-
Vëzhgimi i Report Tv/ Familjarët jashtë QSUT-së presin një lajm të mirë: Turp e faqe e zezë! Askush s'na jep një përgjigje
Pamja në ambientet e jashtme të QSUT nuk ka ndryshuar shumë gjatë 5 muajve të pandemisë. Oborret janë të mbushura plot me familjarë të cilët edhe pse nuk mund të futen brenda për të takuar të afërmit që janë të shtruar, qëndrojnë në pritje për të komunikuar me mjekët apo për të marrë informacion. Por kjo pritje bën që të krijohen grumbullime duke mos u ruajtur distanca, ku jo të gjithë mbajnë maskë.
4 Gusht 2020, 17:42 -
OBSH: Zgjidhja ndaj koronavirusit nuk do të jetë e thjeshtë
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe individëve që “të bëjnë gjithëçka”, duke renditur testimet, gjurmimin e kontakteve, distancimin social dhe vendosjen e maskave, si disa nga gjërat e nevojshme që duhet të vazhdojnë të bëhen për të ndaluar përhapjen e virusit.
4 Gusht 2020, 17:05 -
Mjekja Çomo apel qytetarëve: Ruhuni nga covid, janë shtuar pacientët në spitale
Shefja e shërbimit infektiv, Najada Como apelon për respektimin e masave dhe frekuentimin sa më pak të ambienteve publike apo situatave ku grumbullohen njerëzit, pasi janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar.
4 Gusht 2020, 12:34 -
U prek nga COVID-19, shërohet ish deputeti i PS-së Fatmir Toçi
Ish deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi ka rezultuar negativ në testin e dytë të COVID-19, duke fituar betejën e tij me virusin. Ai ka qenë i shtruar në spitalin COVID2 "Shefqet Ndroqi", pasi pati komplikacione me shëndetin, por arriti ta mposhte virusin.
4 Gusht 2020, 11:00 -
Britania gati testin që zbulon Covid-in për 90 minuta, i disponueshëm javët e ardhshme
Britania e Madhe ka zbuluar një test të ri që mundëson identifikimin nëse jo apo jo me Covid-19 vetëm brenda 90 minutave ndërkohë që deri tani testet e mundësonin këtë përgjigje për 24 orë deri në 2 ditë.
3 Gusht 2020, 20:53 -
Dasma në kohë pandemie/ Gjobiten 8 biznese dhe mbyllen për 6 muaj 3 prej tyre pasi thyen rregullat anti-covid
Gjobiten 8 biznese që organizonin dasma dhe 3 prej tyre mbyllen për 6 muaj pasi shkelnin rregullat vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në mënyrë të përsëritur në Lezhë.
3 Gusht 2020, 15:42 -
U infektua me COVID-19, ndërron jetë 28-vjeçari nga Shkodra
Një 28-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë nga COVID-19 duke mos fituar dot betejën me virusin. 28-vjeçari ka qenë i shtruar te spitali COVID 2 "Shefqet Ndroqi" dhe punonte si elektricist në Shkodër.Ka qenë vetë dega rajonale e OSHEE në Shkodër që ka bërë të ditur lajmin dhe ka s
3 Gusht 2020, 12:21 -
Ministria e Shëndetësisë: Mjeku Byberi humbi jetën nga insuficenca e rëndë respiratore
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar ndarjen nga jeta të mjekut Anibal Byberi, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve. Ministria sqaron sot mjeku ishte konfirmuar pozitiv prej disa ditësh dhe vijonte trajtimin në banesë, ndërsa një ditë më parë u paraqitur në gjendje të rëndë dhe u shtrua
3 Gusht 2020, 10:32 -
Ndërron jetë mjeku Anibal Byberi, kryebashkiaku i Tropojës: Lamtumirë kushëri, le pas dhimbje e lot
Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi i ka dedikuar një status prekës mjekut Anibal Byberin, i cili ndërroi jetë nga COVID-19. Mjeku ishte dhe kushëri i kryebashkiakut, i cili shprehet se ndarja e tij nga jeta la pas dhimbje e lot në një moshë ku ende duhet të gëzonte jetën."Vdekja është një rea
3 Gusht 2020, 10:21 -
COVID-19 i merr jetën 28-vjeçarit nga Shkodra! Mbyllet çerdhja nr.42 në Tiranë, infektohet edukatorja dhe një punonjëse
Një 28-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë nga COVID-19 duke mos fituar dot betejën me virusin. Edhe çerdhja numër 42 në Tiranë është mbyllur, pasi në të kanë rezultuar pozitive 2 persona, një edukatore dhe një punonjëse.
3 Gusht 2020, 10:13 -
Pushuesit sfidojnë COVID-19, plazh pa distancë në Divjakë
Pushuesit i janë drejtuar këtë fundjavë plazhit të Divjakës që funksionon si plazh ditor në mungesë të strukturave akomoduese. Distancimi fizik duket se është harruar nga qytetarët, të cilët duken se i bëjnë sfidë me këtë sjellje covid-19. Por nuk kanë munguar as inspektimet nga drejtoria e shëndetit publik të Lushnjes për respektimin e protokolleve te anti-covid.
3 Gusht 2020, 10:03 -
Ndërron jetë nga COVID-19 mjeku i tretë! Anibal Byberi u paraqit dje te 'Shefqet Ndroqi' në gjendje të rëndë! MSH: Pësoi insuficencë të rëndë respiratore
Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare mjeku pneumolog Anibal Byberi, pasi nuk mundi të fitonte dot betejën e tij me COVID-19. Byberi është mjeku i tretë që ndërron jetë nga koronavirusi dhe ishte shtruar me urgjencë te "Shefqet Ndroqi", ku është vënë menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk mund të jetonte.
3 Gusht 2020, 09:19 -
Refuzuan të mbanin maskën, momentet kur plas grushti brenda në avion
Në gjendje të dehur ata kanë refuzuar të mbajnë maskën mbrojtëse, pjesë e protokollit të pandemisë, por duket se kjo nuk është toleruar nga pasagjerët e tjerë, të cilët i kanë rrahur me grushte e shkelma për t'i bindur anglezët e padisiplinuar.
2 Gusht 2020, 22:20 -
Gushti nis me fluks në Morinë, kosovarët drejt bregdetit, drejtori i Shëndetit Publik në Prizren: E pamundur t'i kontrollojmë për COVID
Fadil Kryeziu, drejtor rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve. Këtë fundjavë kanë hyrë rreth 50 mijë pushues kosovarë.
2 Gusht 2020, 09:47 -
Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë
Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë.
2 Gusht 2020, 08:14 -
Gjermani/ Qytetarët në protestë kundër masave ndaj COVID: Na ktheni në demokraci
Mijëra qytetarë në Berlin kanë dalë në protesta kundër masave të marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Duke e quajtur si "Dita e Lirisë", ato shprehen se masat e marra po shkelin të drejtat dhe liritë e tyre. Rreth 15 mijë qytetarë janë kundër mbajtjes së maskës në vendet e mbyllura dhe në transportin publik.
1 Gusht 2020, 19:30 -
Rëndohet gjendja në Kosovë, 10 të vdekur dhe 224 raste të reja me COVID-19
224 raste të reja të infektuarish me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe 10 persona kanë vdekur në Kosovë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani njoftoi se këto shifra dolën pas 434 testimeve.
1 Gusht 2020, 16:44 -
Shtyhet afati për aplikimin për garancinë e dytë sovrane
Shtyhet për në fund të muajit shtator afati që kanë të gjitha bizneset për të aplikuar për garancinë sovrane të dytë. Vendimi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se një hap i tillë është ndërmarrë për të ndihmuar bizneset. Afati do të mbyllej me 2 gusht 2020. Deri tani e kanë marrë kredinë sovrane të dytë 119 biznese
1 Gusht 2020, 13:56 -
Në pritje të vaksinës kundër COVID-it/ BE rezervon 300 mln doza për 27 vendet e unionit
300 milionë doza vaksina kundër koronavirusit janë rezervuar nga BE për 27 vendet anëtare të unionit. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Europian sipas të cilit kjo vaksinë është duke u përgatitur në laboratorin francez “Sanofi”. Sanofi dhe laboratori britanik GSK kanë njoftuar se do të merrnin deri në 2,1 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimin e vaksinës së tyre të mundshme antiCOVID-19
1 Gusht 2020, 12:47 -
Rriten të prekurit në vend, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën ndaj COVID-it
Epidemiologët e terrenit nw vend thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.
1 Gusht 2020, 11:18 -
Ekonomia e qëndrueshme, raporti i 'Standard &Poor's': Kujdes PPP
Ekonomia e vendit vlerësohet e qëndrueshme pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nga Standard & Poor’s. Agjencia parashikon një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe përmirësim të saj në vitin 2022. Sipas vlerësimit të fundit thuhet se turizmi do të marrë goditjen më të madhe dhe se rrezik në këtë situatë janë edhe PPP-të.
1 Gusht 2020, 08:54 -
Brenda muajit 6 familje të prekura nga tërmeti do të hyjnë në apartamentet e reja
6 familje do të mund të hyjnë në banesa të reja. Këto apartamente, prej tyre 4 në Durrës dhe 2 në Tiranë janë blerë së fundmi nga fondacioni Fundjavë Ndryshe falë donacioneve e mundësuara nga kompania Philip Morris.
31 Korrik 2020, 16:50