-
Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson se po digjen mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen kanë ndodhur të gjithë qytetin.
30 Shtator 2022, 19:34 -
Te Flamurtari entuziast për sfidën kundër Besës, drejtori Ferko: Fitoret e fundit do na ndihmojnë për 3 pikët e radhës
30 Shtator 2022, 14:29Dy fitoret në dy ndeshjet e fundit kanë rritur entuziazmin te Flamurtari. Drejtori i klubit Alfred Ferko thotë se situata pozitive e krijuar do jetë përcaktuese për 3 pikët në ndeshjen e së shtunës kundër Besës. Për këtë ndeshje vlonjatët presin edhe mbështetjen e konsiderueshme të tifozëve në shkallët e stadiumit.
-
‘Alo, ka të shtëna me armë dhe një të plagosur’... telefonata e rremë që alarmoi Policinë në Vlorë (VIDEO)
29 Shtator 2022, 20:34Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë, në vendin e quajtur “Bishti i kalldrëmit”.
-
-
-
Baraka ku po qëndronte u përfshi nga zjarri, 57-vjeçari në Sarandë ndërron jetë
28 Shtator 2022, 18:19Ilirian Xhani, 57-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra nga djegia e rëndë që kishte prekur pothuajse 70 % të trupit pasi baraka në të cilën po qëndronte u përfshi nga flakët.
-
-
-
Ku gaboi Arben Ahmetaj? Rama: Organizimi i PS bëhet për zgjedhjet vendore! Po spekulohet në ekstrem, gjithçka përflitet është gënjeshtër
28 Shtator 2022, 13:25Spekulimeve se ish numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj nuk ka asnjë post në PS për shkak të ndonjë paralajmërimi hetimi për inceneratorët apo shpalljeje “non grata”, Edi Rama iu përgjigj duke thënë se janë përralla dhe gënjeshtra. Sipas tij, nuk ka asnjë gabim nga Arben Ahmetaj, ndonëse brenda një muaji u shkarkua edhe si zv.kryeministër por edhe si drejtues i qarkut të Vlorës.
-
-
Nuk i kreu vizitën mjekësore qytetarit, vihet nën hetim mjeku në Sarandë (EMRI)
28 Shtator 2022, 11:47Andrea Jovani, 46-vjeç me detyrë mjek në spitalin e Sarandës është vënë nën hetim pasi duke shpërdoruar detyrën, ai nuk kishte kryer vizita mjekësore për disa qytetarë në këtë spital.
-
Keqtrajtuan 3 të mitur në qendrën e ‘Shtëpisë së Fëmijës’ në Sarandë vihen nën hetim 2 edukatoret
28 Shtator 2022, 11:372 edukatore të qendrës së “Shtëpisë së Fëmijës” në Sarandë janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë keqtrajtuar 3 fëmijë të mitur.
-
Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital
27 Shtator 2022, 23:05Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë të Sarandës.
-
Moti i keq në Shkodër, prurjet e lumenjve dëmtojnë urën që lidh 2 fshatrat
26 Shtator 2022, 18:10 -
-
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe dëmtoi mjetin e të atit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
26 Shtator 2022, 13:01Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve si dhe ka dëmtuar automjetin e të atit
-
Moti i keq në Vlorë, Kapiteneria: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla! Bashkia Lezhë thirrje qytetarëve: Bëni kujdes, ka rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje
26 Shtator 2022, 10:00Ditën e sotme pritet të ketë përkeqësim të ndjeshëm të motit në të gjithë vendin. Që në orët e para të mëngjesit, në Llogara ka rënë mjegull e dendur çka e bën më të vështirë kalimin e automjeteve.
-
Tentoi të fuste mbi 210 mijë euro të padeklaruara në Shqipëri, arrestohet shoferi i kamionit në Portin e Vlorës! I sekuestrohen edhe një sasi vere kontrabandë
25 Shtator 2022, 14:39Një shumë prej 218 885 euro të padeklaruara janë sekuestruar në kufi, ndërsa në pranga ka rënë 50-vjeçari Alfred Bazini. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe disa kuti me shishe vere, të cilat ishin pa faturë blerje
-
Sherr me thika në Himarë, plagoset 31-vjeçari, arrestohet autori (EMRI)
25 Shtator 2022, 11:46Një sherr me thika është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Himarë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me thikë në Dhërmi.
-
Vdiq gjatë ekspeditës nënujore në Sarandë, prindërit e britanikes: Po shihnim në TV funeralin e Mbretëreshës, kishin mision të vizitonin 50 shtete para moshës 30 vjeç
25 Shtator 2022, 11:26George dhe Gill Gannon nga Britania kanë treguar se si kanë mësuar për lajmin e trishtë se vajza e tyre, 29-vjeçare, Rebecca kishte ndërruar jetë në Sarandë, teksa po bënte zhytje.
-
Vlorë, zjarr nën kurorën e pishave në Pyllin e Sodës
25 Shtator 2022, 09:46Një zjarr ka rënë në kurorën e pishave në Pyllin e Sodës në Vlorë
-
Sherr me thika në Vlorë, shkon i plagosur në spital një 41-vjeçar (EMRI)
25 Shtator 2022, 08:18Një konflikt në rrethana të paqarta ka përfunduar deri në përdorimin e thikave.
-
Kontrolle për makina me xhama të zinj e persona me armë, Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit shtojnë vigjilencën gjatë fundjavës
24 Shtator 2022, 20:34Policia e Vlorës dhe FNSH e Fierit kanë shtuar masat dhe kontrollet, për shkak të fluksit të shtuar të mjeteve gjatë fundjavës.
-
3 këngëtare italiane në Vlorë, performojnë hitet e viteve ’90! Rrëfejnë emocionet e udhëtimit: U mahnitëm nga mikpritja
24 Shtator 2022, 20:43Tre ikonat e viteve 90’ të muzikës italiane si Rossana Casale, Mariella Nava dhe Grazia di Michelle kanë përformuar për herë të parë në Vlorë këngë nga repertori i tyre. Ata u mirëpritën me nostalgji nga publiku.
-
VIDEOLAJM/ Spektakël në Lagunën e Nartës, për herë të parë pas shumë vitesh, mbi 200 pelikanë kaçurrel
23 Shtator 2022, 18:59Spektakël në lagunën e Nartës. Në këto pamje të filmuara sot nga kamerat e Report Tv duken mbi 200 pelikanë kaçurrel në Lagunë. Ky është numri më i madh i individëve që janë parë në këtë vend prej shumë e shumë vitesh.
-
GJKKO e dënoi me 8 vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila
23 Shtator 2022, 12:38Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-shefin e Narkotikëve në Vlorë, Gjergji Kohila. Ai u dënua me 12 vite burg pasi u përfshi në trafikun e kanabisit me grupin e Habilajve, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe i takon të bëjë 8 vite burg.
-
Ish presidenti kroat pro "Ballkanit të Hapur": Siguron lëvizjen e lirë! Kosova e Serbia të bashkëpunojnë
23 Shtator 2022, 10:58Ish-Presidenti kroat Stipe Mesiç gjatë një vizite në Vlorë ka deklaruar se nisma Open Balkan i shërben paqes, ndaj Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë. Ai gjithashtu foli dhe për luftën në Ukrainë, duke theksuar se çështja me Rusinë duhet të zgjidhet me marrëveshje në OKB.
-
Me armë në banesë dhe autor i 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat, arrestohet piromani në Vlorë
23 Shtator 2022, 08:49Zjarre të përmasave të mëdha kanë prekur pasditen e djeshme zonën e Kaninës, Tragjasës, Dukatit e Zvërnecit. Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e 2 zjarreve në Tragjas dhe Dukat, në banesën e piromanit është gjetur një armë zjarri me fishek në fole.
-
-
Vdekja e turistes britanike në Sarandë, Gjykata vendos ndjekje në gjendje të lirë për pronarin e qendrës së zhytjes
22 Shtator 2022, 16:32Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center. Ai u vu në pranga pas mbytjes së turistes 29-vjeçare Rebecca Gannon.
-
Tregtonin mallra kontrabandë dhe nuk jepnin faturë tatimore, hetohen penalisht 4 persona në Vlorë
22 Shtator 2022, 15:58Në Vlorë po hetohen penalisht 4 persona pasi tregtonin mallra kontrabandë dhe nuk jep, në dy dyqane të ndryshme. Aktiviteti në dy prej subjekteve, një bar-kafe dhe një parukeri bëhej pa faturë tatimore.
-
-
Zjarri i përmasave të mëdha në Kaninë të Vlorës, nis ndërhyrja me helikopter
22 Shtator 2022, 14:47 -
Vlorë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Kaninë dhe kodrat e Zvërnecit, digjen sipërfaqe me ullinj! Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
22 Shtator 2022, 14:19Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e fshatit Zvërnec, i cili ka djegur një sipërfaqe ullinj. Era po favorizon përhapjen e flakëve, po ashtu edhe terreni i vështirë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
-
Arrestohet 69-vjeçari në Sarandë, falsifikoi dokumentet e pronës në Ksamil, sekuestrohen 4950 metra katrorë tokë truall (EMRI)
22 Shtator 2022, 10:48Skënder Omeri, 69-vjeç, ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 metrash katrorë ndodhur në Kasmil, dokumente të cilat ai i ka paraqitur në Kadastrën e Sarandës. .
-
Zjarr gjatë natës në Tragjas të Vlorës! Digjen disa rrënjë ullinj shekullor! Flakët afër banesave, shuhen orët e para të mëngjesit
22 Shtator 2022, 07:59Zjarr gjatë natës në Tragjas të Vlorës! Digjen disa rrënjë ullinj shekullor! Flakët afër banesave, shuhen orët e para të mëngjesit.
-
-
-
-
Hapet konkursi ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit! Emrat e jurisë, kostot dhe objektet që u parashikuan
21 Shtator 2022, 17:34Është çelur konkursi ndërkombëtar me dy faza për qendrën e re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Pjesë e Jurisë është ministrja e Kulturës Elva Margariti, dy bashkëthemeluesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe emra të tjerë “ figura të njohura të arkitekturës, trashëgimisë dhe organizatave”.