-
SPECIALE/ Finale luksi në Tiranë, fatura e fjetjes 3 mijë euro! Ekspertët: Më lirë 1 avion privat se 1 dhomë hoteli! Çmimet jo etike! Politika e ndarë, Veliaj: Normale! Braçe: Po turp nuk keni?
Zhvillimi i eventit ndërkombëtar prestigjioz si Konferencë Liga, me ndeshjen Rome- Feyenoord, në Tiranë, ka nxitur pronarët e hoteleve të nxitojnë e të fitojnë më shpejt. Çmimet e një dhome hoteli në Tiranë arrijnë deri në 3 mijë euro, dhe nëse doni të kaloni natën në kryeqyteti, duhet të kontrolloni disa herë llogarinë bankare.
21 Maj 2022, 09:30 -
Finalja e Conference League, Veliaj flet për median italiane: Do të jetë një festë e madhe për qytetin, Roma do të luajë si në shtëpi
Finalja e Conference League që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë ka ngjallur interesim edhe nga mediat evropiane. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për radion e njohur italiane Neë Sound Level, në programin “IL DIABOLICO E IL DIVINO”, që drejtohet nga djali i futbollistit të madh brazilian dhe ish yllit të Romës, Falcao, Giuseppe Falcao.
20 Maj 2022, 17:46 -
Conference League, zv.ministri i Brendshëm: Më 25 maj kemi bllokuar qarkullimin në Tiranë, do lejohen vetëm mjetet e urgjencës
Në prag të finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Fejnord në Tiranë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj është shprehur se në pjesën më të madhe të rrugëve të kryeqytetit nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Hodaj thekson se në Tiranë do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të urgjencës e policisë së shtetit.
20 Maj 2022, 15:44 -
-
-
-
Ministrja e Arsimit: 25 Maji ditë pushimi për institucionet arsimore publike dhe private në qarkun e Tiranës
25 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League. Për këtë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka rikujtuar nxënësit se institucionet arsimore publike dhe private do të jenë pushim.
19 Maj 2022, 11:56 -
-
-
-
-
'Në Air Albania presim 1200 tifozë të rrezikshëm', shefi i sigurisë për finalen e Conference League: Bileta pa barkod nuk do lejohen!
Report Tv intervistoi shefin e sigurisë për finalen e Conference League në Tiranë, që do të menaxhojë tifozët brenda stadiumit Air Albania. Naim Dani thotë shumica e tifozëve janë të qetë, dhe vetëm 1200 prej tyre klasifikohen të rrezikshëm. Me kërkesat e shumta për një stol në stadium, Dani sqaron se do jetë e pamundur që të falsifikohet bileta.
18 Maj 2022, 14:19 -
Finalja e Conference League/ 25 maji ditë pushimi për zyrtarët publikë për qarkun Tiranë, ndalim qarkullimi gjithë ditën dhe asnjë makinë nuk futet në kryeqytet deri në orën 18:00
Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet në Tiranë, do të ndalojë qarkullimin në kryeqytet të makinave. Qeveria ka vendosur që të shpallë datën 25 ditë pushimi zyrtare për qarkun e Tiranës si dhe ditë pa makina, ndërsa të gjitha akset hyrëse në kryeqytet do të bllokohen deri në orën 18:00
18 Maj 2022, 13:01 -
-
Sot 1 javë Tirana bëhet qendra e futbollit Evropian! Gjithçka duhet të dini për finalen e madhe të Conference League! Nga përzgjedhja e ‘Air Albania' te ‘sherri’ për biletat
Më 25 maj vendi ynë dhe konkretisht Tirana do presë finalen europiane të Conference League, kompeticionit që organizohet nga UEFA, dhe që pritet të sjellë një numër tepër të lartë tifozësh. Sipas parashikimeve në kryeqytet më 25 maj mund të jenë deri në 90 mijë sportdashës pavarësisht se stadiumi ‘Air Albania’ për këtë ndeshje ka një kapcitet prej 19 mijë tifozësh.
17 Maj 2022, 17:03 -
Conference League në Tiranë, Policia e Shtetit: Do të ketë kufizime në disa rrugë të Tiranës! Ja si do të bëhet lëvizja e tifozëve të Romës dhe Feyenoordit
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë masa të shtuara dhe trajnime për menaxhimin e situatës, në kuadër të Conference League që pritet të mbahet në Tiranë. Në njoftim është bërë me dije se do të ketë kufizime të qarkullimit të makinave.
17 Maj 2022, 09:41 -
-
-
-
-
-
Finalja e Conference League/ Veliaj disburon fondin për FSHF: Me Dukën do t'i lëmë betejat për më vonë! Tirana po ecën në drejtimin e duhur
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velia foli për projektvendimin për të kaluar një fond special për organizimin e finales së Conference League në kryeqytet.
12 Maj 2022, 17:52 -
Finalja e Conference League, përcaktohet grupi i arbitrave! Kush do vendosë drejtësi në Feyenoord-Roma në Tiranë
Istvan Kovacs, rumun, do të gjykojë finalen e Conference League 2022, mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në “Air Albania” në Tiranë, të mërkurën më 25 maj në orën 21:00.
12 Maj 2022, 15:51 -
Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj! Nëse nuk kemi hotele të larta, ku do të flenë turistët?! Tirana po kthehet në ‘city-break’
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal
12 Maj 2022, 14:43 -
‘Conference League’ më 25 maj, Veliaj tregon përgatitjet e Bashkisë: Tre 'Fun Zone' për tifozët, autobusë falas nga Rinasi në Tiranë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar në Report Tv përgatitjet që po bën Bashkia Tiranë ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.
11 Maj 2022, 18:40 -
Finalja e ''Conference League', Veliaj: Nuk ka spekulime me çmimet, ka një rritje për shkak se po prenotohen dhomat e fundit
Në datën 25 Maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të luhet ndeshja finale e Conference League. Lidhur me organizimin e finales, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sqaroi se nuk ka asnjë spekulim me çmimet e hoteleve në kryeqytet, përndryshe nga ç’është përfolur nga disa portale mediatike ditët e fundit.
10 Maj 2022, 16:08 -
Finalja e Conference League në Tiranë mund te sjellë në Tiranë deri në 90 mijë tifozë
Një Tiranë ‘e përmbytur’ nga tifozët pritet më 25 maj. Shifrat janë vërtet të jashtëzakonshme. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se më 25 maj në Tiranë pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.
10 Maj 2022, 15:59 -
-
-
Hotelet në Tiranë rritën çmimet prej finales së Conference League, reagon Autoriteti i Konkurrencës: Do të ketë gjoba për abuzuesit
Pas denoncimit në media, Autoriteti i Konkurrencës vë në hetim tregun e hotelerisë në Tiranë, që rriti në mënyrë abuzive çmimet për dhoma në datat 23-25 maj kur në Tiranë mbahet finalja e futbollit të Ligës së Konferencës.
10 Maj 2022, 12:25 -
“Çmenden” çmimet për Conference League në ‘Air Albania’! Vëzhgimi i Report Tv: 500 deri 3 mijë euro 1 dhomë hoteli! Menaxherja: I shitëm dhomat në booking, rezervoni aty
Natën finale Roma-Feynord e Conference League që do të zhvillohet me 25 maj në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’, mezi po e presin shumë sportadashës, por nga ana tjetër të parët që kanë nisur të abuzojnë janë hotelet, manaxherët e të cilëve kanë rritur cmimin e një natë fjetjeje nga 500 Euro deri në 3 MIJË Euro
8 Maj 2022, 16:43 -
Finalja e Conference League, hotelet në Tiranë për datat 25-26 maj shumëfishojnë çmimet
Kur pritej që finalja e Ligës së Konferences të ishte një ogur i mirë për Shqipërinë duket se kjo ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të hoteleve për tifozet që do vendosen në Tiranë në datën 25 Maj kur do mbahet dhe ndeshja. Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizëm Zak Topuzi ka shkruar se kjo është një lojë e turpshme dhe e pa denjë.
7 Maj 2022, 18:36 -
-
Mourinho në lot: Tani dua finalen e Tiranës me Romën! Klubi bën gjestin fantastik për tifozët (VIDEO)
Lot gëzimi në sytë e Mourinhos dhe festë e çmendur në Olimpiko ka patur pasi Roma E Marash Kumbullës siguroi finalen e Conference League në Tiranë. Verdhekuqtë eliminuan Leister, ndërsa në 90 minutëshin e fundit do përballen kundër Fejnord. Sakaq është caktuar edhe finalja e Europa League që luhet më 18 maj në Sevilje.
6 Maj 2022, 11:41 -
Feynord hedh një hap drejt finales së Tiranës, Roma-Leicester ende pa favorit! Në Europa League shkëlqejnë gjermanët
Finalja e Conference League që zhvillohet në Tiranë më 25 maj po merr formë. Feynord është një këmbë larg, ndërsa Roma e Mourinhos në gjysmëfinalen e parë ka barazuar 1-1 kundër Leicester. Sakaq në Europa League po shkohet drejt një finaleje me dy skuadra gjermane.
29 Prill 2022, 12:51 -
-
-
Caktohen gjysmëfinalet e Europa dhe Conference League, Roma e Kumbullës drejt finales së Tiranës
Atalanta e Berat Gjimshitit dhe Barcelona i kanë dhënë lamtumirën Europa League në fazën çerekfinale. Ndërkohë janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste ashtu si edhe në kompeticionin tjetër Conference League, finalja e së cilës do luhet në Tiranë.
15 Prill 2022, 11:39 -
Conference League/ Pa surpriza në ndeshjet e kthimit, zbulohen ekipet gjysmëfinaliste që do luftojnë për finalen e madhe
Leicester u kualifikua më tej pasi mposhti 1-2 PSV-në, dhe tashmë do të përballet me Romën, e cila po ashtu fitoi në Itali përballë Bodo/Glimt, me rezultatin e thellë 4-0. Ndërsa Marseille mposhti grekët e PAOK me rezultat minimale, e ndërsa tashmë përballë do të ketë holandezët e Feyenoord, të cilët mposhtën 1-3 çekët e Slavia Prague.
14 Prill 2022, 23:43 -