-
COVID-19/ 20 viktima, 847 raste të reja në 24 orët e fundit! Sot janë kryer 1014 vaksinime
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 20 humbje jete dhe 847 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë.
4 Mars 2021, 17:49 -
COVID-19/Më të prekura janë femrat me 52 %, por fatalitetet më të larta janë te meshkujt me 67 %! Tirana qyteti më i ‘papërgjegjshëm’
Në Tiranë banorët nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që iu kanoset nga Covid -19 edhe pse shifrat e vdekjeve në vit pandemi janë të larta. Lokalet, ambiente të ndryshme në metropol mbipopullohen çdo ditë dhe shumë pak qytetarë respektojnë masat anti-COVID.
4 Mars 2021, 16:07 -
Shkatërrohet rrjeti i vaksinave false kundër COVID, sekuestrohen mijëra doza në Kinë dhe Afrikë të Jugut, 83 të arrestuar
Shkatërrohet një rrjet i vaksinave false kundër COVID! Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka sekuestruar mijëra doza të vaksinave fakse kundër COVID-19 dhe ka bërë dhjetëra arrestime, raporton Interpol.
4 Mars 2021, 07:43 -
Sllovakia, krizë në sistemin shëndetësor, tejmbushen spitalet
Situata në Sllovaki orë pas ore po bëhet edhe më dramatike, ku mjekët dhe infermierët janë të mbingarkuar në një përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve të infektuar me koronavirus. Në spitalin Covid të Galanta-s, një qytet në pjesën perëndimore të vendit, pranohen pacientë nga një rreze prej 100 km. Këto ditë, përveç repartit pediatrik, i gjithë spitali është i përkushtuar në mënyrë unike për të përballuar situatën e pandemisë.
3 Mars 2021, 16:03 -
Itali, 64 vite më parë premtuan dashuri të përjetshme, çifti 86 vjeçar mposhtin COVID-19
64 vite më parë Lea dhe Angelo , 86 vjeçarët italian i premtuan njëri-tjetri dashuri dhe besnikëri të përjetshme, deri sa vdekja t’i ndante. Edhe sot njëjtë si në ditën kur premtuan dashuri të përjetshme, ata luftuan së bashku me COVID-19, aq sa u krijua edhe një “dhomë çifti” në spital.
3 Mars 2021, 15:17 -
Presidenti Biden: Në fund të majit SHBA do të ketë vaksina për të gjithë të rriturit
Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se SHBA do të kenë mjaft vaksina kundër koronavirusit për çdo të rritur deri në fund të majit. Kjo do të jetë dy muaj më herët sesa pritej më parë, por Biden tha se vaksinimi mund të zgjasë më shumë dhe njerëzit të binden ta marrin atë.
3 Mars 2021, 13:33 -
Sot 892 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë infermieri nga Mati, mbyllet Gjykata e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 8 punonjës të saj
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 892 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 19 humbje jete. Ditën e sotme janë kryer 3369 testime, nga të cilat qyteti më i prekur është ai i Tiranës me 374 raste të reja aktive.Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë.
2 Mars 2021, 17:59 -
COVID 'mbyll' Gjykatën e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 3 gjyqtarë, 4 sekretare e drejtuesja e prokurorisë
8 punonjës të Gjykatës së Pogradecit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 duke bërë që kjo gjykatë të mbyllet deri më datë 17 mars. Të prekur rezultojnë 3 gjyqtarë dhe 4 sekretare si edhe drejtuesja e prokurorisë.
2 Mars 2021, 16:42 -
Ekspertët amerikanë: Variantet e reja paraqesin 'kërcënim real' për përparimin e vaksinimit, paralajmërojnë një valë të katërt (VIDEO)
Variantet e Covid-19 paraqesin një 'kërcënim real' për përparimin e vaksinës, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore amerikane. Përhapja e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit po kërcënon rifillimin e një vale të katërt të pandemisë pas një rritje potenciale të rasteve në SHBA, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i shëndetsise.
2 Mars 2021, 11:23 -
OBSH: I parakohshëm dhe jo real pretendimi se pandemia e COVID-19 do të përfundojë ketë vit! (VIDEO)
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të ishte e “parakohshme” dhe “jo reale” të pretendojmë se pandemia do të përfundojë deri në fund të vitit, megjithatë fillimi i vaksinimit do të ulë numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.
2 Mars 2021, 10:12 -
Turizëm në pandemi! Bullgarët të dashuruar pas Vlorës: Është si Italia, na pëlqen shumë
Turizmi detar në Vlorë ka nisur të tërheqë edhe për të apasionuarit pas peshkimit. As pandemia nuk i ka ndalur disa të rinj nga Bullgaria të eksplorojnë për tri ditë rresht botën nënujore të ujërave të Karaburunit, ndërsa për Report Tv tregojnë përjetimet e këtij udhëtimi.
1 Mars 2021, 21:00 -
SPAK merr 4 të pandehur për tenderat e ushqimeve gjatë pandemisë, Alibeaj: Dështoi të ndëshkojë hajdutët e vërtetë , u provua se PD tha të vërtetën
Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas marrjes nga SPKA të 4 zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes si të pandehur për akuzim me barazinë e tenderave dhe shpërdorimit të detyrës për tenderat e ushqimit gjatë pandemisë. Kallëzimi është bërë nga PD, ndërsa Alibeaj tha se kjo vërtet
1 Mars 2021, 18:37 -
Akuzat për tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë, SPAK merr të pandehur 4 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes
SPAK ka mbyllur hetimet dhe pritet të dërgojë për gjykim si të pandehur 4 anëtarët zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtje pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tenderat e ushqimeve të dhënë në kohën e COVID dhe shpërdorim detyre.
1 Mars 2021, 18:29 -
BE gati për të miratuar Pasaportën e vaksinave antiCOVID, hyn në përdorim pas tre muajsh
Brukseli do të prezantojë një projekt-ligj mbi pasaportat e vaksinave këtë muaj, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Dokumenti do të quhet Digital Green Pass dhe në të do të përfshihen detaje të tilla si nëse personi është vaksinuar, rezultatet e testeve të mëparshme të COVID-19 dhe deklaratat mjekësore.
1 Mars 2021, 16:31 -
Hungaria nuk pret BE-në për dozat e vaksinës antiCOVID, kryeministri hungarez vaksinohet me Sinopharm
Disa ditë pasi nisi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kineze, të kompanisë ‘Sinopharm’, edhe kryeministri Viktor Orban një ditë më parë mori dozën e parë të vaksinës kineze për të ofruar siguri.
1 Mars 2021, 12:32 -
Vaksinohen 20 mln qytetarë në Britaninë e Madhe, ulen infektimet me 40%
Britani e Madhe është vendin në Europë që ka ecur me ritme të shpejta të vakisnimit ku deri tani janë vaksinuar 20 milionë qytetarë të saj. Rezultati është parë javën e kaluar ku numri i të infektuarve ka rëne me 40 %, asnjëherë kaq pak raste të reja në 5 muajt e fundit të pandemisë.
28 Shkurt 2021, 22:29 -
Ndarja nga jeta e regjisorit Kujtim Gjonaj, mesazhi i të birit: Idhulli im, kaloi me dinjitet shumë peripeci dhe ndërroi jetë qetësisht
Ndarja nga jeta e skenaristit dhe regjisorit të mirënjohur shqiptar kujtim Gjonaj ka shkaktuar pikëllim dhe lot tek familjarët dhe miqtë e tij, por dhe artistët që ndër vite kanë punuar me t
28 Shkurt 2021, 21:33 -
COVID shuan një tjetër artist shqiptar! Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj! Çmimet dhe krijimtaria e tij ndër vite
Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj, 74 vjeç, është ndarë ditën e sotme nga jeta për shkak të COVID-19. Ai ka qenë i shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.
28 Shkurt 2021, 20:38 -
Sot u kryen 1028 vaksina, Rama poston foto e të moshuarve mbi 80 vjeç, të cilët u vaksinuan
Procesi i vaksinimit ka filluar në shumë qytete të vendit ku përveç bluzave të bardha, vaksinohen dhe personat mbi 80 vjeç të cilët janë në qendra sociale si dhe stafet kujdestare të tyre.
28 Shkurt 2021, 19:59 -
Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri në vijën e frontit kundër Covid: Jam i dëshpëruar, indiferenca e shumë njerëzve është zhgënjyese
Një imazh i fuqishëm, një shkrepje të vetme portretizon tragjedinë e pandemisë dhe vështirësitë me të cilat përballen profesionistët e shëndetit çdo ditë.
28 Shkurt 2021, 19:46 -
21 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! Një javë më parë virusi i mori jetën 18-vjeçarit nga Tirana, sot ndërron jetë edhe babai i tij
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë regjistruar 952 raste të reja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid, ndërsa në spital janë shtruar 662 pacientë.
28 Shkurt 2021, 16:59 -
Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas
Disa shtete gjermane bën thirrje të dielën që dozat e papërdorura të vaksinës kundër COVID-19 së AstraZenecas, t’u jepen personave më të rinj. Këto thirrje vijnë pas shqetësimeve lidhur me efektet anësore dhe efikasitetin e kësaj vaksine si dhe rekomandimit se duhet të administrohet vetëm për personat nën 65 vjeç, gjë që ka bërë që pak njerëz ta marrin këtë vaksinë në Gjermani.
28 Shkurt 2021, 14:41 -
Humb betejën me COVID bashkëshortja e simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi
Humb betejën me COVID në moshën 79-vjeçare Xhemajlije Hoxha Demaçi, bashkëshortja e veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi. Lajmin e trishtë e bën me dije djali i saj, Shqiptar Demaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
28 Shkurt 2021, 08:16