-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë
6 Shkurt 2023, 10:38 -
Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan! Nuk respekton marrëveshjet e firmosura
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik tha sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare dhe duke shtrembëruar faktet jo vetëm të së tashmes, por edhe të së kaluarës.
5 Shkurt 2023, 17:04 -
Asociacioni dhe dialogu me Serbinë, Lajçak viziton nesër Kosovën
Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi. Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, kanë përshëndetur publikisht qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për propozimin e BE.
5 Shkurt 2023, 14:19 -
Vjosa Osmani: Negociatat me Serbinë kanë ngecur për fajin e tyre, nuk shkëmbehet territori me dikë që ka bërë gjenocid me popullin tënd
Mes tensioneve në marrëdhëniet diplomatike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretendime të qarta territoriale karshi Kosovës dhe shteteve tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor
5 Shkurt 2023, 14:13 -
Ilir Yzeiri: Kosova nën kryqëzimin e “Fuoco D’Amico”
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture një etnike me kompetenca ekzekutive. Tani në fund ajo ka vendosur edhe gjashtë kushte për ta njohur atë.
5 Shkurt 2023, 11:19 -
Asociacioni i komunave serbe, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Qëndrimi i Beogradit ndaj Prishtinës, armiqësor! 3 kushtet që shmangin rreziqet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me situatën në Kosovë. KASH thekson se po ndjek me detaje zhvillimet rreth dialogut Prishtinë-Beograd, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndër-shtetërore në mes tyre.
4 Shkurt 2023, 20:53 -
Albin Kurti: Të kërkosh ‘Asociacionin’ pa e njohur Kosovën, si të serviresh kafe pa filxhan
I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse të shërbesh kafe pa filxhan. Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.
4 Shkurt 2023, 18:44 -
Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të shtunën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë
4 Shkurt 2023, 18:13 -
Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën
Kohët e fundit SHBA-ja nëpërmjet të dërguarve të saj ka bërë presion pa dorashka për aplikimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë. Është e pritshme nga BE-ja e cila nuk e harron kurrë ndjenjën e saj filoserbe, por presioni amerikan është diçka e re.
3 Shkurt 2023, 20:29 -
Sërish debat në Kuvendin serb për dialogun me Kosovën, Vuçiç: Rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vjet! E respektoj Rusinë, por i shërbej shtetit tim
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cilësoi rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vitet e fundit, në përgjigje të disa deputetëve të opozitës për dialogun me Kosovën. Ai tha se Serbia është në rrugën evropiane, por e refuzon NATO-n për të ruajtur neutralitetin e ushtrisë serbe.
3 Shkurt 2023, 13:26 -
Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Kurti viziton sot Turqinë dhe takon Erdoganin
U desh një tërheqje vëmendje, vënie kushtesh për aprovimin e marrëveshjes të asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës për t’u ndjerë një bllokadë mes Kurtit dhe Perëndimit. Dhe duket se fill pasi provoi këtë, Kurti njoftoi një takim me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se do të niset sot drejt Turqisë.
3 Shkurt 2023, 10:28 -
Escobar për tensionet Kosovë-Serbi: Propozimi franko-gjerman, i duhuri për dialogun! Të realizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe
Në një intervistë ekskluzive me The Pavlovic Today, Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën amerikane ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në Departamentin e Shtetit, foli për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se SHBA mbështet dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe arritjen e një njohje reciproke.
3 Shkurt 2023, 09:24 -
A i ndryshoi Kurti qëndrimet për Asociacionin? Qëndrimet e në Prishtinë dhe Beograd
Përderisa Kosovës dhe Serbisë u është ofruar një plan për normalizimin e raporteve, që njihet si plani evropian, dy shtetet kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit të dialogut. Kosova këmbëngul që një marrëveshje eventuale përfundimtare të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por për Serbinë njohja është “vijë e kuqe”, teksa Beogradi insiston që dialogu të përmbyllet me një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.
2 Shkurt 2023, 18:13 -
Kurti kompromis për asocacionin, deputeti i Vetëvendosjes: Kundër ndarjes së Kosovës në baza etnike
Duke folur për kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u tha partive opozitare që të qëndrojnë “bashkë dhe unik për Kosovën
2 Shkurt 2023, 12:43 -
Kurti kompromis për asociacionin, opozita: Je në sinkron me Vuçiçin, po koordinohesh me kuvendin që po bëhet në Serbi
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq janë koordinuar që sot në Kuvendet përkatëse në Prishtinë dhe Beograd të flasin për marr&eu
2 Shkurt 2023, 11:56 -
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla
Mes shumë refuzimesh, Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të behët, por më parë duhet të plotësohen 6 kushte. Së pari kjo strukturë duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. Kurti tha se asociacioni nuk mund të jetë një etnik.
2 Shkurt 2023, 11:43 -
Ambasadori amerikan në Serbi: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente, duhet të zgjidhet menjëherë!
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka reaguar sërish për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kësaj radhe thekson se kjo është një nevojë urgjente që duhet zgjidhur mes dy shteteve.
2 Shkurt 2023, 10:55 -
Albin Kurti: Asociacioni njëetnik në Kosovë nuk është i mundur! Serbia po të dojë le ta provojë në shtëpinë e saj
“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi të këpucëve në Ferizaj.
1 Shkurt 2023, 14:46 -
Reagon Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive!
Lista Serbe tha se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se i njëjti duhet të formohet, pasi është obligim që Kosova ka marrë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
31 Janar 2023, 19:24 -
Kosovë/ Bisedimet për Asociacionin nga SHBA, Kurti dhe Osmani ‘kyçin’ gojën para kamerave: Do flasin ata që janë në takim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin kanw heshtur dhe nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve mbi takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier. Ditën e sotme, Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskuto
31 Janar 2023, 12:48 -
Intervistë/ Historiani Paskal Milo: Takimi i Ambasadës së SHBA-së s`është kundër Kurtit, të formohet Asociacion evropian
Ish-kryediplomati shqiptar takimin e Ambasadës së SHBA-së për Asociacionin nuk e sheh si takim kundër kryeministrit Albin Kurti. Paskal Milo ka thënë se ky takim është ndihmë për Qeverinë Kurti. Ai e ka ftuar kryeministrin Kurti të bashkëpunojë me aleatët për të formuar një Asociacion të mbështetur në përvoja evropiane
31 Janar 2023, 11:40 -
Takimi në Prishtinë për Asociacionin, ambasadori i SHBA: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës
Ditën e sotme, do të ketë një mbledhje në Kosovë për të diskutuar rreth Asociacionit. Në ambasadën e SHBA në Kosovë do të mblidhen zyrtarët të Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, shoqërisë civile e të tjerë.
31 Janar 2023, 09:02 -
Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit konfirmojnë pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtim dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë kjo ambasadë më 31 janar
30 Janar 2023, 21:03 -
Publikohet draft-rezoluta për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, REL: Do ketë simbolet dhe institucionet e veta
Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës
30 Janar 2023, 19:08 -
Kusari flet për asocacionin e komunave serbe në Kosovë: S’kemi përplasje me SHBA-në , por s’mund të bëhet pa Qeverinë
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka folur përsa i përket themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe duke thënë se qeveria nuk ka përplasje me Shtetet e Bashkuara t&e
30 Janar 2023, 13:01 -
Këshilltari i DASH: Koha për themelimin e asociacionit, të gatshëm të mbështesim Kosovën
I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Derek Chollet ka postuar një analizë përsa i përket themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë theks të ri integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen transatlantike.
30 Janar 2023, 09:04 -
Dialogu me Prishtinën, si e shohin analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje Serbi- Kosovë
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
29 Janar 2023, 20:43 -
Ndërkombëtarët nisin bisedimet për asociacionin por Kurti s’merr ftesë: S'ka pse të themelohet marrëveshja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë pasi njoftoi se nuk është ftuar në takimin e 31 janarit të Ambasadës Amerikane për modalitetet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka ripërtëritë qëndrimet e tij në lidhje me këtë temë.
28 Janar 2023, 15:56 -
Kosovë/ Albin Kurti: Marrëveshja për Asociacionin, e vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
26 Janar 2023, 13:07 -
Ambasadori gjerman mbështet diskutimet për marrëveshjen e asociacionin Kosovë-Serbi
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde tha se “pajtohet plotësisht” me deklaratat e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sa i përket shtyrjes përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë
25 Janar 2023, 12:05 -
Marrëveshja e Asociacionit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasada e SHBA në Prishtinë: Shumë shpejt në rend dite për diskutim
Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se më 31 janar do të jetë pjesë e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
24 Janar 2023, 19:57 -
Asociacioni me shumicë serbe në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Obligim! Propozimi franko-gjerman? Kërkon më shumë kohë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.
24 Janar 2023, 18:46 -
Përmbytjet në Kosovë, Asociacioni i komunave kërkon fond emergjent nga dëmet e shkaktuara
Kryeministri i Kosovës i shoqëruar nga dy ministra vizitoi të dielën Skënderajn një ndër komunat më të prekura nga përmbytjet e këtyre ditëve. Ndërkohë bordi i Asociacionit të Komunave i kërkon Qeverisë t’u mundësojë atyre një fond emergjent
22 Janar 2023, 15:31