-
Rriten rastet/ 656 të infektuar dhe 5 humbje jete nga COVID! 440 qytetarë fitojnë betejën në 24 orët e fundit në vend
656 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID raporton ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.
12 Janar 2021, 17:28 -
Tritan Kalo flet pas vaksinimit: S’kisha asnjë efekt anësor! Ky është fillimi i fundit të COVID, vera e qetë! Jo vaksinës moshat 16-18 vjeç dhe shtatzënat
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur disa orë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID, e cila ka filluar ditën e sotme në vendin tonë dhe Kalo ishte ndër të parët që është vaksinuar, bashkë me mjekët Najada Çomo, Pëllumb Pipero dhe kryeministrin Edi Rama
11 Janar 2021, 19:01 -
Manastirliu në spitalin rajonal Durrës: Nis shpërndarja e 36 autoambulancave të reja si përgjigje ndaj COVID (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga spitali rajonal i Durrësit tha se ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja, që do të vijojë në të gjithë spitalet e vendit për të ndihmuar me situatën e pandemisë dhe jo vetëm.
10 Janar 2021, 10:48 -
673 raste të reja me COVID dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën edhe një 21 vjeçar, 260 pacientë të shtruar
673 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Betejën me COVID fatkeqësisht e kanë humbur 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.
8 Janar 2021, 16:05 -
Vaksinimi në Angli, mjekja shqiptare: Është pritur mjaft mirë, numri i efekteve anësore është i vogël (VIDEO)
Ardiana Gjini, mjekja specialiste për mbrojtjen nga COVID në Angli ka deklaruar se procesi i vaksinimit atje është pritur mjaft mirë, dhe se deri më tani janë vaksinuar 230 000 qytetarë.
7 Janar 2021, 20:10 -
Ulen rastet ditore/ 697 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend
697 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ky është bilanci i raportuar nga ministria e Shëndetësisë, në të cilin vihet re se ka një ulje të rasteve ditore krahasur me dje.
7 Janar 2021, 16:09 -
COVID-19/ 45 raste pozitive në Berat, infektohen policë, punonjës të administratës së bashkisë mësues e nxënës
45 është numri i rasteve pozitive me COVID-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së Bashkisë Berat. Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitiv 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni.
7 Janar 2021, 09:26 -
Shehu në Report Tv: Pandemia në vendin tonë ka dalë nga kontrolli! Do ta bëja vaksinën anti-COVID në çdo moment
Mjeku Tritan Shehu në një intervistë për Report Tv ka thënë se e shikon kaotike situatën e pandemisë në vendin tonë. Kritika ai ka për testimet duke thënë se janë shumë të ulëta, dhe kjo bën të vështirë gjurmimin.
6 Janar 2021, 13:09 -
Ulet numri i viktimave nga COVID/ 447 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit në vend! Në 4 spitale 295 të shtruar, 4 në intubim
Gjatë 24 orëve të fundit është ulur numri i viktimave nga COVID në vendin tonë. 2309 testime, 295 të shëruar, 447 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i raportuar nga ministria e Shëndetësisë.
3 Janar 2021, 16:41 -
Biznesmeni Petrit Ago fiton betejën me COVID, i bën ‘dhuratë speciale’ mjekut Tritan Kalo për Vitin e Ri: Falë jush kam filluar një jetë të dytë
Biznesmeni Petrit Ago, i njohur si investitor në industrinë e qumështit dhe produkteve të bulmetit, ka fituar betejën me COVID dhe pasi është shëruar, në shenjë falënderimi i ka bërë një “dhuratë” të veçantë mjekut të njohur Tritan Kalo.
3 Janar 2021, 14:31 -
Pranë të sëmurëve me COVID natën e Vitit të Ri! Rrëfimi i kryeinfermierit në Sanatoriumin e Korçës: Pacientët vinin të frikësuar e të trembur
Viti që lam pas ishte më shumë i vështirë kryesisht për bluzat e bardha! Ndaj personazhi ynë është një Kryeinfermier që ka kaluar natën e ndërrimit të viteve pranë të sëmurëve në Sanatoriumin e Korçës. Jani Nuno rrëfen me emocion përballjen me pacientet me Covid-19 që kanë nevojë jo vetëm për shërbim por edhe për mbështetje morale.
2 Janar 2021, 16:47 -
Ulet numri i viktimave dhe i të shtruarve! 4 humbje jete nga COVID dhe 581 raste të reja! Kujtim Prodani përfundon te 'Shefqet Ndroqi'
2681 testime, 485 të shëruar, 581 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID! Në bilancin e 24 orëve të fundit të ministrisë së Shëndetësisë sa i përket situatës së pandemisë, vërehet se ka një ulje të vdekjeve nga koronavirusi dhe rritje të rasteve ditore.
30 Dhjetor 2020, 16:23 -
Më shumë të shëruar se të infektuar/ 11 viktima nga COVID dhe 318 raste të reja! Humb jetën inspektori i antidrogës në Berat dhe mësuesi në Kukës
1508 testime, 557 të shëruar, 318 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID. Sipas raportimit të ministrisë e Shëndetësisë për bilancin e COVID për në 24 orët e fundit në vendin tonë, vihet re se ka një ulje të rasteve ditore krahasuar me një ditë më parë por dhe një rritje e numrit të viktima.
28 Dhjetor 2020, 16:41 -
Rriten shifrat për 24 orët e fundit në vend! 10 viktima nga COVID dhe 499 raste të reja! Humb betejën mjeku Baco, infektohet zv. Ministri i Mbrojtjes
2165 testime, 384 të shëruar, 499 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, në të cilën vërhet se ka një rritje të shifrave krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 375 raste të reja dhe 9 humbje jete
27 Dhjetor 2020, 16:09 -
Me kollë dhe temperaturë, infektohet me COVID zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi!
Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar nga koronavirusi. Është vetë ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook. Edhe familja e tij është prekur nga koronavirusi. Ata janë konfirmuar pozitiv ditën e djeshme.
27 Dhjetor 2020, 08:27 -
8 viktima nga COVID dhe 510 raste të reja në 24 orët e fundit në vend! Ministria apel: Festoni me familjen e vogël
2198 testime, 477 të shëruar, 510 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situtës së pandemisë.
24 Dhjetor 2020, 16:16 -
Fitoi betejën me COVID por ndodhet ende në Turqi, Përmeti urim prekës të birit: Ndjesë që s'ia dola të jem me ty në 1 vjetorin tënd
Deputeti Andi Përmeti ka bërë një postim prekës për të birin i cili sot feston ditëlindjen por ai nuk ka mundur ti gjendjet pranë pasi po kurohet në Turqi për shkak të pasojave që i la COVID.
20 Dhjetor 2020, 13:09 -
Nga Blloku te Astiri, 5 vatrat e nxehta të COVID në Tiranë/ Bilanci i 15-ditëshit të parë të dhjetorit, 11.809 raste të reja dhe 218 humbje jete
Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë me mbi 12 mijë të tilla ndërsa vatrat më të nxehta të virusit vijojnë të mbeten ish-blloku, Astiri, Fresku, Kodra e Diellit dhe Kamza. Nga data 1-15 dhjetor janë shënuar mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 218 qytetarë.
16 Dhjetor 2020, 17:26 -
Lufta ndaj Covid-19, Shqiptari thyen të gjithë rregullat anti-covid, shkon të shërohet në Itali
Një 50 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka shkuar në Itali, për të luftuar COVID-19 në një spital në Milano, megjithatë ai ka vënë në rrezik të gjithë personat të cilët kanë udhëtuar më të dhe në të njëjtën kohë ka vënë një pikëpyetje të madhe në lidhje me sistemet e kontrollit në kufijtë italian.
14 Dhjetor 2020, 12:06 -
Fitoi betejën me COVID, 62-vjeçari nga Vlora: Turp të kenë ata që thonë se mjekët nuk kujdesen për pacientët në spitale
Kastriot Karabolli ka rrëfyer eksperiencën e tij në betejën kundër këtij virusi ku shprehet se ka qenë i shtruar në terapi intensive në spitalin COVID 1 në Tiranë.
6 Dhjetor 2020, 18:01 -
'Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë', pamje prekëse brenda Infektivit! Pacientët me COVID flasin me të afërmit përmes tabletave
Pacientët e shtrur në spitalet COVID tashmë kanë një mënyrë të re komunikimi me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre. Kjo mënyrë komunikimi do të bëhet përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.
6 Dhjetor 2020, 13:30 -
Epidemiologu Alimehmeti në Report Tv: Shifrat e të shëruarve nga COVID janë më shumë, të mos mbetemi te vdekjet
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë të dhënë për Report Tv, është shprehur se është e rëndësishme që njerëzit duhet ta dinë që shumica e të infektuarve me COVID-19 ia dalin me sukses në këtë betejë
1 Dhjetor 2020, 17:54 -
Situata e COVID-19/ Meta i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime: Riktheni mjekët në pension! Të argumentohen masat e marra, mos i impononi përmes gjobave
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. Ndër propozimet e tij janë rikthimi i mjekëve që kanë dalë në pension si dhe masat e ndërmarra nga qeveria. Ai thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet të argumentojnë masat e marra dhe të mos i imponojnë përmes gjobave.
27 Nëntor 2020, 18:08 -
Report Tv vëzhgim gjatë natës për urgjencat në spitalet COVID, familjarja: Kam burrin shtruar, më tha mos më ço në spital, më mirë të vdes në shtëpi
Urgjencat drejt spitaleve COVID nuk mungojnë gjatë orëve të mbrëmjes dhe natën. Të sëmurë në gjendje të rëndë shtrohen njeri pas tjetrit kurse në mëngjes familjarët nxitojnë tu dërgojnë ushqime dhe rrobe.
25 Nëntor 2020, 17:28 -
Mjeku Gjata në Report Tv: Situata kritike, 3 muajt e ardhshëm prova më e vështirë për mjekësinë tonë! Mos merrni antibiotikë për simptomat e lehta, dëmtoheni
Mjeku Arben Gjata tha se vendi është në një situatë kritike dhe se 3 muajt e ardhshëm do të jetë periudha më sfiduese në historinë e mjekësisë shqiptare. Gjata tha se pacientët me simptoma të lehta nuk duhet të përdorin antibiotikë pasi dëmtohen, por vetëm vitamina dhe ushqim të shëndetshëm, ndërsa tha se patjetër duhet të komunikoni me mjekun e familjes.
24 Nëntor 2020, 17:31 -
Mjeku për Report Tv: Pacientët kanë frikë të shtrohen në spitalet COVID, qëndrimi në shtëpi në gjendje te rënduar, i gabuar
Koha e pritjes së pacientëve që qëndrojnë në autoambulanca është reduktuar, thotë mjeku i urgjencës Ilir Allkja që shoqëron pacientët nga banesa e tyre për në spitalet covid. Shqetësim kryesor sipas mjekut, mbetet fakti që qytetarë kanë frikë të shtrohen në spitale, ndaj qëndrojnë në banesa derisa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet.
24 Nëntor 2020, 16:52