-
6 viktima, 136 raste të reja me COVID! 9 të infektuar nga dasmat në Patos e Roskovec, 4 nga ceremonitë mortore në Fier! Pozitiv çifti i kthyer nga Gjermania
Shifrat e të infektuarve dhe viktimave në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta, ku gjatë ditës së sotme janë shënuar 6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Sot janë shëruar 74 qytetarët.
9 Gusht 2020, 16:18 -
'Situata me COVID-19 në Elbasan alarmante', Luçiano Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar, qeveria me pushime
Ish deputeti i PD-së Luciano Boçi ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë se nuk po marrin asnjë masë për pandeminë, në një kohë kur sipas Boçit i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor në Elbasan rezultojnë pozitiv.
9 Gusht 2020, 16:01 -
Lajm i mirë! Alimehmeti: COVID-i ka pësuar mutacion e po shkakton më pak vdekje
Në këtë moment po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, por më i ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.
9 Gusht 2020, 14:30 -
Vdekja e skulptorit/ Leka mes lotëve për Report Tv: Deri dje COVID për mua ishte numër, sot emër! Hoxha: Jemi të shokuar
Me lot në sytë që disa herë ia bënin të pamundur që të flinin për mikun e tij që sot nuk është më, Gazment Leka ka rrëfyer momentin e trishtë se si e mori lajmin për ndarjen nga jeta të skulptorit, Arben Bejo dhe çfarë përfaqësonte ai në sytë e tij! Një shok psikologjik, e quan Leka në prononcimin e dhënë për Report Tv, që në disa momente ishte i vështirë për t'u pranuar vdekjen e tij. Ai thotë se deri dje COVID-i për të ishte vetëm një numër, sot me vdekjen e Bejos, është një emër.
9 Gusht 2020, 13:44 -
'Ben Bajo iku! Turp për këtë vend që melhemet i përdor për të shëruar dallkaukët që mbijnë për 24 orë, 140 copë përnjëherë'
Po për Ben Bajo skulptorin, që nuk e bën më nëna kushedi për sa dekada, për atë nuk pati asnjë melhem, nuk mbeti asnjë kacidhe për të tentuar të fitonte mbi vdekjen. Ben artisti i madh, ben i ateliesë plot, Beni i ekspozitave të vetme të skulpturës në ketë vend të zhuritur për të bukurën, nuk është më.
9 Gusht 2020, 13:28 -
COVID-i shuan skulptorin Arben Bajo, miqtë: Vetëm trishtim! Krijove mrekullira, arti në çdo çast e moment ka qenë Parajsa jote
Skulptori Arben Bajo mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 53-vjeçare, pas luftës prej ditësh me COVID-in e padukshëm që po bën kërdinë në të gjithë botën. Reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë e artistë shqiptarë duke shprehur ngushëllime për artistin shqiptar.
9 Gusht 2020, 13:00 -
Dasmë në oborr, gjobitet me 1 mln lekë i zoti i shtëpisë në Bulqizë! E pësojnë keq edhe 5 pronarë në Tiranë, Berat e Durrës
Gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 4 persona për organizim dasmash kundër rregullave për të parandaluar përhapjen e COVID-it, 2 pronarë lokalesh nmë Berat, 1 në Durrës dhe një person që po organizonte dasmë në oborrin e shtëpisë në Bulqizë.
9 Gusht 2020, 11:43 -
Mbi 10 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë, humbin jetën 12 persona gjatë 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 12 të vdekur, duke e cuar në 315 numrin total të viktimave. Ndërkohë që janë konfirmuar 190 raste të reja duke bërë që numri total I të infektuarve të arrijë ne 10.059.
8 Gusht 2020, 16:20 -
Vaksina e gripit falas për grupet e riskut, qytetarët të pavendosur për ta bërë /Vëzhgimi i Report Tv
Këtë vit vaksina e gripit do të jetë falas për grupet e riskut, ku përfshihen të sëmurët kronik, punonjësit shëndetësore, mësuesit e fëmijët. Ekspertët shëndetësor mendojnë se kontrolli i situatës së gripit do të na ndihmojë dhe me covid-19. Për mikrofonin e Report Tv qytetarët shprehen të pavendosur nëse do ta bëjnë apo jo vaksinën e gripit këtë vit.
8 Gusht 2020, 16:13 -
Covid-19 i merr jetën inxhinierit të pyjeve, miqtë: Intelektual dhe model për të gjithë, do na mungosh
Një inxhinier pyjesh ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Kanë qenë miqtë e tij që i kanë shprehur ngushëllimet përmes postimeve në rrjetet sociale. Sipas mikut të tij Ferdin Liçaj ishte prekur nga koronavirusi para disa ditësh dhe nuk mundi të mbijetojë.
7 Gusht 2020, 14:03 -
Radhë të gjata pa distancë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, i riu: Të sorollasin për një vërtetim (VIDEO)
Mes tyre nuk është mbajtur asnjë distancë, një nga rregullat kryesore për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, ku vetë policia ka vënë gjoba kur ka pasur shkelje të tyre.
7 Gusht 2020, 13:26 -
Shtohen heronjtë kundër COVID-it, 50 infermierë të rinj për periudhën vjeshtë-dimër (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë deklaron se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.
7 Gusht 2020, 13:04 -
OKB: Sistemi shëndetësor shqiptar mund të mbingarkohet nga Covid-19! Vdekjet e parandalueshme mund t’ua kalojnë atyre nga pandemia
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në vend rrezikon të mbingarkohet nga pandemia e Covid-19.
7 Gusht 2020, 08:08 -
Testimi për antitrupat sars cov-2 totale (IgG + IgM) nga Intermedica, i vetmi me dy metoda, me dy kompani
Pozitiv apo Negativ? I prekur tani apo i infektuar më herët nga Covid 19? Këto dyshime që sot i gjen në mendjet e shumicës së shqiptarëve shuhen me testimin që ofrohet në Laboratorin Intermedica.
6 Gusht 2020, 21:00 -
Bardh Spahia-Manastirliut: Ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka hedhur sërish akuza në lidhje me cilësinë e tamponëve dhe testeve serologjike që bën Ministria e Shëndetësisë dhe se rezultatet e saj janë të kundërt me ato të privatit.
6 Gusht 2020, 19:58 -
Pediatrja për Report Tv: Nënat me Covid-19 mund të ushqejnë me gji fëmijët, nuk trasmetohet virusi
Java e parë e gushtit i dedikohet ushqyerjes me gji. Report Tv sjell këshillat e mjekes pediatre Mirela Dibra e cila thekson se nënat me koronavirus mund të ushqejnë foshnjet me qumësht gjiri pasi nuk ka asnjë provë që tregon se virusi mund të transmetohet te fëmija.
6 Gusht 2020, 17:42 -
Familjarët presin jashtë spitalit për t'u informuar, QSUT: Askush s'lejohet të hyjë, komunikohet përmes telefonit
Është në dispozicion një koordinator i posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar tek Infektivi. Për sa i përket komunikimit me familjarët e të prekurve, në njoftim thuhet se është bërë i mundur përmes telefonit për të evituar kështu infektimin.
6 Gusht 2020, 16:34 -
Sot 6 viktima dhe 127 persona pozitiv me COVID-19! 'Infektohet' spitali dhe Drejtoria Tatimeve në Berat
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 127 persona të infektuar me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 6 persona. Ministria e Shëndetësisë shprehet se më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen nga mjeket e familjes.
6 Gusht 2020, 16:15 -
Mjekët e familjes ndjekin mbi 1 mijë të prekur me Covid-19 në vend
Në vendin tonë janë mbi një mijë të prekur me COVID-19 të cilët ndiqen nga mjekët e familjes. Mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19, që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.
6 Gusht 2020, 16:11 -
Familjarët lihen të presin jashtë QSUT-së pa asnjë informacion për të afërmit e sëmurë, Meta: Të reflektohet menjëherë
Ai thotë se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht e të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.
6 Gusht 2020, 14:36 -
'Infektohet' spitali i Beratit/ Me COVID 5 infermierë në 3 reparte dhe 3 punonjës! Të prekur dhe te Drejtoria e Tatimit
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë spital janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, më konkretisht infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca. ndërkohë, 3 rastet e tjera është një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.
6 Gusht 2020, 11:46 -
Të pasurit me charter të dedikuar për kurim ndaj COVID-it jashtë vendit! Në 3 muaj 20 persona u larguan nga Rinasi...i 'besojnë' Turqisë dhe Italisë (FOTO)
Të jesh i pasur padyshim përkthehet në disa privilegje më shumë! Teksa dy spitalet në COVID-19 në vendin tonë po arrijnë kapacitetet maksimale, me një staf jo me shumë eksperiencë përballë një pandemie, ata që kanë shumë zero në llogaritë bankare zgjedhin të kurohen jashtë vendit tonë!
6 Gusht 2020, 09:52 -
Sektori i Shërbimeve do ‘shpëtojë’ të papunët në 2021! Ministria e Ekonomisë: Papunësia rritet me 2% në 2020, por ulet vitin tjetër
Pandemia COVID-19 do të rrisë ndjeshëm papunësinë në vend. Sipas Ministrisë së Financave shkalla e papunësisë këtë vit do të arrij në 13.8, nga 11% që është aktualisht. Sektori i shërbimeve pritet të punësojë më shumë vitin e ardhshëm.
5 Gusht 2020, 20:34 -
Shifrat e frikshme me COVID-19, Meta: Qytetarët të respektojnë masat, qeveria të shtojnë buxhetin e shëndetësisë dhe ambientet e terapisë intensive
Humbja e jetëve nga COVID-19 dhe shtimi i rasteve të reja në vend, ka sjellë reagimin e presidentit Ilir Meta duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët, por edhe më shumë veprim nga qeveria.
5 Gusht 2020, 20:11 -
Ekspertja e PD-së: Shqipëria ndër 10 vendet me shifra rekord në Europë, qeveria e paaftë të menaxhojë situatën
Sipas saj që prej fillimit të muajit korrik Shqipëria ka qenë një nga 10 vendet e para ne Europë për sa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë.
5 Gusht 2020, 18:52 -
Rimëkëmbja do varet nga largimi i COVID-19, Sejko: Në periudhën Prill-Qershor piku i rënies ekonomike
Familjet dhe bizneset do të përballen me ulje të ardhurash nëse vazhdon kjo situatë e diktuar nga Covid 19. Në këtë përfundim ka arritur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sipas të cilit rrezik për ekonominë paraqet edhe rikthimi i izolimit.
5 Gusht 2020, 17:28 -
15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë! Ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, 88 raste të reja, 6 viktima
156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,862. Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut shënohen 6 viktima dhe 88 raste të reja me covid-19.
5 Gusht 2020, 16:20 -
Rekord infektimesh me COVID-19, 139 persona pozitivë dhe 6 viktima në 24 orët e fundit
Rekord të të infektuarish me covid-19 në 24 orët e fundit, ku nga 561 testime të kryera janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 139 persona. Gjithashtu kanë humbur jetën me virusin 6 persona në të dy spitalet COVID. Të shëruar në 24 orë janë 69 persona.
5 Gusht 2020, 16:15 -
Pandemia ‘shtrëngon’ kushtet e kreditimit, BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme
Bizneset dhe individët që kanë bërë kërkesë për kredi në tremujorin e dytë të vitit e kanë pasur tepër të vështirë për ta marrë atë. Shkak janë bërë kushtet e shtrënguara për të dhënë kredi nga bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, si pasojë e pandemisë bankat kanë rritur kërkesat e tyre.
4 Gusht 2020, 20:26 -
Shehu: 6 muaj nga fillimi i epidemisë, asnjë përmirësim, terapitë intensive në kolaps
Ai thotë se duhen vënë në dispozicion të këtyre pacienteve ambientet kryesore të terapive intensive dhe më të kompletuara që kemi, duke filluar nga QSUT e në disa rrethe. Shehu falënderon të gjithë stafin mjekësor për sakrificat duke theksuar se qeveria po bën të kundërtën.
4 Gusht 2020, 20:14 -
OKB për rihapjen e shkollave: Gjeni zgjidhje! Mësimi online nuk ofrohet për të gjithë
Në kuadër të iniciativës, të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Guterrez u ka bërë thirrje qeverive të gjejnë zgjidhje për shkollimin e fëmijëve pasi mësimi në distancë nuk i ofrohet të gjithëve. Gjatë pandemisë mbi 40 milionë fëmijë humbën mundësinë e shkollimit.
4 Gusht 2020, 18:01