë. Dauti tha se vaksina nuk ka efekte anësore dhe se qeveria turke lidhi marrëveshje për shkak të çmimit, por edhe se Kina ësht
4 Mars 2021, 21:47 -
Mjeku nga Presheva: Këtu janë të disponueshme 4 vaksina! 70 % e të vaksinuarve kanë bërë atë kineze, zero me Sputnik-V (VIDEO)
Doktor Driton Salihu, drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, në një lidhje skype për emisionin "Repoltix" tha se aty janë të disponueshme të 4 vaksinat, ajo kineze, ruse Sputnik-V, Pfizer dhe AstraZeneca. Ai tha se qytetarët në Preshevë preferojnë më shumë vaksinën Pfizer, por q&eu
4 Mars 2021, 21:43 -
Mjeku Engjëll Bejtaj në Repolitix: Etiketimi i vaksinave me flamuj i gabuar! Në një kohë kur je i rriskuar nuk duhet të bësh 'naze' (VIDEO)
Mjeku kirurg Engjëll Bejtaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se vaksinat nuk duhet të etiketohen në bazë të origjinës, por në bazë të transparencës së gjithë procesit. ‘Nuk besoj se në Shqipëri ka njerëz të kënaqur me k&am
4 Mars 2021, 21:28 -
Mjekët në Repolitix: Italia dhe Gjermania drejt vaksinës ruse, në Turqi 9 mln të vaksinuar me atë kineze! Bejtaj: S'mund të etiketohen vaksinat nga flamujt (VIDEO)
A janë opsion vaksinat ruse dhe kineze për COVID-19 në Shqipëri? Kjo ishte pyetja që solli diskutime mes mjekëve në emisionin "Repolitix" në Report Tv, ku në përgjithësi ishin në një mendje që Shqipëria duhet të sjellë sa më shumë vaksina që janë efikase pa parë origjinën nëse është ruse apo kineze pasi populli ka nevojë të vaksinohet dhe e vetmja gjë që intereson është efektshmëria e tyre.
4 Mars 2021, 21:19