-
EMA: Përfimet nga vaksina e AstraZenecës më të mëdha se dëmet anësore, absurd vendimi i disa shteteve për të pezulluar atë
Vaksina e AstraZeneca, kundër COVID-19 nuk duhet bllokuar, madje është konsideruar absurd vendimi i disa shteteve evropiane për të bërë një gjë të tillë. të këtij menimi ishin EMA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas studimeve të tyre, ku ata i kanë bërë apel shteteve t&e
16 Mars 2021, 15:16 -
Jo makina por biçikleta, pandemia dyfishon numrin tyre në Europë
Hyrja e shteteve evropiane në Izolim të plotë marsin e kaluar bëri që njerëzit të fillojnë të ecin me këmbë ose me biçikletë për të ruajtur distancimin social dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Tanimë edhe pse një pjesë e madhe e vendeve kanë lehtësuar masat kufizuese, qytetarët vazhdojnë të përdorin biçikletat.
16 Mars 2021, 11:38 -
Studimi i Universitetit Cambridge: Nuk ka asnjë provë se vaksina e Oxfordit shkakton mpiksjen e gjakut
Historitë në lidhje me njerëzit që pësojnë mpiksje gjaku menjëherë pasi morën vaksinën antiCOVID të Oxford / AstraZeneca janë bërë një burim ankthi në mesin e udhëheqësve evropianë.
15 Mars 2021, 14:50 -
Ekspertët shëndetsorë dhe qeveria britanike: Vaksina e AstraZeneca e sigurt, nuk ndikon në mpiksjen e gjakut
Shkencëtarët kryesorë, qeveria britanike dhe autoriteti rregullator i barnave shprehen se vaksina e AstraZeneca nuk ka lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut, në pikun e valës së vendeve të BE-së që pezullojnë përdorimin e vaksinës për shkak të frikës .
15 Mars 2021, 13:54 -
Propozoi një projektligj kundër vaksinimit të detyrueshëm, COVID-19 i merr jetën politikanit brazilian
COVID-19 i merr jetën ligjvënësit brazilian Silvio Antonio Favero, një deputet i Asamblesë Legjislative. Ai ishte shtruar në spital që prej 4 Marsit dhe intubuar në njësinë e kujdesit intensiv. Mjekët thanë se ai kishte vdekur si rezultat i ndërlikimeve dhe infeksioneve të shkaktuara nga virusi.
15 Mars 2021, 13:29 -
Çfarë duhet të dini për vaksinën antiCOVID të AstraZeneca?
Vaksina e AstraZeneca prej muajsh është bërë qendër e diskutimeve, fillimisht për vonesat në shpërndarje e më pas ditët e fundit për efektet anësore që mund të shkaktojë. Por cilat janë gjërat kyresore që duhet te dini rreth saj?
15 Mars 2021, 12:42 -
Lufta kundër COVID-19, 10 rajone në Itali në shtetrrethim të plotë (VIDEO)
Duke nisur nga dita e sotme dhe deri më 6 Prill dhjetë rajone dhe një provincë në Itali do të konsiderohen si Zonë e Kuqe, duke u vënë kështu nën kufizimet më të ashpra kundër COVID-19. Javët e fundit vendi ka shënuar një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19, të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve.
15 Mars 2021, 11:29 -
SHBA/ Fauci parashikon një kthim në normalitet të shpejti, por bën thirrje për kujdes
Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për koronavirusin, tha të dielën se është optimist se vendi mund të rikthehet në një shkallë normaliteti deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, por se megjithatë duhet të merren masa paraprake gjatë kësaj kohe për të shmangur një rritje të re të infeksioneve.
15 Mars 2021, 08:08 -
Rritet paga mesatare në pandemi, shkon në 55 mijë lekë! INSTAT: Pagat u ulën vetëm në sektorin e bujqësisë
Pandemia edhe pse nxori të papunë me mijëra qytetar, nuk ka frenuar rritjen e pagës mesatare në shkallë vendit. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e fundit të vitit paga mesatare arriti në rreth 55 mijë lekë, duke u rritur me 2.8% krahasuar me 2019.
13 Mars 2021, 22:09 -
COVID-19 i mori bashkëshortin, mesazhi i Valentina Leskaj: Kalova edhe vetë një situatë të vështirë shëndetësore, faleminderit që m'u gjendët pranë
Ish deputetja socialiste Valentina Leskaj ka bërë një mesazh falenderues për të gjithë personat që e mbështetën dhe i shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj nga COVID.
13 Mars 2021, 21:09 -
Vaksinimi i mësuesve, Rama: Siç nuk na besuat për tërmetin, ashtu nuk na besuat për vaksinat! Do çlirojmë popullin nga kjo luftë
Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se qeveria arriti të bënte të mundur nisjen e procesit të vaksinimit antiCOVID në vendin tonë, ku pak veta besonin se kjo do të ndodhte kaq shpejtë.
13 Mars 2021, 20:10 -
Vaksinimi i të moshuarve, ja procedura e plotë! Emrat referohen nga mjeku i familjes, në ditë njoftojnë 5 pacientë
Nga data 17 shkurt e deri më tani janë vaksinuar 4,629 të moshuar mbi 80 vjeç. Përzgjedhja e tyre bëhet nga mjeku i familjes përmes kriterit të moshës dhe patologjive përkatëse ndërsa për tu siguruar që ky proces të jetë sa më i drejtë, janë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor që bëjnë verifikimin e listave.
13 Mars 2021, 18:30 -
Rama i kërkoi gazetares të vendoste maskën, reagon Meta: Denoj me ashpërsi dhunën fizike, është e papranueshme
Presidenti Ilir Meta ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama i kërkoi gazetares Edona Haklaj që të vendoste maskën, ndërkohë që po zhvillonte një prononcim për mediat Meta thekson se dënon me ashpërsi, sipas tij këtë
13 Mars 2021, 18:03 -
698 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë mjeku dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, infektohet Bashkim Fino
Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima dhe 698 raste të reja nga COVID-19. Ditën e sotme ndërroi jetë mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici. Një javë më pare kishte ndërruar jetë po nga COVID edhe bashkëshorti i saj të Dr.Fatmir Karapicit. Gjithashtu është infektuar edhe deputeti socialist Bashkim Fino.
13 Mars 2021, 17:25 -
‘Mjekët e Kosovës të vijnë dhe të vaksinohen në Kukës’, ministri i Shëndetësisë, Zemaj i përgjigjet Ramës: Kemi hartuar planin tonë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë e Kosova tashmë ka plan të hartuar se si do të zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit, kur është pyetur për premtimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se stafin shëndetësor të Kosovës do ta vaksinojnë në Kukës
13 Mars 2021, 17:26 -
Një vit pandemi nga COVID, 43 mijë të punësuar më pak! Eksperti: Shifra më e lartë, por nuk përfshihen punonjësit 'në të zezë'
Sipas të dhënave të INSTAT në fund të 2020 kishim mbi 43 mijë të punësuar më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Ndërkohë eksperti thotë se shifrat janë më të larta pasi të dhënat e papunësisë nuk përfshijnë të punësuarit informal.
13 Mars 2021, 16:59 -
Rama i kërkoi gazetares që të vendosë maskën, reagon Vokshi: Ky është fundi për një politikan
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar ashpër pasi, kreu i qeverisë Edi Rama i kërkoi një gazetarje që të vendoste maskën, ngjashëm me të gjithë kolegët e saj. Vokshi e cilëson sjelljen e kryeministrit Rama si e një të forti, dhe se kjo gjë tregon fundin e tij si njeri. Sipas Vokshit asnjë rrethanë
13 Mars 2021, 15:42 -
Serbia, rriten rastet e reja me COVID-19 pavarësisht fushatës intensive të vaksinimit
Për më shumë se një muaj Serbia është përdorur si shembull i një vendi që ka sukses me fushatën e saj të vaksinimit të koronavirusit, pasi më shumë se 1 milion persona kanë arritur të marrin të paktën një dozë vaksine.
13 Mars 2021, 13:00 -
'Pse nuk ke maskë? Ik merre'! Rama largoi gazetaren që të vendosë maskën anti-COVID, Meta e sheh si dhunë fizike: Është e papranueshme
Gjatë një prononcimi për mediat, pas një vizite tek shkolla “4 Dëshmorët”, ku nisi sot vaksinimi i mësuesve, kreu i qeverise Edi Rama ka vënë re një gazetare e cila nuk kishte maskë, megjithëse është detyrim ligjor. Ndërkohë lidhur me veprimin e kryeministrit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili e quan si dhunë fizike veprimin e kryeministrit Rama ndaj gazetares.
13 Mars 2021, 12:40 -
Ndërrojnë jetë nga COVID brenda javës çifti i bashkëshortëve, humb betejën me sëmundjen pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë
Pas ndarjes nga jeta të Dr.Fatmiri Karapicit një javë më parë për shkak të COVID, ndahet nga jeta edhe bashkëshortja e tij pedagogia Vjollca Karapici. Pedagogia e Fakultetit Ekonomik ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID
13 Mars 2021, 10:39 -
Lufta kundër COVID-19, Italia prezanton masa të reja për të vënë nën kontroll valën e re të virusit
Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë, veçanërisht pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, Këshilli i Ministrave në Itali miratoi të premten masat e reja antiCOVID. Dispozita do të hyjë në fuqi nga 15 mars deri më 6 prill, pas Pashkëve.
13 Mars 2021, 09:52 -
I infektuar me COVID-19, humb betejën në moshën 50-vjeçare doktori Geron Husi, po kurohej në Turqi
Një tjetër mjek ka humbur betejën me COVID-19. Mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi. Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllime edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha duke e cilësuar një humbje të madhe për familjen dhe mjekësinë shqiptare.
13 Mars 2021, 09:37 -
AstraZeneca hedh poshtë akuzat: Vaksina nuk shkakton mpiksje gjaku
Teksa disa shtete evropiane po pezullojnë përdorimin e AstraZeneca, kompania farmaceutike ka reaguar duke thënë dhe mbrojtur se vaksina nuk shkakton mpiksjen e gjakut. “Sipas një analize të të dhënave tonë, nuk ka rezultuar asnjë provë e cila tregon se vaksina është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë mp
12 Mars 2021, 16:11 -
Shkencëtarët në garë për të gjetur një 'vaksinë universale' efektive kundër të gjitha varianteve të COVID-19
Në një kohë kur shkalla e përhapjes së varianteve të reja të COVID-19 po rritet ndjeshëm, tanimë qëllimi i të gjithë shkencëtarëve është arritja e një vaksinë universale efikase kundër të gjitha llojeve
12 Mars 2021, 13:00