-
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:31 -
Donika Prela u konfirmua në detyrë, PD: Drejtësia, vegël që i shërben pushtetit dhe jo të vërtetës
Partia Demokratike ka reaguar fill pas konfirmimit në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Deputeti i saj, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar këtë vendim të KPK-së si konfirmuese të faktit se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.
5 Shkurt 2019, 12:34 -
Donika Prela u konfirmua në detyrë, Manjani: Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!
Pas konfirmimit në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë. Ylli Manjani shprehet përmes një postimi se seanca e sotme e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmon se po vijohet t'i jepet "dërrma" drejtësisë dhe reformës.
5 Shkurt 2019, 10:42 -
Drejtuesja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun, KPK: S'gjetëm indicie nga denoncimi për Donika Prelën
Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela, pavarësisht gjetjeve nga hetimi i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit është konfirmuar në detyrë. Trupa gjykuese deklaroi se pas denoncimeve në media mori edhe disa ditë kohë për të bërë verifikimet, por në përfundim, sipas tyre nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar në detyrë.
5 Shkurt 2019, 09:05 -
‘Shkaqe të arsyeshme’/ Vettingu shtyn për në datë 5 shkurt vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda në datë 5 shkurt. Në njoftim nuk jepet arsyet e shtyrjes, por kujtojmë që KPK-ja konstatoi probleme me pasurinë në seancën dëgjimore, ndërsa ditët e fundit opozita e ka sulmuar.
29 Janar 2019, 08:27 -
Nesër përgjigja e vettingut për Donika Prelën, PD: Del në përgjimet e Avdylajve! Krimet e Rënda rrëzojnë akuzat
Nesër Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Në seancën dëgjimore, Komisioni zbuloi disa parregullsi
28 Janar 2019, 13:45 -
Vettingu/ PD akuza për Donika Prelën: Nuk justifikon pasurinë, KPK nuk e merr në konsideratë
PD përmes Sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata akuzoi organet e Komisioni të Vettingut se po veprojnë me një standard të dyfishtë sa i përket procesit të vlerësimit për rastin e Drejtueses së prokurorisë së Krimeve të rënda Donika Prelës, e cila sipas tij nuk justifikon pasurinë e saj, ndërkohë që KPK nuk e merr në konsideratë.
25 Janar 2019, 13:01 -
'Bashkëshorti im s'ka paguar taksat pasi s'jemi në BE', PD: Prela nuk duhet të jetë më kryeprokurore
Pas deklaratave të bëra dy ditë më parë përballë ONM-së të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ka ardhur nga një reagim nga Partia Demokratike, e cila konsideron se prokurorja nuk duhet të qëndrojë më në detyrë, edhe për shkak të mbylljes së dosjeve në favor të pushtetit.
24 Janar 2019, 12:16 -
Drejtuesja e Krimeve të Rënda në Vetting, Komisioni: Ka probleme me pasurinë! ONM e ‘gozhdon’: Burri yt s'pagoi taksat, më lë shije të keqe
Prela ishte e pranishme në seancën e sotme dëgjimore pa avokat, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ka probleme me deklarimin e pasurisë. Komisioni gjeti shkelje në blerjen e një apartamenti të Prelës dhe të një sipërfaqe toke
22 Janar 2019, 08:55 -
PROFIL/ 'Prokurorja e hekurt' Donika Prela, gruaja që po çon në burg 'të fortët'
Nga data 9 maj e këtij viti thirret nga Arta Marku për të drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. CV-ja e Prokurores Prela nuk lindi nga hiçi, por ka ardhur nga puna e saj në terren me çështjet më të rënda. Një vit pas emërimit si prokurore, pikërisht në vitin 2002, Donika Prela merr në dorë çështjen e vrasjes së komisarit Gani Malushi, shefit të komisariatit të Krujës, vrarë në Durrës në një atentat makabër.
25 Tetor 2018, 21:03 -
Profil/ Kush është gruaja që gjunjëzoi bandën e Emiljano Shullazit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 64 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit, por zhbllokimi i këtij procesi erdhi fale guximit të një gruaje, Donika prelës kryesueses së Prokurorisë që mori vetë të dorë dosjen
2 Tetor 2018, 12:40 -
Snajpera dhe pajisje speciale, si e rrethuan gjykatën 150 efektivë të RENEA-s dhe FNSH për Shullazin
Krimet e Rënda u blinduan sot që në mëngjes, pasi forca të shumta policie të FNSH dhe RENEA-s e rrethuan institucionin në pritje të seancës për pretencën e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
25 Shtator 2018, 10:34 -
Nesër pretenca/ Avokatët e Shullazit letër Arta Markut: Ju tërheqim vëmendjen për këto arsye
E ndërsa nesër pritet që të jepet pretenca për grupin, avokatët e Emiljano Shullazit i kanë dërguar një letër drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Renda Donika Prela dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.
24 Shtator 2018, 13:35 -
Kaosi tek Krimet e Rënda, Donika Prela shmang mediat, në konferencë përkrah prokurorit “rebel” Blerim Tominaj
Për herë të parë pas 72 orëve nga kaosi i krijuar tek Krimet e Rënda, drejtuesja e këtij institucioni, Donika Prela ka dalë publikisht përkrah me një nga prokurorët “rebel” Blerim Tominaj. Ajo shmangu pyetjet për situatën e krijuar tek Krimet e Rënda
22 Shtator 2018, 14:05 -
Goditja e bandave/ Urdhri i Veliut: Në filtër puna e policisë vendore (Si do kontrollohen)
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë një urdhër sipas të cilit do të kalojë në filtër punën e çdo policie vendore në vend në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.
20 Shtator 2018, 19:44 -
Dosjet e nxehta, Krimet e Rënda sqarojnë urdhrin e shefes për OPGJ-të: Jemi brenda ligjit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas publikimit të shkresës së Drejtueses së institucionit drejtuar oficerëve të policisë gjyqësore ku kërkonte informacion urgjent në lidhje me çështjet që kanë në hetim.
31 Korrik 2018, 22:10 -
Dosjet e nxehta/ Drejtuesja e Krimeve të Rënda letër urgjente vartësve: Dua emrat që po hetoni
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela përmes një letre firmosur në datë 20 korrik kërkon nga çdo oficer i policisë gjyqësore informacion urgjent brenda ditës për të gjitha dosjet që janë duke hetuar.
29 Korrik 2018, 20:29 -
613 kg kokainë, Ardi Veliu takim me partnerët te Krimet e Rënda, analizohet dosja
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi paraditen e stme një takim te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kryepolici Veliu ishte te Krimet e Rënda së bashku me partnerët, për analizën e dosjes së 613 kg kokainë, që u kap në Durrës, më 28 shkurt.
21 Maj 2018, 10:01 -
Pas Hajdarmataj, Prela pritet të ndryshojë dhe zv/drejtuesit e Krimeve të Rënda
Në dy ditë, drejtuesja e Krimeve të Rënda asnjë mbledhje. Ja në cilën zyrë u akomodua ish-drejtuesi Hajdarmataj. Pritet që ditën e hënë Donika Prela të thërasë në një mbledhje të përgjithshme të gjithë stafin e këtij institucioni.
12 Maj 2018, 08:58 -
18 vite drejtues/Si e mësoi Hajdarmataj shkarkimin, kafja me pasardhësen dhe 30 minutat në zyrë me vartësit
Hajdarmataj, u ka njoftuar vartësve se nga Prokuroria e Përgjithshme, ishte deleguar prokurori Adnand Xholi, për t’i komunikuar urdhërin e kryeprokurores Arta Marku, e cila kishte vendosur largimin e tij nga drejtimi i këtij institucioni.
10 Maj 2018, 14:08 -
Largimi surprizë, arsyet e rrëzimit të Hajdarmatajt, përplasjet me Arta Markun
Arta Marku ka shkarkuar kreun e Krimeve të Rënda, prokurorin e çështjes 'Tahiri'. Krisja e parë me Markun, nuk e njoftoi për kapjen e 613 kg kokainë. Kush është ish-oficeri i policisë gjyqësore, që qëndroi në krye të 4 prokurorive për gati 2 dekada
10 Maj 2018, 08:05